Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Cilat janë këshillat për natën e parë të martesës ?

  1. #1
    Bafti Dogani nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    13-05-2011
    Postimet
    1
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 3 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    Cilat janë këshillat për natën e parë të martesës ?

    Cilat jane keshillat per naten e pare te marteses pasi qe shum shpejte do te martohem?

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Ebu Besir nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    16-08-2008
    Postimet
    1,216
    All-llahu të shpërbleftë
    2,304
    Falënderuar 756 herë në 450 Postime
    Rep Fuqia
    1042

    re: Cilat janë këshillat për natën e parë të martesës ?

    Selamun alejkum

    Hoxhe Muharrem Shtulanoviq, ne lidhje me kete teme, ka nje liber te titulluar ''Nata e pare e marteses dhe jeta intime ne martese sipas te drejtes se sheriatit''.

    Per me gjeresisht rreth kesaj teme, mundeni ta bleni kete liber, i cili eshte i perkthyer ne gjuhen shqipe me po ate titull qe permendem me siper, ndersa ne ne pika te shkurtera do te permendim ate qe thote hoxha ne ate liber.

    Hoxha thote: ''Mustehab (e lavderuar) eshte per te dy bashkeshorttet qe naten e pare te falin nga dy rekate namaz dhe t'i luten Allahut xhele shanehu pas namazit qe takimi dhe afrimi i tyre fizik te filloje me nje devotshmeri ndaj Allahut xhele shanehu.
    Burri qendron perpara, ndersa gruaja pas tij. Pasi qe e kryejne namazin, mustehab eshte qe burri ta beje lutjen qe vijon te cilen e transmeton Taberaniu: ''All-llahume barik li fi ehli.
    Ve barik lehum fijje. All-llahummerzukhum mini verzukni minhum. All-llahumexhme'bejnena ma xhema'te fi h'ajrin. Ve ferrik bejnena idha ferrekte fi hajrin.

    Perkthimi: ''O Zot begatome mua ne familjen time (bashkeshorten time) dhe begatoji ata ne mua! O Zot ne qofte se na bashkon, na bashko ne te mire dhe ne qofte se na ndane, na ndaje me te mire.''

    Mustehab (e lavderuar) eshte qe burri t'ia vere doren e vete mbi ballin e saj (gruas), pastaj te filloje duke thene: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim dhe duke iu lutur Allahut xhele shanehu per ate qe kjo nate te jete e frytshme.

    Buhariu transmeton se Muhammedi alejhi selam, ka thene: ''Ne qofte se dikush nga ju martohet le ta permende Allahun e Lartemadheruar dhe le te lutet per bereqet me fjalet: ''All-llahumme inni es'eluke min hajriha ve hajri ma xhebelteha 'alejhi, ve eudhu bike min sherriha ve sherri ma xhebelteha 'alejhi.

    Perkthimi: ''O Zot te lutem prej te mirave te saj dhe prej sjelljes se mire te saj, qe Ti e ke kriuar ne te. Te lutem qe te me mbrojshe nga sheri i saj dhe nga sjellja e keqe qe Ti ke krijuar tek ajo.''

    Mustehab eshte qe para marredhenieve intime te perdorim misvakun (brushen dhe pasta te ndryshme), te pastrojme gojen dhe t'i lajme dhembet, qe te largojme aromen e keqe dhe te pakendshme nga goja.

    Nga adabet e marredhenieve fizike eshte qe bashkeshortet, qe te dy te zhvishen teresisht dhe te jene te mbuluar me nje carcaf.

    1. Te pergaditet shtrati me Bismil-lah.
    2. Bashkeshortet te stolisen dhe te zbukurohen ne nje menyre qe te terheqin vemendjen e njeri-tjetrit me rrobat me te bukura, me aroma te kendshme etj.
    3. Nder rregullat e marredhenieve intime eshte qe burri dhe gruaja te bejne lutjen e transmetuar nga Buhariu: ''Bismil-lahi All-llahum-me xhennebnesh-shejtane ve xhen-nibish-shejtane ma rezaktena.
    4. Haram eshte qe te kemi marredhenie intime me gruan ne anus, ose gjate periudhes kur ajo eshte me te permuajshmet ose eshte lehone pas lindjes, per derisa te pastrohet.
    5. Menyra me e natyrshme dhe me e mire e kryerjes se marredhenieve intime, sic transmeton Muslimi eshte atehere kur gruaja eshte shtrire ne shpine dhe burri hipe mbi te.
    6. Ne qofte se deshirojme te kemi perseri marredhenie intime, mustehab (e lavderuar) eshte qe te marrim abdes.
    7. Me mire eshte qe te shpejtohet me larjen e trupit (gusull).
    8. Bashkeshorteve u lejohet qe te lahen se bashku.

    Keto jane disa nga rregullat qe ceken ne librin qe permendem me siper. Sigurisht ne ate liber ka edhe me shume gjera te cilat duhet muslimani apo muslimanja t'i mesoje dhe praktikoje.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •