Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Kur është Nata e Kadrit saktësisht ?

  1. #1
    sara1000 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    15-08-2007
    Postimet
    45
    All-llahu të shpërbleftë
    26
    Falënderuar 48 herë në 30 Postime
    Rep Fuqia
    199

    Kur është Nata e Kadrit saktësisht ?

    Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ma beni hallall vellezer dhe motra,por im shoq nuk agjeron te gjithe muajin dhe kerkon te dije kur eshte nata e Kadrit qe te agjeroje ate,disa njerez thone se eshte sot e disa te tjere ne daten 10.Une e di qe ajo nuk ka percaktim pai kerkohet 10 ditet e fundit te ramazanit,por si i behet per ta gjetur kur dikush don te agjeroje vetem ate nate?ALLAHU ju shperblefte te gjitheve per pergjigjet.Amin!

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Sumeja
    Sumeja nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,988
    All-llahu të shpërbleftë
    2,084
    Falënderuar 3,761 herë në 1,488 Postime
    Rep Fuqia
    1248

    Re: Kur është Nata e Kadrit saktësisht ?

    Selamu alejkum werrhametullahi weberrekatuhu Moter e nderuar


    Se kur bie kjo natë, nuk dihet me saktësi, mirëpo sipas fjalëve të Allahut xh.sh. i Cili thotë: “Muaji i Ramazanit (është muaj) në të cilin filloi të zbriste (të shpallej) Kur’ani…” (El-Bekare, 185); dijmë se kjo natë është në njërën prej netve të muajit të madh të Ramazanit, ndërsa i Dërguari i Allahut na ka bërë me dije se kjo natë është në njërën prej netve tek të dhjetënatëshit të fundit të Ramazanit.

    Transmetohet nga Ebu Seid el Huderiu të ketë thënë: “ثshtë pyetur i Dërguari i Allahut se në cilën natë bie Nata e Kadrit, e ai është përgjigjur: “Kërkojeni atë në dhjetënatëshin e fundit të Ramazanit, kërkojeni atë në netët tek, në natën e njëzetenjëtë, ose të njëzetetretë, ose të njëzetepestë, ose të njëzeteshtatë, ose të njëzetenëntë”.

    Megjithatë, numri më i madh i dijetarëve konsiderojnë se kjo natë është nata e njëzeteshtatë e Ramazanit, duke u bazuar në një hadith nga Zirr bin Hubejshi, të cilin e transmetojnë Muslimi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë: “I thashë Ubejj bin Ka’bit: Vëllai yt (në Islam), Abdullah ibn Mes’udi, po thotë: “Ai që falet gjatë tërë vitit, do ta qëllojë natën e Kadrit”, për se Ubejji kishte thënë: “Allahu e faltë Ebi Abdurrahmanin (d.m.th. Ibn Mes’udin). Ai e di se kjo natë është në dhjetënatëshin e fundit të Ramazanit dhe ajo është nata e njëzeteshtatë, por ai nuk ka dëshiruar që njerëzit të bëhen përtacë gjatë tërë vitit (e të mos falen)”. Atëherë, thotë Zirri, e pyeta: Në se bazohesh për këtë pohim tëndin kaq bindshëm, e Eba Mundhir (d.m.th. o Ubejj) ?, kurse Ubejji m’u përgjigj: “Bazohem në shenjën për të cilën na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, se në atë ditë dielli lind i bardhë dhe rrezet e tij nuk janë verbuese (të forta).”[ Transmetojnë Muslimi dhe Tirmidhiu, Hadithi është i kategorisë “Hasen sahih”.



    Në lidhje me shenjat e kësaj nate, është edhe ajo se dielli në mëngjesin e saj lind i bardhë, pa rreze të forta, transmeton edhe Ebu Davud Et-Tajalisi nga Ibn Abbasi e ky nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë: “ثshtë natë e kthjellët (e qetë) dhe e freskët, as e nxehtë e as e ftohtë, në mëngjesin e saj dielli lind i zbehtë në të kuqërremtë”

    - Se kjo natë mund të jetë e njëzeteshtata, disa dijetarë bazohen në një transmetim nga Ibn Abbasi., i cili në një mendim të tij thotë se kjo sure (kaptinë) përbëhet prej 30 fjalëve, aq sa ka ditë edhe muaji i Ramazanit, kurse fjala e njëzeteshtatë e kësaj sureje është fjala “hije-ajo”, (aludohet në natën e Kadrit), andaj sipas kësaj do të thotë se kjo natë e Kadrit është në natën e njëzetë e shtatë të Ramazanit.”.El Kadi el Bejdavi, ““Envaru-t-tenzil ve esraru-t-te’vil”, vëll. IX ,fq. 306, Konstantinopojë-(Stamboll), 1303 hixhrij

    - Transmetohet se Omeri r.a. një ditë i kishte tubuar ensarët e muhaxhirët dhe i kishte pyetur për natën e Kadrit, se kur bie ajo. Atëherë ai i qe drejtuar Ibn Abbasit që ta thoshte mendimin e vet, e Ibn Abbasi kishte thënë: “Numrat më të dashur tek Allahu janë numrat tek, e prej numrave tek më i dashuri është numri shtatë.” Pastaj Ibn Abbasi kishte cekur shtatë qiej dhe shtatë toka, shtatë ditët e javës, shtatë katet-greminat e Xhehennemit, shtatë tavafet rreth Qabesë, shtatë… etj., dhe nga tërë kjo kishte argumentuar se në dhjetënatëshin e fundit të Ramazanit, Lejletul Kadri mund të jetë në natën e njëzeteshtatë.

    - Po ashtu nga Ibn Abbasi transmetohet të ketë thënë se fjala “Lejletul Kadr”, e cila në këtë sure është përsëritur tri herë, përbëhet prej 9 shkronjash: (ل ي ل ة ا ل ق د ر) dhe, nëse këto shkronja shumëzohen me tri përsëritjet e kësaj fjale në këtë sure, atëherë del numri 27, me se aludohet se kjo natë mund të jetë e njëzeteshtata.Imam Fahruddin er-Rraziu, “Et-Tefsirul Kebiir”, vëll. XXXII, fq. 30.


    Sidoqoftë, këto janë vetëm disa mendime të Ibn Abbasit dhe të disa dijetarëve, por momentin e vërtetë të kësaj nate, se kur në të vërtetë është ajo, e di më së miri vetëm Allahu xh.sh., i Cili atë e fshehu, për ndonjë urtësi sigurisht të madhe.



    Urtësia e fshehjes së kësaj nate nëpër netët e Ramazanit

    Dijetarët pa dallim janë të pajtimit se në fshehjen e kësaj nate nëpër netët e Ramazanit qëndron një urtësi e madhe, ashtu siç e la të fshehur Allahu xh.sh. momentin e vdekjes dhe momentin e kataklizmës-KiametinVehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, fq. 338
    . E tërë kjo urtësi në fshehjen e kësaj nate nëpër netët e Ramazanit është bërë që besimtari të shtojë ibadetin e tij gjatë tërë kohës, duke kërkuar njëherësh edhe kënaqësinë e Allahut xh.sh. në adhurimin e Tij. Po të ishte kjo natë e caktuar dhe e ditur saktësisht, ndoshta njerëzit do të përpiqeshin të bënin ibadet vetëm në këtë natë, dhe pastaj në netët e tjera apo gjatë tërë vititi të mos kujdeseshin për namazin dhe adhurimin e tyre aq shumë, me se do të humbte baraspeshimi i arsyes në ibadete.

    Allahu e din me se miri
    Lusim Allahun qe ne ket nat ta arrim dhe te bem sa me shum ibadet dhe dhiker Zotit amin
    U pyet Shabiu për një çështje dhe tha: “Nuk e zotëroj.” Shokët e tij i thanë: “Të turpëruam.” Ai tha: “Melekët nuk u turpëruan kur thanë: ‘ ... Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti’ …" Bekare, 32.
    Ka thënë Ibn Mes'udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!–: "O njerëz! Kush pyetet për dije dhe e di atë le ta thotë. Kush pyetet dhe nuk ka dije le të thotë Allahu është i dijshëm, sepse për atë që nuk e di, është prej dijes të thuash: Allahu është i dijshëm".

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Nata e Kadrit
    By Menntori in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2008, 14:11
  2. Kur është nata e Kadrit këtë vit ?
    By Fatime in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 17-09-2008, 15:38
  3. Nata e Kadrit
    By Sumeja in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2007, 02:10
  4. Nata e Kadrit
    By firdeuse in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 23:09
  5. Nata e Kadrit
    By Keshille in forum Agjërimi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 22:52

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •