Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 8 prej 8

Tema: Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

  1. #1
    arsenpinari nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    18-09-2006
    Postimet
    2
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 2 herë në 2 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

    selamu alejkum lus allahun te ju ruaj pasi lexova fetuan e shejh albanit rahimehullah rreth ngrenies se syfyrit nuk u qartesova se kur eshte ora e fundit qe ndalohet ngrenia e pirja me sakte sa para namazit allahu ju shperblefte

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e medresante
    medresante nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    17-06-2006
    Lokacioni
    Finlanda
    Postimet
    143
    All-llahu të shpërbleftë
    354
    Falënderuar 320 herë në 103 Postime
    Rep Fuqia
    355

    Agjerimi

    Selam Alejkum

    Urime muaji i shejntë,Allahu na mundesofte te e presim,e te ja japim hakkun siq e meriton dhe ne fund Allahu na pranofte ibadetin,agjerimin gjate ketij muaji te begatshem.

    Ne nje ligjerat drejtperdrejte, te marten e ka theksu kete pike Prof. Shevqet Krasniqi, se Pejgamberi a.s. e ka falur sabahun pas 5-10 min mas shumti,pasi qe e ka perfundu syfyrin.
    Eshte mire qe te bejme syfyr rreth ores-minutave te fundit te syfyrit ne menyre qe mos te flejme e me pas te zgjohemi prap qe te falim sabahun,mirepo te bejme syfyr ne minutat e fundit te tij ne menyre qe te falim sabahun me pas (gje per te cilen potencova pas 5 minutash te e falesh sabahun).

    Allahu Alem
    Në rrugën e jetës, mund të ecin mirë vetëm ata që dinë ku shkojnë.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Edmondi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    02-05-2006
    Postimet
    23
    All-llahu të shpërbleftë
    24
    Falënderuar 30 herë në 15 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Agjerimi

    Citat Postuar fillimisht nga medresante Shiko Postimin
    Selam Alejkum
    Urime muaji i shejntë,Allahu na mundesofte te e presim,e te ja japim hakkun siq e meriton dhe ne fund Allahu na pranofte ibadetin,agjerimin gjate ketij muaji te begatshem.
    Ne nje ligjerat drejtperdrejte, te marten e ka theksu kete pike Prof. Shevqet Krasniqi, se Pejgamberi a.s. e ka falur sabahun pas 5-10 min mas shumti,pasi qe e ka perfundu syfyrin.
    Eshte mire qe te bejme syfyr rreth ores-minutave te fundit te syfyrit ne menyre qe mos te flejme e me pas te zgjohemi prap qe te falim sabahun,mirepo te bejme syfyr ne minutat e fundit te tij ne menyre qe te falim sabahun me pas (gje per te cilen potencova pas 5 minutash te e falesh sabahun).
    Allahu Alem
    Moter, me duket se nuk iu pergjigje vllaut. Pyetja e tij ishte se kur eshte koha e fundit per te ngrene syfyr, dmth ne sa ora. Ti vetem theksove se e ka fal sabahin 5 minuta pas syfyrit por nuk tregove ne sa e ka ngrene syfyrin.
    Tek ne ne Kosove sabahi falet pak para lindjes se djellit ndersa gjate ramazanit falet shume me heret. Nese kish mujt dikush mu pergjigj ma saktsisht.

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  7. #4
    Grafika e hasani
    hasani nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    15-03-2005
    Lokacioni
    dunjaja
    Postimet
    181
    All-llahu të shpërbleftë
    50
    Falënderuar 473 herë në 146 Postime
    Rep Fuqia
    386

    Re: agjerimi

    seamualejkum vella arsenpinari

    Allahu i ruajt dhe i shperblefte me te mira postuesit e mehershem.

    vella i nderuar nuk mund te nis shkrimin per ju pa kerku nga Allahu subhanehu we teAla qe ta shperblej Shejkun , Imamin , Alimin e keti dini Al Albanin rahimehullah per te gjitha ato vepra dhe pune te madhe qe ka bere qe te ngritet Fjala e Allahut subhanehu we teAla , e Pejgamberit alejiselam dhe e Gjeneratave te Arta radiallahu anhume.

    Vella ajo qe e thot shejkh Albani rahimehullah eshte me nje keshill te tij si me poshte:
    Çështja tjetër që dëshiroj të sqaroj është se ç`farë ndodhet në hadithin e mësipërm dhe të vonojnë syfyrin.

    Ajo ç`ka kërkohet këtu është e kundërta e rastit të iftarit, më parë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) na urdhëronte në shpejtimin e iftarit, ndërsa për syfyrin, ai duhet të vonohet.
    Ajo ç`ka ndodh sot në të gjithë vendet është krejtësisht ndryshe. Disa njerëz e hanë syfyrin para shfaqjes së agimit, ndoshta një orë para.
    Kjo nuk është e dobishme dhe është në kundërshtim me sunnetin e treguar nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe nga praktika e tij.

    Shokët e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e linin syfyrin aq vonë saqë njëri prej tyre e dëgjonte gjithnjë ezanin dhe vazhdonte të hante, pra e vononte syfyrin.

    Në të vërtetë është një hadith i saktë i thënë nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i cili tregon lehtësimet që na ka ofruar islami.
    Është një nga shtyllat e islamit (lehtësimi) për të cilën muslimanët janë krenarë për këtë veçanërisht në lidhje me agjërimin ku All-llahu s.u.t. përfundon ajetin e agjërimit me thënien:
    All-llahu dëshiron lehtësira për ju dhe nuk dëshiron vështërsi.

    Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
    Nëse njëri nga ju dëgjon thirrjen për lutje (ezanin) dhe ka enën në duart e tij, mos ta lëshojë atë derisa të ketë plotësuar nevojën e tij nga ajo (derisa të jetë ngopur).

    Nëse donjëri nga ju dëgjon ezanin dhe ka enën në të cilën ka ushqim, si qumësht, ndonjë pije, ujë apo diçka tjetër ta marrë për syfyr dhe ai dëgjon ezanin, thotë ushqimi është i ndaluar për atë që ka ngrënë mjaft nga ajo dhe nuk është e lejuar për të, që të marrë përsëri qoftë pije apo frut kur ai ka ngrënë më parë.

    Ndërsa per ate qe ka degjuar ezanin dhe nuk ka marrë as ushqim e as pije, Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka bërë të lejueshme për të. Prandaj ai e ka thënë në mënyrë të kuptueshme dhe në gjuhën e qartë arabe:
    Nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.

    Në lidhje me thirrjen e ezanit këtu flitet për ezanin e dytë, dhe nuk është ezani i parë për të cilin thonë disa gabimisht se është ezani i agimit.
    Ne duhet të dimë se nuk ka bazë se ezani i parë është ezani i agmit. Ezani i dytë është kur ne duhet të përmbahemi dhe kjo është thënë qartë në Kur’an ku All-llahu s.u.t. thotë:
    Dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim Bekare 187.

    Pra ngrënia bëhet e ndaluar kur fillon koha e faljes së sabahut dhe nuk ka ndarje mes këtyre dyjave. Nuk ndalohet ushqimi dhe pija për më pak apo më shumë se 15 minuta para se të fillojë kaha e faljes së sahahut.
    Për këtë nuk ka asnjë transmetim të sakte, sepse falja bëhet e detyrueshme dhe uqshqimi bëhet i ndaluar kur shfaqet agimi.
    (Sqarim nga une vella: pra per perkufizimin e 15 minuatave siq e bejn disa , argument per kete sipas Albanit nuk ka , por argument eshte ajo qe e ka thene Allahu ne suren Bekera 187 dhe Pejgamberi alejiselam ne hadithet e tij.Keto 15 minuta jane mesele fikhu qe kane dallim nga njeri tek methhebi tjeter)

    Hadithi i transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi nga Abdullah Ibn Umer ibn Hattabi (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
    Mos t’ju gënjejë ju ezani i Bilalit (nënkupton ezanin e parë) sepse ai e thërret ezanin për të zgjuar njerëzit që janë në gjumë dhe ai person që dëshiron për të ngrënë syfyr mund të hajë, prandaj hani e pini derisa Ibn Ummi Mektumi të thërrasë ezanin.

    Ibn Ummi Mektumi (radiall-llahu anhu), emri i të cilit ishte Amr, ishte një burrë i verbër për të cilin zbriti fjala e All-llahut s.u.t:
    Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri. Abese 1-2.

    Ai thërriste ezanin e dytë ezani ku kuptohet se ngrënia dhe pirja bëhen të ndaluara dhe ajo është koha e faljes së sabahut.
    Lind pyetja se si e ka thirrur ezanin kur ka qënë i verbër ?

    Amr Ibn Ummi Mektumi (radiall-llahu anhu) ka hipur mbi çatin e xhamisë por nuk mund të shihte agimin. Ai priste derisa kalonte ndonjëri rrugës gjatë agimit dhe kështu kur ndonjëri shihte agimin duke u përhapur nepër horizont, i thonte atij është mëngjes, është mëngjes dhe pastaj ai thërriste ezanin.
    Pra ezani i Amr Ibn Ummi Mektumit (radiall-llahu anhu) ishte pasi dukej agimi dhe shihej nga njerëzit ndërsa ecnin.

    Siç shihet në këtë çështje ka gjërësi. Muezini mund të vonohet në thirrjen e ezanit derisa dëgjon njerëzit duke i thënë atij se është mëngjes. Pastaj i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
    Nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.(sqarim nga Une vella; Vella ketu Shejkkh Albani rahimehullah flet per ezanin e namazit(Ibn Mektumit) e jo te Biallit qe i zgjonte njerezit nga gjumi.Pra nese nuk ke ngren apo je duke ngren kryje edhe nese thirret ezani i namazit.)

    All-llahu s.u.t. thotë në fund të ajetit në lidhje me agjërimin:
    All-llahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nu do që t’i vështërsojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni All-llahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt me qëllim që të jeni shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj Tij. Bekare 185.

    Bëhen disa kritika që bien në kundërshtim me këtë sunnet ku njëri thotë:
    Nëse dikush dëgjon ezanin dhe ka ca ushqim në gojë ai duhet ta hedhe atë.
    Kjo është e kritikueshme në Islam dhe tejkalon kufirin e fesë. Zoti i gjithë krijesave na paralajmron dhe na kujton neve në librin e Tij dhe në sunnetin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që ne nuk duhet të tejkalojmë kufijtë e fesë tonë. (sqarimi ime Vella: pra nuk duhet ta hudhesh ushqimin qe e ke ne goj edhe nese thirret ezani por vazhdoje dhe haje ate se ajo eshte lehtesim per agjeruesin)

    Thotë All-llahu s.u.t. në Kur’anin fisnik:
    O njerëz të librit mos kapërceni kufijtë e fesë tuaj dhe mos thoni për All-llahun asgjë përveç të vërtetës.

    Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
    Rujuni nga tejkalimi i kufijve në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga tejkalimi i kufijve të fesë së tyre.

    Pra kur i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) na ka bërë të qartë se ngrënja e syfyrit është në dorën e personit për të marrë anën më të thjeshtë duke thënë:
    Nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.

    Pra është në kundërshtim me All-llahun s.u.t. dhe Profetit të Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur një person thotë se ai që dëgjon ezanin dhe ka ushqimin e tij në gojë duhet ta hedhë atë në tokë.
    Kjo është në kundërshtim me sunnetin dhe urdhrin e qartë të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

    Më kanë pyetur shumë herë për këtë hadith, për të cilin unë do t’ju paraprij juvë duke ju treguar se ky hadith gjindet në librat më me famë të sunnetit, tek suneni i Ebu Daudit dhe ky është libri tretë nga gjashtë librat e njohur, i pari i të cilëve është Sahihul Bukhari, i dyti Sahihul Muslim dhe i treti Suneni i Ebu Dautit.
    Ky hadith gjindet gjithashtu në mustedrekun e Hakimit dhe musnedin e Ahmedit.
    Kështu që hadithi është mjaft i njohur dhe i tregur nga Imamët e sunnetit në kohët e hershme dhe me një zinxhir të vërtetë transmetuesish.

    Tani për të përfundur këtë bisedë, po e mbyll me thënien e të Dërguarit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
    All-llahu s.u.t. dëshiron të lejuarat të veprohen ashtu siç do që detyrat të kryhen.
    Dhe në një thënie tjetër:
    Ashtu siç urren që kundërshtimet ndaj urdhrave të tij të veprohen.


    Nga Shejkh:
    Muhammed Nasiruddin Albani (All-llahu s.u.t. e meshirofte).
    vella une u mundaova ta sqaroj , atu ku kam shkru ne kllapa dhe kam thene sqarimi ime , eshte fjala ime e jo e Shejkh Albanit rahimehullah.
    Pra une po e mbyll me Hadithin e profetit alejhiselam ku thot:
    Ummeti im do të vazhojë të ketë të mira për aq kohë sa të shpejtojë iftarin dhe ta vonojnë syfyrin.

    Lus Allahun subhanehu we teAla qe te shperblej per interesin tend qe ky muaj te gjeje me te pergaditur ne qeshtjet e fese.Dhe Lus Ate , qe na ka dhene te Parit , Te degjuarit , Mundesuar te mesuarit, Te menduarit dhe mundesimit te shprehurit te saj, qe te ma kete mundesuar mua qe te kem qen i kjarte me ju dhe te na shperblej per kete dhe te na fal mekatet .Ndersa Allahu subhanehu we teAla eshte me te sinqertit dhe durimtaret.

    esselamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Së fundi përpunuar nga hasani: më 21-09-2006 21:08 Arsyeja: permiresim i drejtshkrimit
    Ka thene Pejgamberi alejhiselam:“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

    Hasen el-Basriu thote:”Mos i shoqeroni bidatçinjte, as mos hyni ne debat me ta, e as mos i degjoni ata.”

    Und helft euch durch Geduld und Gebet; dies ist wahrlich schwer, außer für Demütige [2:45

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  9. #5
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    961

    Re: Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

    Selam aleikum. Allahu e shperblefte vella Hasanin per kete postim.

    Po ashtu Allahu e shperblefte sheikh Albanin ngase ajo qe ai ka bere per hadithin dihet nga te tere ata qe e njohin ate dhe statusi i tij i larte ne hadith nuk mund te mohohet nga cilido qe ka sadopak dije.

    Megjitheate, ai eshte sikurse edhe dijetaret e tjere, here e qellon te verteten dhe here gabon. Nese ia ka qelluar, per te ka dy shperblime dhe nese nuk ia ka qelluar atehere ka nje shperblim.

    Persa i perket kesaj fetweh (mos lenies se enes derisa te plotesosh nevojen tende kur thirret ezani) sheikhu yne i dashur nuk ia ka qelluar dhe ky mendim qe sheikhu ka mbajtur nuk eshte mendimi i shumices se ulemave.

    Po ashtu dijetare me te ditur ne hadith se sheikh Albani, sikurse Ibn Haxhar Askalani nuk e kane perfshire kete hadith ne kompilimet e tyre rreth agjerimit, si hadith nga i cili te nxirret gjykim.

    Nuk eshte ceshtja nese hadithi eshte sahih apo jo dhe meqe sheikh Albani thote se hadithi eshte sahih atehere e besojme ne kete por valle hadithi a thote se behet fjale per ezanin e Ibn Umm Maktumit? Jo. Po ashtu transmetimi nga Umari a tregon se behet fjale per hadithin e Ibn Umm Maktumit? Jo.

    Prandaj ky eshte thjeshte ixhtihadi i Sheikh Albanit. Vertete qe dijetare te tjere kane thene se nese ezani i vertete thirret, atehere qe ndalohet ngrenia sikurse edhe hadithi sahih qe edhe Albani permend thote se ezani i Bilalit mos te na ndaloje nga ngrenia por ezani i Ibn Um Maktumit te na ndaloje.

    Dhe ne kete hadith nuk behet perjashtim per ate qe ka enen ne dore dhe po ashtu hadithi thote qe "te mos ndalojme se ngreni" kur degjojme ezanin e Bilalit por kur te degjojme ezanin e Ibn Umm Maktumit pra ne jemi duke ngrene dhe degjojme Bilalin duke thirrur ezanin, prape vaxhdojme te hame, degjojme Ibn Umm Maktumin, cfare duhet te bejme? Ku hadith na thote te ndalojme se ngreni.

    Pra hadithi i Abu Dawudit bie ne kundershtim me kete hadith qe eshte me i sakte se ai po qe se kuptohet se ky eshte ezani i dyte. Po qe se eshte ezani i pare atehere eshte ne perputhje me hadithin.

    Po ashtu rregulla e pergjitheshme ne lidhje me agjerimin eshte dhene nga ajeti qe te hajme derisa te dallojme fillin e bardhe nga i ziu. Pra po qe se te eshte bere e qarte se filli i bardhe eshte i pranishem, atehere eshte obligim te agjerosh dhe po ashtu hadithi i dy ezaneve deshmon per kete.

    Pra agjerimi fillon sikurse hadithi thote, "Mos t’ju gënjejë ju ezani i Bilalit (nënkupton ezanin e parë) sepse ai e thërret ezanin për të zgjuar njerëzit që janë në gjumë dhe ai person që dëshiron për të ngrënë syfyr mund të hajë, prandaj hani e pini derisa Ibn Ummi Mektumi të thërrasë ezanin". Prandaj eshte e vertete se nuk ka nderprerje te ngrenies para se te hyje tamam sabahu. Sapo te hyje sabahu nuk duhet ngrene dhe pire me. Dhe nuk ndalohet sikurse sheikhu thote ndalimi 10-15 minuta para.

    Po ashtu dua te them se keto percaktime 5, 10, 15 minuta jane percaktime nga dijetaret por ajo qe ka ardhur nga sahabat eshte sa koha per te recituar 50 ajete e keshtu me radhe. Sahabat e lidhnin matjen e kohes me ibadet dhe koha per ta kishte kuptimin e ibadetit si kuptim parasor prandaj eshte shume me mire qe kur te flasim per ceshtje te tilla te mbetemi tek ajo qe ishin sahabat dhe me pas po qe se njerezit nuk arrijne ta kuptojne atehere ua konvertojme ne minuta por themeli duhet sikurse sahabat e kane pasur ate.
    . E Allahu e di me mire.
    Së fundi përpunuar nga sunnih: më 23-09-2006 00:24
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,835
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1595

    Re: Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

    Koha e Imsakut

    Pyetja:

    Në disa vende thuhet se koha e imsakut është përafërsisht dhjetë minuta para agimit (Faxhrit), ku njerëzit ndërrprejnë ushqimin dhe pijen dhe fillojnë agjërimin. A është kjo e saktë?

    Përgjigje:

    I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

    Kjo që ata veprojnë nuk është e saktë.

    Sepse All-llahu s.v.t. i ka lejuar njerëzit të hanë dhe të pinë deri sa të agojë. All-llahu s.v.t. thotë:

    "... dhe hani dhe pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës)...
    [El-Bekareh 2:187]

    Buhariu (1919) dhe Muslimi (1092) transmetojnë nga Ibn Omeri and Ajshja se Bilalli thërriste ezanin natën. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    "Hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umm Maktumit, sepse ai nuk e thërret ezanin para se të agojë."

    El-Neveviu r.a. ka thënë:

    "Kjo tregon se është e lejuar ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet, deri sa të agojë."

    El-Haafiz ibn Haxhr ka thënë në Fath al-Baari (4/199):

    "Një nga bidatet (risitë) më të rrezikshme të paraqitura në kohën tonë, është thirrja e ezanit të dytë gjatë Ramazanit përafërsisht njëzet minuta para agimit, dhe fikja e dritave në minare që paraqet ndalimin e ngrënies dhe pirjes për ata që do të agjërojnë. Ata të cilët përhapin këtë bidat thonë se, ata veprojnë kështu vetëm për shkak të kujdesit në lidhje me këtë akt fetar (agjërimit)"

    Sheikh Ibn ‘Uthejmini u pyetë në lidhje me disa imsakë (kalendarë me kohë namazi), të cilët paraqesin kohën e imsakut deri 15 minuta para agimit. Ai tha:

    Ky është një lloj bidati, i cili nuk ka asnjë bazë në Sunnet. Më parë, mu e kundërta ka të bëjë me Sunnet, sepse All-llahu s.v.t. thotë në Librin e Tij të Shenjtë:
    "... dhe hani dhe pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës)...
    [El-Bekareh 2:187]

    Dhe i Dërguari s.a.v.s. ka thënë:

    "Bilalli thërret ezanin natën, kështu që hani dhe pini derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umm Maktumit, sepse ai nuk e thërret ezanin para se të agojë."

    Ky imsak me të cilin këta njerëz veprojnë është i gabuar sepse kundërshton atë që ka urdhëruar All-llahu s.v.t.. Kjo paraqet një lloj ekstremizmi në fe, dhe i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

    "Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar, Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar, Ata që ekstremizojnë (e teprojnë) janë të mallkuar."
    [Nga Muslimi, 2670]
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  12. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  13. #7
    Islam nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    28-08-2005
    Postimet
    30
    All-llahu të shpërbleftë
    49
    Falënderuar 48 herë në 14 Postime
    Rep Fuqia
    238

    Re: Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

    Selamu alejkum. Ni hadith e kam lexu nga Pejgamberi alejhi selam e qe Albani e ka ba hasen ku thuhet:

    Nga Kajs ibën Talk, ka thënë: Më ka treguar babai im, Talk ibën Ali se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!) ka thënë: "Hani dhe pini e mos u shqetësoni prej zbardhjes që ngrihet në horizont. Hani dhe pini derisa të shihni ngjyrën e kuqe."

    Në temë ka hadith nga Adij ibën Hatim, Ebu Dherri dhe Semurra. Hadithi i Talk ibën Ali në këtë formë është Hasen Garib dhe ai merret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk i bëhet e ndaluar agjëruesit ngrënia dhe pirja, derisa të vërehet në horizont agimi i kuq. Këtë fjalë e kanë zgjedhur të gjithë dijetarët. ["Sahih Ebi Daud" (2033)].

    Shkëputur nga "Sunenu et Tirmidhi" nga Shejh Albani.


    "..ngjyrën e kuqe" a kihet per qellim kur para se te perendon dielli tersisht, kur shihet qielli apo ret ngjyr kuq apo..?

  14. #8
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    961

    Re: Deri kur mund t´a përfundojm syfyri ?

    Selam aleikum. Jane dy lloje fexhri. Fexhri i rreme dhe fexhri i vertete. Fexhri i rreme eshte ai qe drita fillon te vije si bishti i ujkut dhe mund te genjehesh dhe kujton se erdhi fexhri por pas pak kjo largohet dhe e sheh se nuk ka ardhur fexhri. Kur drita perhaper neper horizont ky kihet per qellim nga skuqja. Por vella ne qe banojme ne qendra te banuara me ndertesa te larta dhe qe nuk mund te shohim vijen e horizontit nuk mund ta dallojme kete gje. Ky eshte shpjegimi nga dijetaret islame rreth ketij kuptimi te hadithit.
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  15. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Nese marrim abdes dhe mes'h, deri kur mund te falem me te?
    By qipi01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2009, 18:13
  2. Deri kur mund ta falim vitrin ??
    By Suhejla in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:08
  3. Deri sa para jacisë mund t´a falim akshamin ?
    By qipi01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 22:55
  4. Deri kur mund te falet jacia ?
    By enveri01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 6
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 20:25
  5. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2007, 16:30

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •