Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: A mundet fara e zezë të ndihmojë në shërimin e kësaj sëmundjeje ?

  1. #1
    PARAJSA nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    08-06-2011
    Postimet
    16
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 13 herë në 11 Postime
    Rep Fuqia
    0

    A mundet fara e zezë të ndihmojë në shërimin e kësaj sëmundjeje ?

    Eselamu alejkum kam nje hall ne shpirt,jam nene dhe kam nje djal qe ma ka falur Allahu elhamdulilah mirpo deshi ZOTI dhe djali me ka lindur me semundje ne zemer e deri te tash e kan operuar dy her mirpo tash prap duhet edhe nje her te behet operacion nderse un ne nje pyetje lexova se egziston ilaci fara e zeze qe i sheron te gjitha semundjet e sa per rastin tin a do te kishte mundur te me ndihmoj ce te mos me operohet djali ju lutem nje pergjigje ALLAHU ju falt te gjitha te mirat e kesaj bote dhe tjetres INSHALLAH.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 345 herë në 143 Postime
    Rep Fuqia
    218

    re: A mundet fara e zezë të ndihmojë në shërimin e kësaj sëmundjeje ?

    esselam alejkum

    Ka ne perdorim edhe vaj nga fara e zeze , keto mund ti bleni ne librari islame ,ja diqka rreth fares se zeze


    HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT

    Na gëzon fakti që t`iu paraqesim në këtë fletushkë disa prej fshehtësive dhe dobive për “kokrrën e zezë” e cila është një ndër mrekullitë e Muhamedit u në sferën e mjekësisë, krahas të tjerave mrekulli. Muhamedi u para 14 shekujve na ka treguar se në “kokrrën e zezë” ka shërim nga çdo sëmundje.
    Ebu Hurejra t tregon se Muhamedi u ka thënë:
    “Shërbehuni me kokërr të zezë sepse në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.”
    [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
    Kokrra e zezë ndryshe emërtohet edhe si kokrra e bereqetit, lihanëz, qimoni i zi, kumini i zi, kumini indian, kokrra e kamenderit etj. Ndërsa në latinisht quhet Nigela Sativa.
    Kokrra e zezë përbëhet prej disa elementeve me ndikim të cilat kanë aromë të këndshme, dobi të çuditshme etj.
    Në të ka fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra që kanë sekretet e veta. Përmbajnë antibiotik të gjallë që shkatërrojnë viruset dhe gjëra të tjera si: të pëlleshme aktive, po ashtu përmban enzime tretëse [materie tretëse] anti acetike si dhe materie qetësuese dhe aktivizuare në të njëjtën kohë.
    E sa e sa çudira, sekrete dhe dobi gjinden në farën e zezë që ende nuk i kanë hasur hulumtuesit.
    Pa dyshim, atë do ta gjejnë se u mjafton nga barnatorja dhe mjeku, e në veçanti vaj i saj.

    Shkenca bashkëkohore vërteton këtë mrekulli!
    Prej kur ka treguar Muhamedi u se në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, shpjeguesit e shkencës së hadithit u orvaten, secili në bazë të angazhimit dhe mundësisë që posedon, që ta sqarojnë dhe ta vërtetojë se vërtetë në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje duke përmendur disa sëmundje që shërohen përmes kokrrës së zezë.
    Mirëpo ato sëmundje që ata i përmendën janë shumë pak dhe simbolike.
    Andaj si mund të përputhet fjala “çdo” e përmendur në hadithin e lartshënuar "ka shërim prej çdo sëmundje" shpjegues?
    Kjo pyetje mbeti kështu gjatë pa përgjigje bindëse deri sa deshi Allahu që një mjekë mysliman në Amerikë i quajtur Dr.Ahmed el-Kadi, Allahu e shpërbleftë e sqaroj mrekullinë profetike dhe e përhapi publikisht.
    Ai duke qenë i specializuar ne medicinë, pasi që lexoj hadithin e kokrrës së zezë u inspirua të mendoj se patjetër kokrra e zezë duhet të ketë lidhje me diçka në trupin e njeriut që ka lidhje me çdo sëmundje dhe ajo është sistemi i imunitetit.
    Ky sistem është përgjegjës kryesor për mbajtjen e trupit të njeriut nga çdo sëmundje që e sulmon.
    Kështu pra Dr.Ahmedi u përqendrua në sistemin e imunitetit dhe solli njëzet vullnetar për të bërë provë.
    Disa prej tyre i pajisi me kokërr të zezë. Pas disa ditësh, personat që kishin përdorur kokrrën e zezë, vërejtën përmirësim të dukshëm në sistemin e imunitetit.
    Pastaj zgjodhi 2 qeliza nga qelizat e sistemit të imunitetit në gjak.
    Njëra prej tyre ndihmon sistemin mbrojtës, kurse tjetra ushqehet me baktere.
    - Sa i përket qelizës së parë, në studimin e tij se sa ka ndikuar në të kokrra e zezë, ka konstatuar se është përmirësuar për 72%.
    - Kurse qeliza e dytë që ushqehet me baktere dhe sëmundja është përmirësuar, sipas konstatimit të tij, del për 73%.
    Kjo është sa i përket kokrrës së zezë në veçanti.
    Mirëpo Dr.Ahmet el-Kadi ka thënë se në Kuran është një ajet që flet për mjaltë, fjala e Allahut...
    “Në të [mjaltë] ka shërim për njerëzit.”[Kaptina En-Nahl: 69].
    E për se të mos i bashkojmë: shërimin e Kuranit [mjaltin] me: shërimin e Sunetit: [kokrrën e zezë]?
    Bazuar në këtë, Ai përgatiti një bari të kompozuar prej mjaltës së bletës dhe kokrrës së zezë duke i shtuar edhe hudhër, e cila po ashtu ka dobi të shumta dhe çudira.
    Dhe me këtë komponim ka mjekuar të sëmurë nga kanceri dhe si rezultat i përdorimit të këtij bari, ka vërejtur përmirësim në qelizat që ndihmojnë sistemin e imunitetit në 200%, kurse qelizat ngrënëse të baktereve janë përmirësuar 300%.
    Dr.Ahmeti u paraqit me këtë hulumtim në Unionin e Instituteve Amerikane të Shkencave Eksperimentale Biologjike.
    Unioni ia miratoi këtë hulumtim dhe e publikoi nëpër agjencitë botërore të lajmeve ku u përhap fama e tij.

    Forma dhe përshkrime të provuara në mënyrën e shërimit me kokërr të zezë:
    1. Për shërimin e kokë-dhembjes: Ibnul Kajjimi në librin e tij - Zadul Mead - në pjesën speciale rreth - Mjekësisë pejgamberike - ka thënë: Lyerja e kokës me vaj [vajimi] i kokës me të [vaj të kokrrës], bënë dobi kundër kokë-dhembjes së ftohët.
    Mënyra e dytë: “Lyerja e vendit të dhimbjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokrrës së zezë”.
    Mënyra e tretë: “Përzihetlëngu [vaji] i kokrrës së zezë me vaj ulliri dhe ky komponim pikohetnë hundë”.
    2. Për shërimin e migrenës [dhimbjes së gjysmës së kokës apo fytyrës]:
    Merret një sasi e lëngut të karafilit të bluar dhe pak vaj i kokrrës së zezë duke i përzier mirë me miell elbi derisa duke i shtuar mjaltë bëhet si brumë.
    Kjo materie e përfituar vendoset në vendin e dhimbjes dhe shtrëngohet me ndonjë leckë në mbrëmje duke e mbajtur për tri ditë rresht, duhet pirë vaj të kokrrës së zezë nga një lugë të vogël në mëngjes [esëll].
    3. Për shërimin e Rrufës [flamës]:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi në “Zadul Mead”: “Nëse ndrydhet kokrra e zezë [bëhet pudër] dhe qitet në fasulet [napë] për taafruar te hunda dhe që të përthithet gjithherë, largohet flama.
    Po nëse fërgohet kokrra e zezë, pastaj ndrydhet duke qenë e njomë dhe qitet në vaj të ullirit, pastaj pikohet tri herë apo katër herë në ditë, ndihmon për ta luftuar flamën e paraqitur me teshtitje intensive”.
    4. Për shërimin e dhembjes së dhëmbëve dhe mishit të tyre dhe dhembjeve të bajameve dhe fytit:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nëse zihet kokrra e zezë me uthull dhe pastaj shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit.
    Mënyra tjetër: Lëngu i përfituar nga vlimi i kokrrës së zezë përdoret duke e shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastaj me vaj të kokrrës së zezë lyhet fyti prej anës së jashtme dhe bajamet nga ana e brendshme.
    Hahet një lugë me kokërr të zezë të zier duke e përtypur dhe gëlltitur kur është esëll.
    5. Shërimi i dhembjeve të veshit dhe shurdhimit të rastit:
    Për trallisje: Të lyhet tëmthi në dy anët [pjesa në mes të ballit, faqeve dhe veshit] dhe pjesa e pasme e kokës me vaj të kokrrës së zezë.
    Për dhimbje të veshit: Pikohet në vesh vaji i kulluar mirë i kokrrës së zezë.
    6. Për shërimin e sëmundjeve të syrit: Lyhet pjesa rreth syrit me vaj të kokrrës së zezë para se të flejë.
    Disa pika të këtij vaji pihen me çfarë do pije të nxehtë apo me lëng të thjeshtë të karotës [shargarepit].
    7. Për shërimin e shtangimit të fytyrës: [paralizës së fytyrës - Fascialis paralysis]:
    Ibnul Kajjimi ka thënë: “Nëse përdoret vaji i kokrrës së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizës së fytyrës.”
    8. Për shërimin e pagjumësisë [insomnisë]: “Gotës me qumësht të ëmbëlsuar me mjaltë i shtohet një lugë e kokrrës së zezë dhe pihet.”
    9. Për shërimin e meningjit [cipës së trurit] dhe trurit: Pihet një lugë me kokërr të zezë dhe pihet lëngu i manaferrës.
    10. Për shërimin nga gajasura - mekja - [frymëmarrjes me ndërprerje nga lodhja] dhe frymëmarrjes me vështirësi [gulçimit]: Ibnul Kajjimi ka thënë: Nëse pihet një sasi e vogël e kokrrës së zezë me ujë, ndihmon nga gajasura dhe frymëmarrja me vështirësi [tarentula].
    11. Për shërimin e astmës: Inhalohet avulli i vajit të kokrrës së zezë në mëngjes dhe mbrëmje duke futur në gojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje një lugë me vaj të kokrrës së zezë, i cili përpihet pasi të ketë qëndruar një kohë në gojë, me kusht që kjo të bëhet, në mëngjes, para ushqimit.
    Preferohet që përveç kësaj të lyhet kraharori dhe fyti me vaj të kokrrës së zezë para gjumit.
    Në përgjithësi sugjerohet përdorimi sa më i tepërt i kokrrës së zezë, sepse një materie që gjendet në të, ndihmon në shërimin e krizave të astmës, në rastet e ndryshme të kollitjes si dhe në shërimin e kollit të bardhë [gërhitjes].
    12. Për shërimin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut: Këshillohet që sa më tepër të pihet vaji i kokrrës së zezë.
    13. Për shërimin e tensionit të lartë të gjakut: Çdo lloj pijeje të nxehtë i shtohen disa pika të vajit të kokrrës së zezë.
    14. Për shërimin e të gjitha sëmundjeve të gjoksit dhe bronkitit:
    Një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë, përzihet në një enë me ujë. Nxehet uji derisa të fillon të avullohet dhe përthithet ai avull. Mbi kokë duhet të mbahet një peshqir. Krahas kësaj duhet përdorur lëngun e vluar të trumzës së përzier me vaj të kokrrës së zezë, mëngjes e mbrëmje.
    15. Për tretjen e acideve: Disa pika të vajit të kokrrës së zezë qiten në një gotë me qumësht të nxehtë dhe më pas ëmbëlsohet me mjaltë.
    16. Për shërimin e sëmundjeve të lukthit dhe zorrëve:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi: “Kokrra e zezë e pakëson lagështinë [thartirën] e lukthit”
    17. Për shërimin e lëndimit të lukthit: Një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë qitet në një filxhan me mjaltë, pastaj përzihet me një lugë lëvore të njoma të shtegës.
    Kështu në periudhën prej dy muajsh, në çdo mëngjes kur është esëll, hahet materia e fituar dhe pas saj pihet një gotë me qumësht pa sheqer.
    18. Për shërimin e shtangimit të zorrëve: Merren sasi të barabarta prej jensonit [lloj marule], kumnit dhe mendrës. Përzihen të gjitha, vlohen dhe ëmbëlsohen me mjaltë.
    Këtij kompozimi i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet duke qenë i nxehtë.
    Preferohet lyerja e vendit ku ka dhembje me vaj të kokrrës së zezë.
    19. Për shërimin e mëlçisë [shetkës]: Një shtresë e brumit të fituar nga kokrra e zezë me vaj të ullirit, qitet në ndonjë fashë dhe para se të flejë vendoset në anën e majtë pasi të jetë ngrohur pak. Në të njëjtën kohë, duhet pi një gotë të ujit të vluar të ang.fenugreek me mjaltë të përzier me një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë.
    Kjo terapi duhet të zgjasë dy javë.
    20. Për shërimin e fryrjes dhe lirimit të gazrave: Ka thënë Ibnul Kajjimi:
    “Kokrra e zezë, largon fryrjen [vajtjen], hap kanalet e mbyllura dhe liron gazrat”.
    Mënyra: Filxhanit të kafes apo gotës së çajit i shtohen tri pika të vajit të kokrrës së zezë.
    21. Për shërimin e jashtëqitjes: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret derisa të humbet jashtëqitja krejtësisht në periudhën prej tri ditësh.
    22. Për shërimin e dobësimit seksual: Bluhen 200 gr. prej kokrrës së zezë mirë me vaj të ullirit dhe i shtohen këto materie: 100 gr arab, luban mashkullor - të bluar [lloj gome apo guri, që nxirret prej disa bimëve, i cili përtypet si çamçakëz dhe nuk përpihet], 50 mil vaj të kokrrës së zezë, 50 mil vaj ulliri dhe 200 ml mjaltë të kulluar.
    Të gjitha këto përzihen dhe duhet ngrënë një lugë prej këtij komponimi me çdo racion ushqimi.
    23. Për stimulimin e sasisë së urinës, gjakut menstrual dhe qumështit: Ibnul Kajjimi ka thënë:
    “Nëse ndrydhet [bluhet] kokrra e zezë, brumoset me mjaltë, shkrihet pastaj me ujë të nxehtë dhe pihet, ndihmon në rritjen e sasisë së urinës, gjakut të menstruacionit dhe qumështit po nëse konsumohet shumë ditë”.
    Mënyra tjetër: Lyhet kocka publike [e mbi vetës] me vaj të kokrrës së zezë, të ëmbëlsuar me mjaltë, çdo ditë para gjumit.
    24. Për shërimin e shpinës dhe dhembjeve të nyejve [reumatizmit]:
    Ngrohet mesatarisht vaji i kokrrës së zezë dhe në vendin e dhembjes bëhet masazh e fortë me vajin e ngrohur.
    Krahas kësaj pihet një lugë e madhe e vajit të kokrrës së zezë tri herë në ditë.
    Mënyra tjetër: Mjalti i përzier me vaj të kokrrës së zezë pihet. Ky komponim i largon dhimbjet e nyejve.
    25. Për shërimin e [varrave] plagëve të rënda dhe të lehta: Një grusht me kokrra të zeza vlohet në një enë me ujë, pastaj me kokrrat e vluara mbulon plagën për 15 minuta ose më tepër, duke lëvizur vendin e saj vetvetiu.
    Pas kësaj, para se të flejë, lyhet plaga me vaj të kokrrës së zezë duke mos e lidhur as shtrënguar me diç.
    26. Shpejton ngjitjen e thyerjeve: Gjella e përgatitur prej thjerrëze [lloj groshe e quajtur në arabisht ades], qepe, vezëve të ziera dhe një lugë të madhe të pluhurit [pudrës] së kokrrës së zezë.
    Në anën tjetër duhet bërë masazh vendet e afërta me ashtin e thyer që e pasojnë fashën [gjipsin] me vaj të kokrrës së zezë. Pas heqjes së gjipsit nga vendi i lënduar, lyhet vendi me vaj të ngrohur të kokrrës së zezë dhe bëhet masazh.
    27. Për forcimin e eshtrave të butë dhe paralizës së fëmijëve: Në një dhomë të ngrohtë, fëmija i zhveshur krejtësisht, shpërthehet lehtë me thera të peshkut duke i bërë masazh më pas me vaj të kokrrës së zezë dhe duke e pirë tri herë në ditë nga një lugë të vajit të peshkut.
    28. Për ndërprerjen e rënies së flokëve: Duhet ta lyesh lëkurën e kokës me limon duke përfshirë gjithë kokën.
    Dhe në atë gjendje duhet të qëndrosh 15 minuta.
    Pastaj laje kokën me ujë dhe shampon. Kur ta përfundosh larjen, tere kokën mirë dhe lyeje me vaj të kokrrës së zezë tërë lëkurën e kokës. Në këtë mënyrë vazhdo një javë dhe nëse donë Allahu, do të ndërpritet përfundimisht rënja e flokëve.
    29. Për shërimin e zgjebes: Një lugë me kokrra të zeza të ndrydhura, një filxhan me uthull të butë dhe një lugë e vogël me lëng të hudhrës, të gjitha këto përzihen dhe me këtë konponim lyhet vendi me zgjebe, pasi të jenë larguar qimet e vogla përreth dhe pasi të jetë ngacmuar [prerë] zgjeba.
    Pastaj lidhet vendi i lyer dhe lihet ashtu i lidhur prej mëngjesit deri në mbrëmje.
    Lyhet me vaj të kokrrës së zezë gjatë një jave.
    30. Për shërimin e urdhjes [sëmundje e lëkurës]: Pjesa e përfshirë me urdhje, lyhet me vaj të kokrrës së zezë çdo ditë.
    31. Për shërimin e hurdhave [likeneve] dhe të gjitha llojeve të tyre: Marrim një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur, një gotë me uthull të mollës dhe një gotë me vaj të kokrrës së zezë.
    Së pari vlohet uthulla e mollës, pastaj i shtohet gota me kokërr të zezë dhe përzihet derisa të shteret njëra në tjetrën. Me këtë materie lyhet pjesa e sëmurë në afat prej një jave.
    32. Për shërimin e lythave: Lyhet lythi me fletë të burdullakut [bot.] dhe pasi të teret lyhet me vaj të kokrrës së zezë. Kështu vepron 15 ditë, duke pirë tri herë gjatë kësaj periudhe nga një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë.
    33. Për shërimin e vitiligos [sëmundje e lëkurës] dhe gërbulës - lebrës: Ibnul Kajjimi ka thënë:
    Kokrra e zezë është e dobishme kundër gërbulës. Nëse kokrra ndrydhet me uthull dhe pastaj lyhet me të gërbula, vitiligoja e zezë [sëmundja e lëkurës që e bënë lëkurën e zezë ose e qëron dhe e zverdhë] dhe zbokthi i trashë,
    bënë dobi dhe i shëron këto.
    34. Për shërimin e akneve [puçrrave]: Një gotë me kokrra të zeza dhe gjysmë gote me lëvore të shegës ndrydhën në një enë. Pasi të ndrydhën përzihen me një gotë uthull të mollës. Ky komponim i fituar ngrohet deri në temperaturën sa mund t’i përballojë lëkura e të sëmurit. Pastaj materia e nxehtë e përfituar përzihet me masë të barabartë të vajit të kokrrës së zezë dhe lyhen pastaj aknet dhe lythat.
    35. Për shërimin e sëmundjeve të lëkurës në përgjithësi: Duhet të kompozohen sasitë e barabarta të vajit të kokrrës së zezë dhe vajit [lëngut] të trëndafilit dhe sasia e dyfishtë e miellit të grurit [p.sh 100 ml vaj + 100 ml vaj + 200 gr miell]. Vendi i sëmurë pastrohet mirë me materien e përfituar dhe në mëngjesin e hershëm drejtohet kah rrezet e diellit. Preferohet që gjatë murimit, i sëmuri të heq dorë nga ushqimet që shkaktojnë alergji si: veja, peshku, mango etj.
    36. Për shërimin e dermatistit [ikzimeve] - pezmatimit akut të lëkurës: Vendi i pezmatuar lyhet me vaj të kokrrës së zezë.
    37. Për shërimin e gjendjeve të nervozizmit: Në filxhanin me kafe apo me çaj i qesim 5 pika të vajit të kokrrës së zezë.
    38. Për shërimin e kancerit lokalal: Vendi i sëmundjes lyhet me vaj të kokrrës së zezë tri herë në ditë dhe pas ushqimit merret lëngu i karotës i përzier me një lugë të kokrrës së zezë të ndrydhur në afat prej tre muajsh.
    39. Për shërimin e sëmundjes së sheqerit: Një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur, një lugë me kopër [bot. Bimë aromatike, përdoret për gjella] të njomë, gjysmë gote me kokërr të krenit të egër [perime që ka fara djegëse, arab. Habbur-reshad], një gotë me lëvore të bluara të shegës, një gotë me fara të bluara këto përdorën së bashku me vaj të kokrrës së zezë kur është esëll.
    40. Për shërimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe obstetrike: Jensonit [lloj marulle] të vluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, i shtojmë një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet 5 herë në ditë gjatë periudhës prej 40 ditësh. Preferohet përdorimi i vajit të kokrrës së zezë me çdo pije të nxehtë për të gjitha sëmundjet gjinekologjike.
    41. Për pastrimin e kthjelltësisë së fytyrës: Përziej një lugë të vajit të kokrrës së zezë me një lugë të vajit të ullirit dhe lyeje fytyrën me të. Qëndro në atë gjendje për një orë, pastaj laje fytyrën me ujë dhe sapun.
    42. Për aktivizimin e mendjes dhe shpejtimin e memories: Vlohet mendra [bima e nënës], ëmbëlsohet me mjaltë dhe i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë. Ky çaj i përfituar pihet i ngrohtë.
    43. Për evitimin e plogështisë: Një lugë e mesme [ e sheqerit] me vaj të kokrrës së zezë, qitet në një gotë lëng portokalli. Kjo pije pihet kur është esëll për çdo ditë. Kjo terapi zgjatë 10 ditë.

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •