Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Kur bëhet nijeti për agjërim, menjëherë pas syfyrit duhet kënduar duanë e nijetit apo guxon të agjërosh pa e bërë nijet ?

  1. #1
    PARAJSA nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    08-06-2011
    Postimet
    16
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 13 herë në 11 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Kur bëhet nijeti për agjërim, menjëherë pas syfyrit duhet kënduar duanë e nijetit apo guxon të agjërosh pa e bërë nijet ?

    Eselamu alejkum

    Desha te di se a duhet menjeher pas syfyrit te behet nijet, dmth, te kendojme duane e nijetit apo guxon te agjerosh edhe pa e bere nijet, sepse kam degjuar se nese e ke bere nijet dhe ka ndodhur e ke prishur, atehere duhet 40 dite ti agjerosh per ate dite qe e ke prishur.
    Ju lutem nese mundeni inshAllah te ma sqaroni?
    Së fundi përpunuar nga Ebu Hatib: më 05-08-2011 22:17

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Ebu Besir nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    16-08-2008
    Postimet
    1,216
    All-llahu të shpërbleftë
    2,304
    Falënderuar 755 herë në 450 Postime
    Rep Fuqia
    1038

    Re: Kur bëhet nijeti për agjërim, menjëherë pas syfyrit duhet kënduar duanë e nijetit apo guxon të agjërosh pa e bërë nijet ?

    Ve alejkum selam

    Se pari vella, duhet ditur se dijetaret thone se nuk ka nevoje qe nijeti te shqiptohet. Do te thote, nuk ka nevoje te themi pershembull: ''Une beje nijet qe te agjeroje.''.

    Se si behet nijeti ke pergjigjen e Shejhul Islam Ibn Tejmijes (Allahu e meshirofte), i cili eshte pyetur:

    Pyetja: A duhet një Musliman të shqiptojë nijetin (qëllimin) kur dëshiron të kryej një akt të adhurimit, si për shembull duke thënë "Bëjë nijet për të marrur abdes", "Bëjë nijet që të falem", "Bëjë nijet që të agjërojë", e kështu me rradhë?

    Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut.

    Sheikh el-Islam Ibn Tajmijjeh është pyetur rreth nijetit gjatë kryerjes së një vepre të adhurimit, si Namazi, etj., a duhet ta shqiptojmë atë verbalisht, si duke thënë "Unë bëjë nijet që të falem, Unë bëjë nijet që të agjërojë"?

    Ai u përgjigj: Falënderimi i takon All-llahut.
    Qëllimi (nijeti) i pastrimit të njeriut me abdes, gusëll apo tejemum, (nijeti) i namazit, i agjërimit, pagimit të zekatit, ofrimit të kefaretit (shpagimit) dhe veprave tjera të adhurimit, nuk duhet të shqiptohet verbalisht, sipas konsensusit të Imamëve të Islamit.
    Më tepër, vendi i nijetit është zemra, bazuar në konsensusin midis tyre.

    Nëse një njeri shqipton diçka gabimisht (pa dashje) dhe ajo (shqiptimi) është në kundërshtim me atë që ai ka në zemër, atëherë ajo që numërohet është ajo që ai ka pasur për qëllim, dhe jo ajo që ai ka thënë.
    Askush nuk ka përmendur ndonjë dallim në mendime rreth kësaj çështjeje, përveç se disa prej pasuesve të vonë të Shafiut kanë shprehur aprovim të saj, mirëpo disa prej udhëheqësve të medhhebit të tij kanë thënë se kjo ka qënë gabim.
    Por, në diskutim në mesin e dijetarëve se a është mustehab të shqiptohet qëllimi i njeriut, ka dy pika vështrimi.
    Disa prej shoqëruesve të Ebu Hanifes, Shafiut dhe Ahmedit kanë thënë se është mustehab shqiptimi i nijetit, për ta bërë atë më të fortë.
    Disa prej shoqëruesve të Malikut, Ahmedit dhe tjerëve, kanë thënë se nuk është mustehab shqiptimi, sepse kjo është bidat (risi).
    Nuk është transmetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo Sahabet të kenë vepruar ashtu, apo të ketë urdhëruar dikend nga Ummeti që të shqiptojë nijetin.
    Kjo nuk është e njohur nga asnjë prej Muslimanëve.
    Po të ishtë urdhëruar kjo, atëhërë i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe sahabet e tij nuk do ta shpërfillnin atë, sepse ka të bëjë me adhurim të cilin Ummeti e bën çdo ditë dhe natë.
    Ky është mendimi më korrekt.
    Në të vërtetë, shqiptimi i nijetit është prej të menduarit të paarsyeshëm dhe dështimit në angazhim fetar.
    Sa u përket dështimit në angazhim fetar, kjo për arsye se është bidat.
    Sa i përket të menduarit të paarsyeshëm, kjo për arsye se, i ngjason një personi i cili dëshiron të hajë diçka duke thënë, "Unë e bëjë nijet që ta vendos dorën time në këtë enë, të marrë një kafshatë ushqimi, ta vendos atë në gojën time dhe ta përtypë, pastaj ta gëlltisë, dhe të ha derisa të ngopem."
    Kjo është marrëzi e qartë dhe injorancë.
    Nijeti është i lidhur me dituri. Nëse një njeri e din se çka është duke vepruar, atëherë ai veçse ka bërë nijet.
    Nuk mund të imagjinohet, nëse ai din se çfarë dëshiron të bëjë, se ai nuk ka bërë një nijet.
    Imamët janë të pajtimit se, shqiptimi i nijetit me zë dhe përsëritja e tij nuk është urdhëruar në Islam, por ai person i cili e ka bërë këtë shprehi (dmth, shqiptimin e nijetit) duhet edukuar dhe i duhet thënë që mos ta adhurojë All-llahun duke pasuar bidate dhe mos të shqetësojë tjerët duke ngritur zërin.
    Dhe All-llahu e di më së miri. (''El-Fetaava el-Kubra'', 1/214-215.)

    Ndersa ne lidhje me ate se a duhet te bejme nijetin per cdo dite te Ramazanit, apo mjafton vetem nje here, Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e meshirofte), eshte pyetur:

    Pyetja: A është e nevojshme të bëjmë nijet ç`do ditë të Ramazanit apo mjafton një nijet për tërë muajin ?

    Përgjigje: Është i mjaftueshëm një nijet për tërë muajin, në fillim të tij, kështu që edhe po nuk bëre nijet një natë për të nesërmen, ai është bërë në fillim të muajit.

    Por nëse e ndërpret agjërimin për shkak të sëmundjes apo të udhëtimit, është detyrë ripërsëritja e nijetit (me zemër), për shkak se nijeti u ndërpre nga sëmundja apo udhëtimi.'' (''Fetaua Libni Uthejmin, Kitabud Daueh, vëllimi 1, faqe 256.)

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •