Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël, shpjegim ?

  1. #1
    Marsida nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    06-04-2009
    Postimet
    2
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 6 herë në 2 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Question Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël, shpjegim ?

    Selamu alejkum.

    me falni nqs devijoj pak nga pyetja qe ka shtruar vellai Llukman ,po nuk kam informacion per kete dhe doja te dija :

    Si ka mundesi qe Aishja r.a eshte martuar me Profetin a.s ne moshen 9 vjecare ?? A nuk eshte e ndaluar martesa ne kete moshe kaq te vogel??
    kerkoj edhe nje here ndjese per pyetjen.. nqs e di njeri pergjigjen eshte i lutur te me shkruaje ...
    Faleminderit... SELAM

    Pyetja zhvendoset prej një teme nga Kuizi, në Pyetje-Përgjigje.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    963

    Re: Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël, shpjegim ?

    Citat Postuar fillimisht nga Marsida Shiko Postimin
    Selamu alejkum.

    me falni nqs devijoj pak nga pyetja qe ka shtruar vellai Llukman ,po nuk kam informacion per kete dhe doja te dija :

    Si ka mundesi qe Aishja r.a eshte martuar me Profetin a.s ne moshen 9 vjecare ?? A nuk eshte e ndaluar martesa ne kete moshe kaq te vogel??
    kerkoj edhe nje here ndjese per pyetjen.. nqs e di njeri pergjigjen eshte i lutur te me shkruaje ...
    Faleminderit... SELAM

    Pyetja zhvendoset prej një teme nga Kuizi, në Pyetje-Përgjigje.
    Selamun alejkum.

    Mosha nuk eshte vendimtare ne kete ceshtje por pjekuria e femres/mashkullit. Aishah (Allahu qofte i kenaqur me te) ka qene e zhvilluar dhe nuk eshte rralle here qe shikojme ato mosha qe jane te zhvilluara dhe sipas statistikave te organizates shendetesore boterore nuk jane pak rastet kur ka lindje ne ate moshe dhe kjo tregon qe eshte e mundur pjekuria e femres ne ate moshe dhe per kete edhe themi se ajo qe eshte e sakte ne pjekurine nuk eshte mosha por shenjat e saj. Nuk duhet harruar dicka qe askush nga qafirat e kohes se profetit nuk e pa kete ceshtje si dicka e keqe perndryshe do ta kishin perdorur kunder tij dhe do te shtonin e shpifnin me teper sikurse ka ndodhur duke e akuzuar per te cmendur apo magjistar e keshtu me rradhe por kurre nuk u permend martesa e tij si dicka e padrejte dhe ki parasysh se urrejtja e tyre per profetin ishte shume me e madhe se urrejtja e qafirave te sotshem kunder tij dhe fakti qe ata nuk folen tregon se Aishah ishte e zhvilluar sikurse kemi shume transmetime qe grate shkonin tek ajo me pambuqe te lyera me sekrecionet e tyre dhe ajo u tregonte nese mund te faleshin apo jo. Po ashtu kujto rastin e Abu Sufjanit perpara Herakliut kur tha se nuk mund te thoja asgje te keqe per profetin pos qe thashe qe ne kemi nje marrveshje me te dhe nuk dime nese do ta respektoje apo jo dhe tha se frika qe e mbajti ate qe te mos genjente ishte fakti se Herakliu kishte vene te tjeret qe ta kundershtonin nese ai genjente. E ka shume e shume argumente te tjera.

    Allahu e di me mire.
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Aksa nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    26-09-2009
    Postimet
    12
    All-llahu të shpërbleftë
    67
    Falënderuar 43 herë në 13 Postime
    Rep Fuqia
    135

    Re: Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël, shpjegim ?

    Ketu eshte pyetja qe i eshte bere hoxhes Sadullah Bajramit ne lidhje me kete qeshtje.


    Selamu Alejkum! Kam një pyetje nëse mund të përgjigjeni. Jam praktikues i fesë, kam lexuar mjaft, mirëpo një shok një ditë më pyeti si është e mundur që Muhammedi a.s. është martuar me Aishen r.a. kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe, e di që duhet ta duam Profetin e ta mbrojmë atë dhe Ehli Bejtin, mirëpo sinqerisht nuk kam ditur si ti përgjigjem, All-llahu ju shpërbleftë për mundin tuaj.
    Përgjigja nr [ 22 ]:
    Falenderimi i takon All-llahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e tij.
    Sa i përket martesës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me Aishen (All-llahu qoftë i kënaqur me të) është një mirësi dhe begati e All-llahut që ua dhuroj All-llahu besimtarëve ngase shumicën e mësimeve e në veçanti ngjarjet dhe sjellejt e të dërguarit të All-llahut në shtëpi na i refeu nëna e besimtarëve Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të).
    Edhe më tepër duhet shtuar kënaqësia nëse e dimë së martesa e Pejgamberit të All-llahut me Aishen ishte me zgjedhjen e All-llahut subhnehu ve teala ashtu siç e transmeton imam Buhariu dhe Muslimi nga Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Më tha Pejgamebri i All-llahut: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ku një njeri të barte në një petk mëndafshi dhe më thoshte: “Kjo është gruaja yte”, kur pashë se ti ishe në të dhe thashë: nëse është kjo prej All-llahut realizohet.
    Pra, nga ky hadith dhe hadithe të tjerë na bëhet e qartë se martesa e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte me dëshirën e All-llahut subhanehu ve teala. Kështuqë asnjë besimtarit e as besimtares nuk i lejohet që të shprehë pakënaqësi në këtë rast, por duhet të falenderojë All-llahun për këtë mirësi, ngase shumicën e mësimeve të Islamit na e ka rëfyer Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të).
    Për këtë kjo martesë kishte shumë urtësi e sidomos kur dihet se Aisha jetoj pas vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe dyzet vite. Kështuqë iu mundësua të japë shumë mësime dhe të dalin nga duart e saj shumë nxënës të dijes. E po të ishte e moshuar nuk do t’ju mundësonte një gjë e tillë. Falenderimi i takon All-llahut në fillim dhe mbarim që me urtësi krijoi dhe udhëzoi çdo send. All-llahu e din më mirë.

    Sadullah Bajrami
    3 gusht 2008

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e gent78
    gent78 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    27-09-2009
    Postimet
    4
    All-llahu të shpërbleftë
    1
    Falënderuar 6 herë në 4 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël, shpjegim ?

    Mohd Elfie Nieshaem Juferi

    Përktheu: Ornela Ademovi

    Hyrje

    Për fat të keq jemi dëshmitarë të përpjekjeve të misionarëve të krishterë që janë përqendruar kryesisht në denigrimin e Islamit, sot më shumë se kurrë. Kështu, po shohim shtrembërime dhe imitime të këqija që ata po prodhojnë në përpjekje për të shpërfytyruar, manipuluar dhe abuzuar me faktet historike dhe etimologjike. Këto polemika variojnë nga absolutisht zbavitëse, e deri abuzime flagrante dhe të pamëshirshme. Një polemikë e tillë e pafytyrë e misionarëve të krishterë ka qenë edhe martesa e hershme e Aishas () me Profetin Muhammed (). Misionarët përpiqen të akuzojnë Profetin si abuzues të miturish, megjithëse me terma politikisht të saktë, për shkak të faktit se Aishah (3) është fejuar (zawaj) në moshën 6 vjeç dhe martesa është konsumuar (nikâh) pak vjet pas martesës, në moshën 9 vjeç, kur ajo ishte në moshën e pubertetit. Intervali i kohës mes zawaj dhe nikâh për Aishan tregon qartë se prindërit e saj prisnin që ajo të arrijë pubertetin para konsumimit të martesës së saj. Po të mos ishte për faktin se ca sylesh të krishterë kanë përrallisur pa kuptuar arsyen e këtij veprimi, as që do kishim marrë mundimin të diskutonim për këtë çështje. Akuza të tilla bazohen në hamendësime dhe relativizmin moral dhe jo në fakte. Ky artikull ka për qëllim të hedhë poshtë këto akuza, insha’allah.

    Puberteti dhe martesa e hershme në kulturën semite

    Entuziazmi i gjithë lukunisë së misionarëve të krishterë në akuzimin e Profetit për “ngacmim të miturish” kundërshton faktin themelor që një vajzë bëhet grua kur i fillon cikli menstrual. Çdokush që merr sadopak vesh nga fiziologjia e di që menstruacionet janë një shenjë që tregojnë që vajza po përgatitet për t’u bërë nënë.

    Femrat hyjnë në pubertet në mosha të ndryshme, nga 8-12 vjeç, në varësi të gjenetikës, racës dhe mjedisit. Ne lexojmë se:

    Ndryshimi në shtat mes vajzave dhe djemve është i vogël deri në moshën dhjetë vjeç, hovi i rritjes në pubertet fillon më herët tek vajzat, por zgjat më shumë tek djemtë. [1

    Po kështu lexojmë se:

    Shenjat e para të pubertetit fillojnë rreth moshësh 9 ose 10 vjeç tek vajzat, por rreth 12 vjeç tek djemtë.[2]

    Femrat në vendet e nxehta arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të hershme se ato në vendet më të ftohta.

    Temperature mesatare e vendit apo krahinës është faktori kryesor që ndikon, jo vetëm në menstruacione, por edhe në të gjithë zhvillimin seksual në pubertet.[3]

    Martesa në vitet e para të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit të VII, ashtu siç ishte një normë sociale në të gjitha kulturat semite, që nga izraelitët e deri tek arabët dhe gjithë kombet e tjera mes këtyre. Sipas Hâ-Talmûd Hâ-Bavlî, që hebrejtë e konsiderojnë “Torën e tyre gojore”, në Sanhedrin 76b thuhet qartë se është më e pëlqyeshme që një grua të martohet sapo i vijnë menstruacionet e para dhe Ketuvot 6a përmban rregulla në lidhje me marrëdhëniet seksuale me vajza që nuk u kanë ardhur ende menstruacionet. Kjo vërtetohet me tej kur Dr.Prof Jim West, një pastor Baptist, komenton traditat e mëposhtme të izraelitëve:

    Gruaja duhej të merrej nga rrethi i madh familjar (zakonisht në fillim të pubertetit ose rreth moshës 13 vjeç) në mënyrë që të ruhej pastërtia e linjës familjare. [4]

    Historikisht puberteti ka qenë gjithmonë një simbol i moshës madhore.

    Puberteti përkufizohet si mosha në të cilën një person bëhet i aftë për riprodhim seksual dhe në periudha të tjera të historisë, një rit apo festim i kësaj ngjarje të shënuar ishte pjesë e kulturës. [5]

    Seksologët e njohur, R.E.L. Masters dhe Allan Edwards, në studimin e tyre mbi shprehjet seksuale afro-aziatike, shkruajnë:

    Sot, në shumë vende të Afrikës Veriore, Arabi dhe Indi, vajzat martohen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale mes moshës pesë dhe nëntë vjeç: dhe asnjë vajzë me sedër nuk mbetet e pamartuar përtej moshës së pubertetit. [6]

    A kishte kundërshtime në lidhje me martesën e Profetit (P) me Aishan(R)?

    Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është jo. Nuk ekziston absolutisht asnjë dëshmi nga burime muslimane, laike apo burime të tjera historike që të përmendë tjetër përveçse një gëzëim jashtëzakonisht të madh për këtë martesë. Nabia Abbott e përshkruan martesën e Aishas(R) me Profetin (P) si më poshtë:

    Në asnjë version nuk gjendet ndonjë koment në lidhje diferencën e moshës mes Muhammedit dhe Aishas, apo në lidhje me moshën e vogël të nuses, e cila nuk ka qenë më shumë se dhjetë vjeç dhe ishte ende shumë e dashuruar me lojërat.[7]

    Madje edhe kritiku I njohur orientalist, W. Montgomery Watt, ka thënë në lidhje me cilësitë morale të Profetit se:

    Nga pikëpamja e kohës së Muhammedit, nuk mund të flitet për tradhëti apo sensualitet. Bashkëkohësit e tij nuk i kanë gjetur atij asnjë të metë nga ana morale. Përkundrazi, një nga veprat e tij më të kritikuara nga perëndimorët e sotëm tregon se standardet e Muhammedit ishin më të larta se ato të kohës së tij. [8]

    Përveç faktit që asnjë nuk ishte i pakënaqur me të apo me veprat e tij, ai ishte një shembull i lartë moral për shoqërinë e kohës së tij. Prandaj, të gjykosh moralin e Profetit, bazuar në standardet e shoqërisë dhe kulturës së sotme është, jo vetëm absurde, por edhe e padrejtë.

    Martesa në moshën e pubertetit në ditët tona

    Bashkëkohësit e Profetit (miq e armiq) e kanë pranuar martesën e tij me Aishan (R) pa asnjë problem. Dhe kjo shihet qartë nga mungesa e kritikave ndaj kësaj martese deri në ditët tona. Megjithatë, ndryshimet kulturore kanë shkaktuar ndryshime në mendësinë e kohës sonë.

    Edhe sot, në shekullin XXI, kufiri i poshtëm i moshës së pranueshme për marrëdhënie seksuale është ende i ulët në disa vende. Në Japoni, njerëzit mund të kryejnë ligjërisht marrëdhënie që në moshën 13 vjeç, ndërsa në Spanjë që në moshën 12 vjeç. [9]. Një dyzet vjeçar që kryen marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare mund të jetë një “pedofil” në Shtetet e Bashkuara, por jo në Kinën e sotme, ku kufiri i poshtëm për marrdhënie është 14 vjeç dhe as në Shtetet e Bashkuara të para një shekulli. Biologjia është standard më i mirë për përcaktimin e këtyre gjërave se sa arbitrariteti i kulturës njerëzore. Në Shtetet e Bashkuara, gjatë shekullit të kaluar, mosha më e ulët e pranueshme për marrëdhënie seksuale ka qenë 10 vjeç. Kalifornia ishte shteti i parë që e ndryshoi atë në 14, në vitin 1889. Pas Kalifornisë, edhe shtete të tjera të SH.B.A e ndryshuan moshën e pranueshme për marrëdhënie seksuale. [10].

    Islami dhe mosha e pubertetit

    Në Islam është e qartë që mosha madhore fillon kur një person ka hyrë në pubertet.

    Në përmbledhjen e Buhariut [11]lexojmë:

    · Djali që arrin moshën e pubertetit dhe vlefshmërinë e dëshmisë së tij përmendet në Shpalljen e Allahut:

    "E kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje për të hyrë…” Kur’an 24:59.

    · El Mughira ka thënë, "Kam hyrë në pubertet në moshën 12 vjeç." Puberteti tek femrat fillon me ardhjen e menstruacioneve, siç thuhet edhe në Shpalljen e Allahut::

    "E ato nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni), nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj…" [Kur'ân, 65:4]

    Prandaj, njohja e ardhjes së pubertetit si fillimi i moshës madhore është pjesë e Islamit. Është koha kur personi është pjekur dhe është gati për të mbajtur përgjegjësitë e të rriturit. Atëherë, ku bazohen misionarët që kritikojnë martesën e Aishas (R) kur martesa e saj është konsumuar pasi ajo kishte hyrë në pubertet?

    Nga i njëjti burim lexojmë që:

    ...El-Hasan bin Salih ka thënë, "Kam parë një komshien time që u bë gjyshe në moshë njëzet e një vjeç.”(1)

    (1) Në shënimin mbi këtë referencë thuhet: "Kjo grua ka hyrë në pubertet në moshën nëntë vjeç dhe është martuar dhe ka lindur një vajzë në moshën dhjetë vjeç; e bija ka bërë të njëjtën gjë."[11]

    Prandaj, është e qartë që po të pranonim akuzën ndaj Profetit(P) për “abuzim të miturish”, do të na duhej të përfshinim në këtë akuzë edhe të gjithë popujt semitë, për të cilët martesa në pubertet ka qenë një normë.

    Përfundime

    Pamë, pra, që:

    * Martesat në pubertet kanë qenë normë në shoqërinë semite të Arabisë së shekullit VII.
    * Nuk ka asnjë dëshmi që të ketë patur kundërshtime ndaj martesës së Profetit me Aishan, as nga miqtë e as nga armiqtë e tij.
    * Edhe sot, ekzistojnë disa kultura të cilat e pranojnë martesën e grave të tyre në moshën e pubertetit.

    Pavarësisht nga këto fakte të njohura, misionarët kanë ende guximin të akuzojnë Profetin Muhammed (P) për imoralitet. E megjithatë, ishte pikërisht ky njeri që rivendosi të drejtat e grave në Arabi dhe i ngriti ato në një nivel që nuk ishte parë asnjëherë me parë në shoqërinë e tyre, gjë që civilizimet e vjetra nuk e kishin bërë kurrë për gratë e tyre.

    Kur Muhammedi (P) u bë Profeti i Islamit, arabët paganë kishin trashëguar një mungesë respekti ndaj grave që ishte e përhapur edhe mes fqinjëve të tyre hebrej dhe të krishterë. Për ta, lindja e një vajze ishte një turp aq i madh, saqë ata arrinin deri aty sa t’i varrosnin të gjalla, në mënyrë që t’i shmangeshin turpit që sillte fëmija femër.

    "Kur ndonjëri prej jush lajmërohet për lindjen e një vajze, fytyra i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të kësaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela e jo dhuratë prej Zotit). Mandej mendon a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë të gjallë në dhé. Sa i keq është gjykimi I tyre.!"[13]

    Nepërmjet mësimeve të Islamit, Muhammedi (P) i dha fund njëherë e përgjithmonë kësaj praktike të shëmtuar. Zoti na thotë se në Ditën e Gjykimit, fëmijët femra do të pyeten se për çfarë krimi janë vrarë.

    "Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla – për çfarë mëkati ato janë mbytur."[14]

    Muhammedi (P), jo vetëm që e ka kundërshtuar dhe dënuar ashpër këtë veprim, por ai e kishte zakon t’i mësonte ata që të respektojnë dhe të gëzohen me vajzat dhe nënat e tyre si bashkëpunëtore dhe burime të shpëtimit të burrave të familjeve të tyre.

    Ebu Sa'id al-Khudri tregon që:

    Profeti(P) ka thënë: 'Nëse një njeri kujdeset për tri vajza, i edukon, i marton dhe u bën mirë, ai do të shkojë në Parajsë.'[15]

    Abdullahu, I biri i Abbasit tregon që:

    Profeti(P) ka thënë: 'Nëse një njeri ka një vajzë dhe nuk e varros të gjallë, ose e lë pas dore, ose nuk bën dallim mes saj dhe djemve të tij, Allahu do ta çojë në Parajsë.'[16]

    Në Sahih Muslimi, citohet që Profeti(P) të ketë thënë:

    'Kushdo që mban dy vajza derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, ai dhe unë do të jemi kështu në Ditën e Gjykimit’; dhe bashkoi dy gishtat.

    Me fjalë të tjera, ai që e do të Dërguarin e Zotit(P) dhe dëshiron të jetë me të në ditën e ringjalljes në qiell, atëherë duhet të sillet mirë me vajzat e tij. Dhe këto, sigurisht nuk janë fjalë që thuhen nga një “abuzuesh të miturish”, siç duan të na bëjnë të besojmë misionarët.

    Së fundi, e përfundojmë këtë me një citat nga Profeti i Shenjtë (P), i cili ka thënë:

    "Unë kam ardhur për të mbrojtur të shtypurit: gratë dhe jetimët."
    Profeti Muhammed(P)

  8. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 22:20
  2. Cila është urtësia e martesës së Profetit me Aishen?
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 19:47
  3. Kerkoj shpjegim.
    By ines in forum Vërejtje - Propozime
    Përgjigjet: 8
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 16:56
  4. Martesa e Femres se Vogel
    By Ravza-Gul in forum Fikh
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 22:23

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •