selam alejkum.
E kam ni pytje nese ka mundsi mu pergjigje naj vlla musliman. A lejohet qe muslimani ta puth nje femer qe nuk asht i martum me ta por vetem kalon ?!
selam alejkum.
E kam ni pytje nese ka mundsi mu pergjigje naj vlla musliman. A lejohet qe muslimani ta puth nje femer qe nuk asht i martum me ta por vetem kalon ?!
selamu alejkum
Pyetja: a ndalohet ne islam te kalojsh ne femer dhe nje kohesisht te puthesh me te ?
Përgjigjja:
Falenderojme All-llahun, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
Pa dyshim se eshte e ndaluar te kalosh me nje femer te huaj, duke mos pasur kuror te venduar me te, edhe ma teper eshte e ndaluar puthja e saj.
Pejgamberi alejhisselam ka thene: "Nese vetmohet nje mahskull me nje femer te huaj, i treti eshte shejtani". (Hadithi i vertete).
Kjo domethene se vetmimi me nje femer te huaj te shtyn ne haram, sic eshte pythja, por edhe te gjerat qe jane edhe me te renda ne haram, sic eshte zinaja, amorali.
Andaj nese nje djal i ri deshiron te kaloje me nje vajze, se pari duhet ta fejoje dhe martoje me kurore, e pastaj, mundet te kalon me te dhe te ben ate qe ka mundesi te beje burri me gruan e vet.
All-llahu e di me se miri.
Bekir Halimi, albislam.com
selam alejkum vlla,Postuar fillimisht nga Nuhi
zor mos me puth vallahin qfar femra ka a?
Prince Double H
we Alejkum Selam,
Po vëlla, vështir por ne lusim All-llahun Subhanehu we Te'ala, që të na shpërblej me durim, dhe të na ban prej atyre që gabojm pak dhe e fitojm xhenetin e Tij.
Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem, për keta ka thanë që muslimani duhet të martohet i ri, jo me prit kur ti mushum 25 vjet, se dikush arsyetohet e thotë vAll-llah sa te kry fakultetin, tani shpi te re duhet me maru etj..a i ngrati nuk e din se e nesermja munet me za në varr, e mos me plotsu gjysen e imanit, sepse atëher kur martohet muslimani, e ka fitu insh'All-llah gjysen e imanit (besimin).
Selam Alejkum.
e pasna hanger une keq hehe, 25 vjet i kom mush e hala sjom martu, ama jomPostuar fillimisht nga Muhammed AbdulMalik
feju qe gjys viti. mendimi jem osht qe njeri para se mu martu duhet me kan
ne nje pozit te mir finanziare qe te ken te dy te dashurit nje jete te leht dhe
te lumtur. ndoshta e kom gabim, ama skom qef mu martu me bo thmi e mos
mi pas gjasat thmija mi, kom qef mi pas krejt plus BESIMIN NE ALLAH.
Ma ban hallall, por nuk kam mendu per ty, dhe se kom dit qe i ki 25 vjet : ) (ku qellove bash se hehe)..
Vëlla, nese pendohesh sinqerisht te All-llahu, vAll-llahi Ai ka premtu me ti fal gabimet qe nuk i ke dit, dhe plus ksaj do ti qndrroj ato mekate ne sevape nese pendohesh dhe munohesh mi kry urdherat e Tij dhe të Dërguarit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, pra All-llahu është i Butë dhe fal shum.
Po edhe ne qoft se martohesh tash apo pas një kohe të shkurt, insh'All-llah e ki gjysen e besimit.
Pajtohem me ty plotësisht vëlla, ku thu se duhet pasur kushtet që të martohemi, jeta ekonomike nuk lun rrol vëlla i dashur, se si e ki, sepse All-llahu ka premtu qe edhe nese jemi të varfur Ai Te'ala do na pasuron në zemer dhe nuk do te mbetemi mizor (gjyhnaqar, të varfur..) Ti vëlla i dashur se shokt e Pejgamberit alejhi selam, kejt gati te varfur kan qen, dhe jan martu, mirpo All-llahu ka zbrit rahmetin (mëshiren) e Tij ndaj tyre dhe i ka ba të pasur, dhe ata sahabët kan qen te kënaqur.
Mos u brengos vëlla i dashur, se nese je martu me qëllim të mir, që All-llahu Fuqiplot të begatoj me të mirat e Tij, atëher të përgëzoj se insh'All-llah leht ki me pas edhe nese ski me ngrëne asgje.
Ta tregoj ni rast vëlla, kishte qen një njeri i kishte mbush gogja do vjet e nuk dojke mu martu. Një dit prej ditve, sheh enderr dhe e sheh se ttë gjithë jemi tubu para All-llahut Azze ue Xhel, (d.m.th dita e llogaris, dita Gjykimit). Thotë mu kishin shkri mushkrit pa pi asgje, dhe pash dy fëmij (vajza më duket nuk më kujtohet) me gota dhe kishin ujë në to, i pyta dhe i thash se a ban të pi prej tyne se kshtu e kam punen sun po livris, ja kthyn ato dhe i than vAll-llahi kto i kemi per baballart tanë e nuk mundemi me të dhanë, ne jemi që kemi vdek si fëmij. Qohet prej endrres ky njeriu, dhe vrapon dhe thotë: martomni martomni, i thamë çka u ba more filan deri dje thojshe spo du mu martu, tha martomeni se vAll-llahi kshtu kam pa enderr, e po du mu martu me ba fëmij e nese vdesin para meje të më presin ne diten e Gjykimit mirë.
vllau jem edhe ni sen shum i rendsishem lun rol per mu (ka lu rol se tash u
bo puna perfekt). puna u kan une sdojsha mu martu veq hajt martohu me
naj femer e diten e mir pa dashni pa sen hiq, veq hajt po martohum, po e kom
prit me gjet femren e endrrave tmia, besimtare dhe besnike. qyky u kan roli
ma i madh ne jeten time.
Princi
Po, të kuptoj shumë mirë vëlla. All-llahu t´a lehtësoft e na falt neve të gjithve.
Tema është: Pyetje! Pra! A kam të drejtë të pyes?
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:O Eba Dher,të mësosh një ajet nga libri i All-llahut (Kurani) është më e dobishme se sa të falish njëqind rekate (nafile namaz),të përpiqesh të përfitosh diç nga dituria do të ishte më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile).
____________________________________________
Selamun AlejkumPostuar fillimisht nga Abdusatar
Po vëlla, nëse e hapni një Temë të Re mund të parashtroni pyetje, mirpo jo mbrenda kësaj teme.
All-llahu ju shpërbleft për mirëkuptim.
Selamun Alejkum
Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."
"...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare." (Et-Talak, 2-3)
Bookmarks