Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 8 prej 8

Tema: Një frymëmarrje e freskët

  1. #1
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Një frymëmarrje e freskët

    Es slemau aleikum , Ndonjë këshillë për parandalimin e Halitosis, era e keqe e gojës nga mjeksia pejgamberike ?? Qka e shkakton Halitosis ? -Kur dihet fort mirë që një frymëmarrje e freskët ndihmon të kemi marrëdhënie të mira me të tjerët.
    Së fundi përpunuar nga Gjeniu i Vogel: më 22-02-2008 01:56
    Kusht qe ta ndryshojm 1 person është qe s'pari tia fillojm me ndryshimin e vetvetes e mandej e kemi shum kollaj, kte e spjegon Isa a.s:"s'pari thuaji vetes, e nëse arrinë ta marrish këshillën tande, atëherë lirisht mund tu flasish edhe të tjerëve, përndryshe turpërohu para krijuesit tënd"

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  3. #2
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,884 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    956

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    Kjo ceshtje kerkon nje studim te vecante por sikurse dijetaret kane thene: "Ajo qe nuk mund te arrihet e tera nuk duhet te braktiset e tera". Keshtu po i shkruaj nja dy fjale ne lidhje me kete dhe inshallah edhe vellezerit dhe motrat ta pasurojne me tej me shkrimet e tyre.

    Bukhari dhe Muslim transmetojne ne sahihet e tyre se Rrasuli tha: "Allahu nuk ka zbritur ndonje semundje, pervecse ka zbritur edhe sherimin per te".

    ipas nje versioni te Imam Ahmedit ne musnedin e tij shtohet: "kush e di e di dhe kush nuk e di nuk e di....".

    megjitheate edhe pse per cdo semundje Allahu ka zbritur edhe sherimin, ka disa faktore qe duhet te plotesohen qe te kete sukses ne sherimin e saj.

    Muslim transmeton ne sahihun e tij se Rrasuli tha: "Cdo semundje ka nje sherim dhe kur sherimi i duhur aplikohet ndaj semundjes ajo venitet me lejen e Allahut te madheruar".

    Pra kushti i pare qe duhet te plotesohet eshte qe kura qe perdoret te jete dicka e njohur dhe efektive ndaj kesaj semundje ngase hadithi i mesiperm permend se kur kura e duhur aplikohet dhe po ashtu ne hadithin paraardhes thuhet kush e di e di dhe kush nuk e di nuk e di. Pra zgjidhja kerkohet vetem me menyra te sakta dhe semundja nuk sherohet pos me ate qe Allahu ka bere sebep per sherimin e kesaj semundje.

    Kushti i dyte eshte qe te jete leja e Allahut per kete kurim. Edhe pse Allahu ka zbritur kuren e semundjes ajo nuk ben efekt pos me lejen e Allahut tamam sikurse edhe magjia edhe pse funksionon sikurse engjejt Haruti dhe Maruti u tregonin njerezve se me cfare ndahet burri dhe gruaja (kjo ishte sprove qe njerezit te mos bejne kufr), kjo nuk funksiononte pos me lejen e Allahut.

    Pra nese merren masat per kurimin e nje semundje dhe largohen cka mund ta ndaloje kete kure inshallah sherimi eshte i sigurte, me lejen e Allahut.

    Era e keqe nga goja e dikujt vjen si rrezultat i shume faktoreve nder te cilet:

    1) higjena e hundes

    2) Higjena e gojes

    3) higjena e fytit

    4) dieta e pa balancuar

    sa i perket higjenes se hundes, kjo eshte faktor ndikues ne eren e keqe dhe po ashtu edhe ne dhimbjet e kokes dhe te tjera vec tyre. Duke qene se bakteriet futen ne trupin tone nepermjet rrugeve te frymemarrjes kryesisht, eshte e domosdohme qe higjena e rrugeve te frymemarrjes te jete e rregullt.

    Suneti i Rrasulit dhe keshillat e tija per higjenen e hundeve perfshijne edhe hadithin qe transmetohet nga Bukhari, Muslim dhe Abu Dawud nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: "Kur dikush nga ju merr abdes, duhet te fuse uje ne hunde dhe ta nxjerre ate jashte". Sipas versionit te Lakit ibn Sabra, thuhet egzagjeroni me ujin ne hunde pos nese jeni agjerueshem (kjo transmetohet nga Nesai, Abu Dawud Tirmidhi dhe Ibn Maxhah, dhe Tirmidhi tha se eshte hasan sahih).

    Po ashtu Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: "Kur dikush nga ju ngrihet nga gjumi dhe merr abdes, duhet te laje hunden hunden duke futur tre here uje ne te dhe ta nxjerre ate ngase shejtani ka ndenjur ne pjesen e siperme te hundes se tij tere naten".

    Persa i perket higjenes se gojes ajo perfshin dhembet dhe mishin rreth tyre, gjuhen dhe muret e brendeshme te gojes. Rrasuli ka theksuar se higjena e gojes eshte e rendesishme per muslimanin dhe madje ka thene: "Te mos kisha frike se do te ishte barre per muslimanet, do ti urdheroja te perdornin siwakun ne cdo abdes" (Bukhari nga Abu Hurrajra).

    Po ashtu tha: "Eshte pastrues per gojen dhe nje menyre per te fituar kenaqesine e Allahut" (Bukhari nga Aisha).

    Po ashtu Bukhari transmeton nga Hudhejfa se: "Sa here qe Rrasuli ngrihej naten (per te falur namaz nate), ai pastronte gojen e tij me siwak".

    Po ashtu kur Aisha u pyet se cila ishte gjeja e pare qe Rrasuli bente kur hynte ne shtepi, ajo u pergjigj: "Perdorte siwakun".

    Sa per higjenen e fytit, po ashtu eshte transmetuar ne hadithet e abdesit se goja duhet lare mire dhe po ashtu edhe uji duhet gurgulluar ne fyt dhe kjo tregon edhe per higjenen e fytit.

    Po ashtu per balancimin e dietes duhen pasur parasysh se jane dy faktore:

    1) Balancimi i asaj qe han dhe pin

    2) Sasia e konsumimit

    Edhe pse lejohet te hash dhe te pish cafre te duash per aq kohe sa jane hallall, nuk duhet egzagjeruar ne te. Rrasuli tha: "Askush nuk mbush nje ene me keq se stomakun e tij. Per njeriun disa kafshata jen te mjaftueshme qe te mbash kurrizin drejt por nese don te mbushe stomakun (barkun) e tij, le ta ndaje ate ne tre pjese. Nje te treten me ushqim, nje te treten per uje dhe nje treten per marrje fryme" (Tirmidhi nga Mikdam).

    Sa per dieten njeriu duhet te balancoje ushqimet qe ha keshtu ushqimet qe jane te nxehta (jo te nxehta ne zjarr por te nxehta si natyre) duke i kombinuar me ushqimet e ftohta si p.sh Hurmat e arabise qe jane te nxehta i han me kastravec qe eshte i ftohte e keshtu me rradhe. Po ashtu nuk e le gojen e tij me yndyre sikurse eshte transmetuar nga Bukhari nga Ibn Abas se Rrasuli piu qumesht dhe pastaj shpelau gojen e tij dhe tha: "Ka yndyre".

    Po ashtu duhen shmangur ato ushqime qe te japin ere te keqe nga goja dhe kjo lejohet sikurse hadithet qe transmetojne se nese do te shkosh ne xhami mos te hash hudhra dhe qepe te gjalla. Po ashtu eshte transmetuar se engjejt bezdisen nga cfare besdis bijte e Ademit. Prandaj nuk duhet neglizhuar ne keto ceshtje.

    Pra duhet te kujdesemi per te tera keto pika dhe njekohesisht duhet ti lutemi Allahut qe te na jape sukses.

    Allahu e di me mire.
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 8 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    E selamu aleikum

    Faleminderi shum për këshillat. Megjithate un po kerkoja diqka nga përvojat që dikush ka provuar nga mjeksia profetike inshaallah .
    Kusht qe ta ndryshojm 1 person është qe s'pari tia fillojm me ndryshimin e vetvetes e mandej e kemi shum kollaj, kte e spjegon Isa a.s:"s'pari thuaji vetes, e nëse arrinë ta marrish këshillën tande, atëherë lirisht mund tu flasish edhe të tjerëve, përndryshe turpërohu para krijuesit tënd"

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e Fidan
    Fidan nuk është i/e kyçur KV-III-pB
    Data e Anëtarësimit
    04-08-2005
    Postimet
    1,828
    All-llahu të shpërbleftë
    655
    Falënderuar 3,674 herë në 1,402 Postime
    Rep Fuqia
    1193

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    Citat Postuar fillimisht nga Gjeniu i Vogel Shiko Postimin
    Es slemau aleikum , Ndonjë këshillë për parandalimin e Halitosis, era e keqe e gojës nga mjeksia pejgamberike ?? Qka e shkakton Halitosis ? -Kur dihet fort mirë që një frymëmarrje e freskët ndihmon të kemi marrëdhënie të mira me të tjerët.
    "Higjena e gojės"

    Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
    Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
    Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
    Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
    Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
    Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
    Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
    Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
    Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
    Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
    Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.
    Higjera rutine e gojes
    Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
    Larja e dhembeve
    Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
    Filli dentar
    Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
    Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.
    Cfare mund te beni tjeter?
    Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
    -Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
    -Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
    -Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
    -Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
    -Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
    -Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
    Disa pika te tjera te rendesishme
    -Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
    -Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
    -Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.
    I Dërguari i All-llahut(Sal-lAllahu Alejhi Ua Selam) ka thënë:
    "Kush e frenon zemërimin duke patur mundësi që ta realizon atë, e thërret All-llahu Ditën e Kijametit para të gjitha krijesave dhe ia mundëson të zgjedh cilën të dëshiron nga hyritë." [Tirmidhiu]




  8. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    më falni ,por të gjith e dijm që kusht për eliminimin e erës së gojes është higjiena por ajo që mua më intereson ktu ësht a ka dikush qe ka provuar ilaq për menjanimin e kesaj dukurie. kjo ësht ajo.

    gjitha të mirat
    selamu aleikum
    Kusht qe ta ndryshojm 1 person është qe s'pari tia fillojm me ndryshimin e vetvetes e mandej e kemi shum kollaj, kte e spjegon Isa a.s:"s'pari thuaji vetes, e nëse arrinë ta marrish këshillën tande, atëherë lirisht mund tu flasish edhe të tjerëve, përndryshe turpërohu para krijuesit tënd"

  10. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  11. #6
    Grafika e Fidan
    Fidan nuk është i/e kyçur KV-III-pB
    Data e Anëtarësimit
    04-08-2005
    Postimet
    1,828
    All-llahu të shpërbleftë
    655
    Falënderuar 3,674 herë në 1,402 Postime
    Rep Fuqia
    1193

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    Citat Postuar fillimisht nga Gjeniu i Vogel Shiko Postimin
    më falni ,por të gjith e dijm që kusht për eliminimin e erës së gojes është higjiena por ajo që mua më intereson ktu ësht a ka dikush qe ka provuar ilaq për menjanimin e kesaj dukurie. kjo ësht ajo.

    gjitha të mirat
    selamu aleikum

    per mendimin tem ësht mas mirti me shku ne donje apotek dhe ata te tregojn mas mirti

    qe vella kshire qeket link ndoshta te vien
    Halitosis, era e keqe e gojës « Lifestyle - Telegrafi
    I Dërguari i All-llahut(Sal-lAllahu Alejhi Ua Selam) ka thënë:
    "Kush e frenon zemërimin duke patur mundësi që ta realizon atë, e thërret All-llahu Ditën e Kijametit para të gjitha krijesave dhe ia mundëson të zgjedh cilën të dëshiron nga hyritë." [Tirmidhiu]




  12. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  13. #7
    Grafika e Siraatalmustekiim
    Siraatalmustekiim nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    16-12-2006
    Postimet
    286
    All-llahu të shpërbleftë
    1,667
    Falënderuar 780 herë në 233 Postime
    Rep Fuqia
    452

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    Selamun alejkum we rahmetullah

    Ja edhe disa menyera per ta larguar eren e keqe nga goja:

    - Terapia e shkaktuesit te semundjes nese eshte e mundur.

    - Pirja e shpeshte.

    - Shperlarja e gojes me caj salvie (salvia).

    - Higjiena e gojes (brushe, pe per hapsiren ndermjet dhembeve dhe mjet per pastrimin e gjuhes).

    - Ujera te ndryshem per menjanimin e eres se keqe (Chlorophyll) dhe ujera kunder bakterieve (Chlorhexidine). Chlorhexidine i mbyt bakteriet ne goje pa pasoja anesore mirepo ben te perdoret vetem dy jave.

    - Shperlarja e gojes me Hydrogenperoxid (i koncentruar 3%) te holluar me uje. Nje luge Hydrogenperoxid ne nje gote me uje (raporti duhet te jete 1:10, dmth nje luge H2O2 (3%) dhe 10 luge uje.) Me kete vetem shperlahet goja, pra nuk ben te gelltitet.



    Spray per freskimin e gojes (kunder eres se keqe):

    - 15 pika Oleum eucalypti
    - 15 pika Mentha spicata crispa. Ky vaj eterik perkujdeset per shijen e njohur Spearmint.
    - 5 pika Cremophor EL ose LV 41.
    Te perzihet mire dhe te mbushet me 50 ml uje te vluar (destiluar). Mundet ti futet edhe dy kocka te copetuara per embelsim artificial (Artificial sweetener tablets). E tere kjo te mbushet ne shishe per spray dhe afati i perdorimit i kalon pas dy javeve.


    Allahu alem sa efekt kane keto ilace, eshte mire te vizitohet edhe ndonje mjek i cili eshte specialist per fytin, hunden dhe veshet, ketu i thone HNO-Spezialist, insha Allah ai mund te ndihmoje me shume.

    Selamun alejkum.
    "Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?!
    Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.
    Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
    Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
    Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"

    Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  15. #8
    Gjeniu i Vogel nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    06-09-2007
    Lokacioni
    Suedi
    Postimet
    327
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 613 herë në 239 Postime
    Rep Fuqia
    341

    Re: Një frymëmarrje e freskët

    Es selamu aleikum


    ....ehhh faleminderit Siraatalmustekiim ,dukeni sikur je nje njeri më shum praktik dhe kjo m'përlqej te ti. kjo ësht ajo qe m'u desht!. ju lumt. shum mir m'ke kuptu qka po du. gjërat po i shike ndryshe .më përlqeu qe dhat përgjigje direkte pa komente personale...
    gjith të mirat
    Kusht qe ta ndryshojm 1 person është qe s'pari tia fillojm me ndryshimin e vetvetes e mandej e kemi shum kollaj, kte e spjegon Isa a.s:"s'pari thuaji vetes, e nëse arrinë ta marrish këshillën tande, atëherë lirisht mund tu flasish edhe të tjerëve, përndryshe turpërohu para krijuesit tënd"

Tema të Ngjashme

  1. Problem me frymemarrje
    By linda_mo in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 10:48
  2. Ushqimi i ngrirë mund të qëndrojë i freskët
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 09:31
  3. Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 16:01

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •