Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Pse duaja (lutja) ime që e bëjë me vite, nuk më pranohet ?!

  1. #1
    muslimane muslim nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    23-12-2011
    Postimet
    4
    All-llahu të shpërbleftë
    5
    Falënderuar 0 herë në 0 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Pse duaja (lutja) ime që e bëjë me vite, nuk më pranohet ?!

    Sekam Alejkum..Pyetja ime eshte kjo..! Shpesh pys veten pse un qe fal namaz,qe e adhuroj All-llahun,qe kam besim ne te,qe flijohem per te nuk mu pranohen lutjet..E ka shume njerez qe i ngjoh te cilet sbajn asgje per All-llah edhe i kan tonat mirat...p.sh diqka qe un e enderoj me u realizu edhe ju lutna All-llahut me vite me mu realizu,dikujt tjeter ju ralizohet pa pik problemi,shum thjesht,edhe ata vijn te un edhe lavderohen``me than me ni fjal fryhen``,em tregojn`ndodhi keshtu,bera keshtu,edhe tu e dit mir qe un me vite pres me mu realizu..Me tregu te drejten po me bajn mu ndi shpirtnisht keq.Dua ta di pse?

  2. #2
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 345 herë në 143 Postime
    Rep Fuqia
    222

    re: Pse duaja (lutja) ime që e bëjë me vite, nuk më pranohet ?!

    Esselam alejkum

    duaja e muslimanit pranohet pa aspak dyshim ,kur muslimani ben dua, Allahu ose ja dhuron ate qka kerkon ne kete bote, ose per shkak te asaj duaja e ruan nga ndonje e keqe, ose ajo dua ne diten e gjykimit i shenderohet si shperblim i veqant ..

    shume gjera ne deshirojme por pas nje kohe shofim se me mire qe ska ndodh, pastaj dikujt Allahu i jep nje gje nga dunjaja qe deshiron-por ne anen tjeter e sprovon me ndonje gje te rende ne jete te tij, i ndodh ndonje fatkeqesi etj ..askush si ka te gjitha, ska mundesi kurre njeri te kete te gjitha, prap diqka i mungon njeriut ne kete jete

    kjo bote eshte bote e sprovave, te Derguarit alejhi selam u sprovuan me gjera te ndryshme, saqe Ejubi alejhi selam u sprovua me nje semundje shume te rende dhe te tjeter ne ate vend te tij ishin te shendoshe, dhe Ejubi alejhi selam per asnje moment se ndiente vehten keq, por e dint se ajo gje eshte sprove nga Allahu dhe se Allahu punon me urtesi dhe Allahu e din se qka eshte me mire per robin e Tij

    eshte nje ngjarje per te cilen se di a eshte e sakte-por porosia ne te eshte e vertete dhe e sakt, nje mbret kishte nje keshilltar nje dite mbreti u lendua ne dore , dhe kur u lendua u ankua dhe keshilltari tha- hajr inshaAllah, mbreti tha- pse thua hajr inshaAllah(e dobishme ne dashte Allahu), si hajr(dobi) kur jam lenduar une dhe urdheron ta fusin ne burg keshilltarin, nje dite mbreti niset ne rrugetim dhe nje nje vend malor sulmohet nga disa njerz dhe ata arrijne ta zen rob lufte kete mbretin dhe ata ishin njerz qe flijonin njerzit per idhujt e tyre dhe vendosin kete ta flijojne dhe kur e marin e shofin se doren e ka te lenduar dhe sipas besimit te tyre zben te flijohet nje njeri me lendime ne trup dhe e leshojne dhe se flijojne...

    mbreti kur vjen tek vendi i tij urdheron ta lirojne ate keshilltarin dhe i thote atij-mire e ke patur qe ke thene hajr inshaAllah-sepse nga ai lendim dual hajr, dhe i thote keshilltarit mbreti-po ti qka pate dobi ne lendimin tim, keshiltari i thote-mos te ishe lenduar ti dhe mos te me kishe futur ne burg-ka mundesi une ne udhetimin tend te kisha vdekur ne ate ngjarje qe te ka ndodh ty dhe me qendrimin tim ne burg kam qen larg asaj te keqe ...

    ne gjdo sprove ka urtesi pas saj pse ndodh ashtu dhe pse nuk ndodh nje gje qka ne kemi deshire, Allahu eshte Ai qe din me se miri perfundimin e gjerav dhe qka eshte ne dobi tonen

    Allahu thote ne Kuran "ndodh ju e doni nje gje-e ajo eshte e keqe per juve, ndodh ju e urreni ndonje gje e ajo eshte e mire per juve " ,pra nuk e dijm ne se ku eshte hajri, vetem Allahu e din mas miri

    ti ben dua ,por mos u deshpero, sepse edhe ti e din se Allahu vepron me urtesi dhe se Allahu sja humb mundin askujt....

    si dhe eshte hadithi ku thuhet se ai qe ben dua the pastaj lodhet dhe thote se "pse smu pranua duaja", me kete veprim ky person e demton vehten e tij, dhe ne kete menyre e rrrezikon mundesin qe ti pranohet duaja

  3. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  4. #3
    Ibn Abdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    19-11-2009
    Postimet
    196
    All-llahu të shpërbleftë
    579
    Falënderuar 345 herë në 143 Postime
    Rep Fuqia
    222

    re: Pse duaja (lutja) ime që e bëjë me vite, nuk më pranohet ?!

    Si dhe mos haro , se planet qe ben Allahu per ne jane 100% te mira dhe endrat-planet tone nuk jane 100% te mira, sepse njeriu ne shumeqka gabon

    ja nje fjale e mire ne gjuhe angleze eshte

    Ya Rabb, I am satisfied...
    Because your plans are better than my dreams...
    so whatever comes on my way, Ya Rabb...
    I am satisfied... Alhamdulillaah !!!

    O Zot, une jam i kenaqur...
    Per shkak se planet e Tua jane me te mira se endrat e mija..
    keshtu qe qkado qe vjen gjate rrugetimit time,O Zot..
    Une jam i kenaqur... Elhamdulilah

  5. #4
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,950
    All-llahu të shpërbleftë
    283
    Falënderuar 7,062 herë në 1,684 Postime
    Rep Fuqia
    1617

    re: Pse duaja (lutja) ime që e bëjë me vite, nuk më pranohet ?!

    alejkum selam

    Se pari moter duhesh ta dish se Allahu i Madheruar i pranon lutjet e besimtareve, mirepo kjo varet prej lutjes qe e ben dhe qfar lutje eshte ajo, sepse njeriu mund te fal namz dhe ti lutet Allahut "O Allah benem miljarder" dhe kjo esht enje lutje e cila eshte e parealizueshme pa i marr njeriu sebepet (mos te mendon ndokush se jemi duke e kontestuar mundesin dhe fuqin e Allahut, sepse Allahu ka mundesi ta bej njeriun biljarder brenda nates, mirepo ne jemi duke folur per jeten ton normale dhe duke i marrur sebepet).
    Prandaj varet prej lutjes qe e ke ber dhe sa ti punon qe ta arrish ate pun.

    Pastaj ka mundesi ajo qe e lut Allahun, nuk eshte e dobishme per ty ne dunja dhe ahiret dhe Allahu nuk deshiron qe ta plotesoj lutjen tende pasi qe Ai e din se nuk eshte e dobishme per ty, apo qajo gje do te te ben dem me von ne te ardhmen.

    Prandaj nese qajo gje q ee lut Allahun mendon se eshte hajr per ty, mos u ndal lute Allahun se nese ne te vertet eshte e dobishme Allahu do te ta plotesoj lutjen insha Allah.

    Allahu pe rte ta plotesuar lutjen, njeriu duhet ti kryej te gjitha obligimet e Tij, pastaj mos ti bej mekat Atij.

    Ndersa pse Allahu ja pranon te tjereve lutjet, thot pejgamberi alejhi selam. "nese e shihni nje person i cili i ben mekat Allahut (duke mos ju nenshtruar Atij) dhe Allahu i dhuron miresi atij ne dunja, atehere dijeni se kjo eshte nje gradualitet nga ana e Allahut (deri sa ta fus ne xhehenem)." pasi qe Allahu ketyre personave ja ka vulosur zemrat dhe a ka denim ma te madh se kjo.
    Atyre e gjith boten te ja dhurosh ne diten e gjykimit nuk do te jen te kenaqur me kete, ndersa ty edhe ter jeten ta kalosh ne varferi ti e ke shperblimin me te madh e qe eshte imani qe e ke e qe do te te fus ne xhenet.

    Prandaj moter ti ke qfar nuk kan ata, e ate qe e kan ata eshte kalimtare.

    Nje dit kur hyri Omeri te pejgamberi alejhi selam e pa se ishte shtrir ne nje shtrat te keq e qe shpin aju kishte ber me shenja nga shtrati i keq, e Omeri filloi te qaj duke i then: O i derguar i Allahut, mbreterit e pabesimtareve jan duke jetuar ne pallate, ndersa ti i derguar i Allahut po jeton ne kete shtrat?! Pejgamberi alejhi selam i tha: "A nuk ke deshir qe e atyre te jet dunjaja ndersa e jona te jet ahireti."

    Pra le ta ken te tjeret dunjan e neve na mjafton ahireti. Allahu na mundesoft te hym ne xhenetin e Tij.

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •