Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 9 prej 9

Tema: Jeta nuk ka vlere per mua...

  1. #1
    Grafika e SecretGirl
    SecretGirl nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    20-11-2008
    Postimet
    65
    All-llahu të shpërbleftë
    384
    Falënderuar 191 herë në 51 Postime
    Rep Fuqia
    182

    Jeta nuk ka vlere per mua...

    Sot pikerisht jam ne fazen me te veshtir te jetes time, me duket sikur sprovat jan krijuar veq per mua...Nuk jam prej atyre qe bejn mekate te medha por sprovohem shum nuk e di hajr e boft Zoti...Tash kam ardh ne ate fazen e veshtir qe ska me vlere ne jeten time edhe krejt ti kisha nuk do tme vie interesant se jeta thjesht ska vlere per mu...Asgje ne kete bote nuk ka vler per mua...Ju lutem a din te me spjegoj dikush gjendjen time ??Kam ndier qastet e gezimit por ato kan zgjatur shum pak perfundimi gjithmon ka qen i njejti ndihem shum e pasukseshme ne jete ...JU lutem beni duah per mua pasi une nuk jam ne gjendje te bej per veten time ndihem e humbur

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Bukurie nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    15-12-2008
    Postimet
    19
    All-llahu të shpërbleftë
    134
    Falënderuar 62 herë në 15 Postime
    Rep Fuqia
    153

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    SElam Alejkum moter e dashur
    Kjo qe ju keni shkruar me bregos shume.MOter e dashur ,pse thua se sprovat jane bere vetem per ty .Me gjej nje familje e cila nuk ka probelm diqka ne familje ,apo ndonje hall.Moter e dashur muslimanet jane te durureshem edhe kure kane merzi ,sepse permendin Allahun per cdo ndodhi qe ka te beje ne jeten e perditshme . Jeten ta ka dhene Allahu ,dhe ai e drejton ate.Moter e dashur ti fillo falu sa te mundesh e naten mos harro te beshe namaz nafile ,dhe beje duan e istihares dhe kerko nga Allahu qe te drejtoje jeten tende .Ne qofte se nuk ke ,ta dergoj . Moter e dashur ne qofte se nuk ke kushte trego ,se nuk eshte turp , ne qofte se dikush ta ka bere diqka te keqe atehere mos e merre afer zemres se pse kjo eshte kalimtare ,e mos e shkaterro veten per asgje ne kete bote . Ndoshta je e re , e ndoshta jo ,por mendo se sa motra e vellezer jane jetima , qe prinderit i kane te vrare nga barbari serb , e skane ku te afrohen perveq se te Allahu . KUJTO ne kete dite te ftohte sa femija ka dale me karroce qe te punoj ne pazar sepse duhet te siguroje kafshaten e bukes . E mendo pak per ata femije qe u vrane ne Palestine , nga fashistat jehud te mallkuar , mendo sa nena ka mbete pa femije , mendo sa njeri nuk ka qka te qes ne sofer . Moter pesimizmi nuk t eqone askud ,perveq e ne humbje . Mbeshtetu te Allahu , permende sa me shume ,se nuk ke mbeshtetes me te mire e me te sigurte .Allahu te drejtofte moter ne rruge te drejte .

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  5. #3
    sejfullah111 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    15-09-2008
    Lokacioni
    .........
    Postimet
    59
    All-llahu të shpërbleftë
    3
    Falënderuar 128 herë në 43 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    es selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
    moter e nderuar po te kuptoj shume mire por mos haro se per qka te ka krijuar Allahu i Madheruar une nuk i krijova xhinet dhe njerezit vecse te me adhurojne pra ne kemi per detyre keto jane sporova te Allahut xh.sh pra mos medno ashtu edhe me mendu ski faj se edhhe une kam qene ne depresion sikurse ti pra bohu e forte me te vertete te duket se sikur vetem ti je tu heke por shumica e njerezve kalojne nga keto mos u frikeso ...
    es selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    522

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    Selamu alejkum!

    Jeta eshte mjet per adhurimin e Allahut dhe rruge drejt Akhiretit, e jo destinacion.

    Jeta nuk ka vlere nese nuk e njeh ate, e nese e njeh dhe e kupton dije se ajo eshte njerke per secilin, nuk ka rrafsh e mire, por njerzit mvaret se si e perballojne, apo perjetojne.

    Pastaj ke shenuar se gjitheher perfundimi eshte i njejti, i pakendeshmi, por a ke bere istihare para se ta fillojsh nje pune, qe me u pergaditur se nese ndodhe e kunderta inshAllah eshte me khajr, apo ke paramendu nje perfundim plot me lule dhe ne fund je nda e zhgenjyer.

    Ne mund te shikojme gjerat me pamje tjeter por duhet pak durim se ndoshta e kunderta ka qene me mire, por duhet te presim derisa te vie koha.

    Dhe kerkoj Allahut qe ajo qe te ka humbur te te zevendesohet me nje me te mire, dhe kerkoj Atij qe t'i hape rruget nga nuk e pret.

    Mundesisht lexo histori te Pejgambereve alejhumuselam dhe sahabeve r.a.
    بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحيم

    "Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë."(Al-Ikhlas)

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 7 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Grafika e Afrim_0
    Afrim_0 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    28-09-2008
    Lokacioni
    Zvicërr SG
    Postimet
    81
    All-llahu të shpërbleftë
    447
    Falënderuar 209 herë në 60 Postime
    Rep Fuqia
    193

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    Selam alejkum motër.

    Motër nuk do të kisha mundur te ceki te gjitha arsyet që ti duhesh të jesh më krenarja, më e lumtura, po them vetëm një, ti je larg lumturise se vërtet absolute vetëm një sekond, mendo se Allahu është pranë teje (me dituri), Ai pret që ti drejtohesh e Ai të ketë ty ne Kujdesin e Tij më të sigurt. Ai, Ai është më i madhi!

    Në vazhdim një tekst nga Avni Tafili, që besoj se do të ndihmoj edhe më shumë inshAllah.

    “Dhe, vetëm te Zoti yt përqendro synimin!” – Kur’an, 94:8

    Shkruan: Avni Tafili

    S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij.

    Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin.

    Zemra ngurtësohet, syri thahet, vullneti shuhet, pengesat zgjerohen, njerëzit largohen, papërgjegjësia shtohet, të gjallët shurdhohen e verbohen. Ti, mos u lëkund! Qëndro, e mos paso njerëzit e dëshpëruar, njerëzit e paqëndrueshëm. Ata janë të vdekurit, ti je i gjallë. Ata s’janë për asgjë. Ata as Zotin e tyre nuk e besojnë bindshëm. Le t’i humbin shpresat për ngadhënjim, ty le të të mjaftojë besa e Zotit tënd; mos u lëkund, mjafto duke qenë i mbështetur në Zotin e qiejve e të tokës e çka në to.

    Njerëzit le të rrëzohen, ti mos u rrëzo. Njerëzit le të përqeshin e le të tallen, ti qëndro serioz; njerëzit le t’i mashtrojë epshi, ti mos iu dorëzo; njerëzit le të jepen pas dokeve të tyre shpresë-ngrënëse, ti qëndro i palëkundur! Njerëzit kanë prirje të dyshojnë, të jenë të dobët, e të ngutshëm; por ti, kurrsesi, të mos bëhesh pre e tyre, e as të mos hysh në grupin e tyre; ata janë të pashpresë, nuk dinë të mendojnë, ti mos humb shpresat, ti vazhdo të mendosh për të ardhme të ndritshme.

    Papërgjegjësia! Ti ji i përgjegjshëm. Të pashpresët! Ti ruaje shpresën në Zotin tënd. Përtacët! Ti mos ji përtac. Papuna! Ti vepro. Patjetër! Prapë, patjetër! Njerëzit që janë të lidhur fortë për Zotin e Gjithëpushtetshëm janë ngadhënjyesit, jo të tjerët, ty të takon trashëgimia, ty të takon fitorja. Le të flasin njerëzit ç’të duan, ty të është premtuar ndihma, e je duke u ndihmuar, përderisa ti nuk pason epshin dhe hamendjen e të tjerëve, por je i kapur fortë për Zotin tënd.

    Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin. Njerëzit e këtillë gjithnjë kanë ekzistuar, ti luftoje cytjen e tyre. Ata cytin për dëshpërim e dorëzim, por ti s’ke pse të dyshosh ndaj ndihmës dhe ngadhënjimit, që shpejtë edhe të tjerët medoemos do ta kuptojnë. Ti mbaje flamurin e krenarisë, flamurin e shpresës së fortë, të ndoqën apo s’të ndoqën, herët a vonë, ti je i pari, ti je shembulli, je modeli, ndaj të tillëve edhe krijesat e qiejve bëjnë lutje për ndihmë e ngadhënjim!

    Kur takohesh me njerëz, le të thonë ç’të donë, ti mbaj qëndrim! Ti përballu me padrejtësinë. Ti përballu ndaj të pavërtetës. Mos lejo të depërtojë në ndërgjegjen tënde viktima e djallit! Ti këshillo, e qorto, por kurrsesi mos lejo të ndikohesh nga i keqi dhe të keqja. Ji krenar, mburru me fuqinë! Ti je i pamposhtur, sado të tjerët të mendojnë se ti je dështak, ëndërrimtar, por ty të mjafton zgjimi, ndërgjegjja, përpjekja! Ti mund të jesh i zgjedhuri. Ti mund të jesh i dalluari. Ti mund të jesh shkaku, që tjetri, të ndryshojë e të përmirësohet.

    Hapi krahët, sikur një shpend! Fluturo në tokën e Zotit tënd. Vështro argumentet e Tij. Shiko sesi njerëzit jetuan, çka bënë, si ndryshuan e si u përmirësuan, po edhe si popuj tjerë devijuan dhe u shkatërruan. Fluturo me ndërgjegjen tënde, e noto në vetëdijen e njerëzve, e zbulo botën e tyre, e ndje përgjegjësi për t’i zgjuar e për t’i përmirësuar. S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij. Ngadhënjimi e suksesi është në duart e Tij.

    Mos hesht, kur të tjerë dobësojnë të tjerë. Fol e mos rri duarmbledhur! Ngri kokën, e mos u turpëro. Lufto e mos u dorëzo! Fushëbeteja është për të gjallët, të pavdekshmit në zemrat dhe shpirtrat e tyre. Ata janë që jetojnë në pushtetin e Zotit të tyre. Ata janë të pathyeshmit. Koha! Nuk vepron kundër njerëzve të pathyeshëm, por kundër të papërgjegjshmëve. Ti je ai që çan, e dallon! Jo çka të tjerët kohës ia veshin. Për ty koha punon!

    Nuk i sheh njerëzit sesi janë dehur në papërgjegjësinë e tyre; a nuk i sheh sesi janë zhytur në errësirën e pavetëdijes së tyre! Por ti, jo! Ti qëndro e mos u lëkund. Çkado që ndodhë, është e caktuar të ndodhë, ndërsa ti vepro, e lufto, në rrugën e Zotit dhe udhëzimit të Tij qëndro e mos u lëkund!

    Vërtetë ndihma e fitorja i takon robërve të palëkundshëm e të sinqertë të Allahut subhanehu ve teala!

    Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin
    Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... Buhariu dhe Muslimi.

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e Afrim_0
    Afrim_0 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    28-09-2008
    Lokacioni
    Zvicërr SG
    Postimet
    81
    All-llahu të shpërbleftë
    447
    Falënderuar 209 herë në 60 Postime
    Rep Fuqia
    193

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    [FONT="Trebuchet MS"]Ja edhe një artikull pë ty motër, Allahu të tuajt.


    “Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” – Kur’an, 19:96

    “Vepra më e dashur për Allahun është dashuria për hir të Allahut.” – i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem)

    Shkruan: Avni Tafili

    Gjaku, nuk simbolizon vetëm padrejtësinë, por edhe dashurinë, kur shpërthen me pikën e gjakut. Kur mposhtë dëshirën e trupit, e flijon për hir të një ideali!

    Zoti të ka falur dashuri, ende pa e kuptuar ti dashurinë.

    Sikur ta dije se sa shumë ke nevojë të duash e të duhesh, me dashuri jo për hir të krijesës por të Krijuesit!
    Ç’i ka bërë njeriu kësaj ndjenje! Kur njeriu shndërron të ngrohtën në të ftohtë! I dashuruar në diçka që sheh, dëgjon, e prek, s’është dashuri, por lakmi e robëri ndaj të krijuarës. Dashuria, nuk preket, nuk shihet, nuk dëgjohet. Dashuri e vërtetë, kur ajo ndjehet pa shqisa.
    Ndjenjë e ngrohtë. Fuqi lëvizëse. Nxitës. Mbajtës. Duke shtyrë, ruan. Duke ngrohur, mbanë. Sa e bukur është dashuria. Po sa e lehtë është të dashurosh! E sa e pashpjegueshme mund të jetë kjo ndjenjë e thellë. Buron, depërton, lëvizë, lidhë, bashkon. Dy njerëz i bën të flijojnë për njëri-tjetrin. Dy njerëz i bën të pandashëm. Grup njerëzish i bën si të jenë një trup!

    O sa e ëmbël është të duash e të duhesh. O ç’kënaqësi të jep ndjenja e dashurisë. Fjala “dashuri” s’është turp! Të urresh, është ndjenjë e ftohtë. Të duash për ideal. Të duash jo pse duhesh, po pse e do Krijuesin e dashurisë. Dashuria, i dashur ndaj të tjerëve, cilësi e virtyt i krijesave të zgjedhura. Krijesa të pastra, të bukura, të dhimbshme. Fjala dashuri, fjalë që përshkon tërë qenien. Të bën të mbushesh plot jetë.

    E sa e vështirë qenka të shprehet kjo ndjenjë duke përdorur gishtërinjtë, zemra flet shpejtë, shpreh shumë, ndërsa gishtërinjtë përtacë u bëkan.

    Si të mos duash! Kur ti zbrazë prej zemrës acarin, urrejtjen. Zemër e bardhë. Ngjyrë e kuqe. Gjaku, nuk simbolizon vetëm fryt padrejtësie, por edhe frytin e dashurisë; kur shpërthen me pikën e gjakut. Kur mposhtë dëshirën e trupit, e flijon për hir të një ideali! Pikë dashurie. Pikë gjaku. Sakrificë, përballesh me të ftohtin, kur ti s’do dije se ç’është ftohja, ke zemër e shpirt të ngrohtë; ndjenja e dashurisë.

    Ideali. Përjetësia. Lumturia e pasosur. Jo, përjetësia e lumturia e pasosur kur s’janë ideali, por mallëngjimi për takim me Allahun! Me të Dashurin!

    Ideal i pavdekshëm! Dashuri, për hir të Zotit, që të krijoi! Kur e do dikë për Të. Lidhje që të afron. Zemrat bashkon. I bashkuari, edhe sakrifica i është e ngrohtë. Nuk e di ç’është dobësia e lodhja, sepse vazhdimisht dashuron. Kush e krijoi këtë ndjenjë! E kush përveç Krijuesit. Ne o njerëz, nuk krijuam gjë. Ne mund të shprehemi. Ti zgjedhë, derisa të ftohtit s’të prek, kur prej zemre ngrohtësia zbrazet, ndjen dobësi e pësim; e atëherë i nënshtrohesh vullnetit të Zotit.

    Kur të skuqet fytyra, e tkurret nga një ndjenjë e çuditshme. Turpi? Jo, respekti. Respekt, i dashuruar. Nuk mund të kihet respekt, kur lidhjet janë që shkëputen. Diçka që të afron, e nuk të ndan më. E shkëputë, kur prej zemrës largësi ndjen. Aty ku gjaku troket duke shpërndarë jetë. Dashuria është jetë. A thua, kush s’di të dashurojë, si mund të jetojë?
    Jeta dhuratë. E dashuria dhunti. Me ndjenjën e dashurisë, njerëzit afrohen e jetë ndjenë.

    E ç’zemër kanë ata që urrejnë. Si mund ta duan të ftohtin, kur shtangë. Si mund të jetojnë me zemër të ftohtë. E mohon dhuntinë. E mohon ngrohtësinë e prehrit të nënës, kur ende s’dije se ç’është dashuria, ndjeje ngrohtësi; ajo ishte dashuria. Dashuria, kur me fatkeqësinë je zatet, je ndihmuar; ajo ishte dashuria. Nuk është dashuri, dashuri e gjuhës. As dashuria e pamjes. Dashuria është në zemër. Jo zemra që dashuron për epsh e lakmi dunjallëku; zemra është sëmurë. Kur synohet për të grabitë, s’është dashuri.
    O sa më rëndon zemrën! E sa më rënkon shpirti! Zemra e ftohtë. E mbushur me urrejtje. Sa padrejtësi i bën vetes. Të ndjesh largësi, sa ftohtë. E si mund të ndjehet urrejtja, e si mund ta kapërdijë zemra pikën e urrejtjes! Kur loti nuk të shëron, edhe pse ndjenjën e ngrohtë ta përkujton.

    Një hap drejt dashurisë. Një hap drejt jetës së vërtetë. Nuk ka jetë të vërtetë pa dashuri të vërtetë. Dashuria është shenjë e sinqeritetit. Sinqeriteti s’arrihet pa bindjen e plotë. Bindje e plotë është të duash çka syri nuk të kapë. Të duash edhe nëse të dashurin s’e ke pranë shqisave tua. Kjo është dashuri, kur dashuron edhe pa parë, pa dëgjuar. Të ndjesh afërsinë.

    Kur e do Zotin! Kur do për hir të Zotit. Kur ndjen afërsinë me Zotin. I dashuri të sheh, edhe pse ti s’e sheh. I dashuri të dëgjon, edhe pse ti s’e dëgjon. I dashuri përkujdeset për ty, edhe pse ti ndonjëherë i pakujdesshëm mund të jesh.

    Zoti të ka falur dashuri, ende pa e kuptuar ti dashurinë. Allahu i Madhërishëm, prej emrave të Tij të bukur, i Dashuri. Atë e duan, njerëzit e sinqertë, të pastër, të epërm; shpirtra të ruajtur, të qetë e të sigurt. Të dashur!

    Jetë kanë të dashuruarit! Që duhen, e duan. Kur fytyra e ngazëllyer buzëqeshë, e prej dashurisë shndritë, zemra flakëron, shpërndan pika gjaku, pika dashurie. Pika faljeje. Kur dashuron, falë. Falja afron. Dashuria, kur ndjen afërsinë. Mos ndje afërsi për hir të pasurisë, e as për hir të gruas, e as për hir të asnjë lloj kënaqësie të kësaj jete! Ky është largim, jo dashuri.

    Dashuri që s’di fund, është dashuria për hir të Allahut! Nuk di të soset. Zemra plot jetë, plot dashuri. Falë e afrohu. Mos e fsheh dashurinë. Ju dua për hir të Allahut; shprehe këtë, thuaja besimtarëve, le të duhen zemrat, le të përhapet dashuria e vërtetë për hir të Zotit që na krijoi.

    O Allah, Ti fale ndaj nesh dashuri, bëji zemrat tona të duan vetëm për hir Tënde.

    “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin.” – Kur’an, 9:71
    Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... Buhariu dhe Muslimi.

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Grafika e jusra-muslim
    jusra-muslim nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    04-11-2008
    Lokacioni
    Prizren
    Postimet
    170
    All-llahu të shpërbleftë
    625
    Falënderuar 371 herë në 117 Postime
    Rep Fuqia
    236

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    Selamu Alejkum
    Moter e nderuar dhe shume e respektuar inshaAllah do te pranoni ndihmen time qe tju ofroj...do te ishte kenaqesi e imja nese do te me lejoni ti ndaj ca qaste me ju,te bisedojm bashke ne msn inshAllah do ta gjenim nje zgjidhje bashke...adresen time po ja u dergoj ne privat...
    O Allah,T’i je falës i do ata të cilët kërkojnë falje,prandaj na fal…

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  15. #8
    Grafika e sunna
    sunna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-08-2007
    Postimet
    5,142
    All-llahu të shpërbleftë
    10,178
    Falënderuar 6,698 herë në 3,261 Postime
    Rep Fuqia
    2555

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    Citat Postuar fillimisht nga SecretGirl Shiko Postimin
    Sot pikerisht jam ne fazen me te veshtir te jetes time, me duket sikur sprovat jan krijuar veq per mua...Nuk jam prej atyre qe bejn mekate te medha por sprovohem shum nuk e di hajr e boft Zoti...Tash kam ardh ne ate fazen e veshtir qe ska me vlere ne jeten time edhe krejt ti kisha nuk do tme vie interesant se jeta thjesht ska vlere per mu...Asgje ne kete bote nuk ka vler per mua...Ju lutem a din te me spjegoj dikush gjendjen time ??Kam ndier qastet e gezimit por ato kan zgjatur shum pak perfundimi gjithmon ka qen i njejti ndihem shum e pasukseshme ne jete ...JU lutem beni duah per mua pasi une nuk jam ne gjendje te bej per veten time ndihem e humbur
    Es Selamu Alejkum

    Allahu xh sh te ndihmoft moter lute Allahun xh sh met jep rahati

    Me siguri do t'ju sprovojmë me frikë, me uri, me humbje pasurie, të jetës e të fryteve, por përgëzoji të duruarit, ata që, kur goditën me ndonjë fatkeqësi, thonë:'Allahut i përkasim dhe Atij do t'i kthehemi'. Këta janë ata, që do të bekohen dhe do të mëshirohen nga Zoti i tyre, dhe këta janë të udhëzuarit". [el-Bekare, 155-157]
    Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.


    Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

    "Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  17. #9
    Grafika e SecretGirl
    SecretGirl nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    20-11-2008
    Postimet
    65
    All-llahu të shpërbleftë
    384
    Falënderuar 191 herë në 51 Postime
    Rep Fuqia
    182

    Re: Jeta nuk ka vlere per mua...

    Flm shumm per pergjigjet e juaja kaq tmira per vullnetin dhe deshiren qe shprehni per hir te All-llahut per ti ndihmuar tjetrit.Une e kam dite qe besimtari musliman eshte me i miri per ti ndar hallet dhe brengat ne jete andaj kam shpreh sinqeritetin tim ketu ne mesin e juj edhe nuk jam zhgenjyer aspak se kam mar pergjigje shum te miraa qe me kan prekur shum ne zemer.All-llahu ju shperbleft me te mira ne kete bote e me tmirat ne boten tjeter,Allahu ju ruajt nga qdo é keqe Ju dua per hir te Allahut te gjithve me besoni......

  18. Për këtë postim, ju falënderohen 14 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Cfare duhet bere, nese gjejme dicka qe nuk ka vlere te madhe?
    By taulant01 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2009, 07:34
  2. Leximi i Kur´anit në shqip, çfarë vlere ka ?
    By Menntori in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 14:32
  3. Xhamia me vlerë prej një miliardë eurosh
    By En Nisa in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2008, 13:00
  4. Besnikëria ndaj Islamit më me vlerë se milionat
    By En Nisa in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2008, 10:33
  5. C'fare vlere ka falja e pese koheve te namazit?
    By bekir-87 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 08-09-2006, 10:44

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •