Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Dini ndonjë ilaç popullor për sinuset ?

  1. #1
    Grafika e kimi1983
    kimi1983 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    12-02-2008
    Lokacioni
    tetova
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    25
    Falënderuar 115 herë në 40 Postime
    Rep Fuqia
    189

    Lightbulb Dini ndonjë ilaç popullor për sinuset ?

    Vellezer dhe motra te nderuara desha tju pyes nese dikush di ndonje ilac popullor per sinuset
    " ' Feja eshte kshille.' Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: ' Per
    > All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit e
    > rendomte prej tyre'. "( Muslimi )

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    522

    Re: pyetje reth sinusit

    Selamu alejkum!

    Cfar jane sinuset?

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #3
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    312

    Re: pyetje reth sinusit

    Sinusiti, shoqërimi dhe kujdesi gjatë verës

    Sinusiti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave pranë hundës. Gjatë pushimeve verore duhet të kemi shumë kujdes me notin, pasi sipas mjekëve, ai është një nga faktorët që mund të ndikojë në shfaqjen e sinusiteve. Mjekët këshillojnë gjithashtu që personat me sinuzit duhet t’i shmangen diellit të fortë, të mbajnë syze të errëta dhe në rast se kanë dhimbje të fillojnë me konsumin e kafesë

    Në momente krizash, qëndrimi në errësirë për pak kohë ndihmon që ata të qetësohen. Si një nga mënyrat për të evituar dhimbjen e sinusiteve mjekët rekomandojnë banjat me avull. Megjithëse, banjat e avullit, nuk mjaftojnë për të shëruar sinusitin, ato ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit dhe lehtësimin e dhimbjeve. Në fakt, këto banja, ku futet dhe ndonjë ilaç, sjellin një “vazokonstriktion” të hundëve (pra enët shtrëngohen), çka favorizon rrjedhjen e lëngut që është në brendësi të sinuseve, duke sjellë lehtësimin e gjendjes të së sëmurit. Trajtimi me gjethet e thata të eukaliptit, të cilat mund të përdoren duke zierë 50 gr në një litër ujë kanë dhënë rezultate mjaft të mira për kurimin dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pasi bëhet kjo banjë avulli nuk duhet dalë në ajër të ftohtë, pra nuk duhet dalë jashtë veçse pas një ore. Zakonisht sinusiti shfaqet pas një rrufe të zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione të trasha dhe me erë, duhet të shqetësohemi dhe ti adresohemi menjëherë mjekut për të ditur se si të veprojmë.

    Sinuset
    Sinuset janë zgavra ajrore të vendosura në anën e përparme të fytyrës dhe që komunikojnë me gropat e hundëve. Ato formohen zakonisht deri në moshën 12 vjeçare. Dallohen disa lloje sinusesh: Sinuse ballore, në nivelin e ballit dhe sipër gropës së syrit; Sinuse maksillare, në çdo anë të hundës; Sinuse “etmoidale” dhe “sfenoidale” që gjenden mbrapa hundës. Sinusiti është një inflamacion ose një infeksion i mukozës që mbështjell sinuset. Kjo ndodh kur një infeksion viral apo bakterial zë vend në hundë dhe mukoza fryhet nga infeksioni, çka rrezikon bllokimin e sinuseve. Atëherë “mukusi” nuk kalon normalisht nga kanalet dhe në një mjedis të mbyllur, mikrobet shumëfishohen. Pacienti ndjen një lloj presioni në fytyrë. Sinusitet shpesh janë maksilare dhe frontale. Ato shfaqen zakonisht pas rinofaringitit. Në fakt, mukoza e hundës është një zgjatim i mukozës së gropave të hundës dhe infeksioni përhapet shumë lehtë. Pacienti ndjen dhimbje të mëdha dhe një lloj tensioni në nivelin e ballit, të syve dhe midis dy syve. Ai ka ndjesinë e hundëve të zëna, ka rrjedhje hundësh me erë, ku ndonjëherë dhe në një ngjyrë të zbehtë gjaku. Përgjithësisht pacienti ka një temperaturë deri në 38°C. Prekja e sinusit të infektuar është shumë e dhimbshme, kjo vihet re nga mjeku kur i prek sinuset për të diagnostikuar të sëmurin.

    Sinusiti kronik
    Sinusiti kronik shfaqet pas një krize akute sinusiti. Ajo shfaqet përmes një rrjedhje hundësh me një lëng të qartë por me erë. Ndonjëherë ka dhe rrjedhje në fund të grykës. I sëmuri mund të ketë dhe një kollë kronike ose një irritim të fundit të grykës.

    Sinusit i njëanshëm
    Për sinusitin maksilar të njëanshëm, duhet dyshuar menjëherë për ndonjë infeksion dhëmbi, aq më tepër kur sekrecionet e pacientit janë me erë. Mjeku duhet të bëjë radiografi të dhëmbëve (panorameks) si dhe duhet ta çojë pacientin tek dentisti kirurg. Atëherë ai mund ti propozojë heqjen e dhëmbit që të pengojë përhapjen e infeksionit në kockë.

    Sinusiti akut

    Ndërsa një “etmoidit” akut është një sinusit i rëndë që vihet re veçanërisht tek fëmijët 2-3 vjeç, pas rinofaringitit. Fëmija ka një temperaturë 39-40°C. Ai i ka qepallat e fryra dhe po ashtu edhe cepin e syrit pranë hundës, ndërkohë që syri është normal. Mjeku duhet të bëjë një radiografi, madje dhe një skaner për të konfirmuar diagnostikën dhe për të pikasur shtrirjen e infeksionit. Trajtimi me antibiotikë është urgjent, që të mund të mënjanohen komplikimet lokale, të zonës, madje dhe të përgjithshme.

    Sinusiti alergjik

    Sinusiti alergjik përgjithësisht haset kur ka rinit alergjik. Pacienti ka rrjedhje të hundëve me ngjyrë të qartë dhe ka një ndjesi se e ka hundën e zënë. Ai ka dhimbje koke dhe madje duket që flet me hundë. Mjeku mund të kërkojë një bilanc radiografik, por kjo nuk është e detyrueshme, veçanërisht për një sinusit akut tek të rriturit, për të cilin mjafton një trajtim me antibiotik. Bilanci radiografik bëhet veçanërisht nëse diagnoza e sinusitit nuk është e sigurt, si në rastet e një sinusiti kronik apo “ethmoidit” tek fëmija. Madje është i nevojshëm dhe një bilanc i gjakut.

    Trajtimi

    Një trajtim mjekësor shërben për të lehtësuar dhimbjet, pasi sinusitet akute mund të jenë me shumë dhimbje. Mjeku këshillon antiinflamatorët, analgjetikët dhe ndonjëherë dhe kortikoide. Jepet gjithashtu një trajtim lokal me pika ose banjë avulli që mund të sjellin lehtësim të shpejtë. Gjithashtu, është trajtimi me antibiotik që jepet për 4-6 javë në rast të një sinusiti kronik. Nëse pacienti nuk shërohet, atëherë duhet bërë një punksion në sinuset ose një lloj drenazhi. Mjeku duhet të trajtojë origjinën e infeksionit të sinusit: është infeksion dentar, është polip në nivelin e hundës janë sinuset apo ndonjë aksident që mund të ketë sjellë ndonjë frakturë të brendshme. Trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm, pasi sinuset, duke qenë afër trurit, kanë rrezik të infektohen përmes mikrobeve, të cilat mund të shkaktojnë meningjit ose encefalit. Por kujdes, pasi antibiotikët nuk kanë asnjë efekt kur ka një rrjedhje sekrecionesh të hundëve kur ato janë të qarta. Duhet që sekrecionet të jenë të verdha apo jeshile që të mund të flasim për një sinusit.

    Këshillat

    Në pjesën më të madhe të rasteve, sinusitet janë kronike, të cilat fillojnë shpesh në kohën e adoleshencës dhe deri në moshën 25 vjeçare.
    Në sinusitet kronike influencojnë dhe faktorë si alergjitë ndaj kafshëve shtëpiake, ndaj akarieneve, polenit, kërpudhave e substancat e tjera që ngacmojnë paretet e brendshme të hundës.
    Edhe noti mund të shkaktojë sinusite, stresi i madh dhe i vazhdueshëm, ashtu si dhe përdorimi i kokainës me hundë, apo fibrozat kistike. Ndonjëherë sinusitet sjellin komplikacione të rënda si tromboflebitin e venave të syve apo osteomielit të kockave frontale, veçanërisht tek fëmijët.
    Që të parandalohen sinusitet, duhet të shmangen shkaqet e tyre, siç janë rrufa apo alergjitë. Personat që janë të brishtë, duhet të merren me veprimtari sportive dhe të mos qëndrojnë në mjedise ku pihet duhan Lehtësimi i dhimbjeve bëhet dhe me aspirinë, ibuprofen ose tylenol.
    Por mjekët rekomandojnë dhe përdorimin e disa ushqimeve apo erëzave që i çlirojnë shpejt sinuset. Rekomandohet përdorimi i eukaliptit, hudhrës, erëzat si trumza apo sherbela, të cilat kanë në përbërje elemente antibakteriale.
    Kujdes duhet bërë me përdorimin e qumështit të lopës dhe prodhimet e tij, pasi këto prodhime qumështi ndihmojnë në prodhimin me shumicë të “mukus”, i cili ndikon negativisht drejtpërdrejt në sinuset.

    Disa përdorin dhe metodën që quhet “dhara” dhe që ka të bëjë me derdhjen shumë ngadalë të vajit të nxehtë të susamit në qendër të ballit të të sëmurit, ku sipas disa rrymave spiritualiste, aty janë qendrat funksionale të trurit ku përfitohet relaksim, duke shkaktuar rritjen e prodhimit të serotoninës.

    Por edhe një përgjigje në pyetjen se cka ndihmon prej gjërave popullore nga ana e kimi1983:
    - larja e birave të hundës me vaj të kungullit kam lexuar se është efikase
    - avullimi me borzilok të thatë

    All-llahu azze ve xhel ju ndihmoftë dhe ju shëroftë.

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 12 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Nëse një grua përdor ndonjë ilaç, me të cilin shkakton daljen e gjakut të hajzit dhe pastaj...
    By Fidan in forum Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 16:36
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 19:53
  3. A lejohet të mirret ndonjë ilaç,për ndalimin e menstruacioneve në Ramazan?
    By Ebu Hatib in forum Sheikh Abdullah Ibn Abdur-Rahman Ibn Xhibrin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 13:38
  4. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 18:49
  5. Al Islami Dini Dini
    By Abdulkahar in forum Ilahi
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 20:37

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •