Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: A lejohet që gruaja t'u tregojë të afërmve të saj (femra) për marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin e saj dhe të flasin për virgjinitetin...

  1. #1
    anetarja2013 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    04-12-2010
    Postimet
    49
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 0 herë në 0 Postime
    Rep Fuqia
    0

    A lejohet që gruaja t'u tregojë të afërmve të saj (femra) për marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin e saj dhe të flasin për virgjinitetin...

    Selam alejkum, kur e kam lexuar kete teme: http://forumi.kurandhesunet.net/kesh...me(59874).html

    ..me la pershtypje ajo e funda, pra njeheri dua te ju tregoj per nje ceshtje per te cilen ne fakt dua te ju tregoj une, megjithate tek te afermit e mi (femrat) jane shume te interesuar te dijn se a dhemb kur prishet virgjiriteti, pra tek ne kur te martohet nje vajze shkon tek burri pas nje jave vjen tek familja e vet prape, dhe te gjithe vajzat e grate vrapojn tek ajo qe t'i tregoj per virgjiritet se a dhemb apo jo, dhe natyrisht bejn edhe pyetje palidhje rreth marredhenieve intime se cka bejn ciftat ndermjet veti (vALLAH palidhje qikjo - SUBHANALLAH..ncncnc)..keto sjellje te paedukata i perkasin injorances dhe menatilitetit te ulet, tash p'e paramendoj une se kur te martohem nje dite dhe kur te kthehem tek familja ime per t'i vizituar ata, s'lajn asnje vajze as nje grue pa t'vet dicka palidhje rreth ''marredhenieve intime'', une vALLAH s'dua t'i tregoj askujt per ate se cka bej une ne te ardhmen me burrin tim, sidomos per marredhenie intime, sepse e di qe eshte haram dhe une dua t'i qendroj besnike atij dhe ai ndaj meje.

    Pra, pyetja eshte se nese ndodh qe te me pyesin per keto gjera ne te ardhmen (shembull eshte kjo) atehere si t'ia bej qe te mos vij deri ne ate moment sepse nuk dua t'iu tregoj atyre, por edhe nese s'iu tregon nga inati fillojn me m'provoku (p.sh) dhe ndoshta jane ne gjendje edhe per te shpifur dicka qe s'eshte e vertete, une sic thash me larte qe une dua t'i qendroj besnike ndaj burrit time te ardhshem dhe natyrisht edhe ai ndaj meje.

    Madje, sipas mendimit tim mendoj qe vajzave te reja nese u tregojn per keto gjera ato vecse frigohen edhe me shume, kur eshte ne pyetje prishja e virgjiritetit, ashtu si i kam pare dhe verejt ato.

    Kurse pyetja tjeter, a eshte mire qe vajzat e reja te virgjera te dijn per keto, gje qe ne fakt jane shume kureshtare, se sipas mendimit time, eshte mire qe te mos iu tregojn pasi qe ndonjera prej tyre eshte e ndjeshme dhe natyrisht vetem se ia shton friken dhe parasegjthash ndoshta nuk don te martohet me, e perveq se eshte haram te bejn keso pyetjesh me mire eshte qe te mos iu tregojn thuajse s'ka ndodhur a s'ka degjuar asgje. (besoj qe do te jene me te qeta dhe nuk do te frigohen ne te ardhmen fare kur eshte ne pyetje martesa dhe gjera tjera qe vijn pas marteses).

    Ma beni hallall qe ua kam bere kete pyetje se pasi, dhe se dyti une ende nuk kam gjetur kycjen ne forumin e motrave, nje moter (moderatore) e ka bere kerkesen a dicka ashtu por fatekeqesisht nuk po mundem te kycem aty, andaj vendosa ta postoj temen ketu.

    Dhe ma beni hallall qe e kam zgjatur poashtu.

    Allahu ju shperbleft per sinqeritetin dhe punen tuaj qe e beni vetem per ALLAH. Amin!

    Selam alejkum.
    Së fundi përpunuar nga Muslimane Elhamdulilah: më 22-11-2011 11:41

  2. #2
    Ebu Besir nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    16-08-2008
    Postimet
    1,216
    All-llahu të shpërbleftë
    2,304
    Falënderuar 755 herë në 450 Postime
    Rep Fuqia
    1038

    re: A lejohet që gruaja t'u tregojë të afërmve të saj (femra) për marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin e saj dhe të flasë për virgjinitetin ?

    Ve alejkum selam

    Po motër, nuk lejohet që të flitet për marrëdhëniet intime mes burrit dhe gruas, dhe ndalohet që ndonjëri prej tyre (burri apo gruaja), t'i tregojë dikujt tjetër mbi marrëdhëniet intime mes tyre.

    Lejohet të flitet mbi marrëdhëniet seksuale mes burrit dhe gruas, vetëm atëherë kur dikush e akuzon dikë se ai nuk mundet të kryejë marrëdhënie seksuale.

    Thotë Shejh Fuad Ibn Abdul Aziz Esh Shehlub: ''Nëse dikush e akuzon dikë se ai nuk mundet të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij, atëherë nuk është e urryer që të tregojë gjërat intime që bën me gruan e tij.
    Profeti, salallahu alejhi ue selem, thotë: ''Me të vërtetë unë kryejë marrëdhënie seksuale me këtë (domethvnë gruan e tij).''
    I Dërguari i Allahut, i ka thënë Ebu Talhës: ''A ke kryer marrëdhënie me gruan sonte?''
    Ndërsa Xhabirit, i ka thënë: ''Kryeni marrëdhënie, që të keni pasardhës.'' (''Sherh Sahih Muslim'' 8-9/10).
    Vërejtje: Ky gjykim përfshin burrin dhe gruan.'' (''Kitabu El Adab'', fq.306).

    Ndërsa në lidhje me atë se është mirë që vajzat e reja t'i dijnë këto gjëra rreth marrëdhënieve intime dhe çfarë lidhet me to, nuk ka të keqe t'i dijnë gjërat ashtu siç janë, por për këto gjëra duhet që prindërit t'ju tregojnë fëmijëve të tyre, kur fëmijët të arrijnë moshën e pjekurisë.

    Thotë Shejh Abdullah Nasih Ulvan: ''Edukata seksuale ka për qëllim që fëmijës t'i mësohen e t'i bëhen të qarta çështjet që kanë të bëjnë me seksin dhe martesën, me shpresë që fëmija kur të rritet dhe të zhvillohet, ta kuptojë atë që është hallall dhe atë që është haram e të marrë edukatë islame, ashtu që të mos jepet pas pasioneve të epshit e të mos i ndjekë rrugët e devijimit. Mendojë që edukata seksuale, për të cilën duhet të kujdesen edukatorët, duhet të zhvillohet në këto etapa-faza:

    - Në moshën prej 7-10 vjeçare, fëmija di ta dallojë të mirën nga e keqja, për këtë, atij duhet mësuar rregullat e marrjes leje për të hyrë në dhomë dhe rregullat e shikimit.

    - Në moshën 10-14 vjeçare, fëmija është në fazën e adoleshencës, prandaj atë duhet larguar nga elementet që nxisin në seks.

    - Në moshën prej 14-16 vjeçare, fëmija është në fazën e pjekurisë, prandaj duhet t'i mësohen rregullat e marrëdhënieve seksuale, nëse ai është i gatshëm për martesë...'' (''Terbijetul evlad fil islam'')

    Në lidhje me kyçjen në forumin e motrave, kontakto me ndonjërën nga motrat moderatore dhe ato të shpjegojnë.

    Ndërsa pse e keni parashtruar këtë pyetje, nuk ka asgjë të keqe. Pikërisht pyetjet parashtrohen në këtë kategori, dhe nuk ka nevojë të turpëroheni për asgjë.

    Kjo gjë është sqaruar edhe nga vëllau Ebu Hatib, në këtë temë: Për çfarë shërben Forumi i Motrave? A mos kam hyrë gabimisht në forum të përgjithshëm, ndërsa është dashur të hyjë në forumin e motrave për të pyetur

    Hallall e keni. Amin edhe juve.

  3. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  4. #3
    Grafika e Ummu Suhejl
    Ummu Suhejl nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    15-11-2008
    Postimet
    371
    All-llahu të shpërbleftë
    602
    Falënderuar 929 herë në 313 Postime
    Rep Fuqia
    358

    Re: A lejohet që gruaja t'u tregojë të afërmve të saj (femra) për marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin e saj dhe të flasë për virgjinitetin ?

    Citat Postuar fillimisht nga Muslimane Elhamdulilah Shiko Postimin
    Selam alejkum, [...]

    Ma beni hallall qe ua kam bere kete pyetje se pasi, dhe se dyti une ende nuk kam gjetur kycjen ne forumin e motrave, nje moter (moderatore) e ka bere kerkesen a dicka ashtu por fatekeqesisht nuk po mundem te kycem aty, andaj vendosa ta postoj temen ketu.

    Selam alejkum.

    We Alejkum Selam

    Moter sa i perket kyçjes suaj ne Forumin e Motrave, do ju them at qe ju kam then me heret. Se ne si motra moderatore kemi mundesin vetem te bejm kerkesen te keni kyçje ne at forum, ndersa approvimin e kerkeses eshte vellau administrator ebu abdullah, i cili do t'ua lejoj.

    Shpresoj qe seshpejti do keni kyçjen edhe ju.

    Perndryshe, ashtu siq tha edhe vellau Ebu Besir, mundeni te beni pytje ne Forumin publik, ku normalisht do keni pergjegjjet me shpejt.

    Allahu azze we xhel ju shperbleft per mirekuptim moter.

    Esselamu Alejkum we rahmetullah

  5. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •