Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Çfarë domethënie ka thirrja e ezanit para namazit, si thirret ezani dhe a është e domosdoshme thirrja e tij?

  1. #1
    Fjollaaaa nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    13-08-2011
    Postimet
    22
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 13 herë në 9 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Çfarë domethënie ka thirrja e ezanit para namazit, si thirret ezani dhe a është e domosdoshme thirrja e tij?

    A mund te me shpjegoni qka dmth thirrja e ezanit para namazit?? a eshte e domosdoshem dhe si behet ???

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Haruni nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    20-06-2009
    Postimet
    463
    All-llahu të shpërbleftë
    85
    Falënderuar 384 herë në 216 Postime
    Rep Fuqia
    311

    re: Çfarë domethënie ka thirrja e ezanit para namazit, si thirret ezani dhe a është e domosdoshme thirrja e tij?

    Selamun alejkum

    Shejh Albani, rahimehullah, rreth ezanit ne xhami:

    Pyetja: A është obligim ezani për çdonjërin që falet në xhami, qoftë edhe për një individ i cili falet në një xhami që ka imam të rregullt?

    Përgjigjja: Po. Veçse është transmetuar saktësisht në disa rrugë të hadithit të atij personit i cili ka gabuar në namazin e vet, se pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë atij:

    "Thirre ezanin e pastaj bëj ikamet!"

    Ky është një urdhër nga ai, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Dhe siç dihet, prej rregullave të shkencës së Usulit [bazave] është se parimi fundamental në lidhje me një urdhër është se ai tregon në obligim, përveç nëse ka diçka që e largon atë nga obligimi, e këtu diçka e tillë nuk ka ardhur. (Revista "el-Esaleh" 5/61, 15 Dhul-Hixhxheh, 1413h.)

    Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah, rreth ezanit qe thirret kur falemi vete:

    Pyetje: Si është dispozita e ezanit dhe ikametit për atë që falet vetëm?

    Përgjigje: Ezani dhe Ikameti për atë që falet vetëm janë sunnet e jo vaxhib, sepse nuk ka dikë për ta thirrur për namaz.
    Por duke pasur parasysh se ezani është përmendje e Allahut, madhërim, thirrje për Veten në namaz dhe në shpëtim e poashtu edhe ikameti, atëherë themi se janë sunnet.

    Rregulla te ndryshme mbi ezanin nga Dr. AbdulAziz ibën Fet'hi Nida:

    Edukata e thirrjes së ezanit
    Ezani është prej shenjave të fesë së Allahut, madje prej atyre më të mëdha. I cili lajmëron dhe me të cilin lejohet të filluarit e faljes së namazit farz.

    Ka ca rregulla që kanë të bëjnë me thirrjen e tij të cilat duhet t'i kemi parasysh, dhe të kujdesemi për to, prej të cilave janë:

    1- Qëllimi (nijeti) të jetë i mirë:

    Muezini (thirrësi i ezanit) me këtë thirrje duhet të shpresojë në shpërblimin e Allahut për punën e tij, për shkak se për një vepër të tillë kanë ardhur disa hadithe të cilat tregojnë këtë shpërblim për muezinin. Nuk lejohet të kërkojë pagë mujore për thirrjen e tij, apo vendbanim në shtëpinë e xhamisë, apo për arritje të autoritetit ne masë etj. Pejgamberi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, lidhur me vlerën e myezinëve thotë: “Muezinët do të jenë njerëzit me qafat më të gjata Ditën e Gjykimit”

    Ua tërhoqi vërejtjen atyre që kërkojnë shpërblimin e kësaj bote me këtë vepër duke i thënë Uthman b. Ebil Asit: “...Merre një muezin i cili nuk kërkon pagë për thirrjen e ezanit”, hadith ky i cili jep sinjal të qartë se muezini duhet ta thërret ezanin vetëm për të fituar shpërblim tek Allahu e jo për të holla. Por nëse thirrja e ezanit muezinin e pengon nga puna dhe për hir të kësaj thirrje ai obligohet të bllokohet nga kërkimi i riskut me ndonjë punë tjetër, atëherë nëse udhëheqësi apo prijësi ia jep një pagë të caktuar disa dijetarë e kanë lejuar një gjë të tillë për të mbijetuar.

    2- Të jetë i kujdesshëm në kohën e thirrjes së tij:

    Pra të ketë kujdes ta thërret ezanin në kohën e tij dhe të kujdeset sa të mundet për saktësinë e kohës së tij sepse ai është përgjegjës për namazin e njerëzve, iftarin dhe syfyrin e tyre, e mos t'ua humbë besimtarëve shpërblimin e plotë. Në një hadith “mursel” është cekur se” “Muezinët janë përgjegjësit e besimtarëve për namazin dhe nevojat tjera të tyre” . Po ashtu Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem thotë: “Muezinët janë përgjegjësitë e besimtarëve për iftarin dhe syfyrin e tyre”.

    3- Ta ketë zërin e bukur:

    Duhet të zgjidhet njeriu me zërin më të bukur dhe më të lartë për thirrjen e ezanit. Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem i pat thënë Abdullah b. Zejd b. Abdu Rabit: “…Shko tek Bilali dhe mësoja atë që e ke parë në ëndërr (ezanin), e ai le ta thërret atë, sepse e ka zërin më të lartë se ti…” . Andaj njerëzit duhet pasur kujdes në zgjedhjen e muezinëve që ta kenë zërin e bukur, e disa muezinë të cilët nuk e kanë zërin e bukur, ndonjëherë ndoshta bëhen shkak që njerëzit të mos kenë dëshirë ta dëgjojnë as ezanin. E një gjë e tillë, për fat të keq, sot është prezent në mesin tonë.

    4- Të jetë i pastër:

    Pra të jetë i pastër në maksimum sipas mundësive të tij (të jetë me abdes) gjatë thirrjes së ezanit, gjë të cilën duhet ta ketë parasysh muezini sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

    5- Të thirret ezani nga një vend i lartë:

    Kjo, për shkak që ta dëgjojnë sa më shumë njerëzit ezanin e tij: ”Bilali e thërriste ezanin mbi një shtëpi prej shtëpive të një gruaje të fisit Benu Nexhari, shtëpi e cila ishte prej shtëpive më të larta rreth xhamisë”. Kurse në kohën tonë zmadhueset e zërit që gjenden nëpër minaret e luajnë rolin e hipjes në vend të lartë sipas mendimit të disa dijetarëve.

    6- Të thirret ezani i ngritur në këmbë:

    Të gjithë dijetarët janë të këtij mendimi, siç pohon një gjë të tillë Ibën Mundhiri, Allahu e mëshiroftë, duke thënë: “Të gjithë dijetarët janë të mendimit se është prej sunetit që ezani të thirret në këmbë”.

    7- Të thirret me zë të ngritur:

    Duhet muezini ta ngritë zërin e tij sa të ketë mundësi më qëllim që ta dëgjojnë të gjithë njerëzit thirrjen e tij për namaz. “Bilali kur e thërriste ezanin, i fuste dy gishtat e tij tregues në veshë”, gjë e cila i ndihmon muezinit në ngritjen e zërit.

    8- Thirrja e ezanit çift, kurse e ikametit tek:

    Për këtë rregull transmeton Enes b. Maliku i cili thotë: “U urdhërua Bilali ta thërriste ezanin duke i përsëritur fjalët e tij nga dy herë (çift) kurse ato të ikametit t'i përsëriste vetëm nga njëherë (tek)”.

    9- Praktikimi i sunetit gjatë thirrjes së tij:

    Duke i pasuar fjalët e Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, të cilat thuhen në ezan e duke mos shtuar fjalë tjera, e ato fjalë në ezan janë: “Allahu ekber (4 herë), esh-hedu en la ilahe ilallah (2 herë, esh-hedu enne Muhameden resulullah (2 herë), haj ales-salah (2 herë), haj alel fellah (2 herë), Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallah”.

    Kurse sunet gjatë leximit të ikametit është të thuhen vetëm këto fjalë: “Allahu ekber, Allahu ekber, esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu enne Muhameden resulullah, haj ales-salah, haj alel felah, kad kametis-salatu, kad kametis-salah, Allahu ekber Allahu ekber, la ilahe ilallah”.

    10- Të thirret me “terxhië”:

    “Terxhië” do të thotë, që muezini fillimisht dy shehadetet gjatë ezanit t'i thotë në vete, me zë të ulët, e pastaj t'i thotë ato me zë. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur ia mësoi thirrjen e ezanit Ebu Mahdhures i tha: “Thuaj: Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, Esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu enne Muhameden resulullah, esh-hedu enne Muhameden resulullah", këto fjali deri këtu, i thua me zë të ulët, e pastaj i thotë me zë të lartë (deri në fund)…” .

    Neveviu gjatë komentimit të sahihut të Muslimit thotë: “Në këtë hadith ka argument të qartë për medh-hebin e Malikut, Shafiut dhe Ahmedit si dhe për shumicën e dijetarëve të cilët thonë se “terxhiu” në ezan është prej sunetit, e që është leximi i dy shehadeteve me zë pasi t'i kesh thënë ato së pari në vete”.

    11- Kthimi i kokës në të djathtë dhe në të majtë:

    Muezini kur të arrijë tek fjala “haj ales-salah” duhet të kthehet në të djathtë, kurse tek fjala: “haj alel felah” në të majtë. Rregull të cilin e praktikonte Bilali gjatë thirrjes së ezanit, hadith të cilin e transmeton Ebu Xhuhajfe, I cili thotë: E pashë Bilalin duke e thirrur ezanin dhe e përcillja gojën e tij, ai e lëvizte kokën në të djathtë dhe në të majtë duke thënë: haj ales-salah, haj alel felah”. Thotë Neveviu në komentin e tij të sahihu Muslimit: “Dijetarët kanë disa mendime lidhur me mënyrën e lëvizjes së kokës, e në medhhebin tonë ka tre mendime, më e sakta prej tyre, e cila njëherazi është edhe fjala e shumicës së dijetarëve, se muezini kur thotë “haj ales-salah” e kthen kokën kah ana e djathtë, kurse gjatë fjalës së tij “haj alel felah” e kthen atë kah ana e majtë”.

    12- “Tethuibi” gjatë ezanit të sabahut:

    “Tethvib” do të thotë; t'i shtohet ezanit të sabahut pas fjalës :”Haj alel felah”, fjala “Es-salatu hajrun minen - nevm”, siç ja mësoi Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, Ebu Mahdhures, radij-Allahu anhu.

    13- Ezani i parë i mëngjesit të thirret natën:

    Pra të thirret ai para se të del agimi apo para se të hyjë koha e faljes së namazit të sabahut. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: “Bilali e thërret ezanin e parë natën, e ju vazhdoni të hani e të pini (në syfyr) derisa ta thërret ezanin e dytë Ibën Umi Mektumi”.

    14- Përsëritja pas muezinit:

    ثshtë prej sunetit që ta përsërisim ezanin pas muezinit, vepër për të cilën thotë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem,: “Kur ta dëgjoni ezanin përsëriteni ashtu siç e thotë muezini”. Mirëpo gjatë fjalës së muezinit “haj ales-salah, haj alel felah” duhet të zëvendësohet me fjalën “la havle ve la kuvete ila bilah”, sepse Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e dëgjonte ezanin i përsëriste fjalët e tij, e kur arrinte tek fjala “haj ales-salah, haj alel felah”, thoshtë: "la havle ve la kuvete ila bilah”.

    Kurse gjatë ezanit të sabahut pas fjalës “es-salatu hajrun minen nevm” e përsëritë të njëjtën fjalë, siç thotë edhe Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem.

    15- Pasi muezini i lexon shehadetet të thuash fjalën “edhe unë, edhe unë” :

    Për shkak se edhe Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e dëgjonte muezinin duke e lexuar deklarimin e shahadetit thoshte “edhe unë, edhe unë” . Pra edhe unë dëshmoj sikurse ti një gjë të tillë.

    16- T'i lexosh salavatet pas ezanit:

    Thotë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kur ta dëgjoni muezinin atëherë thoni ato fjalë që i thotë ai, e pastaj bini salavat mbi mua…” . E këto salavate lejohet të thuhen çfarëdo qofshin ato me kusht mos të jenë “salavatet ibrahimije” (ato që lexohen në fund të namazit. Sh. P.)

    17- Ta lexosh lutjen e duhur pas ezanit:

    Duhet të thuash pas ezanit ashtu siç ka ardhur në hadith; “Kush thotë këtë lutje pasi ta dëgjojë ezanin: “Allahume rabe hadhihid-davetit-tameh, ves-ssalatil kaimeh, ati Muhamedenil vesilete vel fedilete, veb ath-hu mekamen mahmuden el-ledhi veadtehu” do ta kaplojë ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit”.

    Po ashtu thotë edhe lutjen tjetër siç është transmetuar në hadithin e vërtetë: “Kush thotë këtë lutje pasi ta dëgjojë muezinin: “Ve ene esh-hedu en la ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, ve esh-hedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, reditu bil-lahi raben, ve bi Muhamedin resula, ve bil Islami dina” do t'i falen gabimet e tij”.

    18- Duhet të lutesh mes ezanit dhe ikametit:

    Për arsye se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: “Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet prapë”. E padyshim se besimtari e ka obligim që t'i kërkojë kohët më të përshtatshme në të cilat pranohet duaja dhe t'i lutet Allahut në ato kohë.

    19- Mos të largohet besimtari nga xhamia pasi të thërret ezani:

    Nuk lejohet të dilet prej xhamisë pasi të thërret ezani përveç për ndonjë nevojë të rëndësishme. Ebu Hurejre kur e pa një njeri duke dalë nga xhamia pas ezanit të ikindisë tha: “Ky person e ka kundërshtuar Ebu Kasimin (Pejgamberin), sal-Allahu alejhi ve selem”.

    20- Duhet lënë kohë të mjaftueshme mes ezanit dhe ikametit:

    Të ketë aq kohë sa i mjafton atij që është duke marrë abdes ta përfundoje abdesin e tij, ai që është duke ngrënë ta përfundojë ngrënien e tij duke mos u ngutur. Mu për këtë I Dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem thotë: “Mes ezanit dhe ikametit lejo kohë të caktuar aq sa i mjafton njeriut ta kryej nevojën dhe të marrë abdes i qetë, dhe sa i mjafton të uriturit të ushqehet”.

    Këto ishin disa rregulla që kanë të bëjnë me ezanin e të cilat Allahu mi lehtësoi t'i tuboj, numri i tyre arrin njëzet. E falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjithësisë.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Fjollaaaa nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    13-08-2011
    Postimet
    22
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 13 herë në 9 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Çfarë domethënie ka thirrja e ezanit para namazit, si thirret ezani dhe a është e domosdoshme thirrja e tij?

    ahaa dmth veq 1njeri e bon per krejt a po se une mendova qe krejt vet kshtu nejse.flm shum

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •