|
!!! Me Rendesi !!! Kjo Kategori eshte E MODERUAR!!!
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave. Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin SalAllahu Alejhi ve Selem, familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit. Amin
Pasi qe qeshtja e pergjigjeve ketu ne kete kategori eshte ber si hobi i personave te papergjgjshem apo prej personave qe nuk e din vleren e dhenjes se fetfave, desha se pari t'u tregoj per vleren dhe rrezikun e fetfas dhe pastaj per hapat qe do t'i marrin moderatoret per ata qe i kundershtojn keto pika.
1. Duhet ditur se njeriu per te dhene fetfa (pergjigjje) duhet te jete njeri i afte, i cili ka dituri te sheriatit islam dhe e ka studijuar ate, perndryshe eshte mekatar. Ne fene Islame nuk ka pergjigje me hamendje, apo "si ta merr mendja", sic ka thene Aliu r.a:
"Sikur te ishte feja me logjike, kishim me i dhene mes't mesteve (apo qorapeve) perfundi kembeve, e jo permbi."
...kjo sepse me se shumti mestet perlyhen perfundi, sesa qe perlyhen permbi.
Allahu xh.sh ka thene:
"Por mos thoni nė lidhje me atė qė jua thotė goja duke gėnjyer: Kjo ėshtė e ligjshme dhe kjo ėshtė e ndaluar, qė tė shpifni gėnjeshtėr ndaj Allahut, (pasi) me tė vėrtetė ata tė cilėt shpifin gėnjeshtra ndaj Allahut kurrė nuk do tė fitojnė."
(En-Nahl 116)
Ibn Kajjimi ka thene:
"Ai i cili u jep fetfa njerezve dhe nuk eshte prej atyre te cilet i plotesojne kushtet e Muftis (personit qe jep fetfa), ka bere mekat."
Pra, o vellezer, keni ne dijeni se fetfate jane pergjegjesi dhe secili i cili jep fetfa ka per t'u pergjegjur para Allahut xh.sh per fetfane qe e ka dhene.
2. Deri tani kemi bere tolerime, duke tentuar qe te mos bejme restriksione te tepruara, dhe se, parashtrimi i pyetjeve te behet per te fituar ne dituri, e jo per te pritur pergjigje qe kenaq epshet personale. Mirepo, tani kemi pare se antaret nuk dine te ndalur, saqe e shohim se shume antar edhe fillojne me "..ma merr mendja se eshte e lejuar apo ... nuk eshte e lejuar..". Valle, a ka mbetur Islami qe te gjykohet me mendjen tende apo timen?! Pse pra eshte derguar Kur'ani dhe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) pasiqe te gjith kemi mendje?!
3. Pastaj, disa anetare japin pergjigje per ceshtje personale te ndonje antari tjeter, dhe duhet ditur se fetfate dallojne kur eshte ceshtje personale. Kjo sepse ka ndonje njeri qe eshte ne ndonje gjendje shume shume te veshtire saqe, nese nuk e bene nje gje do te vdes. Dhe nje person, i cili nuk e ka te njejten gjendje, dhe fetfaja e ketyre dy personave dallon, e kete dallim e dine vetem ata qe kane dituri, e jo secili person qe nuk ka studiuar per fene islame, apo i cili ka mesuar 7-8 muaj arabisht dhe u be "..dijetar sikurse ibn tejmijjeh..". All-llahu na ruajte nga te marrurit persiper nje pergjegjesi te tille.
Andaj, jane marrur keto hapa:
1. Te gjitha pergjigjet do te kontrollohen nga hoxhallare kompetent per fetfa, keshtu qe pyetesi te jete 100% i sigurt se pergjigjeja eshte e sakte, dhe e vertetuar nga personat kompetent per fetfa.
2. Te gjitha pergjigjet jane te moderuara. Do te thote, pergjigjet publikohet tek pasi jane aprovuar nga moderatoret perkates, bazuar ne Piken 1.
3. Postimet e bera pasi qe eshte dhene pergjigjeja, te cilat konsiderohen si shtese e panevojshme, gjithashtu do te shlyhen, gjegjesisht, nuk do te aprovohet publikimi i tyre.
4. Veprimet e perseritura te anetareve ne kete aspekt, gjegjesisht, te dhenurit fetva pa kualifikim te duhur, gjegjesisht me hamendje, do te kene si pasoje kundervajtje. Kundervajtja behet sipas vleresimit te Moderatorit perkates, bazuar ne strukturen e Sistemit Kundervajtes te Forumit Islam.
Ju lutemi, keni parasysh se, personi qe parashtron pyetje ka te drejte ne pergjigje autoritative, sepse perndryshe pyetjen do ta kishte bere ne forume tjera "te fjaleve te kota", gje qe ne duhet evituar, gjegjesisht, qe nje Forum Islam te shnderrohet ne nje mjedis te tille. Kjo eshte edhe arsyeja e marrjes se ketyre hapave.
Dhe All-llahu e din me se miri.
Se fundi e lusim Allahun [Xhele Shanuhu] qe te na bej per njerezve te sinqerte dhe t'i kemi frike Allahut [Xhele Shanuhu] per veprat dhe fetfate tona. Amin
|