Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

  1. #1
    Grafika e Esma-
    Esma- nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    16-06-2010
    Postimet
    214
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 150 herë në 96 Postime
    Rep Fuqia
    181

    Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

    selam alejkum,a eshte i njejte efekti si me perdor faren e zez apo me perdor vajin e saj cila ka me shume efekt,psh sa kokrra duhet te perdoren dhe a lejohet cdo dite ne kafe ose qaj ta perdorim edhe nese ska ndonje dhimbje apo semundje.
    e lexova qe po permisoka edhe kujtesen:

    1 luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze te shoqeruar me 100 mg mente te zier mire(si te gjendete menta ? dhe nese ske vaj sa kokrra me i perdor ne vend te nje luge qaji?)

    ju lutem te me ktheni pergjigje sa me shpejte.Zoti ju shperblefte.
    Mile

  2. #2
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 343 herë në 142 Postime
    Rep Fuqia
    208

    re: Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

    Fara e zezë (Nigella Sativa),


    është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

    Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.
    Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.

    Pastrimi trupit
    Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës përëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.


    Përdorimi i farës së zezë për sëmundje specifike:

    1. Dhimbje kokë ose migrena: Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.

    2. Sëmundjet reumatizmale: Marrja e dozës orale ditore dhe aplikim në pjesët me dhembje dy herë në ditë për rreth tre muaj.

    3. Diabeti: Marrja e dozës ditore orale dhe një gotë çaji ‘santonica’ të zier. ( Pra mirret edhe vetëm vaji kunder Diabetit )

    4. Imuniteti i fëmijëve: Marrja e dozës orale ditore për tre muaj.

    5. Çlirim për sëmundjet e hundës: Tri luge çaji çdo ditë për një javë si dhe masazh për pjesët e sëmura.

    6. Ulja e kolesterolit në gjak: Marrja e dozës orale ditore dhe largimi nga ngrënia e yndyrave (për efekt të uljes së peshës).

    7. Contusions dhe propodiplegia: Marrja e dozës orale ditore dhe masazh i pjesës së dëmtuar për pesëmbëdhjetë minuta dy herë në ditë.

    8. Stomaku dhe ulçera: Marrja e dozës orale ditore, kufizimi i të ngrënit të ëmbëlsirave dhe frutave agrume. Këshillohet testimi i hormoneve tiroide dhe masazh i jashtëm dhe ngrënia e shegës bashkë me lëkurën e saj të brendshme.

    9. Në raste ftohjeje, marrje fryme, kollë: Në një gotë uji me çaj dhe sheqer hidhet një lugë kafe vaj fare të zezë dhe pihet para se të bini në gjumë dhe vendoset dhe një kompresë e ngrohtë në kraharor; qetësohesh menjëherë.

    10. Për kurimin e infeksioneve të zemrës dhe ngushtimin e venave: Pihet vazhdimisht vaji me çfarëdo pije të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e yndyrave, zgjerimin e damarëve dhe arterieve.

    11. Për sëmundjet e lëkurës dhe lebrozës: Lyhet vendi i prekur nga sëmundja me uthull molle dhe më pas lyhet me vajin e farës së zezë për 15 ditë.

    12. Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale, nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë pemë mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.

    Veçoritë e vajrave acidik të pangopur:
    Ndihmojnë metabolizmin e trupit
    Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
    Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
    Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
    Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet
    Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
    Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
    Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër
    Ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve
    Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë
    1 gram nga vaji i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore

    Semundjet dhe kurimi i tyre


    Profeti(s.aw.s) ka thene:
    “Me te vertete perdoreni faren e zeze,ajo eshte sherim per cdo semundje pervec vdekjes”

    Sahihu Buhariut 7:591




    Dhimbja e shpines & dhimbje te tjera muskulore

    Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares se Zeze dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes,kjo te shoqerohet bashke me pirjen 3 here ne dite te nje luge caji Vaji Fare Zeze(5 ml).Sherimi do te arrihet brenda pak javeve.(Insha’Allah)


    Dhimbja e kokes

    Ferko me vajin e Fares se Zeze pjesen e ballit dhe zonat afer veshit,me pas fasho ballin.Gjithashtu pi nje luge caji (5ml) vaj Fare Zeze para mengjesit.


    Hipertensioni

    Perziej cdo lloj lengu me nje luge caji (5 ml) te vajin te Fares se Zeze dhe shoqeroje me 2 thelpi hudhra cdo mengjes ne vaktin e ushqimit.Ferkoje te gjithe trupin me vajin e Fares se Zeze dhe ekspozoje ate ne rrezet e diellit per gjysem ore cdo 3 dite.

    Tensioni nervor & stresi

    Nje luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze i shoqeruar me nje gote caj apo kafeje ju ndihmon te qetesoheni dhe te ulni simptomat e tensionit.

    Problemet e stomakut

    Pini nje gote qumesht te shoqeruar me nje luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze 3 here ne dite per 5 dite rradhazi.Kjo do ndihmoj ne sherim (Insha’Allah)

    Diareja

    Perziej nje luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze me nje gote kos,pijeni perzierjen 2 here ne dite per 3 dite rradhazi.

    Kolla & Asthma

    Ferkojeni kraharorin me vajin e Fares se Zeze,dhe pini nje luge caji (5 ml)vaji Fare Zeze ne mengjes,mesdite dhe naten.Thith avujt e vajit te Fares se Zeze te hedhur ne uje te nxehte.

    Diabeti

    Perziej nje gote me gjethet e lules WaterCress,nje gote fara te Zeza,gjysem gote me lekura shege,dhe gjysem gote gjethe Fumaria.Bluajini ne grirese deri sa te behen si puder.Pini gjysem luge caji te kesaj perzierje me nje luge caji (5 ml) vaji te Fares se Zeze para se te hani mengjesin per rreth 1 muaj.


    Semundjet e zemres

    Pini Vaj te paster Fare te Zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte.Kjo ndihmon te shkrirjen e dhjamrave,hapjen e venave dhe arterieve.

    Temthi & guret ne veshka

    Grini teresisht 250 gr Fara te Zeza dhe perzieni me 250 gr mjalt te paster.Merrni 2 luge caji te kesal perzierjeje me uje te ngrohte.Kjo perzierje eshte mire te shoqerohet edhe me nje luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze cdo dite para mengjesit.


    Meningjiti

    Thish avujt e vajit te Fares se zeze dhe pi 2 luge luge caji ( 10 ml)vaji Fare Zeze me leng limoni cdo mengjes dhe darke.

    Leukoderma (Humbja e pigmentit ne pjese te ndryshme te trupit) & Lebroza

    Ferko zonen e prekur nga semundja me uthull molle dhe vaji Fare Zeze per 15 dite rradhazi.


    Renia e flokeve

    Ferko skalpin e kokes me leng limone me lereni per 15 minuta.Lajini me shampoo dhe uje teresisht dhe ne fund thajini floket.Me pas aplikoni ne skalpin e kokes vajin e Fares se Zeze dhe pini nje luge caji (5 ml)vaji Fare Zeze te shoqeruar me caj pse kafe.

    Skuqja e kofsheve & ijeve

    Lajeni zonen e skuqur me uje dhe sapun.Thajeni zonen dhe ferkojeni me vajin e Fares se Zeze,lereni keshtu nga mbasditja deri ne mengjesin tjeter.

    Per lekure te shendetshme

    Perziej barazisht(ne mase) si vajin e Fares se Zeze dhe vajin e ullirit.Ferkojeni me perzierjen fytyren dhe lereni keshtu per rreth 1 ore,me pas lajeni me sapun e uje.

    Pertacia

    1-2 luge caji (5-10ml) vaji Fare Zeze te perzier me leng portokalli cdo mengjes ju ndihmon te jeni me aktiv gjate gjithe dites.

    Permiresimi i kujteses

    1 luge caji (5 ml) vaji Fare Zeze te shoqeruar me 100 mg mente te zier mire

    Per gjume te qete

    Nje luge caji ( 5 ml) vaji Fare zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte ju garanton nje gjume te qete gjate gjithe nates.(Insha’Allah)



    Doza normale e përdorimit Për të rritur: Një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje, ose 2-3 kapsula në ditë

    Për fëmijë nën 8-vjeç: Gjysma e sasisë së lartpërmendur

  3. #3
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 343 herë në 142 Postime
    Rep Fuqia
    208

    re: Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

    Forma dhe përshkrime të provuara në mënyrën e shërimit me kokërr të zezë:

    1. Për shërimin e kokë-dhembjes: Ibnul Kajjimi në librin e tij - Zadul Mead - në pjesën speciale rreth - Mjekësisë pejgamberike - ka thënë: Lyerja e kokës me vaj [vajimi] i kokës me të [vaj të kokrrës], bënë dobi kundër kokë-dhembjes së ftohët.
    Mënyra e dytë: “Lyerja e vendit të dhimbjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokrrës së zezë”.
    Mënyra e tretë: “Përzihet lëngu [vaji] i kokrrës së zezë me vaj ulliri dhe ky komponim pikohet në hundë”.
    2. Për shërimin e migrenës [dhimbjes së gjysmës së kokës apo fytyrës]:
    Merret një sasi e lëngut të karafilit të bluar dhe pak vaj i kokrrës së zezë duke i përzier mirë me miell elbi derisa duke i shtuar mjaltë bëhet si brumë.
    Kjo materie e përfituar vendoset në vendin e dhimbjes dhe shtrëngohet me ndonjë leckë në mbrëmje duke e mbajtur për tri ditë rresht, duhet pirë vaj të kokrrës së zezë nga një lugë të vogël në mëngjes [esëll].
    3. Për shërimin e Rrufës [flamës]:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi në “Zadul Mead”: “Nëse ndrydhet kokrra e zezë [bëhet pudër] dhe qitet në fasulet [napë] për ta afruar te hunda dhe që të përthithet gjithherë, largohet flama.
    Po nëse fërgohet kokrra e zezë, pastaj ndrydhet duke qenë e njomë dhe qitet në vaj të ullirit, pastaj pikohet tri herë apo katër herë në ditë, ndihmon për ta luftuar flamën e paraqitur me teshtitje intensive”.
    4. Për shërimin e dhembjes së dhëmbëve dhe mishit të tyre dhe dhembjeve të bajameve dhe fytit:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nëse zihet kokrra e zezë me uthull dhe pastaj shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit.
    Mënyra tjetër: Lëngu i përfituar nga vlimi i kokrrës së zezë përdoret duke e shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastaj me vaj të kokrrës së zezë lyhet fyti prej anës së jashtme dhe bajamet nga ana e brendshme.
    Hahet një lugë me kokërr të zezë të zier duke e përtypur dhe gëlltitur kur është esëll.
    5. Shërimi i dhembjeve të veshit dhe shurdhimit të rastit:
    Për trallisje: Të lyhet tëmthi në dy anët [pjesa në mes të ballit, faqeve dhe veshit] dhe pjesa e pasme e kokës me vaj të kokrrës së zezë.
    Për dhimbje të veshit: Pikohet në vesh vaji i kulluar mirë i kokrrës së zezë.
    6. Për shërimin e sëmundjeve të syrit: Lyhet pjesa rreth syrit me vaj të kokrrës së zezë para se të flejë.
    Disa pika të këtij vaji pihen me çfarë do pije të nxehtë apo me lëng të thjeshtë të karotës [shargarepit].
    7. Për shërimin e shtangimit të fytyrës: [paralizës së fytyrës - Fascialis paralysis]:
    Ibnul Kajjimi ka thënë: “Nëse përdoret vaji i kokrrës së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizës së fytyrës.”
    8. Për shërimin e pagjumësisë [insomnisë]: “Gotës me qumësht të ëmbëlsuar me mjaltë i shtohet një lugë e kokrrës së zezë dhe pihet.”
    9. Për shërimin e meningjit [cipës së trurit] dhe trurit: Pihet një lugë me kokërr të zezë dhe pihet lëngu i manaferrës.
    10. Për shërimin nga gajasura - mekja - [frymëmarrjes me ndërprerje nga lodhja] dhe frymëmarrjes me vështirësi [gulçimit]: Ibnul Kajjimi ka thënë: Nëse pihet një sasi e vogël e kokrrës së zezë me ujë, ndihmon nga gajasura dhe frymëmarrja me vështirësi [tarentula].
    11. Për shërimin e astmës: Inhalohet avulli i vajit të kokrrës së zezë në mëngjes dhe mbrëmje duke futur në gojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje një lugë me vaj të kokrrës së zezë, i cili përpihet pasi të ketë qëndruar një kohë në gojë, me kusht që kjo të bëhet, në mëngjes, para ushqimit.
    Preferohet që përveç kësaj të lyhet kraharori dhe fyti me vaj të kokrrës së zezë para gjumit.
    Në përgjithësi sugjerohet përdorimi sa më i tepërt i kokrrës së zezë, sepse një materie që gjendet në të, ndihmon në shërimin e krizave të astmës, në rastet e ndryshme të kollitjes si dhe në shërimin e kollit të bardhë [gërhitjes].
    12. Për shërimin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut: Këshillohet që sa më tepër të pihet vaji i kokrrës së zezë.
    13. Për shërimin e tensionit të lartë të gjakut: Çdo lloj pijeje të nxehtë i shtohen disa pika të vajit të kokrrës së zezë.
    14. Për shërimin e të gjitha sëmundjeve të gjoksit dhe bronkitit:
    Një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë, përzihet në një enë me ujë. Nxehet uji derisa të fillon të avullohet dhe përthithet ai avull. Mbi kokë duhet të mbahet një peshqir. Krahas kësaj duhet përdorur lëngun e vluar të trumzës së përzier me vaj të kokrrës së zezë, mëngjes e mbrëmje.
    15. Për tretjen e acideve: Disa pika të vajit të kokrrës së zezë qiten në një gotë me qumësht të nxehtë dhe më pas ëmbëlsohet me mjaltë.
    16. Për shërimin e sëmundjeve të lukthit dhe zorrëve:
    Ka thënë Ibnul Kajjimi: “Kokrra e zezë e pakëson lagështinë [thartirën] e lukthit”
    17. Për shërimin e lëndimit të lukthit: Një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë qitet në një filxhan me mjaltë, pastaj përzihet me një lugë lëvore të njoma të shtegës.
    Kështu në periudhën prej dy muajsh, në çdo mëngjes kur është esëll, hahet materia e fituar dhe pas saj pihet një gotë me qumësht pa sheqer.
    18. Për shërimin e shtangimit të zorrëve: Merren sasi të barabarta prej jensonit [lloj marule], kumnit dhe mendrës. Përzihen të gjitha, vlohen dhe ëmbëlsohen me mjaltë.
    Këtij kompozimi i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet duke qenë i nxehtë.
    Preferohet lyerja e vendit ku ka dhembje me vaj të kokrrës së zezë.
    19. Për shërimin e mëlçisë [shetkës]: Një shtresë e brumit të fituar nga kokrra e zezë me vaj të ullirit, qitet në ndonjë fashë dhe para se të flejë vendoset në anën e majtë pasi të jetë ngrohur pak. Në të njëjtën kohë, duhet pi një gotë të ujit të vluar të ang.fenugreek me mjaltë të përzier me një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë.
    Kjo terapi duhet të zgjasë dy javë.
    20. Për shërimin e fryrjes dhe lirimit të gazrave: Ka thënë Ibnul Kajjimi:
    “Kokrra e zezë, largon fryrjen [vajtjen], hap kanalet e mbyllura dhe liron gazrat”.
    Mënyra: Filxhanit të kafes apo gotës së çajit i shtohen tri pika të vajit të kokrrës së zezë.
    21. Për shërimin e jashtëqitjes: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret derisa të humbet jashtëqitja krejtësisht në periudhën prej tri ditësh.
    22. Për shërimin e dobësimit seksual: Bluhen 200 gr. prej kokrrës së zezë mirë me vaj të ullirit dhe i shtohen këto materie: 100 gr arab, luban mashkullor - të bluar [lloj gome apo guri, që nxirret prej disa bimëve, i cili përtypet si çamçakëz dhe nuk përpihet], 50 mil vaj të kokrrës së zezë, 50 mil vaj ulliri dhe 200 ml mjaltë të kulluar.
    Të gjitha këto përzihen dhe duhet ngrënë një lugë prej këtij komponimi me çdo racion ushqimi.
    23. Për stimulimin e sasisë së urinës, gjakut menstrual dhe qumështit: Ibnul Kajjimi ka thënë:
    “Nëse ndrydhet [bluhet] kokrra e zezë, brumoset me mjaltë, shkrihet pastaj me ujë të nxehtë dhe pihet, ndihmon në rritjen e sasisë së urinës, gjakut të menstruacionit dhe qumështit po nëse konsumohet shumë ditë”.
    Mënyra tjetër: Lyhet kocka publike [e mbi vetës] me vaj të kokrrës së zezë, të ëmbëlsuar me mjaltë, çdo ditë para gjumit.
    24. Për shërimin e shpinës dhe dhembjeve të nyejve [reumatizmit]:
    Ngrohet mesatarisht vaji i kokrrës së zezë dhe në vendin e dhembjes bëhet masazh e fortë me vajin e ngrohur.
    Krahas kësaj pihet një lugë e madhe e vajit të kokrrës së zezë tri herë në ditë.
    Mënyra tjetër: Mjalti i përzier me vaj të kokrrës së zezë pihet. Ky komponim i largon dhimbjet e nyejve.
    25. Për shërimin e [varrave] plagëve të rënda dhe të lehta: Një grusht me kokrra të zeza vlohet në një enë me ujë, pastaj me kokrrat e vluara mbulon plagën për 15 minuta ose më tepër, duke lëvizur vendin e saj vetvetiu.
    Pas kësaj, para se të flejë, lyhet plaga me vaj të kokrrës së zezë duke mos e lidhur as shtrënguar me diç.
    26. Shpejton ngjitjen e thyerjeve: Gjella e përgatitur prej thjerrëze [lloj groshe e quajtur në arabisht ades], qepe, vezëve të ziera dhe një lugë të madhe të pluhurit [pudrës] së kokrrës së zezë.
    Në anën tjetër duhet bërë masazh vendet e afërta me ashtin e thyer që e pasojnë fashën [gjipsin] me vaj të kokrrës së zezë. Pas heqjes së gjipsit nga vendi i lënduar, lyhet vendi me vaj të ngrohur të kokrrës së zezë dhe bëhet masazh.
    27. Për forcimin e eshtrave të butë dhe paralizës së fëmijëve: Në një dhomë të ngrohtë, fëmija i zhveshur krejtësisht, shpërthehet lehtë me thera të peshkut duke i bërë masazh më pas me vaj të kokrrës së zezë dhe duke e pirë tri herë në ditë nga një lugë të vajit të peshkut.
    28. Për ndërprerjen e rënies së flokëve: Duhet ta lyesh lëkurën e kokës me limon duke përfshirë gjithë kokën.
    Dhe në atë gjendje duhet të qëndrosh 15 minuta.
    Pastaj laje kokën me ujë dhe shampon. Kur ta përfundosh larjen, tere kokën mirë dhe lyeje me vaj të kokrrës së zezë tërë lëkurën e kokës. Në këtë mënyrë vazhdo një javë dhe nëse donë Allahu, do të ndërpritet përfundimisht rënja e flokëve.
    29. Për shërimin e zgjebes: Një lugë me kokrra të zeza të ndrydhura, një filxhan me uthull të butë dhe një lugë e vogël me lëng të hudhrës, të gjitha këto përzihen dhe me këtë konponim lyhet vendi me zgjebe, pasi të jenë larguar qimet e vogla përreth dhe pasi të jetë ngacmuar [prerë] zgjeba.
    Pastaj lidhet vendi i lyer dhe lihet ashtu i lidhur prej mëngjesit deri në mbrëmje.
    Lyhet me vaj të kokrrës së zezë gjatë një jave.
    30. Për shërimin e urdhjes [sëmundje e lëkurës]: Pjesa e përfshirë me urdhje, lyhet me vaj të kokrrës së zezë çdo ditë.
    31. Për shërimin e hurdhave [likeneve] dhe të gjitha llojeve të tyre: Marrim një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur, një gotë me uthull të mollës dhe një gotë me vaj të kokrrës së zezë.
    Së pari vlohet uthulla e mollës, pastaj i shtohet gota me kokërr të zezë dhe përzihet derisa të shteret njëra në tjetrën. Me këtë materie lyhet pjesa e sëmurë në afat prej një jave.
    32. Për shërimin e lythave: Lyhet lythi me fletë të burdullakut [bot.] dhe pasi të teret lyhet me vaj të kokrrës së zezë. Kështu vepron 15 ditë, duke pirë tri herë gjatë kësaj periudhe nga një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë.
    33. Për shërimin e vitiligos [sëmundje e lëkurës] dhe gërbulës - lebrës: Ibnul Kajjimi ka thënë:
    Kokrra e zezë është e dobishme kundër gërbulës. Nëse kokrra ndrydhet me uthull dhe pastaj lyhet me të gërbula, vitiligoja e zezë [sëmundja e lëkurës që e bënë lëkurën e zezë ose e qëron dhe e zverdhë] dhe zbokthi i trashë,
    bënë dobi dhe i shëron këto.
    34. Për shërimin e akneve [puçrrave]: Një gotë me kokrra të zeza dhe gjysmë gote me lëvore të shegës ndrydhën në një enë. Pasi të ndrydhën përzihen me një gotë uthull të mollës. Ky komponim i fituar ngrohet deri në temperaturën sa mund t’i përballojë lëkura e të sëmurit. Pastaj materia e nxehtë e përfituar përzihet me masë të barabartë të vajit të kokrrës së zezë dhe lyhen pastaj aknet dhe lythat.
    35. Për shërimin e sëmundjeve të lëkurës në përgjithësi: Duhet të kompozohen sasitë e barabarta të vajit të kokrrës së zezë dhe vajit [lëngut] të trëndafilit dhe sasia e dyfishtë e miellit të grurit [p.sh 100 ml vaj + 100 ml vaj + 200 gr miell]. Vendi i sëmurë pastrohet mirë me materien e përfituar dhe në mëngjesin e hershëm drejtohet kah rrezet e diellit. Preferohet që gjatë murimit, i sëmuri të heq dorë nga ushqimet që shkaktojnë alergji si: veja, peshku, mango etj.
    36. Për shërimin e dermatistit [ikzimeve] - pezmatimit akut të lëkurës: Vendi i pezmatuar lyhet me vaj të kokrrës së zezë.
    37. Për shërimin e gjendjeve të nervozizmit: Në filxhanin me kafe apo me çaj i qesim 5 pika të vajit të kokrrës së zezë.
    38. Për shërimin e kancerit lokalal: Vendi i sëmundjes lyhet me vaj të kokrrës së zezë tri herë në ditë dhe pas ushqimit merret lëngu i karotës i përzier me një lugë të kokrrës së zezë të ndrydhur në afat prej tre muajsh.
    39. Për shërimin e sëmundjes së sheqerit: Një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur, një lugë me kopër [bot. Bimë aromatike, përdoret për gjella] të njomë, gjysmë gote me kokërr të krenit të egër [perime që ka fara djegëse, arab. Habbur-reshad], një gotë me lëvore të bluara të shegës, një gotë me fara të bluara këto përdorën së bashku me vaj të kokrrës së zezë kur është esëll.
    40. Për shërimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe obstetrike: Jensonit [lloj marulle] të vluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, i shtojmë një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet 5 herë në ditë gjatë periudhës prej 40 ditësh. Preferohet përdorimi i vajit të kokrrës së zezë me çdo pije të nxehtë për të gjitha sëmundjet gjinekologjike.
    41. Për pastrimin e kthjelltësisë së fytyrës: Përziej një lugë të vajit të kokrrës së zezë me një lugë të vajit të ullirit dhe lyeje fytyrën me të. Qëndro në atë gjendje për një orë, pastaj laje fytyrën me ujë dhe sapun.
    42. Për aktivizimin e mendjes dhe shpejtimin e memories: Vlohet mendra [bima e nënës], ëmbëlsohet me mjaltë dhe i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë. Ky çaj i përfituar pihet i ngrohtë.
    43. Për evitimin e plogështisë: Një lugë e mesme [ e sheqerit] me vaj të kokrrës së zezë, qitet në një gotë lëng portokalli. Kjo pije pihet kur është esëll për çdo ditë. Kjo terapi zgjatë 10 ditë.

    Vajin e farës së zezë në sasi prej 60 dhe 125 ml me të gjitha produktet tjera të saj si dhe shumë artikuj tjerë të nevojshëm për jetën e çdo muslimani mund t`i gjeni tek Libraria "GAMI", në Prishtinë.
    Adresa: rr.Myderriz Ahmet Marduqi, p.n. (Përballë me hyrjen e Xhamisë së Madhe).
    Së fundi përpunuar nga Ebu Hatib: më 24-04-2012 16:27

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #4
    Grafika e Esma-
    Esma- nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    16-06-2010
    Postimet
    214
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 150 herë në 96 Postime
    Rep Fuqia
    181

    Re: Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

    selam alejkum,por une pyeta a eshte efekti i njejte si fara si vaji i saj?dhe nje luge e qajit vaj sa kokrra mund te bejne ne vend te vajit ?
    Mile

  6. #5
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 343 herë në 142 Postime
    Rep Fuqia
    208

    Re: Disa pyetje në lidhje me farën e zezë (habetu seuda) ?

    Citat Postuar fillimisht nga Esma- Shiko Postimin
    selam alejkum,por une pyeta a eshte efekti i njejte si fara si vaji i saj?dhe nje luge e qajit vaj sa kokrra mund te bejne ne vend te vajit ?
    Nuk eshte 100% njejt, ska mundesi, pa dyshim se perdorimi i fares eshte me i efekteshm, por perdorimi i sakt i fares nuk eshte i leht, duhet te pertypet, pra te thehen farat me ane te dhembeve ne goje dhe ngadal duke i pertypyr te gelltiten, keshtu eshte edhe me sunet, keshtu i ka perdorur i Derguari alejhi selam, fara kur pertypet ne kete menyre-leshon ate lenden qe eshte brenda saj, ajo del ne forme te ajrit dhe ska mundesi te ike nga goja-dhe futet drejt ne organizme si dhe ne kete menyre shpresojme qe eshte me se miri, Allahu e din mas miri

    Por edhe vaji i afrohet perberjes qe ka fara e zeze, sidomos me metodat qe perpunohet vaji-jane metoda qe e ruajn ne % te lart perberjen baze te fares ...

    Ne pergjithesi te dyjat kane efekt te mire dhe mahnites, nje vella tregon se gruaja e tij ankohej nga kokedhimja dhe pasi filloje te perdor vajin e fares, kokedhimbja u ndal, nje vella tregon se ai ishte gati te behej operacion nga sinuset dhe nje dite ka provuar vajin dhe e ka futur ne hund, vellau tregon se i ka djekur shume kur e futur ne hund-por thote pas perdorimi te vajit skam patur nevoje ti bej operacione sinuset ...

    Gjithashtu vellezerit tregojne se si nje person qe ishte kunder fese, qe fliste kunder fese, ky person ishte gati te behej operacion nga zemra, kishte 2 muaj deri tek operacioni, nje vella musliman ja ka propozuar vajin e fares nje te afermi te ketij personi, ky i aferm falet, dhe ky ja dergon atij dhe ai fillon me perdor-kur ka shkuar pas nje kohe te mjeku- i kane thene se ska nevoje per operacion zemre .... tregojne vellezerit se edhe raportin per islam e ka ndryshuar deri diku ai person-pas kesaj qe i ka ndodhur


    Ne pergjithesi dobit jane te medha edhe nga vaji i fares, ti mundesh mi perdor te dy menyrat dhe ska dem aspak, fara mundesh mi vendos ne gjellra, ashtu veprojne shume njerz, i jep nje shije te mire gjelles, ndersa vajin perdore sipas metodave qe i kemi cekur lart ose thjesht perdore vajin pa e perzier me asgje, prap ka efekt te mire dhe te dobishem ...

    Nje gje mos haroni ju dhe te gjithe ne, sherimi dhe suksesi eshte ne dore te Allahut, Allahu ka ganrantuar nepermjet te Derguarit alejhi selam se kjo fare eshte sherim, por zduhet haruar se sherimi dhe suksesi eshte ne duar te Allahu dhe Allahu jep sherim dhe sukses

    Allahu e din mas miri

  7. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •