Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 7 prej 7

Tema: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

  1. #1
    sara1000 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    15-08-2007
    Postimet
    45
    All-llahu të shpërbleftë
    26
    Falënderuar 48 herë në 30 Postime
    Rep Fuqia
    190

    A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

    Vellezer dhe motra desha te dij a i lejohet nje gruaje kur eshte me zakone te thote lutjet para gjumit,pra suret e Kur'anit.Ti thote ato permendesh pra te mos kape Kur'an qe ti lexoje sepse e dij qe eshte gjynah.
    Po abdesi i lejohet gruas ne te tille periudhe te muajit?Po lutje te tjera drejtuar ALLAHUT i lejohen asaj?
    ALLAHU ju shperblefte te gjitheve per sqarimet qe do te jepni!Amin.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Sumeja
    Sumeja nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,988
    All-llahu të shpërbleftë
    2,084
    Falënderuar 3,760 herë në 1,488 Postime
    Rep Fuqia
    1238

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Alejkum selam werrahmetullahi weberrekatuhu
    Moter e nderuar
    Një gruaja me menstruacione mund të lexojë Kur'anin me shikim ose ta recitojë atë nga memoria. Ky është gjykimi i nxjerrë nga Komiteti Permanent për
    feta dhe kërkime në Arabinë saudite nën kujdesin e Shejh Ibn Bazit.
    Përsa i përket hadithit që ndalon një grua me menstruacione nga
    leximi i Kur'anit, nuk është i saktë. Ibn Haxheri i diskuton të
    gjitha zinxhirët e transmetimit për këtë hadith në el-Talkis el-
    Habir dhe i përcakton ato të dobëta. Ibn Kajjimi bën të njëjtën gjë
    në I'Lam el-Mu'uakikin.

    Esht pyet Shejh Ibn Xhibrini per ket ceshtje:

    Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione të lexojë ajete nga Kurani për t'u argumentuar me to? A i lejohet gruas me menstruacione të shkruajë ajete nga Kurani apo hadithe të Profetit (paqja qoftë mbi të)?

    Përgjigje: Gruas me menstruacione i lejohet:

    1- Leximi i librave në të cilët ka ajete kuranore apo ajete të komentuara.

    2- Shkruarja e ajeteve kuranorë brenda një teksti të caktuar.

    3-Argumentimi me ajetet e Kuranit për një çështje të caktuar.

    4-Leximi i ajeteve kuranore në formë lutjeje apo përmendjeje të Allahut.

    5- Mbajtja e librave të tefsirit apo e diçkaje tjetër të ngjashme me të, nëse është e nevojshme.

    Ibn Xhibrini

    Kjo ishte pergjigja sa di une per ket ceshtje e ALlahu e din me se miri...
    Ka dhe mendime se lejohet leximi i kuranit arabisht duke e perka me dorza
    Allahu e din me se miri

    p.smira esht qe to pytje moter ti parashtrosh ne forum motrave qe tjera her te jemi edh eme te lira te japim pergjigje
    selamu alejkum werrahmetullahi weberrekatuhu
    U pyet Shabiu për një çështje dhe tha: “Nuk e zotëroj.” Shokët e tij i thanë: “Të turpëruam.” Ai tha: “Melekët nuk u turpëruan kur thanë: ‘ ... Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti’ …" Bekare, 32.
    Ka thënë Ibn Mes'udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!–: "O njerëz! Kush pyetet për dije dhe e di atë le ta thotë. Kush pyetet dhe nuk ka dije le të thotë Allahu është i dijshëm, sepse për atë që nuk e di, është prej dijes të thuash: Allahu është i dijshëm".

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e Sumeja
    Sumeja nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,988
    All-llahu të shpërbleftë
    2,084
    Falënderuar 3,760 herë në 1,488 Postime
    Rep Fuqia
    1238

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Dosha te shtoj edhe dy fetva te Shejh IBn Bazit dhe Ibn Xhibrinit
    Pyetje: A u lejohet grave leximi i librave që përmbajnë komentimin e Kur’anit, gjatë periudhës së menstruacioneve?

    Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, gruas me menstruacione i lejohet që të lexojë librat e komentimit të Kur’anit, madje edhe vetë Kur’anin, me kusht që të mos e prekë me dorë. Ndërsa për xhunubin nuk është i lejuar leximi i Kur’anit, derisa të lahet. Atij i lejohet leximi i komenteve të Kur’anit apo i librave të hadithit, me kusht që të mos i lexojë ajetet që gjenden në brendësi të tyre, sepse siç transmetohet në një hadith të saktë, Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e pengonte prej leximit të Kur’anit asgjë tjetër përveç xhunubllëkut. Po ashtu, në një hadith tjetër thuhet: “Xhunubit nuk i lejohet të lexojë asnjë ajet nga Kur’ani.” (Transmeton Imam Ahmedi me sened të mirë.)

    Ibën Bazi

    Pyetje: A e pranon All-llahu [subhanehu ve teala] duanë (lutjen) e gruas gjatë menstruacioneve?

    Përgjigje: Nëse plotësohen kushtet e pranimit të duasë, All-llahu [subhanehu ve teala] ia pranon lutjen gruas pa marrë parasysh nëse është me menstruacione, apo jo. Andaj është e pëlqyeshme që gruaja me menstruacione të lutet, të kërkojë falje dhe të përmend All-llahun [subhanehu ve teala] sa më tepër që të jetë e mundur, sidomos në kohët e mira.

    Ibën Xhibrini
    U pyet Shabiu për një çështje dhe tha: “Nuk e zotëroj.” Shokët e tij i thanë: “Të turpëruam.” Ai tha: “Melekët nuk u turpëruan kur thanë: ‘ ... Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti’ …" Bekare, 32.
    Ka thënë Ibn Mes'udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!–: "O njerëz! Kush pyetet për dije dhe e di atë le ta thotë. Kush pyetet dhe nuk ka dije le të thotë Allahu është i dijshëm, sepse për atë që nuk e di, është prej dijes të thuash: Allahu është i dijshëm".

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Kuptohet që po,mundet të lexohet kuran edhe në keto raste. Sepse po të mos e linte Allahu këtë atëher, do t'i harroheshin ato lutje të cilat i dinim ,nese nuk lexohen qdo natë.

    All-llahu ka bër shum tolerime sa i përket nevojave të njerzve si psh në ajetin për ndeshkimet në kapitullin bekare, ku thuhet:

    2:178.
    " O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (përmendet) kuptueshëm dhe shpagimi [nga dorasi] atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët "

    gjithashu në të njejtin kapitull ku përfshihet fjala lehtësim:

    2:185
    "...e kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju...."
    Së fundi përpunuar nga Gjeniu i Vogel: më 10-09-2007 16:47

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  9. #5
    sara1000 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    15-08-2007
    Postimet
    45
    All-llahu të shpërbleftë
    26
    Falënderuar 48 herë në 30 Postime
    Rep Fuqia
    190

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Selam dhe ALLAHU ju begatofte me te mira ne kete jete e ne tjetren insha-ALLAH,faleminderit.

  10. #6
    Grafika e Ebu Katade
    Ebu Katade nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    12-10-2005
    Postimet
    147
    All-llahu të shpërbleftë
    23
    Falënderuar 248 herë në 87 Postime
    Rep Fuqia
    291

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    Gjeniu i Vogel!

    Vëlla musliman, e kam vënë re se jepni përgjigje pa dituri në disa pyetje dhe kjo më preku shumë sepse muslimani pa argumentë të qartë nuk guxon të merr guxim dhe të përgjigjet në ndonjë çështje në dinin e Allahut.
    Allahu i dha dituri të madhe dijetarëve andaj Allahu Te'ala në Kur'an na porosit dhe na thotë: "Pyetni dijetarët kur nuk dini." kurse motra Sumeja ka postuar disa fetva nga disa dijetarë rreth kësaj çështje dhe me të vërtetë ja ka dhënë hakkun sepse ai është mendimi më i saktë me argumente të shëndoshta, dhe thuajse mendimi që e mbajn të gjithë dijetarëve duke u bazuar në fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij alejhi selam.

    Ajetet që keni postuar vëlla nuk janë argument se lejohet ta kapin Kur'anin dhe ta lexojn gratë që janë me zakone!!! nga kush këtë komentim vëlla? D.m.th ti e mban mendimin se çdo gjë që është haram, ka lehtësim në harame dhe mund t'i veprojm me dëshmi të këtyre ajeteve!!! Kjo është në kundërshtim të plotë me Kur'anin dhe Sunnetin dhe asnjë dijetarë nuk thotë kështu.

    Së fundi lus moderatorët të mos tolerojn përgjigje të tilla që habitin mendjën e muslimanit dhe që nxisin vetëm huti, e që nuk merren fjalët e dijetarëve të ndershëm por tentojn nga mendjet e tyre të japin fetva, e nuk e din se janë duke nënshkruar në vend të Allahut atë që e lejon, kurse në sheriat është haram!

  11. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  12. #7
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Re: A lejohet qe te thuhen ajetet e Kur'anit kur femra eshte me zakone?

    es selamu aleikumm ebu katade

    e kuptoj shqetsimin e juaj vllla , nuk është e vërtet ajo që thuani ju sepse edhe un si gjith të tjerët mundohem që të sjelli fakte qoft nga kur'ani ose hadithi për pytjet që bëhen.
    ajetet që përmenda ketu janë ajete të përgjithshme për "lehtësimet" (toerimet, leshimet) qe All-llahut ka bë ndaj myslimanit, qofshin femra ose meshkuj. Nuk bëhet fjal ketu për kurfar tolerimi të harameve si e ke kuptu ti.
    tek e fundit, të gjitha hadithet qe i lexova ktu përshtaten me 2 ajetet qe i solla , a nuk ësht kjo, se "Allahu ka bë lehtësime" qoft për femrat ose meshkujt ?
    nuk kam shterembruar asgje ktu.
    pra qellimi me ajetet ishte që Allahu ka bë lehtësime në qdo gjë për qdo kend ,përveq haramit, e jo qe janë përmendur zakonet aty.
    selam

  13. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 18:52
  2. A lejohet te thuhen ajetet pa Bismilah por vetem me Edhu Bilah?
    By taulant01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 14:16
  3. A është i lejuar këndimi i Kur'anit për femra ?
    By Aferdita in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:15
  4. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:22
  5. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 16:26

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •