Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Semundja e Leukemis

  1. #1
    tonit nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    13-04-2009
    Postimet
    44
    All-llahu të shpërbleftë
    91
    Falënderuar 54 herë në 24 Postime
    Rep Fuqia
    159

    Semundja e Leukemis

    Selam Alejkum vellezer dhe motra
    Falenderimet i takojn Allahut i kofshim fal tij , paqja dhe bekimi qoft mbi pejngamberin tone Muhamedin a.s familjen e tij , shoket e tji te gjith ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e gjykimit.
    Para disa ditesh vjehrra ime eshte konstatuar se ka Leukemin , deshta te dij nese Islami jep ndonje kurim nga kjo semundje , pasi qe Allahu i kofshim fal per gjdo semundej ka lan edhe sherimin , edhe asgje nuk ndodh pa caktimin e tij , njeherit ju falenderoj per shperndarjen e dijes Islame dhe kontributi juaj u shperbleft nga Allahu i kofshim fal me Xhenetin Firdeus.
    Lusim Fuqiplotin , Sunduesin e dites se Gjykimit qe te ndihmoj te gjith roberit e tij qe besojn Allahun i kofshim fal dhe Muhamedin a.s rob dhe te derguarin e tij , dhe i sheroft te gjith nga gjdo semnundje e leht dhe e rend , asgje nuk ndodh pa dijen dhe caktimin e Sunduesit i kofshim fal tij . AMIN
    Beni dua per te gjith muslimanet e semur e te shendosh , edhe per vjehrren time se te gjith ne kemi nevoj per ndihmen e Allahut i kofshim fal si ne ket bote dhe ne boten tjeter AMIN

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    319

    Re: Semundja e Leukemis

    Alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu!

    Së pari All-llahu azze we xhel ju forcoftë në cdo aspekt dhe mos i humbni shpresat në mëshirën E Tij të Lartit dhe Gjithshëruesit, pasi se cdo sëmundje e ka Ilacin te Ai Shëruesi i vërtetë.

    Këtu së pari një sqarim:
    Leukemia është kancer i tipit që karakterizohet me rritje shumë të shpejt të numrit të leukociteve (rruzat e bardha të gjakut).

    Leukemia - është sëmundja më e rëndë e gjakut në ç'rast për një herë rritet numri i rruzave të bardha të gjakut dhe zvogëlohet numri i rruzave të kuqe. Shkaku i kësaj sëmundjeje akoma nuk dihet por mendohet që të ketë prejardhje VIRUSALE.

    Nga kjo edhe quhet si kanceri i gjakut,ose gjaku i bardh. Është sëmundje që karakterizohen me daljen në gjakun periferik të një sasije shumë të madhe rruzash të bardha të pjekura. Numri i rruzave të bardha nga 6000 deri në 9000 per mm/që janë në normë ,arrin në disa qindra mijra. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: dobë si, lodhje e shpejtë , dhimbje në muskuj dhe sidomos në eshtra ,humbje e oreksit,ngritje të vogla të temperatures. Pas kësaj faze smundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperatur të lart 38-40°C, me keqsim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në fyt dhe në gojë. Mukoza e të cilave plagoset dhe nekrotizohet ( vdes ).

    Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Shfaqen gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.

    Simptomat
    - Ethe
    - Lodhje
    - Dhimbje të kockave dhe muskujve
    - Dhimbje koke
    - Infeksione të vazhdueshme
    - Njolla në lëkurë
    - Gjëndra të fryra

    Mjekimi kryhet me transfuzion gjaku, me medikamente përkatëse për të ndaluar ecurine e shpejtë të sëmundjes. Në shumë raste mjekimi i leukemisë është i paefektshëm, sepse ajo është një virus në gjak që vazhdon me shpejtësi të madhe të qarkullojë në gjak ku edhe mjekimi në disa raste është pa efekt.

    Lëngu i bimës Aloe-Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak, sic është leukemia. Duhet të miret 900 gr. Aloe vera dhe 100 gr. Mjaltë dhe të pihet 3 x në ditë nga 100 gr. para buke për 2- 3 muaj.


    Nga Usame ibn Sheriku transmetohet që beduinët e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., a duhet të shërohen, për çfarë u ka thënë: "Po o robër të Zotit, shërohuni, sepse Allahu nuk ka dhënë sëmundje, e që për atë nuk e ka përcaktuar ilaçin".

    Ebu Derda transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë Allahu xh.sh. e ka dhënë sëmundjen dhe ilaçin, dhe e ka përcaktuar për çdo sëmundje andaj shërohuni, por mos u shëroni me atë që është e ndaluar".

    Ilaçet për të cilët i Dërguari i Allahut s.a.v.s. veçanërisht ka shprehur lavdërim janë:
    • mjalti
    • aloe vera
    • qimoni (fara e zezë)
    • uji i Zemzemit ( është ilac për cfarë të lutesh )

    Ummu Kajs bint Mihsan ka thënë: "Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Shërbehuni me drurin e alojës, sepse ajo është shëruese për shtatë sëmundje, në mes së cilave dhe inhalimi në hundë tek dhembja e kokës dhe vërja në gojë te inflamimi i pleurës (pleuritis)..."

    E kaluara legjendare dhe autoriteti që gëzon aloe vera, ka preokupuar shumë hulumtues që edhe sot e kësaj dite të zbulojnë përbërësit shërues dhe vetitë fitoterapeutike të kësaj bime. Përveç vitaminave dhe mineraleve, aloe vera përmban edhe aminoacide esenciale, enzime si amilaza, kataliza, fosfataza, proteaza, bradikina, etj.

    Aloe vera ndihmon tretjen, aktivizon qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, lehtëson dhembjet reumatike.
    Është efikase te herpesi zoster, psoriaza, ekzema, infeksionet bakteriale dhe këpurdhore, zbret nivelin e kolesterinës dhe triglicerideve, si dhe nivelin e sheqerit në gjak te diabetikët, ngrit sistemin imunologjik dhe ka efekt antikancerogjen.

    Ndërsa sa i përket farës së zezë, hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se ajo forcon sistemin imunologjik të njeriut, i cili është bazë në luftë kundër sëmundjeve.

    Shkencëtarët sot kanë zbuluar se kokrra e kimit të zi është e pasur me selen. Seleni jo vetëm që është mineral antioksidativ, por luan rol të veçantë në rregullimin e tajitjes së hormonit mashkullor (testosteronit) dhe në krijimin e spermatozoideve. Kokrra e kimit të zi, rrit imunitetin, është ilaç antisklerotik, karninativ (mënjanon gazrat e tepërt në zorrë), rregullon peristaltikën, forcon muskujt, veçanërisht muskulin e zemrës, qetëson dhe lehtëson dhembjet reumatike, rregullon proceset oksidoreduktive dhe vendos ekuilibrin në sistemin neuroendokrin.

    Natyrisht se e sëmura duhet së pari t’i nënshtrohet shërimit nga ana e mjekut përkatës dhe të merr terapinë që i ofrohet pasi se është shumë e rëndësishme . Por mos harroni të përdorni edhe Ilacet natyrale, që ju kemi rekomanduar por ju lutem vetëm pas konsultimit me mjekun tuaj. Edhe pse nga studimet e fundit nuk ka asgjë të keqe në përdorimin e tyre pasi se të gjitha këto që u përmenden më lartë janë mjete shumë efikase kundër cdo kancerit në trupin e njeriut dhe deri sot ka pasë shumë rezultate pozitive në kurim dhe shërim.

    Por mos harroni armën më të fortë të besimtarit Duanë e sinqertë, duanë në syfyr; duaja që bëhet për vëllaun ose motrën muslimane nuk kthehet ajo pranohet; Istigfarin; dhe jepni sa më shumë sadaka.

    Sadakaja largon fatkeqësitë, aksidentet dhe sëmundjet nga robi i All -llahut. I Dërguari i Al l-llahut, - paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të -, ka thënë: "Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë!"

    Kurse për në fund lusim All-llahun azze we xhel ta shëron me shërim të plotë, se vetëm Ai është Shëruesi i vërtetë; Mjeku kuron por vetëm All-llahu shëron.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Semundja e Gafletit- Pakujdesis në fe
    By Samirja in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2009, 01:01
  2. Sëmundja e re bërryli mobil
    By sunna in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 10:16
  3. Sëmundja e mendjemadhësisë
    By Ebu Hatib in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 21:27
  4. Sëmundja e xhelozisë
    By shehidi qe nuk vdes in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2007, 19:40
  5. Sëmundja e hipokrizisë.
    By Etheristi in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 00:11

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •