Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Namazi i Duhas,gradimet e atyre qe i falin 2 , 4, 6 ,8 rekate dhe shperblimi?

  1. #1
    Grafika e aulona
    aulona nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    25-10-2008
    Postimet
    120
    All-llahu të shpërbleftë
    314
    Falënderuar 245 herë në 93 Postime
    Rep Fuqia
    205

    Namazi i Duhas,gradimet e atyre qe i falin 2 , 4, 6 ,8 rekate dhe shperblimi?

    Selamun alejkum

    A mund te me thoni ne qfar shkall renditen personat qe falin 2,4,6,8 rekate namaz te Duhas ,si dhe cili eshte shperblimi ?
    "Kur stuhite e jetes te deshperojne, hapi syte e shpirtit dhe shikoje Allahun ne boten qe te rrethon"

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Katani nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    07-05-2009
    Postimet
    686
    All-llahu të shpërbleftë
    208
    Falënderuar 413 herë në 190 Postime
    Rep Fuqia
    403

    Re: Namazi i Duhas,gradimet e atyre qe i falin 2 , 4, 6 ,8 rekate dhe shperblimi?

    Ve alejkum selam

    Transmetohet nga Ebu Derda se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thene: ''Kush e fal namazin e duhase me dy rekate, nuk konsiderohet prej te shkujdesurve, kush e fal me kater rekate, shkruhet si adhurues, kush e fal me gjashte rekate, do t'i mjaftojne per ate dite, kush e fal me tete rekate, Allahu do e shkruaje me te devotshmit, e kush e fal me dymbedhjete rekate, Allahu do t'i ndertoje nje shtepi ne Xhennet.
    Ne cdo dite apo nate Allahu i jep miresi ndonjerit prej roberve te Tij, dhe nuk ka miresi me te mire qe Allahu ua jep roberve te devotshem, se t'i udhezoje ata drejt permendjes se tij.'' (Transmeton Taberani. Shejh Albani ne ''Sahih tergib ue terhib'' 1/279, ka thene se hadithi eshte i mire)

    Esselamu alejkum

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  5. #3
    AmarSiddik nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    27-06-2009
    Lokacioni
    Vushtrria(Koolla)
    Postimet
    371
    All-llahu të shpërbleftë
    3,823
    Falënderuar 682 herë në 279 Postime
    Rep Fuqia
    316

    Re: Namazi i Duhas,gradimet e atyre qe i falin 2 , 4, 6 ,8 rekate dhe shperblimi?

    -Bismilahi Rrahmani Rrahim!

    -Imam Neueui i ka vënë titullin një kapitulli në Sahihun e Muslimit: ‘Pëlqyeshmëria e kryerjes së namazit të Duhasë. Numri më i vogël i rekateve të tij është dy, kurse maksimumi është tetë; dhe midis tyre ka katër apo gjashtë rekate.

    Dy rekate:


    Ebu Dherri ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

    “Në mëngjes duhet sadaka për çdo nyje të trupit tënd. Çdo tesbih (të thuash Subhanallah) është sadaka. Çdo tahmid (të thuash Elhamdulilah) është sadaka. Çdo tahlil (të thuash La ilahe il-lAllah) është sadaka. Çdo tekbir (të thuash Allahu Ekber) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadka. Ndalimi i të keqes është sadaka dhe falja e dy rekateve të Duhasë mjafton për të gjitha.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 720]

    Katër rekate:



    Ebu Derda (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë se Allahu ka thënë:

    “O Biri i Ademit, fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës...”
    [Transmetuar nga Tirmidhiu, n. 475 dhe është shpallur sahih nga Shejkhul-Albani.]

    Gjashtë rekate:


    Enes Ibn Malik ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e falte Duhanë me gjashtë rekate.” [Transmetuar nga Tirmidhiu, Mukhtesir esh-Shema’il (fq. 156) dhe është deklaruar sahih (sahih ligajrihi) nga Shejkhul-Albani për shkak të transmetimeve të tjera që e mbështesin.]

    Tetë rekate:


    Umm Hani ka transmetuar: “...pastaj Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) fali tetë rekate të Duhasë.” [Transmetuar nga Bukhari, n. 1176 dhe Muslimi, n. 336]

    Kur A’ishah u pyet për numrin e rekateve që falte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) për namazin e Duhasë, ajo u përgjigj:

    “Ai falte katër rekate dhe ndonjëherë kur dëshironte falte më shumë, aq sa dëshironte Allahu.” [Transmetuar nga Muslimi, n. 719]

    “Ky transmetim i A’ishes duhet të kuptohet duke marrë parasysh edhe hadithet e mëparëshme.” [Bughja el-Muteteui fij es-Salatut-Tetewu’, fq. 86]

    Veçanërisht kur është transmetuar se A’ishah, transmetuesja e këtij hadithi, e falte Duhanë me tetë rekate... [Transmetuar nga Maliku në el-Muwetta (1/153) dhe është sahih. Shiko Ma Sahha min Ether es-Sahabe fil-Fik’h (1/432).]

    “Kurse falja e këtyre rekateve në çift është për shkak të hadithit: ‘Namazet e natës dhe të ditës janë çift.’ [Sahih Sunen Ibn Maxheh (1/221)]”
    [Shiko Bughja el-Muteteui fij es-Salatut-Tetewu’, fq. 86]



    Allahu është Dhënësi i suksesit; çdo gjë që është e saktë është prej Allahut; kurse çdo gjë që është e pasaktë është prej meje dhe prej Shejtanit.” [1]

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Si falet dhe sa rekatë ka namazi i vitrit?
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 22:45
  2. Në cilat kohë nuk bënë të falet namazi i duhas ?
    By jetonbuca in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 12:46
  3. Sa rekate i ka namazi i xhumas ?
    By memo in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 14-08-2008, 17:02
  4. Nuk ishte prej atyre që falin Namazin!
    By Sumeja in forum Salati - Namazi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 12:22

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •