A lejohet martesa e muslimanit apo muslimanes, me te krishter?
Selamun Alejkum
A lejohet martesa me të krishter? Pyetje kjo që më brengos prej kohësh që të mar një përgjigje të saktë Islame.
Në praktikë shoh, kam hasë në çifte të ndryshme të përzier, dmth muslimani i martuar me femër krishtere, dhe gjithashtu muslimanja e martuar me krishter! Në rastin e parë, kur mashkulli musliman martohet me femër krishtere kjo është e lejuar, me kusht që ajo krishtere të pranon Islamin.
Interesant është rasti i dytë, kur femra muslimane martohet me krishter, dhe krishteri e pranon Islamin, këtu nuk e kam të qartë!? Kurse njoh raste konkrete që mbasi është martuar me muslimane (edhe pse kjo jo edhe aq 100% muslimane), krishteri e ka pranuar Islamin dhe e aplikon ate 100%. Jam shumë i interesuar për argumentet e juaja.
Selam
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:O Eba Dher,të mësosh një ajet nga libri i All-llahut (Kurani) është më e dobishme se sa të falish njëqind rekate (nafile namaz),të përpiqesh të përfitosh diç nga dituria do të ishte më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile).
____________________________________________
Bookmarks