Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: C'fare vlere ka falja e pese koheve te namazit?

  1. #1
    bekir-87 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    04-09-2006
    Lokacioni
    Sweden
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    3
    Falënderuar 39 herë në 21 Postime
    Rep Fuqia
    226

    C'fare vlere ka falja e pese koheve te namazit?

    e selam alejkym ..vllezer a din dikush te me tregon vleren e pes koheve te namazit? e selam alejky me rrahmetull-llah!

  2. #2
    beqir nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    27-05-2006
    Lokacioni
    gjermani
    Postimet
    182
    All-llahu të shpërbleftë
    620
    Falënderuar 519 herë në 155 Postime
    Rep Fuqia
    312

    Re: vlara e pes koheve te namazit

    we alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu


    All-llahu i madhëruar në Kur’an thotë:
    “Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe”.
    (el-Ankebut:45)

    Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie”. Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet”.

    Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë”.

    Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. që t’i lajmërojë (i penduar për atë mëkat). Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija”. Njeriu atëherë i tha Pejgamberit s.a.v.s.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “Për mbarë ummetin tim!”



    Në fund lusim All-llahun subhanehu ve teala që të na bëjë prej atyre të cilët e kryejnë namazin dhe të na udhëzon kah ajo të cilën Ai e don dhe dëshiron.


    we selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

  3. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  4. #3
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,833
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1590

    Re: vlara e pes koheve te namazit

    Ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu

    Vëlla i dashur bekir-87, për vleren e namazit dhe rëndësin e saj, të këshilloj t´i ndëgjosh disa derse të hoxhes Sadullah Bajrami:

    Vlera e Namazit
    Namazi ofron rriskun 1
    Namazi ofron rriskun 2
    Disa fjalë për namazin


    Këto ligjërata, dhe shumë të tjera rreth namazit etj., mund t´i ndëgjosh këtu:
    http://media.kurandhesunet.net/index...A%3D&lpytnNLU=

    Selamu Alejkum
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  5. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  6. #4
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,884 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    956

    Re: vlara e pes koheve te namazit

    Selam aleikum. Allahu i shperblefte vellezerit per keto postime. Une desha vetem te postoj disa hadithe per vlerat e pese koheve te namazit. Dhe keto jane vlerat me kryesore.

    1) Namazi eshte shtylle e Islamit.

    Bukhari, Muslim e të tjerë trasmetojnë nga Ibn Umar se Rrasuli tha: “Islami ngrihet mbi pesë: dëshminë se askush e asgjë s’ka të drejtë të adhurohet veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjerimi i Ramazanit dhe haxhi (tek Shtëpia e Shenjtë)”.

    2) Namazi na vecon nga kufaret.

    Ahmed, Muslim, Abu Dawud, Tirmidhi dhe Ibn Maxhah trasmetojnë nga Xhabir se Rrasuli tha: “Mes një personi dhe kufrit është lënia e namazit”.

    Ahmed, Tabarani dhe Ibn Hiban trasmetojnë nga Abdullah Ibn Amr Ibn el-As se Rrasuli një ditë permendi namazin dhe tha: “Kushdo që është i kujdesshëm dhe kryen faljet, ato do të jenë për të dritë, provë dhe shpetim për të në Ditën e Ringjalljes. Kushdo që nuk është i kujdesshëm dhe nuk i kryen ato, nuk do të jenë për të dritë, provë dhe shpëtim. Ditën e Ringjalljes ai do jetë me Karunin, Faraonin dhe Ubej ibn Khalaf”.

    3) Pas tewhidit, vepra me e rendesishme eshte namazi

    Tirmidhi trasmeton nga Muadh ibn Xhabal se Rrasuli tha:”…..Koka e çështjes është Islami. Shtylla është namazi dhe kulmi është xhihadi”.

    Rrasuli trasmetohet të ketë thënë sipas Abdullahut: “Çështja e parë për të cilën robi i Allahut do të pyetet ditën e Gjykimit është namazi. Nëse ajo është e mirë, edhe pjesa tjetër e veprave të tij do të jetë e mirë. Nëse është e keqe, edhe pjesa tjetër e veprave do të jetë e keqe” (Tabarani).

    4) Permbushja e pese namazeve ne kohet e tyre eshte pakt per shpetim.

    Ahmed, Abu Dawud, Nisa’i dhe Ibn Maxhah trasmetojnë nga Ubada Ibn Es-Semit që ai dëgjoi Rrasulin të thotë: “Allahu ka obliguar pesë namaze mbi robët e Tij. Kushdo që i përmbush ato dhe nuk i ikën asnjë nga ato do të ketë një pakt me Allahun që Ai do ta lë të futet në xhenet. Kushdo që nuk vjen me to nuk do ketë pakt me Allahun. Nëse do mund ta ndëshkojë atë, e nëse do mund ta falë atë”.
    Së fundi përpunuar nga sunnih: më 07-09-2006 23:29 Arsyeja: gabim gjuhesor
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  7. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  8. #5
    bekir-87 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    04-09-2006
    Lokacioni
    Sweden
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    3
    Falënderuar 39 herë në 21 Postime
    Rep Fuqia
    226

    Re: vlara e pes koheve te namazit

    All-llahu ju shperbleft!

Tema të Ngjashme

  1. A lejohet bashkimi i kohëve të namazit pas punës ?
    By sotllari in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 22:11
  2. Falja e namazit nafile(naten) dhe namazit te vitrit me imam
    By klinaku in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2008, 02:49
  3. Falja e Namazit
    By Menntori in forum Salati - Namazi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2007, 11:54
  4. Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 23:34

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •