Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Çfarë është masturbimi ?

  1. #1
    Muslimane Elhamdulilah nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    14-03-2010
    Postimet
    574
    All-llahu të shpërbleftë
    1,558
    Falënderuar 613 herë në 329 Postime
    Rep Fuqia
    362

    Çfarë është masturbimi ?

    Es Selamu Alejkum.

    Ketu ne forum e kam lexuar nje teme dhe e kam nje pyetje se c'eshte masturbimi se nuk po e kuptoj se cka eshte?

    Ma beni hallall.

    Selam alejkum.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Thumame ibn Uthal nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    27-11-2010
    Postimet
    2,648
    All-llahu të shpërbleftë
    215
    Falënderuar 807 herë në 564 Postime
    Rep Fuqia
    1054

    re: Çfarë është masturbimi ?

    Citat Postuar fillimisht nga Muslimane Elhamdulilah Shiko Postimin
    Es Selamu Alejkum.

    Ketu ne forum e kam lexuar nje teme dhe e kam nje pyetje se c'eshte masturbimi se nuk po e kuptoj se cka eshte?

    Ma beni hallall.

    Selam alejkum.
    Alejkum selam

    Pyetja: A është i lejuar masturbimi?

    Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Masturbimi që në gjuhën arabe quhet istimna është nxjerrja e spermës në mënyrë (jo gjatë mardhënieve intime) e cila quhet vetëkënaqësi. Në Islam është e ndaluar (haram).

    Argumenti për këtë është fjala e Allahut në Kuran në suren Muminun, kur flet për cilësitë e besimtarit të denjë thotë: “Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime) me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon prej tyre (dëfrim nga të ndaluarit), të tillë janë ata që kanë shkelur normat e caktuara.” (Muminun, 5-7)

    Ky është edhe argumeti me të cilën argumentoi imam Maliku për këtë qështje. Kurse imam Shafiu thotë se nga ky ajet nënkuptojmë se ekzistojnë vetëm dy mënyra të kënaqet epshi i personit (me gratë dhe robëreshat e veta); përndryshe (nëse kërkon formë tjetër), personi është mëkatar, që i bën padrejtësi vetes.

    Argument tjetër kemi thënien e Profetit (salallahu alejhi ue selem): “ Ju të rinj, ata që mund ta mbajnë gruan le të martohen, ngase në këtë mënyrë arrihet ndalja e shikimit (në harame) dhe mbrohet nderi (nga imoraliteti). Ai që s'mundet (të martohet), atëherë le të agjërojë, ngase agjërimi ftoh pasionin seksual ". (Transmeton Buhariu)

    Nga ky hadith shohim se i Dërguari (bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) i këshillon ata që nuk munden të martohen të agjërojnë, për shkak se ai e zbut instiktin seksual dhe nuk këshillojë ndonjë formë tjetër.

    Kurse sa i përket dëmeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga masturbimi, po e përmendim atë që e cek shejh Muhamed Hamidi në librin e tij me titull “Rudud ala ebatil” ku thotë: “Profesori i mjekësisë ligjore pranë Universitetit të Azharit sqaron për disa dëme me rastin e aplikimit të masturbimit. Ai thotë se koka e penisit është shumë e ndjeshme. Nga ngacmimi i saj ngjallet ndjenja për mardhënie intime. Me atë rast aktivizohen gjëndrrat seksuale dhe nga organi del sasi e caktuar e spermatozoidëve. Megjithatë, nëse kjo procedurë kështu përsëritet shpesh mund që ndjeshmëria të dobësohet. Prandaj ai që aplikon këtë mënyrë të daljës së spermes mund të mos ketë mundësinë e kryerjes së mardhënieve intime, sepse organi gjenital i mashkullit më nuk ngacmohet me rastin e futjes së organit në vaginë, pasi që dalja e spermës nuk shkaktohet përveç pasi ta bëjë atë me dorë. Kjo shkakton dëm te vetë burri, gjithashtu edhe gruas e cila ka të drejtë të kërkojë nga ai kënaqësi seksuale.”

    Me këtë rast do të shtojmë edhe atë se sperma është një prej komponenteve kryesore të trupit dhe element bazë për krijimin e pasardhësve, për të cilën mjekja anleze Mary Stubes në librin e saj “Married, Love” “Martesa, dashuri” përmend se analizat kimike të bëra të spermes tregojnë, në mes të tjerash, se sperma përmban një sasi të madhe të kalciumit dhe fosforit, dy elemente shumë të nevojshme për formimin e trupit të njeriut. Nëse kjo është e vërtetë atëherë njerëzit vërtetë gabojnë shumë kur këtë lëng (spermën) e konsiderojnë të tepërt dhe e hedhin jasht pa nevojë.”

    Mjaftojnë këto që u përmenden ta kuptojmë rrezikun e këtij veprimi, e posaçërisht, kur kjo shnëdrrohet në ves, prandaj duhet të largohemi nga ky veprim dhe çdo gjëje që na shpien tek ai, si shikimi i fotografive të grave, shikimi i vajzave, domethënë: mosulja e shikimit, mos kryerja e obiligimeve ndaj Allahut, mos bërja dhikër, mos falja namaz nate, mos shoqërimi me musliman të mirë etj.

    Pasi kuptuam këtë, është e nevojshme të përmendim se disa dijetarë të medhhebit hanbeli e lejojnë masturbimin, mirëpo duhet ta kemi të qartë se ata e lejojnë këtë vetëm në situata të caktuara.

    Është përgjigjur Hoxhë Alaudin Abazi
    Së fundi përpunuar nga Ebu Hatib: më 11-07-2011 17:30
    Hoxhë Ali al Temimi,(All-llahu e liroftë nga burgu i Tagutit) ka thënë:
    "Këta (Rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësave Islam, janë Murrxhia ndaj pushtetarëve, janë si Rafidit ndaj grupeve tjera, dhe janë si Kaderit ndaj jehudive,krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë."

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •