Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Më janë bllokuar gjitha rrugët, si nga puna po edhe ato familjare, asgjë nuk ecë si duhet! Më duhet numri i telefonit të ndonjë hoxhe...

  1. #1
    Bashkim1993 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    23-04-2012
    Postimet
    3
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 1 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    Më janë bllokuar gjitha rrugët, si nga puna po edhe ato familjare, asgjë nuk ecë si duhet! Më duhet numri i telefonit të ndonjë hoxhe...

    Me duhet ni numer ndonje hoxh ne Zvicer . Se qe 6 vjet punt sjan tu hez , krejt ruget jan bloku per mu .si nga puna si nga familja. Edeh veten en ndje shum keq . Gjitmohn jam i merzit . Se di qka me bo a ka ndoni rug dalije

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Ebu Hatib nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    29-01-2009
    Lokacioni
    Shkup - Maqedoni
    Postimet
    5,277
    All-llahu të shpërbleftë
    1,364
    Falënderuar 4,829 herë në 2,095 Postime
    Rep Fuqia
    2892

    re: Më janë bllokuar gjitha rrugët, si nga puna po edhe ato familjare, asgjë nuk ecë si duhet! Më duhet numri i telefonit të ndonjë hoxhe...

    Es Selamu Alejkum

    Vëlla i nderuar, nëpërmjet mesazhit privat ua kemi dërguar një numër të telefonit të një vëllau që bën rukje në Zvicër (rukja është leximi i Kur'anit dhe duave të caktuara për të sëmurit nga xhinnët, sihri apo magjia, mësyshi etj).

    Kjo nëse keni problem me sihër apo magji, apo me xhinn, përndryshe për probleme jetësore në përgjithësi të cilat na mundojnë të gjithëve, e të cilat nuk janë shkaktuar nga sihri apo xhinnët, në këtë rast këta vëllezër nuk mund t'ju ndihmojnë as juve dhe as tjetërkujt me probleme apo vështirësi jetësore.

    Për to, duhet lutur Allahut subhanehu ue teala, duke mos e humbur shpresën se Ai do të na ndihmojë. Dhe njëherit duhet bërë shumë sabër (durim) pasiqë muslimani dhe muslimanja, gjatë jetës sprovohen me gjëra të ndryshme, ashtu siç tregohet në shumë argumente fetare, ndër të cilat:

    ''Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
    Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ''Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!''
    Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
    '' (El-Bekare, 155-157).

    ''A menduan njerëzit të thonë: ''Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?'' Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.'' (El-Ankebut, 2-3).

    ''Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen.
    Të tillët kanë përfundim më të mirë. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
    '' (Err-Rr'ad, 22-24).

    Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askend tjetër.
    Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjellë dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër) andaj edhe kjo i sjellë dobi.
    '' (Transmeton Muslimi).

    Prandaj, njeriu nuk duhet të dëshpërohet kur hasë në vështirësi gjatë jetës. Përkundrazi, duhet bërë shumë durim, duke e menduar dhe shpresuar në shpërblimin e Allahut subhanehu ue teala, i Cili ka thënë:

    ''Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.'' (Ez-Zumer, 10).

    Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë, madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësive (sprovave në këtë botë).
    Vërtetë, kur Allahu e do një popull, i sprovon ata (me fatkeqësi). Kush ndahet i kënaqur (nga ajo fatkeqësi), do të ketë kënaqësinë e Allahut. E kush ndahet (nga ajo fatkeqësi) i hidhëruar, ai do të ketë hidhërimin e Allahut.
    '' (Transmeton Tirmidhiu, nr.2396. Hadithi është hasen).

    Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah, gjatë shpjegimit të këtij hadithi, ka thënë: ''Edhe ky është një lajm i mirë për besimtarin, që kur të sprovohet me ndonjë fatkeqësi, të mos mendojë se Allahu i Lartësuar e urren, përkundrazi, mund të jetë nga shenjat që Allahu e do.
    Allahu e sprovon dhe nëse ai është i kënaqur dhe shpreson te shpërblimi, Allahu do të jetë i kënaqur me të. Këtu ka nxitje që njeriu të bëjë durim ndaj sprovave dhe fatkeqësive derisa t'i shkruhet atij kënaqësia e Allahut azze ue xhel. Vetëm prej Allahut është suksesi.''

    Allahu subhanehu ue teala, ua lehtësoftë gjendjen dhe ju ndihmoftë juve dhe të gjithë muslimanëve.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  5. #3
    kenda nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    24-04-2012
    Postimet
    3
    All-llahu të shpërbleftë
    43
    Falënderuar 0 herë në 0 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Më janë bllokuar gjitha rrugët, si nga puna po edhe ato familjare, asgjë nuk ecë si duhet! Më duhet numri i telefonit të ndonjë hoxhe...

    Selam ajlekum ,

    Nese ka mundsi me ma dergu edhe mua numrin e ndonje Hoxhe qe ben rukje me Kuran ne Zvicer, behet fjal per nje djalosh te ri i cili ka shum dhimbje barku si dhe dhimbje tjera sdi sa Analiza i ka ba tek mjeket mirpo qdo gje eshte ne rregull ky ka humb edhe shum nga pesha ,ka te keq,ndien zera te padegjar etj etj

    Allahu ju shperbleft per punen qe beni ne ket Forum kaq Informativ metvertet i falemnderohem Allahut qe rastsisht jam kyq dhe jam regjistruar ne ket faqe te mrekullueshme.

  6. #4
    Ebu Hatib nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    29-01-2009
    Lokacioni
    Shkup - Maqedoni
    Postimet
    5,277
    All-llahu të shpërbleftë
    1,364
    Falënderuar 4,829 herë në 2,095 Postime
    Rep Fuqia
    2892

    Re: Më janë bllokuar gjitha rrugët, si nga puna po edhe ato familjare, asgjë nuk ecë si duhet! Më duhet numri i telefonit të ndonjë hoxhe...

    Citat Postuar fillimisht nga kenda Shiko Postimin
    Selam ajlekum ,

    Nese ka mundsi me ma dergu edhe mua numrin e ndonje Hoxhe qe ben rukje me Kuran ne Zvicer, behet fjal per nje djalosh te ri i cili ka shum dhimbje barku si dhe dhimbje tjera sdi sa Analiza i ka ba tek mjeket mirpo qdo gje eshte ne rregull ky ka humb edhe shum nga pesha ,ka te keq,ndien zera te padegjar etj etj

    Allahu ju shperbleft per punen qe beni ne ket Forum kaq Informativ metvertet i falemnderohem Allahut qe rastsisht jam kyq dhe jam regjistruar ne ket faqe te mrekullueshme.
    Ve Alejkum Selam

    Së pari ju dëshirojmë mirëseardhje dhe qëndrim të hajrit në Forumin Islam, vëlla i nderuar.

    Numrin ua kemi dërguar nëpërmjet mesazhit privat.

    Amin edhe juve, Allahu subhanehu ue teala, ju shpërbleftë.

  7. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •