Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 7 prej 7

Tema: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

  1. #1
    Ditë nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    14-05-2011
    Postimet
    76
    All-llahu të shpërbleftë
    378
    Falënderuar 203 herë në 65 Postime
    Rep Fuqia
    126

    A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Es selamu alejkum,

    Mezi e mora guximin t'a shkruaj kete leter,t'a shprehe kete brenge e cila ka shume vite qe me mundon.Turperohem para All-llahut te Plotefuqishem per kete gje...por kjo eshte e vertete,dhe All-llahu nuk turperohet nga e verteta.

    Nuk e dua bashkeshortin tim,ndoshta per kete ndjenje timen ai eshte vete fajtore,nuk e di a e kam dashur ndonjehere,apo e kam dashur,por ai me duart e veta rrenoi gjithecka....
    Nuk e pata kurre perkrahjen e tij,edhe atehere kur une kisha plotesisht te drejte,te te nencmoje si kur jemi vetem,po ashtu edhe para te tjereve ...kjo te shkakton vuajtje shume te madhe.

    Une nuk jam nje grua qe duhet nencmuar,jam nje femer e ndershme dhe me karakter te forte,une kurre ate nuk e turperova per asgje...
    Punoj shume,e mbaj shtepine shume mire,pergatis si gjellera ashtu edhe embelsira te ndryshme ,mundohem t'a kenaq ate dhe familjen e tij ,por gjithecka shkon prap keq ai eshte mosmirenjohes...Ai e di se ne familjen e tij nuk mund te krahasohet asnje femer me mua per nga punet e dija,kete ja kane thene te tjeret ne syrin tim,por prap se prap me lendon...
    All-llahu me ka fale edhe bukurine,nuk jam femer qe duhet lene mbas doresh,por prap per ate nuk jam asgje,as nuk me shikon ...

    Me ka lenduar shume ne jete,me ka tradhetuar shume here,me ka prekur edhe aty ku me dhemb me se shumti,ne familjen time...me ka rrahur shume here,edhe tani po guxova te ngreh zerin edhe kur kam une te drejte nuk priton te me rrahe...po mos te kisha tre femije me te do te ikja prej tij qysh kohe me pare,po duroj per hire te femijeve te mi.

    E di se po te deshiroje All-llahu t'a udhezoje ,e udhezon,por edhe sikur te udhezohet une nuk dua te jem me te ne boten tjeter...Tani ndoshta ju dukem e marre per kete deshire timen,edhe nese nuk me kuptoni ju, une e di se All-llahu i Madherishem me kupton...nuk dua te jem ne boten tjeter me nje njeri qe me lendoi,qe me shkaterroi rinine,qe per pak te me helmoje edhe zemren,por nuk ia doli sepse All-llahun pata mbrojtes,mua me mjafton kjo bote me te...
    Por une bashkeshortin tim e fale,ia fale te gjitha ato vuajtje qe m'i shkaktoi dhe qe m'i shkakton ende,e fale per hire te All-llahut te Madheruar,nuk dua qe All-llahu t'a denoje per keto gjera,gjeja e vetme qe kerkoj nga i Plotefuqishmi eshte te mos jem ne boten tjeter me te,kuptohet me shpresen qe te jemi nga banoret e xhenetit,une nuk mendoj me per kete bote...
    E them prape ndoshta juve ,dijetare,dhe anetare te ketij forumi ju dukem e marre,e cmendur,po une ndjehem aq e lenduar,jam aq pa dashuri....saqe jetoj vetem per boten tjeter...
    Nese ekziston ndonje hadith ,apo ajet kuranor rreth kesaj ceshtje times do te kisha pasur deshire t'a dija....te me zbus pakes kete zemren time...se vetem fjalet e All-llahut te Meshirshem,fjalet e Muhamedit sallallahu alejhi ue selem ,dhe fjalet e juve dijetareve me argumente,me qetesojne e me bejne te shpresoj e me japin durim...

    All-llahu ju shperblefte.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 8 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Ebu Besir nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    16-08-2008
    Postimet
    1,216
    All-llahu të shpërbleftë
    2,304
    Falënderuar 755 herë në 450 Postime
    Rep Fuqia
    1037

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Ve alejkum selam

    Allahu azze ue xhel, jua lehtësoftë gjendjen dhe ju ndihmoftë në tejkalimin e këtyre vështirësive.

    Në lidhje me gjendjen të cilën ndodheni dhe çfarë lejohet të veprohet në raste të tilla, lexoni në këtë temë: Burri im është injorant, nuk i rrespekton detyrimet reciproke ndaj meje, më mallkon mua dhe familjen time, a më lejohet shkurorëzimi nga ai?

    Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj, se a lejohet që nga Allahu azze ue xhel, të kërkohet që të mos jeni në Xhennet me bashkëshortin tuaj, së pari duhet të dihet se argumentet fetare tregojnë se gruaja i takon bashkëshortit të saj të fundit.

    Transmetohet nga Mejmun Ibni Mehrani, të ketë thënë: ''Muavije Ibn Ebu Sufjani kërkoi të martohet me Ummu Derdanë, e cila refuzoi të martohet me të duke thënë: ''Ndëgjova Ebu Derdanë, duke thënë: ''Tha i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ''Gruaja shkon me burrin e saj të fundit, apo tha: ''Gruaja është për burrin e saj të fundit.'' (Transmeton Ebu Ali El-Harrani në ''Tarihurr-Rrikkatu'').

    Transmetohet se Hudhejfetu, radiallahu anhu, i tha gruas së tij: ''Nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhennet, mos u marto pas meje, sepse gruaja në Xhennet i takon burrit të saj të fundit në këtë botë.'' (Transmeton Bejhekiu.)

    Kjo në rast se edhe burri edhe gruaja janë prej banorëve të Xhennetit. E nëse burri nuk është prej banorëve të Xhennetit, Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: ''Nëse gruaja është banore e Xhennetit dhe nuk ka qenë e martuar, apo burri i saj nuk është prej banorëve të Xhennetit, atëherë kur ajo të hyjë në Xhennet do të hasë në burra që nuk kanë qenë të martuar në dunja dhe do të martohet me ndonjërin prej tyre.''

    Prandaj, ju duhet të bëni dua që bashkëshorti juaj të udhëzohet në rrugën e drejtë dhe të largohet nga veprat e tilla të shëmtuara të cilat i ka vepruar në drejtim tuajin, me shpresë që Allahu azze ue xhel, do ta udhëzojë.

    E nëse ai vazhdon njejtë, atëherë e rrugës është që të konsulltoheni me ndonjë hoxhë që njihet se është prej hoxhallarëve të ehli sunnetit e që gjindet në vendin ku jetoni dhe të shikohet zgjidhja e çështjes suaj, në rast pamundësie të pajtimit me bashkëshortin tuaj, ku ai do ju rrespektojë si duhet dhe do të kryejë obligimet që ka ndaj juve.

    Lusim Allahun azze ue xhel, të ju ndihmojë dhe t'ua lehtësojë këto sprova. Amin.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Ditë nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    14-05-2011
    Postimet
    76
    All-llahu të shpërbleftë
    378
    Falënderuar 203 herë në 65 Postime
    Rep Fuqia
    126

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Es selamu alejkum,

    I Madherishmi All-llah ju shperblefte me shperblime te dyfishta ne te dy botet ty vella,dhe gjithe juve qe po mundohemi te na ndihmoni me pergjigjet,postimet e juaja.

    Cfare keshille mund t'i jepni nje gruaje qe nuk ndjen asgje per bashkeshortin,qe nuk e don fare,qe ne zemren e saj nuk ka aspak vend per te...nuk dua te me keqkuptoni une nuk ndjej asgje per asnje mashkull tjeter,zemra ime eshte e paster nga kjo e mete.
    Mos valle une jam ne mekat te madh?Po sikur te denohem per kete...

    Sikur te kisha per bashkeshort edhe dike me te meta fizike mua nuk do te me pengonte,do t'a doja,une kam nevoje per rrespekt...nuk dua te jem e nencmuar...

    All-llahu,Meshiruesi,inshaAll-llah me fal per deshiren time qe mos te jem me bashkeshortin tim ne boten tjeter...por kur shikoj shenjat ne trupin tim,apo gjurmet ne zemer qe jane ndoshta edhe me te medha se gjurmet e meteoreve qe kane rene ne toke ,nuk mund te largohem nga kjo deshire.

    Lutem cdo nate e cdo dite per te gjithe familjen time,pa e harruar asnjehere bashkeshortin tim.Une nuk e urrej ate,shpresoj qe edhe ai nje dite te jete i udhezuar dhe prej banoreve te xhenetit,nuk do t'a jipja per asgje asnje fije te flokut te tij,ai eshte babai i femijeve te mi.
    E falenderoj shume Te Plotefuqishmin,All-llah,qe me udhezoi,tani edhe cdo sprove sa do e madhe qe te jete ne krahasim me dashurine ,friken qe ndjej ndaj Meshiruesit e tejkaloj me lehte,tek e fundit kalimtare eshte kjo bote.
    O I Plotefuqishmi All-llah ,per kete sprove timen me ben te ndihem krenare ne boten tjeter.
    O Me I Meshireshmi Meshirues,udhezoje dhe fale bashkeshortin tim,une ate e fale,une jam krenare per Ty,per fene tone te paster...

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Haruni nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    20-06-2009
    Postimet
    463
    All-llahu të shpërbleftë
    85
    Falënderuar 384 herë në 216 Postime
    Rep Fuqia
    319

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Ve alejkum selam

    Moter, vella Ebu Besiri, te ka keshilluar pikerisht ne lidhje me gjendjen te cilen ndodhesh.

    Ka sjellur linkun e nje pergjigjeje nga njeri prej dijetareve me te medhenj bashkekohor, Shejh Abdul Aziz Iben Bazi, Allahu e meshirofte, pikerisht per gjendje te tille ne te cilen ndodheni edhe ju, me aq sa kemi pare dhe lexuar ne pyetjet tuaja.

    Gjithashtu vellau Ebu Besir, ne fund te fjaleve te tij, ju ka dhene nje keshille shume me vlere, ku thote: E nëse ai vazhdon njejtë, atëherë e rrugës është që të konsulltoheni me ndonjë hoxhë që njihet se është prej hoxhallarëve të ehli sunnetit e që gjindet në vendin ku jetoni dhe të shikohet zgjidhja e çështjes suaj, në rast pamundësie të pajtimit me bashkëshortin tuaj, ku ai do ju rrespektojë si duhet dhe do të kryejë obligimet që ka ndaj juve.

    Neve nuk na mbetet tjeter pos t'i lutemi Allahut qe juve te ju ndihmoje ne gjendjen ne te cilen ndodheni.

    Selamun alejkum

    Citat Postuar fillimisht nga Ditë Shiko Postimin
    Cfare keshille mund t'i jepni nje gruaje qe nuk ndjen asgje per bashkeshortin,qe nuk e don fare,qe ne zemren e saj nuk ka aspak vend per te...nuk dua te me keqkuptoni une nuk ndjej asgje per asnje mashkull tjeter,zemra ime eshte e paster nga kjo e mete.
    Mos valle une jam ne mekat te madh?Po sikur te denohem per kete...

    Sikur te kisha per bashkeshort edhe dike me te meta fizike mua nuk do te me pengonte,do t'a doja,une kam nevoje per rrespekt...nuk dua te jem e nencmuar...

    All-llahu,Meshiruesi,inshaAll-llah me fal per deshiren time qe mos te jem me bashkeshortin tim ne boten tjeter...por kur shikoj shenjat ne trupin tim,apo gjurmet ne zemer qe jane ndoshta edhe me te medha se gjurmet e meteoreve qe kane rene ne toke ,nuk mund te largohem nga kjo deshire.

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Ditë nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    14-05-2011
    Postimet
    76
    All-llahu të shpërbleftë
    378
    Falënderuar 203 herë në 65 Postime
    Rep Fuqia
    126

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Es selamu alejkum,

    Qellimi im nuk ishte t'a perseris pyetjen vella,u tregova shume naive duke menduar se mund te lexonit edhe midis rreshtave qe kam shkruar,gjithsesi une jam fajtore dhe ju kerkoj te falur ,ma beni hallall per mundin qe po jua shkaktoj.

    Momentalisht jam ne nje gjendje te mjerueshme,sprovat e mia nuk kane te ndalur,me fal O I Madherishem,por frigohem se do te rreshqas.

    Kam filluar te ndjej nje urrejtje te madhe ndaj bashkeshortit qe nga momenti kur me shau namazin tim,sa qe e kam mallkuar ,e i jam lutur All-llahut qe te jete nga banoret e xhehnemit,mos po filloj te rresqas po frigohem,mos po fillon zemra ime te helmohet.Une me nuk i flas fare dhe kam vendosur mos t'a perfille fare.Por kam frike mos bej mekat sepse nga puna e tij une ushqehem dhe vishem.
    A jam une duke bere mekat?--Ky ishte qellimi qe une e perserita pyetjen,ndoshta me kuptuat kete here,ndoshta e kuptoni se cka dua te ju pyes?!

    Edhe nje here ju kerkoj nga thellesia e shpirtit te m'a beni hallall...

    I Lartesuari,I Madherishmi All-llah ju shperblefte me gradat me te larta te xhenetit.

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Ebu Besir nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    16-08-2008
    Postimet
    1,216
    All-llahu të shpërbleftë
    2,304
    Falënderuar 755 herë në 450 Postime
    Rep Fuqia
    1037

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Ve alejkum selam

    Hallall e keni motër. Sa i përket gjendjes suaj, lusim Allahun që tjua lehtësojë gjendjen.

    Në lidhje me pyetjen tuaj, nuk lejohet që të luteni në mënyrë të tillë dhe as të mallkoni.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''I pranohet lutja robit për aq sa nuk lutet për gjynah...'' (Transmetojnë Buhariu, nr.2735 dhe Muslimi, nr.2735).

    Transmetohet nga Ebu Seid El Hudri, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ai musliman që nuk lutet as për gjëra të ndaluara, e as për ndërprerje farefisnie, Allahu do t'i japë një prej këtyre tri gjërave: ose do t'i përgjigjet shpejtë, ose do t'ia ruajë në ahiret, ose do t'i largojë një të keqe.
    Shokët i thanë Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: Po në qoftë se i shtojmë lutjet?
    Tha Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: ''Allahu ju shton më shumë shpërblime.'' (Transmeton Ahmedi, nr.10794).

    Dhe, transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nuk lejohet për atë që është i sinqertë të mallkojë.'' (Transmeton Muslimi).

    Prandaj ju motër nuk duhet të veproni në atë mënyrë, duke u lutur keq për bashkëshortin tuaj, edhe nëse ai është njeri i keq.

    Ne kemi përmendur edhe më lartë se nëse gjendja ka ardhur deri aty sa e urreni bashkëshortin tuaj, dhe se jeni e sigurtë se nuk mund të qëndroni në martesë me të, atëherë si zgjidhje duhet të shihni divorcin (shkurorëzimin) ashtu sikurse është përmendur në fetuanë e Shejh Bin Bazit, rahimehullah, që gjindet në linkun të cilin e kemi sjellur.

    Ndonëse më mirë, më e preferuar është që të shikoni të gjeni gjuhë të përbashkët me bashkëshortin tuaj dhe të pajtoheni e të mundoheni që edhe ai të udhëzohet në rrugën e drejtë. Por kjo bëhet me mund, duke e këshilluar dhe duke bërë durim nga ana juaj, dhe duke u munduar që të keqen ta ktheni me të mirë.

    Allahu subhanehu ue teala, thotë: ''Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë, e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.
    Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.'' (Fussilet, 34-35).

    Shejh Bin Bazi, rahimehullah, ka thënë: ''Nëse mund të durosh mbi sjelljen e tij dhe ta këshillosh për shkak të fëmijëve, kjo do të ishte më primare se divorci (shkurorëzimi), shpresojmë se me këtë do të shpërblehesh në këtë botë, por edhe në botën tjetër.''

    Allahu e di më së miri.

    Citat Postuar fillimisht nga Ditë Shiko Postimin
    Kam filluar te ndjej nje urrejtje te madhe ndaj bashkeshortit qe nga momenti kur me shau namazin tim,sa qe e kam mallkuar ,e i jam lutur All-llahut qe te jete nga banoret e xhehnemit,mos po filloj te rresqas po frigohem,mos po fillon zemra ime te helmohet.Une me nuk i flas fare dhe kam vendosur mos t'a perfille fare.Por kam frike mos bej mekat sepse nga puna e tij une ushqehem dhe vishem.
    A jam une duke bere mekat?--Ky ishte qellimi qe une e perserita pyetjen,ndoshta me kuptuat kete here,ndoshta e kuptoni se cka dua te ju pyes?!

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Ditë nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    14-05-2011
    Postimet
    76
    All-llahu të shpërbleftë
    378
    Falënderuar 203 herë në 65 Postime
    Rep Fuqia
    126

    Re: A lejohet që nga Allahu të kërkojmë që mos të jemi në Xhenet me këtë bashkëshort që jemi në dunja, pasiqë unë nuk e dua më bashkëshortin tim...

    Selam alejkum,

    Po sa e lexova pergjigjen e juaj vella,ndjeva nje lehtesim te madh ne shpirt,nje barre e rende m'u largua.Kete pergjigje une e prisja,jam e kenaqur shume qe i mesova edhe keto hadithe e edhe ai ajet kuranor me ate kuptim aq te madh.Sikur u shperndane rete e zeza qe me rendonin koken....tani keto vuajtje do t'i le me nje ane dhe do te mundohem t'a forcoj imanin ne anen tjeter.

    Nuk je i vetedijshem vella se sa shume me ndihmuan dhe do te me ndihmojne ne te ardhmen keto qe i mesova sot,e falenderoj se pari All-llahun,e dija se per gjithecka ka edhe nje zgjidhje...e kjo arrihet vetem me durim.

    All-llahu te shperblefte,All-llahu te shperblefte,All-llahu te shperblefte.

    All-llahu ju shperblefte edhe gjithe juve te gjitheve ...

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •