Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 9 prej 9

Tema: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

  1. #1
    Granit nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    21-09-2006
    Postimet
    97
    All-llahu të shpërbleftë
    85
    Falënderuar 78 herë në 35 Postime
    Rep Fuqia
    233

    Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Selam alejkum
    Desha te di se a ka ndonje argument qe tregon se ku rrin shpirtat e te vdekurve pas vdekjes. Duke u bazuar ne nje ligjerat te Dr.Shefqet Krasniqit- Nata e varrit, aty thoshte se pasi vdes robi i All-llahu xh.sh, pasi shkojne te qielli i shtate (7) All-llahu (azze we xhel-le) thot kthene robin Tim perseri ne varre pasi ata ta kthejne, Shefqet Krasniqi thoshte se atij njeriu ``i futet perseri shpirti ne trup`` dhe vendoset njeriu ne varr, pastaj i hapet nje dritare prej Xhennetit ose prej Xhehenemit mvaret se qfar veprash ka ba. E nese ai njeri eshte prej xhenetlive thot O All-llah bone Kijametin, e nese eshte prej xhehenemlive thot O All-llah mos e bon Kijametin.
    All-llahu s.v.t ju shpebleft.
    Së fundi përpunuar nga Granit: më 12-07-2007 10:35
    Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.(Ali Imran,129)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 10 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    521

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Selamu alejkum!

    Ketu ne forum dikush ka postuar, nje video te shkurter nga Bilal Filips, i cili flet se harun Jahja eshte i dyshimt ne transmetimin e mesimeve Islame.
    Dhe se ka gabime te renda ne transemtimin e Akides.
    Prandaj keto informata eshte mire te kihen parasysh.
    Perndryshe ndoshta do te ishte me mire qe edhe ndonje nga hoxhallaret shqiptar te flas lidhur me kete, sepse librat e Harun Jahjase po shperndahen me te madhe.


  4. #3
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,833
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1591

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Ve alejkum selam ve rahmetullah

    Ashtu është motër, edhe hoxha i njohur që është duke bërë davet të madh në të gjithë kontinentet e botës Khalid Jasin ka thënë se Harun Jahja nuk është në rrugën e të parëve tanë sepse i merr ajetet dhe hadithet dhe i komenton sipas logjikes dhe ngjarjeve që ndodhin, gjë që është në kundërshtim të plotë me sheriatin dhe dijetarët me Ixhma (konsenzus) e kanë ndalu, dhe nuk e din komentimin e ajeteve dhe haditheve askush më mirë se sahabët dhe ata që kanë ardh pas tyre, andaj edhe me të drejtë dijetarët kanë thënë se njerëzit e ri që vin me mendime dhe ide abstrakte duke i komentu ajetet dhe hadithet me logjik dhe gjëra tjera që sheriati nuk i pranon, mohohen e nuk pranohen.

    Selamun Alejkum
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)


  5. #4
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    521

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?

    Ka shumë argumente të cilat tregojnë se shpirtrat e të vdekurve takohen pas vdekjes. Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

    "Kur t'i vjen momenti i vdekjes një besimtari, i vijnë atij melaiket e mëshirës me një mëndafsh të bardhë dhe i thonë: Dil me një kënaqësi, transferohu tek Allahu se Allahu është i kënaqur me ty, dhe nuk është i hidhëruar në ty. Dhe del shpirti me një erë sikurse misku (parfumi), dhe kështu shkon lart derisa arrin me shpirtin e tij tek dera e qiellit, dhe pyesin se çfarë është kjo erë e mirë me të cilën keni ardhë nga dunjaja. Pastaj do të vinë shpirtrat e besimtarëve për ta takuar atë, dhe ata do të gëzohen më shumë për këtë takim se sa njeriu që gëzohet kur ti vjen ndonjë i afërm i tij nga udhëtimi. Pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit? Ai ju përgjigjet: Lere atë sepse ai është në ankth, në mashtrim të dunjasë."[Nesaiu 1833, Albani ka thënë se Hadithi është Sahih, shih Silsile es-Sahiha, 2758]

    Pra, ky hadith tregon qartë se shpirtrat e besimtarëve takohen pas vdekjes dhe bisedojnë njëra me tjetrën, gjithashtu gëzohen kur të takojnë të afërmin e tyre.

    Gjithashtu, nga ky hadith kuptojmë se të vdekurit tanë përkujdesën për gjendjen tanë, dhe kur të vdes ndokush shkojnë dhe e pyesin se a e ke parë filanin, çfarë është puna e tij, etj., siç u cek edhe në hadith: " pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit?"

    Ibn Tejmijjeh

    Ibn Tejmija kur është pyetur se, a takohen shpirtrat pasi që të vdesin? Ka thënë:

    "Po, takohen, dhe argument për këtë është hadithi që e transmeton Ebu Ejjub El Ensariu r.a dhe gjithashtu Ebu Hatimi r.a transmeton me sened sahih se, Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Kur njeriut i del shpirti, atë e takojnë shpirtrat tjerë dhe e pyesin për të gjallët, kurse disa të tjerë thonë: "Lere atë le të pushoj një herë." Pastaj e pyesin atë se, çfarë është puna e filanit? Ai ju përgjigjet duke iu thënë: "Ai është duke vepruar punë të mira." Dhe e pyesin se, çfarë ka bërë filani? Ai u thotë: "A nuk është ai me juve?" Ata i thonë: "Jo," - dhe thonë, "..e kanë dërguar atë në xhehhenem."

    Banorët e xhennetit dallojnë sipas vendeve të tyre me njëri tjetrin. Dikush është më lart e dikush më ulët. Ata që janë më lart mund të zbresin poshtë, kurse, ata që janë më poshtë nuk kanë mundësi të ngritën lart. Dhe ata takohen nëse do Allahu, ashtu siç takohen në dunja, edhepse dikush e ka shtëpinë më të mirë se tjetri.

    Gjithashtu, nuk luan rol largësia e varrimit të të vdekurve në dunja. Nëse ata janë prej banorëve të xhennetit, ata do të takohen pa marrë parasysh largësinë e varrezave të tyre, sepse ka mundësi që të dy personat të i kenë varrezat afër, mirëpo, ata nuk do të takohen, sepse njëri është në xhennet kurse tjetri në xhehhenem, ashtu sikurse kur dy persona flenë në një vend, njëri sheh ëndërr të mirë kurse tjetri rrotullohet dhe nuk rehatohet nga ëndrrat e këqija.
    [Mexhmuatul Fetava, 24/368]

    Ibn Kajjim

    Ibn Kajjimi ka thënë:

    Shpirtrat janë dy lloje:

    1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar dhe
    2. Shpirtrat që janë duke u shpërblyer

    1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar, janë të zëna me ndëshkimet që kanë.

    2. Kurse shpirtrat që janë duke u shpërblyer, ato shpirtra e vizitojnë njëra tjetrën dhe ia përkujtojnë njëra tjetrës veprat që i kanë bërë në dunja. Dhe çdo shpirt është bashkë me shpirtrat që janë të gradës së tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s është në shkallën më të lart, siç thotë Allahu xh.sh:

    "E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!"
    [En-Nisa, 69]

    Allahu na mundësoftë të jemi me Pejgamberin s.a.v.s, shokët e tij dhe shehidat, në jetën e varrit dhe në ahiret. Amin

    përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
    Kur´an dhe Sunnet © 2007

    (Kete teme e kam mar ne kete forum te rubrika "Fetua nga Dijetaret"- Dituria)

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 11 Përdorues në vijim:


  7. #5
    Grafika e Dituria
    Dituria nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2007
    Lokacioni
    Vendin ku perzihen rehatia dhe sprova.
    Postimet
    527
    All-llahu të shpërbleftë
    1,439
    Falënderuar 1,518 herë në 445 Postime
    Rep Fuqia
    521

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Jeta e Varrit

    "Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpirli ësht çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
    [EI-Isra: 85]
    "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit." [Hadith]
    Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Falënderimi i takon All-llahut atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek All-llahu nga të këqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që udhëzon All-llahu, s'ka kush e humb dhe atë që humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

    Të dashur vëllëzër muslimanë! Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu në Kur'an thotë:

    "Çdo Krijesë do ta shijojë vdekjen..."
    [El-Enbija: 35]

    Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të, argument për këtë është Fjala e All-llahut në Kur'an:

    "Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t´ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi."
    [El-Mulk: 2]

    dhe fillimi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga Fjalët e All-llahut në Kuran dhe hadithet e të Dërguarit. Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:


    1. Jeta e varrit
    2. Ahireti

    Në këtë artikull do të përpiqemi të tregojmë diçka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes së njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij në ditën e Gjykimit. Se ç'farë i ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka sqaruar mjaftë i Dërguari në shumë hadithe, njëri prej të cilëve është hadithi i mëposhtëm: Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë:

    "Dolem më të Dërguarin më xhënazen e një burri prëj ensarëvë (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut ne drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë, i Dërguari kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha:

    "Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjerësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili uleĺ tëk koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij ". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtembës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej ketyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshires ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjendet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt i mirë? "- përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t 'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu : " Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen, veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t´i ngrej përsëri në ahiret (Ditën e Gjykimit) ". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është (kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt? " -ai përgjigjet "Zoti im është All-llahu ". Pastaj thonë: "Cila është feja jote? " -thotë: "Fëja ime është Islami " Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit" - Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qenë puna jote? " -thotë: "Lexova Librin e All-llahut dhe besova atë ". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqiten besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, më një fjalë të palëkundëshmë në jëtën kësaj bote ". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi ". Thërret një Thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti ". I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, pergëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme, kjo është dita e cila të është premtuar." Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" "Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira ". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë"- dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime ". I thuhet atij: "Rri i qetë!".

    Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaike nga qielli, me pamje !ë ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen më të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky shpirt i keq? " -i përgjigjen: "është filani i biri filanit " -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t 'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës ". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në Sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët ". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t´i kthej dhe prej saj do t´i nxjerr përsëri ". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "Kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di ". Pyesin përsëri: "Ç'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju? " -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe se thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi! ". - "Ah! Ah!" -thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the ". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. " Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri." Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". " Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti?" Burri shëmtuar thotë. "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë në vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të këqia!" Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj, All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin ".

    Shënim

    Sigurisht në qoftë se ne hapim varrin e një personi dhe shohim nëse është i zgjeruar apo ngushtuar, do të shohim se varri i tij ka po atë madhësi që ka pasur kur e kemi varrosur këtë njeri. Kjo çështje (zgjerimi apo ngushtimi i varrit) është një e fshehtë që ne nuk mund ta përceptojmë dot qoftë edhe me mjete shumë të sofistikuara. Ashtu siç është dija jonë rreth shpirtit për të cilin shumë studiues nga fusha të ndryshme të shkencës janë përpjekur pa sukses për ta zbuluar. Dhe vërtet në Kur'an thuhet:

    "Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpirli ësht çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
    [EI-Isra: 85]

    Marr nga webi Kur'an dhe sunnet

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 8 Përdorues në vijim:


  9. #6
    Studjues nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    21-03-2007
    Postimet
    860
    All-llahu të shpërbleftë
    22
    Falënderuar 290 herë në 133 Postime
    Rep Fuqia
    497

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    A iu eshte bere verejtje rreth gabimeve qe ka bere Harun Yahya? Nese iu eshte bere verejtja dhe pasi iu eshte treguar e verteta cila ka qene pergjigja e tij?
    Jam kurreshtare rreth kesaj teme?
    "E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua." Bekare 2, 186.

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  11. #7
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,833
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1591

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Es selamu alejkum

    Ç'rëndësi ka se çka është përgjigjur ai, sepse ai nuk është prej dijetarëve vëlla, ajo që është me rëndësi se ai e ka kundështuar Ehli Sunnetin dhe shkon sipas një rrugë të re që ulemat dhe muslimanët e Ehli Sunnetit me IXHMA e kundërshtojn, andaj s'ka çka na duhet "përgjigja" e tij përderisa ai ende vazhdon me punimet e tij që nuk janë të bazuara në Kur´an dhe Sunnet.

    P.sh, ai i komenton ajetet për ngjarjet e fundit që ndodhin ashtu siç ai i kupton dhe i injoron komentet e sahabëve, e kush e ka njohur më mirë të Dërguarin Alejhi Selam sesa shokët e tij, që e kanë përcjellur në çdo hap.
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 11 Përdorues në vijim:


  13. #8
    refet dehari nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    25-05-2009
    Lokacioni
    SH.B.A. Wisconsin Jefferson
    Postimet
    23
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 39 herë në 18 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Me nji vend Harun yahja thot se 7 kat qiej don te thote 7 shtresa te atmosferes.
    por gabimin e tij e verteton Kurani ku na tregon se:
    Vërtet, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve." (Es-Safat, 6)

    " Ne, në qiell kemi krijuar gallaksi yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. (Kur'an-15:16).

    Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. (Kur'an-67:5).

    Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i të Plotfuqishmit, të Dijshmit. (Kur'an-41:12). Të



    Të analizojmë këtë pjesë me vëmendje (Qiellin më të afërt -të dynjasë) - Ne e stolisëm me yje ndriçuese. Ta thjeshtësojmë me një shembull të lehtë. Nëse dikush na thotë se ka 7 mollë dhe njëra prej tyre është e kuqe, automatikisht nënkuptojmë se mollët tjera nuk janë të kuqe. Ndoshta edhe ky ajet kur'anor na tregon se dritën e yjeve që e shohim ne, përafërsisht 12-15 miliard vite drite mund të jetë në qiellin e parë, njëkohësisht qiejt tjerë mund të mos kenë yje, mund të kenë ligje tjera- astrofizike! Kemi Hadithe që na tregojnë se: ndërmjet qiejve ka hapësira. Hapësira e tyre është si në krahasim me qiellin i parë dhe Tokën (përafërsisht 12-15 miliard vite drite) mbasi Kur'ani dhe hadithet na tregojnë se ka vende tjera në gjithësi përveç 7 qiejve dhe me një madhësi më të madhe se qiejt.

    kurse ngjashëm me mundin e këtij artikull,Alejhisselami na thotë: Atij,që për hir te dashurisë ndaj All-llahut flak ndonjë vepër (te keqe) ,All-llahu për dashurinë e treguar atë vepër do t'ia zëvendësojë me një vepër më të mirë dhe më të dobishme ,edhe për të, edhe për fenë, edhe për jetën e tij ( Hadithi 1403).

    Allahu na falt gabimet nga qellimet e mira.
    Esselamu alejkum.

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  15. #9
    Grafika e Muslimin
    Muslimin nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    04-10-2005
    Postimet
    787
    All-llahu të shpërbleftë
    497
    Falënderuar 811 herë në 295 Postime
    Rep Fuqia
    560

    Re: Ku rrin shpirtat e te vdekurve?

    Esselamu alejkum

    Këtu është përgjgija që ka kërkuar nikoçiri i temës pasi shoh se keni dalur nga tema:

    Allahu i lartësuar në librin e Tij fisnik thotë: "Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpirli ësht çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
    [EI-Isra: 85]

    Lidhje me pyetjen është përgjigja tek hadithi që e transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë: "Dolem më të Dërguarin më xhënazen e një burri prëj ensarëvë (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut ne drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë, i Dërguari kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha:
    "Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjerësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili uleĺ tëk koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij ". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtembës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej ketyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshires ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjendet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt i mirë? "- përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t 'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu : " Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen, veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t´i ngrej përsëri në ahiret (Ditën e Gjykimit) ". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është (kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt? " -ai përgjigjet "Zoti im është All-llahu ". Pastaj thonë: "Cila është feja jote? " -thotë: "Fëja ime është Islami " Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit" - Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qenë puna jote? " -thotë: "Lexova Librin e All-llahut dhe besova atë ". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqiten besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, më një fjalë të palëkundëshmë në jëtën kësaj bote ". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi ". Thërret një Thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti ". I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, pergëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme, kjo është dita e cila të është premtuar." Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" "Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira ". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë"- dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime ". I thuhet atij: "Rri i qetë!".

    Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaike nga qielli, me pamje !ë ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen më të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky shpirt i keq? " -i përgjigjen: "është filani i biri filanit " -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t 'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës ". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në Sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët ". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t´i kthej dhe prej saj do t´i nxjerr përsëri ". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "Kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di ". Pyesin përsëri: "Ç'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju? " -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe se thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi! ". - "Ah! Ah!" -thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the ". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. " Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri." Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". " Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti?" Burri shëmtuar thotë. "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë në vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të këqia!" Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj, All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin ".

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 11:23
  2. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 16:29
  3. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 07-06-2008, 14:38
  4. Sharja e të vdekurve
    By firdeuse in forum Fikh
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 12:55

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •