 |
 |
 |
 |
|
 |

12-07-2007, 11:33
|
|
Anėtarė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 21-09-2006
Postimet: 99
All-llahu tė shpėrbleftė: 86
Falėnderuar 52 herė nė 27 Postime
Rep Fuqia: 92
|
|
|
Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
Selam alejkum
Desha te di se a ka ndonje argument qe tregon se ku rrin shpirtat e te vdekurve pas vdekjes. Duke u bazuar ne nje ligjerat te Dr.Shefqet Krasniqit- Nata e varrit, aty thoshte se pasi vdes robi i All-llahu xh.sh, pasi shkojne te qielli i shtate (7) All-llahu (azze we xhel-le) thot kthene robin Tim perseri ne varre pasi ata ta kthejne, Shefqet Krasniqi thoshte se atij njeriu ``i futet perseri shpirti ne trup`` dhe vendoset njeriu ne varr, pastaj i hapet nje dritare prej Xhennetit ose prej Xhehenemit mvaret se qfar veprash ka ba. E nese ai njeri eshte prej xhenetlive thot O All-llah bone Kijametin, e nese eshte prej xhehenemlive thot O All-llah mos e bon Kijametin.
All-llahu s.v.t ju shpebleft.
__________________
Vetėm e All-llahut ėshtė gjithė ē'ka nė qiej e nė tokė, Ai i fal atij qė do dhe Ai e dėnon atė qė do. All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.(Ali Imran,129)
Sė fundi pėrpunuar nga Granit : mė 12-07-2007 11:35.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
|
|

26-01-2008, 00:10
|
|
Bllokuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 06-09-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 334
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 555 herė nė 234 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
Selam aleikum vlla
ja njė libėr vlla rreth asaj qe juve ju intereson
VDEKJA, RINGJALLJA,
XHEHENEMI
*******************
Libra tė njerėzve qė nuk e ndjekin Akiden e Ehli Sunnetit, kemi vendos tė mos lejojm tė posotohen nė Forum.
Ndryshuar nga Muhammed AbdulMalik.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

19-02-2008, 18:26
|
|
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 10-11-2007
Postimet: 395
All-llahu tė shpėrbleftė: 836
Falėnderuar 936 herė nė 333 Postime
Rep Fuqia: 281
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
Selamu alejkum!
Ketu ne forum dikush ka postuar, nje video te shkurter nga Bilal Filips, i cili flet se harun Jahja eshte i dyshimt ne transmetimin e mesimeve Islame.
Dhe se ka gabime te renda ne transemtimin e Akides.
Prandaj keto informata eshte mire te kihen parasysh.
Perndryshe ndoshta do te ishte me mire qe edhe ndonje nga hoxhallaret shqiptar te flas lidhur me kete, sepse librat e Harun Jahjase po shperndahen me te madhe.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
|
|

19-02-2008, 19:31
|
.gif?dateline=1160351339) |
Moderator Mbikqyrės
|
|
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,288
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,406
Falėnderuar 2,119 herė nė 759 Postime
Rep Fuqia: 769
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
Ve alejkum selam ve rahmetullah
Ashtu ėshtė motėr, edhe hoxha i njohur qė ėshtė duke bėrė davet tė madh nė tė gjithė kontinentet e botės Khalid Jasin ka thėnė se Harun Jahja nuk ėshtė nė rrugėn e tė parėve tanė sepse i merr ajetet dhe hadithet dhe i komenton sipas logjikes dhe ngjarjeve qė ndodhin, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me sheriatin dhe dijetarėt me Ixhma (konsenzus) e kanė ndalu, dhe nuk e din komentimin e ajeteve dhe haditheve askush mė mirė se sahabėt dhe ata qė kanė ardh pas tyre, andaj edhe me tė drejtė dijetarėt kanė thėnė se njerėzit e ri qė vin me mendime dhe ide abstrakte duke i komentu ajetet dhe hadithet me logjik dhe gjėra tjera qė sheriati nuk i pranon, mohohen e nuk pranohen.
Selamun Alejkum
__________________
Jakub el-Makfufi ka thėnė: "Person i sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e tij tė mira sikurse qė i fsheh veprat e tij tė liga."
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 13 Pėrdorues nė vijim:
|
artemisa (05-09-2008), Dituria (20-02-2008), Ebu Velid (15-09-2008), Eli (19-02-2008), Ervala (20-02-2008), Fidan (26-02-2008), hadixhe (08-08-2008), Menntori (26-09-2008), MURAT21 (18-04-2008), ShPėtimm (12-09-2008), Siraatalmustekiim (19-02-2008), sunna (04-10-2008), Usame_ibn_Zejd (01-10-2008) |

22-09-2008, 15:59
|
|
Bllokuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 15-07-2007
Lokacioni: Suedi
Postimet: 176
All-llahu tė shpėrbleftė: 3
Falėnderuar 180 herė nė 92 Postime
Rep Fuqia: 0
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
ka kohė tė gjat kur ėsht parashtru kjo pyetje dheper qudi hala nuk ka mar graniti pėrgjigje!
|

03-10-2008, 14:18
|
|
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 10-11-2007
Postimet: 395
All-llahu tė shpėrbleftė: 836
Falėnderuar 936 herė nė 333 Postime
Rep Fuqia: 281
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
A takohen shpirtrat e tė vdekurve pas vdekjes?
Ka shumė argumente tė cilat tregojnė se shpirtrat e tė vdekurve takohen pas vdekjes. Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė:
"Kur t'i vjen momenti i vdekjes njė besimtari, i vijnė atij melaiket e mėshirės me njė mėndafsh tė bardhė dhe i thonė: Dil me njė kėnaqėsi, transferohu tek Allahu se Allahu ėshtė i kėnaqur me ty, dhe nuk ėshtė i hidhėruar nė ty. Dhe del shpirti me njė erė sikurse misku (parfumi), dhe kėshtu shkon lart derisa arrin me shpirtin e tij tek dera e qiellit, dhe pyesin se ēfarė ėshtė kjo erė e mirė me tė cilėn keni ardhė nga dunjaja. Pastaj do tė vinė shpirtrat e besimtarėve pėr ta takuar atė, dhe ata do tė gėzohen mė shumė pėr kėtė takim se sa njeriu qė gėzohet kur ti vjen ndonjė i afėrm i tij nga udhėtimi. Pastaj fillojnė dhe e pyesin atė: ēka ėshtė puna e filanit dhe ēka ėshtė puna e filanit? Ai ju pėrgjigjet: Lere atė sepse ai ėshtė nė ankth, nė mashtrim tė dunjasė."[Nesaiu 1833, Albani ka thėnė se Hadithi ėshtė Sahih, shih Silsile es-Sahiha, 2758]
Pra, ky hadith tregon qartė se shpirtrat e besimtarėve takohen pas vdekjes dhe bisedojnė njėra me tjetrėn, gjithashtu gėzohen kur tė takojnė tė afėrmin e tyre.
Gjithashtu, nga ky hadith kuptojmė se tė vdekurit tanė pėrkujdesėn pėr gjendjen tanė, dhe kur tė vdes ndokush shkojnė dhe e pyesin se a e ke parė filanin, ēfarė ėshtė puna e tij, etj., siē u cek edhe nė hadith: " pastaj fillojnė dhe e pyesin atė: ēka ėshtė puna e filanit dhe ēka ėshtė puna e filanit?"
Ibn Tejmijjeh
Ibn Tejmija kur ėshtė pyetur se, a takohen shpirtrat pasi qė tė vdesin? Ka thėnė:
"Po, takohen, dhe argument pėr kėtė ėshtė hadithi qė e transmeton Ebu Ejjub El Ensariu r.a dhe gjithashtu Ebu Hatimi r.a transmeton me sened sahih se, Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: "Kur njeriut i del shpirti, atė e takojnė shpirtrat tjerė dhe e pyesin pėr tė gjallėt, kurse disa tė tjerė thonė: "Lere atė le tė pushoj njė herė." Pastaj e pyesin atė se, ēfarė ėshtė puna e filanit? Ai ju pėrgjigjet duke iu thėnė: "Ai ėshtė duke vepruar punė tė mira." Dhe e pyesin se, ēfarė ka bėrė filani? Ai u thotė: "A nuk ėshtė ai me juve?" Ata i thonė: "Jo," - dhe thonė, "..e kanė dėrguar atė nė xhehhenem."
Banorėt e xhennetit dallojnė sipas vendeve tė tyre me njėri tjetrin. Dikush ėshtė mė lart e dikush mė ulėt. Ata qė janė mė lart mund tė zbresin poshtė, kurse, ata qė janė mė poshtė nuk kanė mundėsi tė ngritėn lart. Dhe ata takohen nėse do Allahu, ashtu siē takohen nė dunja, edhepse dikush e ka shtėpinė mė tė mirė se tjetri.
Gjithashtu, nuk luan rol largėsia e varrimit tė tė vdekurve nė dunja. Nėse ata janė prej banorėve tė xhennetit, ata do tė takohen pa marrė parasysh largėsinė e varrezave tė tyre, sepse ka mundėsi qė tė dy personat tė i kenė varrezat afėr, mirėpo, ata nuk do tė takohen, sepse njėri ėshtė nė xhennet kurse tjetri nė xhehhenem, ashtu sikurse kur dy persona flenė nė njė vend, njėri sheh ėndėrr tė mirė kurse tjetri rrotullohet dhe nuk rehatohet nga ėndrrat e kėqija.
[Mexhmuatul Fetava, 24/368]
Ibn Kajjim
Ibn Kajjimi ka thėnė:
Shpirtrat janė dy lloje:
1. Shpirtrat qė janė duke u ndėshkuar dhe
2. Shpirtrat qė janė duke u shpėrblyer
1. Shpirtrat qė janė duke u ndėshkuar, janė tė zėna me ndėshkimet qė kanė.
2. Kurse shpirtrat qė janė duke u shpėrblyer, ato shpirtra e vizitojnė njėra tjetrėn dhe ia pėrkujtojnė njėra tjetrės veprat qė i kanė bėrė nė dunja. Dhe ēdo shpirt ėshtė bashkė me shpirtrat qė janė tė gradės sė tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s ėshtė nė shkallėn mė tė lart, siē thotė Allahu xh.sh:
"E kushdo qė i bindet All-llahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė All-llahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata!"
[En-Nisa, 69]
Allahu na mundėsoftė tė jemi me Pejgamberin s.a.v.s, shokėt e tij dhe shehidat, nė jetėn e varrit dhe nė ahiret. Amin
pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
Kur“an dhe Sunnet © 2007
(Kete teme e kam mar ne kete forum te rubrika "Fetua nga Dijetaret"- Dituria)
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

03-10-2008, 14:30
|
|
Anėtarė i Avancuar
|
|
Data e Anėtarėsimit: 10-11-2007
Postimet: 395
All-llahu tė shpėrbleftė: 836
Falėnderuar 936 herė nė 333 Postime
Rep Fuqia: 281
|
|
|
Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?
Jeta e Varrit
"Tė pyesin pėr shpirtin, thuaj: Shpirli ėsht ēėshtje qė i takon vetėm Zotit tim. Por juve nuk ju ėshtė dhėnė nga dija veēse pak."
[EI-Isra: 85]
"Kur njeriu besimtar gjendet nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe pritjes sė ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra tė bardha si dielli, me vehte kanė qefinė nga qefinėt e xhennetit dhe erėra tė mira nga ato tė xhennetit." [Hadith]
Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falėnderimi i takon All-llahut atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbėshtetje tek All-llahu nga tė kėqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė udhėzon All-llahu, s'ka kush e humb dhe atė qė humb, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.
Tė dashur vėllėzėr muslimanė! Njeriu jeton nė kėtė botė dhe gjatė veprimtarisė sė tij jetėsore kryen vepra tė mira apo tė kėqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu nė Kur'an thotė:
"Ēdo Krijesė do ta shijojė vdekjen..."
[El-Enbija: 35]
Por kjo vdekje nuk ėshtė fundi i jetės, por mbyllja e njė periudhe qė ėshtė periudhė sprove pėr tė, argument pėr kėtė ėshtė Fjala e All-llahut nė Kur'an:
"Ėshtė Ai qė krijoi vdekjen dhe jetėn pėr t“ju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmiri. Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi."
[El-Mulk: 2]
dhe fillimi i njė periudhe tjetėr e vėrtetuar nga Fjalėt e All-llahut nė Kuran dhe hadithet e tė Dėrguarit. Jetėn pas vdekjes mund ta ndajmė nė dy periudha:
1. Jeta e varrit
2. Ahireti
Nė kėtė artikull do tė pėrpiqemi tė tregojmė diēka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes sė njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij nė ditėn e Gjykimit. Se ē'farė i ndodhė njeriut gjatė kėsaj periudhe e ka sqaruar mjaftė i Dėrguari nė shumė hadithe, njėri prej tė cilėve ėshtė hadithi i mėposhtėm: Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. qė ka thėnė:
"Dolem mė tė Dėrguarin mė xhėnazen e njė burri prėj ensarėvė (medinasve). Pasi e varrosėm, u ul i Dėrguari i All-llahut ne drejtim tė Kiblės dhe ne u ulėm rreth tij, sikur mbi kokat tona tė qėndronte njė zog (u ulėm qetė). Nė dorė, i Dėrguari kishte njė shkop, me tė cilin gėrvishtte tokėn. Pastaj filloi tė shikojė nė qiell dhe nė tokė, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herė, dhe tha:
"Kėrkoni ndihmėn e All-llahut nga ndėshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe pritjes sė ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra tė bardha si dielli, me vehte kanė qefinė nga qefinėt e xhennetit dhe erėra tė mira nga ato tė xhennetit. Ata i ulen atij me njė gjerėsi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili uleĺ tėk koka e tij dhe thotė: "O shpirt i mirė, dil pėr nė mėshirėn All-llahut dhe kėnaqėsinė e Tij ". Pastaj shpirti del me njė lehtėsi tė tillė, siē del pika e ujit nga gryka e shtembės, dhe meleku i vdekjes e merr atė. Kėtė shpirt e pėrshėndesin tė gjithė melaiket e qiellit dhe tė tokės, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej ketyre grupeve tė melaikeve qė rrijnė nė kėto dyer, i luten Zotit qė ta ngrejė kėtė shpirt edhe mė lart. Nė momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mėshires ia rrėmbejnė atij kėtė shpirt sa hap e mbyll sytė, dhe nuk e lėshojnė atė derisa e vendosin nė atė qefin dhe nė ato erėra dhe del nga kjo njė erė misku - mė e mira erė qė gjendet nė sipėrfaqen e tokės. Kėshtu melaiket e mėshirės ngrihen me kėtė shpirt lart nė qiell. Rrugės kėta takojnė grupe melaikesh tė cilėt thonė: "Ē'ėshtė ky shpirt i mirė? "- pėrgjigjen: ėshtė filani i biri i filanit, duke pėrmendur me emrat mė tė bukur me tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kėshtu shkojnė derisa tė arrijnė nė qiellin e dunjasė. Kėtu kėrkojnė qė t 'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket qė rrijnė nė kėtė qiell e shoqėrojnė shpirtin deri nė qiellin qė vjen mė pas dhe kėshtu deri sa tė arrijnė nė qiellin e shtatė. Thotė All-llahu : " Shkruajeni librin e robit tim nė Ilijjin (libėr nė tė cilin shkruhen, veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni nė tokė se Unė ua kam premtuar atė, se nga ajo (toka) krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t“i ngrej pėrsėri nė ahiret (Ditėn e Gjykimit) ". Pastaj shpirti i kthehet nė tokė. Pasi shpirti ėshtė (kthyer nė trupin e tij ai ndjen zhurmėn e hapave tė atyre qė ikin. Nė kėtė ēast tė vdekurit i vijnė dy melaike me pamje tė ashpėr dhe i ulen afėr duke e pyetur: "Kush ėshtė zoti yt? " -ai pėrgjigjet "Zoti im ėshtė All-llahu ". Pastaj thonė: "Cila ėshtė feja jote? " -thotė: "Fėja ime ėshtė Islami " Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrė qė ju dėrgua juve?" - thotė: "Ai ėshtė i Dėrguari i Zotit" - Melaiket e pyesin pėrsėri: "Cila ka qenė puna jote? " -thotė: "Lexova Librin e All-llahut dhe besova atė ". Kėto tre janė e fundit sprovė qė i paraqiten besimtarit, siē thotė All-llahu nė Kur'an: "I pėrforcon All-llahu ata tė cilėt besuan, mė njė fjalė tė palėkundėshmė nė jėtėn kėsaj bote ". Prandaj ai thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė Islami dhe i Dėrguari im ėshtė Muhammedi ". Thėrret njė Thirrės nė qiell: "Tha tė vėrtetėn robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve tė xhennetit dhe visheni atė me veshje tė xhennetit dhe hapni atij derėn tek xhenneti ". I vjen atij nga era e tij dhe mirėsitė e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me njė hapėsirė sa sheh syri. Nė kėtė moment i vjen atij njė burrė me pamje tė hijshme me rroba tė bukura dhe me erė tė mirė dhe thotė: "Gėzohu me atė qė tė gėzon ty, pergėzohu me kėnaqėsinė e Zotit dhe xhennete nė tė cilat ka mirėsi tė pėrhershme, kjo ėshtė dita e cila tė ėshtė premtuar." Pastaj shpirti i tij thotė: "Edhe ty tė pėrgėzoftė All-llahu me tė mira, po kush je ti?" "Unė jam puna jote e mirė. Pėr Zotin, vėrtet ti ishe i shpejtė nė mirėsi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshėm nė mėkate. Prandaj All-llahu tė shpėrbleftė me tė mira ". Pastaj i hapet atij njė derė nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do tė ishte vendi yt po tė ishe prej mėkatarėve, e zėvėndėsoi Zoti kėtė vėnd me kėtė"- dhe i paraqitet xhenneti. Ndėrsa sheh se ē'ka atje, thotė: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qėllim qė tė shkoj tek tė afėrmit e mi dhe pasuria ime ". I thuhet atij: "Rri i qetė!".
Ndėrsa mosbesimtarit, kur ėshtė nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe afrimit pėr nė ahiret, i zbresin atij melaike nga qielli, me pamje !ė ashpėr, me fytyra rė zeza. Nė duar ata mbajnė pėlhura prej zjarri dhe i ulen atij nė njė distancė sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotė: "O shpirt i keq, dil pėr tek zemėrimi i All-llahut". Kėshtu del shpirti nga trupi i tij me vėshtirėsi tė madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndėrkohė e mallkojnė atė tė gjithė melaiket midis qiellit dhe tokės dhe tė gjithė melaiket nė qiell. I mbyllen atij tė gjitha dyert nė qiell dhe melaiket qė qėndrojnė nė kėto dyer i luten Zotit qė mos ta ngrejė kėtė shpirt tė keq pranė tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket qė zbritėn nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytė dhe e vendosin nė atė pėlhurėn prej zjarri prej ku del njė erė shumė e keqe, mė e keqja erė qė gjendet nė faqen e dheut. Pastaj ngrihen mė tė nė qiell dhe kur kalojnė pranė ēdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ē'ėshtė ky shpirt i keq? " -i pėrgjigjen: "ėshtė filani i biri filanit " -dhe i pėrmendin emrat mė tė kėqinj me tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kur arrijnė me tė nė qiellin e tokės dhe kėrkojnė t 'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dėrguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnė nė xhennet aq sa hyn deveja nė vrimėn e gjilpėrės ". Thotė All-llahu i Lartėsuar: "Shkruajeni librin e tij nė Sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e kėqia), nė vėndin mė tė ulėt ". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim nė tokė, sepse unė nga ajo i krijova, tek ajo do t“i kthej dhe prej saj do t“i nxjerr pėrsėri ". Pastaj hidhet shpirti derisa tė shkojė nė trupin e dhe ai dėgjon hapat e shokėve kur largohen. Ndėrkohė i vijnė atij dy melaike me pamje tė ashpėr tė cilėt i ulen pranė dhe i thonė: "Kush ėshtė Zoti yt?" -thotė: "Ah! Ah! Nuk e di ". Pyesin pėrsėri: "Ē'mund tė thuash pėr njeriun qė u dėrgua tek ju? " -ai nuk ėshtė i udhėzuar ndaj dhe se thotė dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi! ". - "Ah! Ah!" -thotė: "Nuk e di. Kam ndėgjuar njerėzit ta pėrmėndnin" dhe i thonė: "Nuk e dite, prandaj s'e the ". Dėgjohet mė pas njė thirrje nga qielli qė thotė se gėnjeu. " Shtrojeni atė nė shtroje prej zjarri." Hapet pastaj njė derė prej dyerve tė zjarrit kėshtu qė atij i vjen afsh i nxehtė dhe erė kalbėsire. Varri i ngushtohet derisa brinjėt e krahėrorit i ndėrfuten me njėra-tjetrėn. Pastaj i afrohet njė burrė me fytyrė tė shėmtuar, me rroba tė kėqia dhe me erė tė keqe dhe i thotė: "Pėrgėzohu me tė keqen tėnde. Kjo ėshtė dita jote e cila tė ėshtė premtuar". " Po ty, tė pėrgėzoftė Zoti me sherr, kush je ti?" Burri shėmtuar thotė. "U jam puna jote e keqe. Pėr Zotin ti ke qenė njeri i ngadalshėm nė bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtė nė vepra tė kėqia (mėkate), prandaj All-llahu tė shpėrbleftė me tė kėqia!" Pastaj goditet me njė ēekan hekuri, qė sikur tė goditej me tė njė mal do tė bėhej pluhur. Kėshtu goditet me tė dhe bėhet pluhur. Pastaj, All-llahu e kthen edhe njė herė siē ishte dhe goditet pėrsėri dhe ai nxjerr njė klithmė tė fortė qė e dėgjon ēdo gjė pėrveē njerėzve dhe xhinėve. Dhe hapet njė derė nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotė: "O Zot mos e bė kijametin ".
Shėnim
Sigurisht nė qoftė se ne hapim varrin e njė personi dhe shohim nėse ėshtė i zgjeruar apo ngushtuar, do tė shohim se varri i tij ka po atė madhėsi qė ka pasur kur e kemi varrosur kėtė njeri. Kjo ēėshtje (zgjerimi apo ngushtimi i varrit) ėshtė njė e fshehtė qė ne nuk mund ta pėrceptojmė dot qoftė edhe me mjete shumė tė sofistikuara. Ashtu siē ėshtė dija jonė rreth shpirtit pėr tė cilin shumė studiues nga fusha tė ndryshme tė shkencės janė pėrpjekur pa sukses pėr ta zbuluar. Dhe vėrtet nė Kur'an thuhet:
"Tė pyesin pėr shpirtin, thuaj: Shpirli ėsht ēėshtje qė i takon vetėm Zotit tim. Por juve nuk ju ėshtė dhėnė nga dija veēse pak."
[EI-Isra: 85]
Marr nga webi Kur'an dhe sunnet
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|
| Vegla tė Temave |
|
|
| Ndrysho Paraqitjen |
Linear
|
Rregullat e Postimit
|
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
|
|
|
Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 11:10.
|
 |