Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: A obligohet gusulli në këtë rast ?

  1. #1
    Koza nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    05-02-2012
    Postimet
    2
    All-llahu të shpërbleftë
    2
    Falënderuar 1 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    A obligohet gusulli në këtë rast ?

    A me obligohet gusuli ne kete rast sepse nganjeher nuk kryej mardhenje por me del nje leng qe duket sikur sperma

    A duhet te mar gusul ?

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,953
    All-llahu të shpërbleftë
    292
    Falënderuar 7,022 herë në 1,677 Postime
    Rep Fuqia
    1553

    re: A obligohet gusulli në këtë rast ?

    Vella nuk je i kjart ne pyetjen tende.

    Neke ke per qellim qe ti e fut organin tend ne organin e gruas mirepo nuk ejakulon, atehere te behet obligim guslli, pasi qe pejgamberi alejhi selam ka thene: "Kur te takohen dy organet obligohet guslli"
    Pra porsa te fut majen e organit burri ne organin e femres, obligohet guslli.

    Ndersa nese te del leng i bardh jasht mardhenieve, atehere kjo mund te jet Medhij apo Vedij.
    Per kete lexo temen e meposhtme:

    Dispozita e islamit ndaj Medhijit dhe Vedijit?

    Pyetja:

    Nëse del një lëng i bardh prej organit gjenital, a duhet të marrim gusul (të lahemi), mendoj pa pas mardhanje intime prej vetvetiu rjedh aj lang ose pas nevojës së madhe të kryer në ëc, selamu alejkum.

    Përgjigja:

    Falendërimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e njerëzimit Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjën e tij, shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Nga organi gjenital i mashkullit përveq sperms dhe urinës dalin edhe dy lënge tjera të cilat quhen El –Vedij dhe El Medhij.

    Vedij është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që del pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i papastër.

    Aisheja (Allahu qoftë i knaqur me te) ka thënë: “Vediji rrjedh pas urinimit. Njeriu që ka rrjedhje të këtij sekrecioni duhet ti lajë pjesët intime si dhe të marr abdes. Por nuk është e nevojshme të merr gusëll (të pastroj krejt trupin). (Ibn El Mundhiri)

    Medhij është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat it ë menduarit në lidhje me marrdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, megjithëse sasia e këtij sekrecioni tek organ ii femrës është më e madhe.

    Dijetarët kanë rën dakord se ky sekrecion është i papastërt dhe nëse ai bie në trup atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba mjafton të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo papastërti veçanërisht për të rinjtë beqarë.

    Aliu (Allahu qoftë i knaqur me te) tregon: “Unë kasha sekretim të medhiut, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste pejgamberin (salallahu alejhi ve selem). në lidhje me këtë. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime dhe respektit që kasha për vajzën e ij (pasi që Aliu ishte dhëndër i pejgamberit (salallahu alejhi ve selem))

    Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i’u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd gjenital” (Buhariu)

    Sehl bin Hanif ka thënë: “Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhiut dhe gjithmonë merrja gusël pas tij. Kështu unë i tregova pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe ai tha: “Është e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dh eta stërkatësh atë mbi rrobat e tua, në të gjitha vendet ku është përhapur lëngu” (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu dhe thot se hadithi është hasen-sahih)

    Fikhus-sune nga Sejid Sabik

    Perkujtimi - Dispozita e islamit ndaj Medhijit dhe Vedijit?

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •