Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 2 12 FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 11

Tema: Sa gra ka pasur Muhammedi salallahu alejhi ue selem?

  1. #1
    Kosovar nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    01-01-2006
    Postimet
    24
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 10 herë në 7 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Sa gra ka pasur Muhammedi salallahu alejhi ue selem?

    Selam aleykum.
    Ehapa ket tem per ti hjek dilemat se si shum po flitet rreth kesaj se sa gra ipat pejngameri a.s dhe thuhet ne mnyra dhe ne numra te ndryshem.

  2. #2
    Sumejja nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    04-03-2006
    Postimet
    46
    All-llahu të shpërbleftë
    41
    Falënderuar 27 herë në 17 Postime
    Rep Fuqia
    234

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    Es selamu alejkum motra dhe vellezer!

    Me sa e dij une Pejgamberi s.a.v.s. i ka pasur 9 gra

    Allahu na drejtoft ne rrugen e atyre me te cilet ka meshire!
    Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

  3. #3
    Etheristi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-07-2004
    Lokacioni
    Në Sham.
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    84
    Falënderuar 402 herë në 222 Postime
    Rep Fuqia
    485

    Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    Citat Postuar fillimisht nga Kosovar
    Selam aleykum.
    Ehapa ket tem per ti hjek dilemat se si shum po flitet rreth kesaj se sa gra ipat pejngameri a.s dhe thuhet ne mnyra dhe ne numra te ndryshem.
    Alejkum Selam Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

    Vella i dashur, nuk e di se si qendron puna e Dilemave qe keni permend, dhe ketu ne forum (me sa am ndjek) nuk eshte thene nje gje e tille.

    Gjithashtu, nuk e di se kush i thote keto numra dhe menyra qe pretendoni porse hajer insha`all-llah.

    Te dalim tek pyetja:

    Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), i ka pasur gjithsej 12 gra, dhe 9 prej tyre i ka pasur me nje kunore, me nje fjale tre kane vdekur para se te vdesi Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), kurse 9 te tjerat kane vdekur pasi Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) pati vdekur.

    Kjo eshte pergjigja ne lidhje se sa gra i ka pasur Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

    Mendoj se kjo ishte ajo qe te Interesonte.

    Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.
    Ka thënë njëri prej Selefëve (rahimehullah):
    Ndërtojeni Shtetin Islam në vetvetet e juaja, j`ua ngren atë (Shtetin) All-llahu s.u.t. ne tokën tuaj.

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #4
    sayHI nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    23-01-2006
    Postimet
    21
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 7 herë në 6 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    a i din dikush me emer keto gra, te dymbedhijetat?

  6. #5
    Grafika e hasani
    hasani nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    15-03-2005
    Lokacioni
    dunjaja
    Postimet
    181
    All-llahu të shpërbleftë
    50
    Falënderuar 473 herë në 146 Postime
    Rep Fuqia
    380

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    selamualejkum musliman

    me sa di une vella etheristi Pejgamberi salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem ka pasur 13 gra e 4 kane vdekur sa ka qene Pejgamberi salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem gjalle , ndersa 9 kane jetu edhe me tutje pas vdekjes se Tij salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem .

    Emrat e tyre vella sayHi jane :

    1) Khadijxhetu Bintu Khu`uejledin (ka vdekur tre vjet para se te beje Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) Hixhretin.

    2) Seudetu Bintu Zematin.

    3) Aishetu, Es-Siddijkatu Bintu Sid-dijk. (E Sinqerta Goca e te Sinqertit)

    4) Hafsatu Bintu Umer Ibn Khattab.

    5) Zejnebu Bintu Khuzejmete. (ka vdekur du muaj mbas Marteses me Profetin (salall-llahu alejhi ie ala alihi ue sel-lem)

    6) Ummu Seleme Bintu Ebij Umejjete Ibnul Mugijrete.

    7) Zejnebu Bintu Xhahshin.

    8) Xhu`uejrijetu Bintul Harithe.

    9) Ummu Habijbete Bint Ebij Sufjan.

    10) Safijetu Bintu Hajji Ibnu Ekhtab.

    11) Mejmunetu Bintul Harithe.

    12) Marijetu El-Kubtijetu.(ka vdekur sa ishte Pejgamberi alejhi selam ne jete)

    13) Rajhanetu Bintu Zejdin.(gjithashtu edhe kjo ka vdekur sa ishte Pejgamberi salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem ne jete)

    Allahu Alem

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Ka thene Pejgamberi alejhiselam:“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

    Hasen el-Basriu thote:”Mos i shoqeroni bidatçinjte, as mos hyni ne debat me ta, e as mos i degjoni ata.”

    Und helft euch durch Geduld und Gebet; dies ist wahrlich schwer, außer für Demütige [2:45

  7. #6
    Etheristi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-07-2004
    Lokacioni
    Në Sham.
    Postimet
    597
    All-llahu të shpërbleftë
    84
    Falënderuar 402 herë në 222 Postime
    Rep Fuqia
    485

    Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    Citat Postuar fillimisht nga hasani
    selamualejkum musliman

    me sa di une vella etheristi Pejgamberi salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem ka pasur 13 gra e 4 kane vdekur sa ka qene Pejgamberi salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem gjalle , ndersa 9 kane jetu edhe me tutje pas vdekjes se Tij salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem .

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
    Alejkum Selam Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu Ue Magfiretuhu.

    Vella i dashur, Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i ka pasur 12 Gra, kurse sa i perket mendimit qe thuhet se ka pasur (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) 13 Gra, nuk eshte i sakte, eshte Transmentim i Dobet.

    Selamu Alejkum.
    Ka thënë njëri prej Selefëve (rahimehullah):
    Ndërtojeni Shtetin Islam në vetvetet e juaja, j`ua ngren atë (Shtetin) All-llahu s.u.t. ne tokën tuaj.

  8. #7
    Grafika e dugi
    dugi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    26-04-2006
    Postimet
    9
    All-llahu të shpërbleftë
    8
    Falënderuar 10 herë në 5 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    Selam Alejkum

    hmmm kjo tem disi shpesh me duket qesharake pak ngase ne duhet te postojm gjera qe me te vertet jan sahi...te mos i leme vend dilemave se a ka qen ashtu apo keshtu!

    Mund te them se kjo me intereson edhe mua saktesisht po qka me bo qe deri me tani nuk kam mundur te gjej ndonje pergjigjje tamam te sakt edhe pse do te mundohem ....Ju kisha lut qe te gjithve te kemi kujdes ne percaktimin e vertet te pergjigjjes lidhur me kete pytje ngase ne shum forume te tjera ka diskutime te hatashme dhe palidhje

    nje diskutim te till palidhje e kam gjet edhe ne forumkatolik ku shkruhen shum sende te kqija rreth te derguarit ton Muhammedit s.a.w.s pikerisht per qeshtjen e marteses me shum gra dhe te moshave te ndryshme!

    Une aty ka koh qe jam kunderpergjegj por sikur te dihet taman ndonje prej pergjigjjeve me te sakta lidhur me kete qeshtje do te ishte mir ngase ne nje far menyre deshmojm edhe ne se kemi njerz te cilet me te veretet dijn te tregojn te verteten qe duhet!

    tjeter sen kisha me cek lidhur me forumin katolik qe e permenda me lart se me te vertet duhet te regjistrohen edhe me shum vllazen muslimaan dhe te tregojn rreth te vertetave dhe mrekullive te All'llahut s.u.t.!!!

    edhe pse qe postimi im i pare shpresoj te kemi mirkuptim ngas e kam zgjat pak!

    Selam Alejkum


    Ndryshuar. Faqe që thërrasin në kufer, nuk lejohet të publikohen në Forumin Islam. E di që qëllimi yt ka qenë të tregosh se aty vetëm ke has në një debat, mirpo prap faqe të tilla nuk duhet të shpërndahen.

    Stafi: Kur´an dhe Sunnet

  9. #8
    Grafika e Fidan
    Fidan nuk është i/e kyçur KV-III-pB
    Data e Anëtarësimit
    04-08-2005
    Postimet
    1,828
    All-llahu të shpërbleftë
    655
    Falënderuar 3,674 herë në 1,402 Postime
    Rep Fuqia
    1193

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    duki un ti te ksha kshillu mos me hi te ata faqe te pabesimtarve se nuk ka dobi veq humbje mundesh edhe mu mashru qofse nuk je ditur po lej ata e mir se ke adh ne ket faqe te muslimanve

  10. #9
    Grafika e kumanova_86
    kumanova_86 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    26-04-2006
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 30 herë në 15 Postime
    Rep Fuqia
    226

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    FAMILJA E RESULULL-LLAHUT A.S.

    Familjen e Resulull-llahut a.s. në Mekë para hixhretit e përbënin Resulull-llahu a.s. dhe bashkëshortja e tij, Hatixhja, e bija e Huvejlit. U martua me të në moshën njëzet e pesë vjeç, e ajo ishte dyzet vjeç. Hatixhja ka qenë bashkëshortja e parë e Resulull-llahut, a.s. Gjatë jetës së saj nuk është martuar me tjetër grua. Me të ka pasur djem e vajza. Prej djemve asnjëri nuk i ka mbetur gjallë. Vajzat e tij kanë qenë: "Zejnebja, Rukaja, Ummu Kulthum dhe Fatimja.

    Është e njohur se Resulull-llahu a.s. ka pasur privilegj në raport me myslimanët tjerë, për sa i përket grave të kurorëzuara, më tepër se katër, për arsye të shumta. Resulull-llahu a.s. është kurorëzuar me Dymbedhjet gra. tre i kanë vdekur derisa ishte gjallë, ndërsa nëntë kanë jetuar pas vdekjes së tij. Kanë vdekur Hatixhja r.a. dhe "Nëna e të vobektëve, Zejnebe bint Huzejmeh. Me dy gra nuk ka hyrë në kurrfarë lidhje bashkëshortore.

    Ja tani emrat e grave të tija dhe diç për to:
    2. Sevda, vajza e Zum'atit, me të cilën Resulull-llahu a.s. është martuar në muajin shevval të vitit dhjetë të pejgamberllëkut të tij, e vetëm disa ditë pas vdekjes së Hatixhes. Para Resulull-llahut a.s. Sevda ka qenë e martuar për djalin e axhës së saj, Es-Sekran b. Emër, i cili ka vdekur, e ajo mbeti e vejë.
    3. Aishja, vajza e Ebu Bekrit, me të cilën u martua në shevval të vitit njëmbëdhjetë të pejgamberllëkut të tij, apo një vit pas Sevdës, ose dy vjet e pesë muaj para hixhretit. E martoi si vajzë gjashtë vjeç. Me të hyri në lidhje martesore në shevval, shtatë muaj pas hixhretit, në Medinë. Vetëm Aishja ka qenë vajzë prej të tëra grave tjera. Ajo ishte krijesa më e dashur e Resulull-llahut a.s. Ka qenë gruaja më e arsimuar në fikh (sheriatit) dhe përgjithësisht myslimanja më e arsimuar.
    4. Hafsa, vajza e Umer b. El-Hattabit. Ka mbetur e vejë, pas burrit Hunejs b. Huzafet es-Sehmi mes betejës së Bedrit dhe Uhudit. Resulull-llahu a.s. me të u martua në vitin e tretë hixhri.
    5. Zejnebja, vajza e Huzejmetit nga fisi Benu Hilal b. Amër b. Sa'sa'a. Kjo e ka pasur ofiqin "Nëna e të vobektëve", për shkak të mirësisë dhe butësisë ndaj tyre. Ka qenë e martuar për Abdul b. Xhahshin i cili ra shehid në Uhud. Resulull-llahu a.s. me të u martua në vitin e katërt hixhri. Ajo vdiq tre-katër muaj pas martesës me Resulull-llahun a.s.
    6. Ummu Selemja, Hinda, vajza e Umejjes. Ka qenë e martuar për Ebu Selemin i cili ka vdekur në muajin xhumadel-uhra të vitit 4 h. Resulull-llahu a.s. me të u martua në muajin shevval të po atij viti.
    7. Zejnebja, vajza Xhahsh b. Rebabit nga fisi Benu Esed b. Huzejme. Ajo ka qenë vajza e hallës së tij. Ka qenë e martuar për Zejd b. Harithin, të cilin Resulull-llahu a.s. e kishte adoptuar për djalë. Zejdi është shkurorëzua nga ajo, ndërsa All-llahu xh.sh. e shpalli ajetin me të cilin i drejtohet Resulull-llahut a.s.: "Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzua, Ne të martuam me te, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e djemve të tyre të përvetësuar, pasi që ata janë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet." (33, 37).
    Në lidhje me këtë martesë janë shpallur disa ajete në suren "El-Ahzab" në të cilat është sqaruar problematika e të birit të adoptuar. Në lidhje me këtë ende do të bëhet fjalë. Resulull-llahu a.s. u martua me Zejneben në muajin dhul-ka'de të vitit 5 h.
    8. Xhuvejrijja, vajza e El-Harithit, kryeparit të fisit Benu-l-Mustalak nga Huza'ati. Ajo ka qenë mes robërve të luftës të Benu Mastalakëve. Me rastin e ndarjes së plaçkave lufte, ajo i ra hise Thabit b. Kajs b. Shemmasit. Ajo kërkoi që të lirohet, ndërsa Resulull-llahu a.s. e zgjodhi problemin e saj dhe u martua me të në muajin shaban të vitit 6 h.
    9. Ummu Habiba, vajza e Ebu Sufjanit, ishte e martuar për Ubejdullah b. Xhahshin. Së bashku janë shpërngulur në Abisini. Ubej¬dullahu renegoi nga Islami dhe e pranoi krishterimin. Ky vdiq, ndërsa Ummu Habiba mbeti në Islam si muhaxhirkë në Abisini. Kur Resulull-llahu a.s. e dërgoi Amër b. Umejjeh Ed-Dameriun tek Negusi me mesazh për të pranuar Islamin, në muajin muharrem të vitit 7 h., Amri e lypi Ummu Habiben për Resulull-llahun, a.s. Pastaj e dërgoi në Medinë me Sherhabil b. Hasenetin, e Resulull-llahu a.s. u martua me të.
    10. Safija, e bija e Hujej b. Ahtabit, nga fisi Benu En-Nadir. Kjo hebreje ka qenë mes robërve të luftës të Hajberit. Resulull-llahu a.s. e zgjodhi për vete, e liroi nga robëria dhe u martua me të pas pushtimit të Hajberit në vitin 7 h.
    11. Mejmunja, e bija e El-Harithit, motra e Ummul-Fadël Lubabe El-Harithit. Me të u martua në muajin dhul-ka'de të vitit 7 h., gjatë kohës së umres suplementare, pasi që e ka kryer umren.

    12. Maria Koptase, të cilën ia ka dhuruar Mukavkisi. Ajo ia lindi djalin Ibrahimin, i cili ka vdekur në Medinë, më 28 apo 29 shevval të vitit 10 h., që i përgjigjet 27. janarit 632.

    Këto janë Dymbedhjete gratë me të cilat është martuar Resulull-llahu a.s., me të cilat ka pasur jetë bashkëshortore dhe prej të cilave tre kanë vdekur gjatë jetës së tij: Nëntë gra të tjera kanë jetuar edhe pas vdekjes së Resulull-llahut a.s.

    Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

    Vella i dashur, mesazhi i mesiperm, ju eshte ndryshuar, dhe kjo per disa shkaqe.
    1) Eshte permendur
    (...këtu ekzistojnë mospajtime mendimesh, por këto nuk na interesojnë gjithaq...), gje e cila na intereson shume, pasi nuk po flasim per disa njerez te thjeshte, porse jemi duke folur per Grate e Profetit (salauatu ue selamull-llahi alejhi), dhe si te tilla, nuk na lejohet neve dhe asnje njeriu qe te thote kjo eshte Gruja, ose nuk eshte Gruja e Profetit (salauatu ue selamull-llahi alejhi), vetem se duhet te vihet me nje Argument te qarte.

    2) Eshte permendur (...Robëresha e dytë ka qenë Rejhanja, e bija e Zejd En-Nadarit apo El-Kurejdhit. Ka qenë mes robërve të luftës të Benu Kurejdhëve. Resu¬lull-llahu a.s. këtë e zgjodhi për vete. Disa thonë se e ka liruar dhe është martuar me të. Mendimi i parë, sipas Ibnu-l-Kijamit, është më i saktë...), mendimin e Ibn Kajimit (rahimehull-llah) e respektojme, porse ai eshte njeri, dhe si i tille nuk eshte i pa gabueshem.

    Profeti (salauatu ue selamull-llahi alejhi) nuk ka pasur ndonje here Roberesh, dhe nuk i lejohet atij nje gje e tille, dhe nese ndonjehere ka pasur ndonje te tille (dhe kjo pershkaqe Lufte etj), e ka liruar ate ose e ka Martuar.

    Per Rajhanen (radiall-llahu anhu) ka mendime, disa thojne qe eshte Guaja e Profetit (salauatu ue selamull-llahi alejhi) e disa jo, dhe mendimi i dyte eshte me i sakte, pasi ne transmentimin me te cilin argumentohet grupi i pare, gjenden dy burra, njeri prej tyre akuzohet prej nje pale te Dijetareve, pasi kujtesen e ka te dobet, kurse tjetri eshte i panjohur.

    Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.
    Së fundi përpunuar nga Drejtësia: më 29-04-2006 17:26

  11. #10
    Grafika e kumanova_86
    kumanova_86 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    26-04-2006
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 30 herë në 15 Postime
    Rep Fuqia
    226

    Re: Sa gra ika pas Muhamedi a.s

    Thotë All-llahu(xh.sh):

    "O Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë vendosni e unë do t'ju përgatisë e do t'ju lëshoj si është më mirë. E nëse e doni All-llahun dhe Pejgamberin e tij edhe botën tjetër, e All-llahu, me të vërtetë, për ato, nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira, ka përgatitur shpërblim të madh." (33:28-29).

Faqja 1 prej 2 12 FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2010, 16:40
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2010, 19:03
  3. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2009, 14:30
  4. Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem
    By Ebu Hatib in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 00:43
  5. Muhammedi SalAll-llahu Alejhi ve Selem
    By beqir in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 05:13

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •