Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

  1. #1
    Grafika e MuslimaneElh
    MuslimaneElh nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    27-01-2008
    Postimet
    96
    All-llahu të shpërbleftë
    358
    Falënderuar 313 herë në 96 Postime
    Rep Fuqia
    257

    Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

    Es-Selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu

    Si eshte forma e te falurit te namazit te vitrit,une deri tash e kam fal me dy ulje,por kam ndegju se ky namaz nuk duhet te falet si farzi i akshamit,por duhet te falet me nje ulje.
    Insha'Allah do t'na sqaroni rreth kesaj teme.
    »Plagën e nënqmon ai që nuk e din qka është dhimbja«

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #2
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,950
    All-llahu të shpërbleftë
    283
    Falënderuar 7,061 herë në 1,684 Postime
    Rep Fuqia
    1614

    Re: Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

    ja moter ketu i ke disa linke per kete qeshtje

    Kur´an dhe Sunnet - A mund të falet Vitri sikurse Namazi i Mbrëmjes (Akshamit)?


    http://forumi.kurandhesunet.net/pyet...kat(2835).html


    ka edhe tema e tjera qe jan diskutuar ne lidhe me vitrin ne kete forum

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Grafika e MuslimaneElh
    MuslimaneElh nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    27-01-2008
    Postimet
    96
    All-llahu të shpërbleftë
    358
    Falënderuar 313 herë në 96 Postime
    Rep Fuqia
    257

    Re: Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

    Allahu ju shperblefte per ndihme.
    Selamun Alejkum.
    »Plagën e nënqmon ai që nuk e din qka është dhimbja«

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Argument nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    16-12-2006
    Postimet
    93
    All-llahu të shpërbleftë
    76
    Falënderuar 250 herë në 83 Postime
    Rep Fuqia
    277

    Re: Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

    esSelamu Alejkum,
    Vella ja ketu ke gjithqka per Namazin e Vitrit:

    http://forumi.kurandhesunet.net/sala...rit(3316).html
    Kam kriju bindjen qe, ne qoftese do me i permirsu njerezit qe te rethojne, atehere permirsoje ate njeri i cili tregon shenja te permirsimit

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  9. #5
    Argument nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    16-12-2006
    Postimet
    93
    All-llahu të shpërbleftë
    76
    Falënderuar 250 herë në 83 Postime
    Rep Fuqia
    277

    Re: Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?!

    Namazi i vitrit

    Cfarë ka ardhur për vlerën e namazit të vitrit

    1. (Sahih, por pa shprehjen: "më i mirë për ju se devetë e kuqe") Nga Harixhe ibën Hudhafa, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) doli tek ne dhe tha: "Allahu iu ka fuqizuar me një namaz tjetër i cili është më i mirë për ju se devetë e kuqe, namazin e vitrit. Allahu e ka caktuar kohën e tij për ju ndërmjet namazit të jacisë dhe deri në kohën e sabahut."
    Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Abdullah ibën Amër, Burejde, Ebu Basra el Gifari, shok i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Hadithi i Harixhe ibën Hudhafa është Garib; atë nuk e njohim veçse nga hadithi i Jezid ibën Ebi Habib. Emri i Ebu Basra el Gifari është Humejl ibën Basra, ndërsa dikush tjetër ka thënë se emri i tij është Xhemil ibën Basra, por kjo nuk është e saktë. Ebu Basra el Gifari është një burr tjetër i cili ka transmetuar nga Ebu Dherri dhe ky i fundit është i biri i vëllait të Ebu Dherrit. ["Ibën Maxheh" (1168)].

    Cfarë ka ardhur se namazi i vitrit nuk është vaxhib

    2. (Sahih) Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: "Namazi i vitrit nuk është vaxhib i prerë si namazet tuaja të detyrueshme, por atë e ka bërë sunet (rrugë) i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe ka thënë: "Allahu është Tek dhe e do tekun, kështu që faleni vitrin (namazin tek) o të zotët e Kuranit!"
    Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri, Ibën Mesudi dhe Ibën Abasi. Hadithi i Aliut është Hasen. ["Ibën Maxheh" (1169)].
    3. (Sahih) Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: "Namazi i vitrit nuk është i prerë si namazet e detyrueshme, por ai është sunet të cilin e bëri i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!)."
    Këtë na e ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdi: Nga Sufjani: Nga Ebu Is'haku. Ky hadith është më i saktë se ai i Ebu Bekër ibën Ajash. Mensur ibën el Mu'temir ka përcjellë nga Ebu Is'haku transmetim të njëjtë me atë të Ebu Bekër ibën Ajashit. ["Sahih Et-Tergib" (590)].

    Cfarë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e të fjeturit pa falur vitrin

    4. (Sahih) Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) më urdhëroi që ta fal vitrin para se të fle."
    Isa ibën Ebi Azzeh thotë: "Sheabiu e falte vitrin në fillim të natës pastaj flinte."
    Në temë ka hadith edhe nga Ebu Dherri. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Garib me këtë rrugë. Emri i Ebu Theur el Ezdi është Habib ibën Ebu Mulejeke. Disa dijetarë prej sahabëve e të mëvonëshmve kanë zgjedhur që të mos flihet gjumë pa falur vitrin. ["Sahih Ebi Daud" (1187)].
    5. (Sahih) Eshtë përcjellë gjithashtu nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) se ai ka thënë: "Kush prej jush frikësohet të mos zgjohet në fund të natës, atëherë ta falë vitrin në fillim të saj, ndërsa kush ka vendosmëri për t'u ngritur në fund të natës, atëherë ta falë vitrin në fund të saj, sepse leximi i Kuranit në fund të natës prezentohet nga engjëjt dhe sepse kjo është më e mira!"
    Këtë na e ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavije: Nga El Eamash: Nga Ebu Sufjani: Nga Xhabiri: Nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). ["Ibën Maxheh" (1187): ã].

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit në fillim në natës ose në fund të saj

    6. (Sahih) Nga Mesruku, se ai pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) për vitrin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe ajo tha: "Ai e falte vitrin për çdo natë; herë në fillim, herë në mes dhe herë në fund të saj. Ndërsa nga fundi, kur iu afrua vdekja, ai e falte vitrin në fund të natës."
    Emri i Ebu Husajnit është Uthman ibën Asim el Esedi. Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Xhabiri, Ebu Mesud el Ensari dhe Ebu Katade. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih dhe atë e kanë zgjedhur disa dijetarë të cilët thonë se vitri duhet të falet në fund të natës. ["Ibën Maxheh" (1185): Þ].

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit me shtatë rekate

    7. (Me sened Sahih) Nga Umu Seleme, ka thënë: "I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) e falte vitrin me trembëdhjetë rekate, por kur u vjetërua në moshë dhe u dobësua, ai e falte vitrin shtatë rekate."
    Në temë ka hadith edhe nga Aisha. Hadithi i Umu Seleme është Hasen. Nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) është përcjellë gjithashtu të falurit e vitrit me trembëdhjetë rekate, me njëmbëdhjetë, me nëntë, me shtatë, me pesë, me tre dhe me një rekat. Is'hak ibën Ibrahim thotë: Domethënia e asaj që është përcjellë nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) se ai e falte vitrin me trembëdhjetë rekate; d.m.th. ai falte natën trembëdhjetë rekate bashkë me vitrin, duke iu ngjitur kështu nanazi i natës, atij të vitrit. Pastaj ai (Is'haku) transmetoi një hadith për këtë nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe u argumentua me fjalën e transmetuar nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) që thotë: "Faleni namazin e vitrit (tekun), o ju të zotët e Kuranit!" Thotë: Ka pasur për qëllim me këtë namazin e natës, sepse namazi i natës është detyrë e të zotëve të Kuranit (hafizave që e mësojnë përmendësh atë).

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit me pesë rekate

    8. (Sahih) Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ka thënë: "Namazi i natës i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka qenë trembëdhjetë rekate, ndër të cilat ai pesë i falte namaz vitri dhe nuk qëndronte ulur (në teshehud) veçse në fund të tyre. Kur muezini thërriste ezanin e sabahut, ai ngrihej dhe falte dy rekate të lehta."
    Në temë ka hadith edhe nga Ebu Ejubi. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih dhe disa dijetarë prej sahabëve e të tjerë kanë zgjedhur që vitri të falet me pesë rekate duke mos qëndruar ulur (në teshehud) veçse në fund të tyre. Pyeta Ebu Mus'ab el Medinin për këtë hadith: "I Dërgauri (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) e falte vitrin me nëntë e me shtatë rekate. Si e falte vitrin me nëntë dhe shtatë rekate?" Ai tha: "Falej dy e nga dy, duke dhënë selam dhe në fund falte një rekat tek. ["Sahih Ebi Daud" (1209, 1210), "Namazi i Teravive": ã].

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit me një rekat

    9. (Sahih) Nga Enes ibën Sirijn, ka thënë: Pyeta Ibën Umerin, i thashë: A t'i zgjas dy rekatet (sunete) të sabahut? Ai tha: "I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) falej natën dy e nga dy rekate dhe e falte vitrin një rekat. Ndërsa dy rekatet (sunete) të sabahut ai i falte me ezanin në vesh, d.m.th. i falte lehtë ato."
    Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Xhabiri, El Fadl ibën Abasi, Ebu Ejubi dhe Ibën Abasi. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih dhe sipas tij është të punuarit tek disa dijetarë prej sahabëve dhe tabiinëve; ata thonë se në namazin e vitrit duhet të ndash ndërmjet dy rekateve dhe të tretit me selam. Kjo është edhe fjala e imam Malikut, Shafiut, Ahmedit dhe Is'hakut. ["Ibën Maxheh" (1144, 1317): Þ].

    Cfarë ka ardhur për leximin në namazin e vitrit

    10. (Sahih) Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) lexonte në namazin e vitrit suren "Sebihisme rabikel eala", suren "Kul ja ejuhel kafirun" dhe suren "Kul huvAllahu ehad"; në çdo rekat nga një."
    Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Aisha dhe Abdurrahman ibën Ebza nga Ubej ibën Keab, si dhe drejtpërdrejtë nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Eshtë përcjellë gjithashtu nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) se ai ka lexuar në rekatin e tretë të vitrit dy suret "Felek" dhe "Nas" si dhe "Kul huvAllahu ehad". Ajo që ka zgjedhur shumica e dijetarëve prej sahabëve e pasardhësve të tyre është që të lexohen suret "Sebihisme rabikel eala", "Kul ja ejuhal kafirun" dhe "Kul huvAllahu ehad"; në çdo rekat nga një sure prej këtyre. ["Ibën Maxheh" (1172)].
    11. (Sahih) Nga Abdulaziz ibën Xhurejxh, ka thënë: Pyetëm Aishen: "Cfarë lexonte i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) në namazin e vitrit?" Ajo tha: "Në rekatin e parë ai lexonte "Sebihisme rabikel eala", në të dytin "Kul ja ejuhel kafirun" dhe në të tretin "Kul huvAllahu ehad" bashkë me dy meudhetejni (Felek dhe Nas)."
    Ky hadith është Hasen Garib. Abdulazizi është i ati i Ibën Xhurejxhit, shokut të Atait. Emri i Ibën Xhurejxhit është Abdulmelik ibën Abdulaziz ibën Xhurejxh. Këtë hadith e ka përcjellë gjithashtu Jahja ibën Seid el Ensari: Nga Amrah: Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!): Nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). ["Ibën Maxheh" (1173)].

    Cfarë ka ardhur për duanë e kunutit në namazin e vitrit

    12. (Sahih) Nga Ebu el Haura es Seadi, ka thënë: El Hasen ibën Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) më mësoi disa fjalë për t'i thënë në namazin e vitrit: "Allahume ihdini fimen hedejte, ue afini fimen afejte, ue teuel leni fimen teuel lejte, ue barik li fima eatajte, ue kini sherra ma kadajte, feineke takdi ue la jukda alejke, ue in nehu la jedhilu men ualejte, tebarekte rabena ue tealejte" që do të thotë: "O Zoti im, më udhëzo në mesin e atyre që ke udhëzuar! Më jep shëndet në mesin e atyre që u ke dhënë shëndet! Kujdesu për mua në mesin e atyre për të cilët i ke marrë nën kujdejtari! Më shto të mirat në atë që më ke dhënë (jetën)! Më ruaj nga e keqja që ke caktuar, sepse Ti je Përcaktuesi dhe askush nuk mund të caktojë mbi Ty, as nuk nuk përçmon atë që Ti e merr mik! U shtoftë begatia Jote (në të dyja botët), o Zoti ynë, dhe u Lartësoftë Madhështia Jote!"
    Në temë ka hadith edhe nga Aliu. Ky hadith është Hasen; nuk e njohim veçse me këtë rrugë; nga hadithi i Ebu el Haura es Seadi, emri i të cilit është Rabij'ah ibën Shejban. Nuk njohim hadith më të mirë se ky për duanë e kunutit të vitrit nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!).
    Dijetarët janë kundërshtuar për duanë e kunutit në namazin e vitrit; Abdullah ibën Mesudi thotë se ajo duhet bërë gjatë gjithë vitrit dhe ka e zgjedhur bërjen e saj para rukusë. Kjo është edhe fjala e disa dijetarëve prej të cilëve është edhe Sufjan eth Theuri, Ibën el Mubarek, Is'haku dhe dijetarët e Kufas. Ndërsa nga Ali ibën Ebi Talib është përcjellë se ai nuk e bënte kunutin veçse në gjysmën e dytë të muajit të Ramazanit dhe e bënte pas ngritjes nga rukuja. Tek kjo fjalë kanë shkuar edhe disa dijetarë, prej tyre edhe Shafiu dhe Ahmedi. ["El Irva" (429), "El Mishkat" (1273), "Et Tealik ala sahih Ibën Huzejme" (1095), "Sahih Ebi Daud" (1281)].

    Cfarë ka ardhur për atë që fle pa e falur vitrin apo e harron atë

    13. (Sahih) Nga Ebu Seid el Hudri, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Kush fle dhe nuk e fal vitrin apo e harron atë, atëherë ta falë kur të kujtehet dhe kur të zgjohet!"
    ["Ibën Maxheh" (1188)].
    14. (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Zejd ibën Eslem: Nga babai i tij, se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Kush fle dhe nuk e fal vitrin, atëherë ta falë atë në sabah!"
    Ky hadith është më i saktë se hadithi i parë. Kam dëgjuar Ebu Daud es Sixhzi, d.m.th. Sulejman ibën el Esh'ath të thotë: Pyeta Ahmed ibën Hanbel për Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem dhe ai tha: "Vëllai i tij është Abdullahi dhe ai nuk është i keq". Kam dëgjuar gjithashtu Muhamed (ibën Ismail el Buhari) të thotë për Ali ibën Abdullah se ai e ka konsideruar të dobët Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem, pastaj tha: "Abdullah ibën Zejd ibën Eslem është i besueshëm'.
    Disa dijetarë të Kufas janë bazuar tek ky hadith dhe thonë: "Vitri duhet të falet kur të kujtohesh, edhe nëse është pas lindjes së diellit". Këtë fjalë thotë edhe Sufjan eth Theuri. ["El Irva" (422)].

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit para faljes së sabahut

    15. (Sahih) Nga Ibën Umeri, se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Kalojeni faljen e sabahut me atë të vitrit!"
    Ky hadith është Hasen Sahih. ["El Irva" (vëll. II, f.154), "Sahih Ebi Daud" (1290)].
    16. (Sahih) Nga Ebu Seid el Hudri, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Faleni vitrin para se të falni sabahun!"
    ["Ibën Maxheh" (1189): ã].
    17. (Sahih) Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): Nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), ka thënë: "Kur të hyjë koha e sabahut, ka kaluar koha e namazit të natës dhe e vitrit, kështu që faleni vitrin para zbardhjes së mëngjesit (para kohës së sabahut)!"
    Sulejman ibën Musa është veçuar me këtë shprehje të këtij hadithi. Eshtë përcjellë gjithashtu nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) se ai ka thënë: "Nuk ka më namaz vitri pas faljes së sabahut."
    Këtë thonë edhe shumë prej dijetarëve, prej tyre imam Shafiu, Ahmedi dhe Is'haku; ata nuk e shohin të lejuar faljen e vitrit pas faljes së sabahut. ["El Irva" (vëll.II, f.153), "Sahih Ebi Daud" (1290)].

    Cfarë ka ardhur se nuk lejohet falja e dy vitrave në një natë

    18. (Sahih) Nga Kajs ibën Talk ibën Ali: Nga babai i tij, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) të thotë: "Nuk lejohet falja e dy vitrave në një natë." Dijetarët janë kundërshtuar për atë që e fal vitrin në fillim të natës, pastaj ngrihet nga fundi i saj; disa dijetarë prej sahabëve e të tjerëve kanë zgjedhur të anullohet vitri i parë duke falur edhe një rekat tek kur të ngrihet, pastaj të falë sa të dëshirojë namaz nate dhe në fund të falë vitrin, sepse "Nuk lejohet falja e dy vitrave në një natë." Tek kjo fjalë ka shkuar edhe Is'haku.
    Ndërsa disa dijetarë të tjerë prej sahabëve e të tjerëve kanë thënë: "Nëse e fal vitrin në fillim të natës, pastaj fle dhe ngrihesh nga fundi i natës, atëherë fal sa të dëshirosh nga namazi i natës dhe mos e prish vitrin e parë, as mos fal vitër tjetër!" Kjo është edhe fjala e Sufjan eth Theurit, Malik ibën Enes, Ibën el Mubarek, Shafiut, dijetarëve të Kufas dhe Ahmedit. Kjo e dyta është më e sakta, sepse është përcjellë me shumë rrugë se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka falur namaz nafile edhe pas faljes së vitrit. ["Sahih Ebi Daud" (1293)].
    19. (Sahih) Nga El Hasen: Nga nëna e tij: Nga Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: "I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) falte dy rekate nafile pas vitrit."
    I ngjashëm me këtë është përcjellë edhe nga Ebu Umame, Aisha e të tjerë, nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). ["Ibën Maxheh" (1195)].

    Cfarë ka ardhur për faljen e vitrit mbi kafshën e udhëtimit

    20. (Sahih) Nga Seid ibën Jesar, ka thënë: Isha duke ecur me Ibën Umerin në një udhëtim dhe gjatë rrugës unë ngela pak mbrapa. Kur e arrita, ai më tha: "Ku ishe?" Unë i thashë: "Fala vitrin". Ai tha: "A nuk e ke shembullin më të mirë tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!)?" "Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ta falë vitrin mbi kafshën e tij."
    Në temë ka hadith edhe nga Ibën Abasi. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih dhe disa prej sahabëve kanë shkuar tek kjo vepër; të falësh vitrin mbi kafshën e udhëtimit. Kjo është edhe fjala e imam Shafiut, Ahmedi dhe Is'haku. Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë: "Nuk lejohet falja e vitrit mbi kafshë, por duhet të zbresësh nga ajo dhe të falesh në tokë". Kjo është edhe fjala e disa dijetarëve të Kufas.

    Shkëputur nga: "Sunenu et Tirmidhi"
    Saktësoi hadithet: Dijetari dhe muhadithi i kohës Imam Albani
    Kam kriju bindjen qe, ne qoftese do me i permirsu njerezit qe te rethojne, atehere permirsoje ate njeri i cili tregon shenja te permirsimit

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. A ka “ulje teverruk” në namazin e vitrit nëse falet më shumë se një rekat?
    By Ebu Hatib in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 16:56
  2. A falet namazi i vitrit kaza dhe si falet?
    By aulona in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 28-11-2008, 20:35
  3. Si falet namazi i vitrit?
    By argjendi in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 00:13
  4. Si falet namazi i vitrit?
    By Eli in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 01:31
  5. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 10:30

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •