Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

  1. #1
    kosovamuslim nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    28-03-2010
    Postimet
    14
    All-llahu të shpërbleftë
    143
    Falënderuar 19 herë në 11 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

    selam alejkum Deshta tju pys se si duhet te sillet nje musliman ne familje ne shoqeri per me qen taman musliman nje shpjegim rreth ksaj allahu ju shperbleft

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #2
    AmarSiddik nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    27-06-2009
    Lokacioni
    Vushtrria(Koolla)
    Postimet
    371
    All-llahu të shpërbleftë
    3,823
    Falënderuar 684 herë në 280 Postime
    Rep Fuqia
    319

    re: Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

    We alejkum selam we rahmetullahi we beraktuhu...që njeriu vlla të ketë sjellje të mira tamam si i takon një robi të Allahut s.w.t. ai gjithësesi duhet t'a pasojë të dërguarin e fundit,Muhammedin s.a.w.s.,ngase ky është shembulli të cilin e sjelli Allahu s.w.t. mëshirë për mbarë njerzimin deri në ditën e fundit.
    Dhe tani për t'ua shpjeguar moralin e Muhammedit s.a.w.s. nuk mjafton ditë e natë e nganjëherë as që mund të shpjegohen me fjalë por me lotë në sy,ndonse morali i tij ishte i thjesht ngase vet ai s.a.w.s. thoshte:"Njerzit e mdhënjë janë të thjesht.",e poashtu thoshte :"Robërit e Allahut s.w.t. nuk janë luksozë(në pasuri)".
    Për sa i përket moralit të resulit s.a.w.s. transmetohet nga gruaja e tij(s.a.w.s.),Aisha r.a. të ketë thënë:"Morali i tij(s.a.w.s.) ishte Kur'ani." Prandaj vlla i dashur Muhammedi s.a.w.s. ishte njeri i përsosur ngase vepronte vetëm në suazat e fjalës së Allahut s.w.t.,të Kur'anit,për këtë ne jemi të obliguar të punojm vetëm me Kur'an dhe me hadithin e resulit s.a.w.s.,ngase çdo gjë tjetër jashta këtyre dy kornizave është humbje. Këtë ngase në haxhin lamtumirës Muhammedi s.a.w.s. tha:"Unë po ua lë pas dy gjëra që nëse i përmbaheni shpëtoni(e dinte ngase vet kishte shpëtuar),e nëse jo do jeni në humbje...".
    Pra unë të sygjerojë që për t'a mësuar moralin e Muhammedit s.a.w.s. duhet t'i plotësosh pak kushte:
    1.Të ndjekësh mësime tek ndonjë hoxhë ose ndonjë njeri i ditur në Islam.
    2.Të lexosh libra sa më shumë që kanë të bëjnë me jetën e pishtarit të sjelljeve morale,Muhammedit s.a.w.s...
    po e them këtë vlla ngase unë dhe kushdo tjetër këtu mund të sjellë me mijëra shembuj dhe argumente të veçanta lidhur me moralin e Muhammedit s.a.w.s. po një gjë dije...edhepse shfrytëzimi i NET-it në këtë mënyrë ka vlerë të madhe,morali i Muhammedit s.a.w.s. dhe Islami nuk mund të mësohen në NET asnjëherë. E ty inshAllah te'ala t'a shton Allahu s.w.t. dijen dhe t'a përsosë moralin me shembullin më të përsosur të krijesave të Tij,Muhammedit s.a.w.s.,inshAllah.
    ...esselam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu...

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  5. #3
    Ebu Malik nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-05-2009
    Postimet
    726
    All-llahu të shpërbleftë
    53
    Falënderuar 1,718 herë në 468 Postime
    Rep Fuqia
    550

    re: Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

    Ve alejkum selam

    Për të folur rreth kësaj teme duhet shumë vëlla dhe nuk mund të përmbledhen të gjitha në këtë temë, andaj për këtë që keni pyetur ju këshillojë të lexoni disa tema të përgaditura në lidhjet në vazhdim:

    Respektimi i prindërve

    Si të jemi shembull i mirë në shtëpitë tona

    Sjellja e mirë ndaj injorantit

    Sjellja e mirë me të afërmit jobesimtarë

    Ka edhe tema të tjera të cilat mund t'i lexosh këtu në forum.

    Es selamu alejkum

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  7. #4
    kujdess nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    24-04-2010
    Postimet
    52
    All-llahu të shpërbleftë
    21
    Falënderuar 73 herë në 35 Postime
    Rep Fuqia
    132

    re: Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

    Alejkum Selam
    Morali dhe sjellja e muslimanit duhet të jetë në një nivel të lartë, duhet të jetë shëmbëlltyrë edhe për të tjerët.

    Edukata dhe sjellja me ligjin e Allahut dhe me fenë e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të Dërguarit të Tij! Kini kujdes Allahun, se me të vërtetë Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” Huxhurat,1.

    Edukata dhe sjellja me të Dërguarin e Allahut (alejhi selam). Allahu na porosit duke thënë: “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos i ngërmoni atij siç i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos e ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh." Huxhurat, 2-3.

    Sjellja dhe edukata gjatë pranimit të lajmeve dhe përhapjes së tyre. Allahu na porositë që të jemi korrekt kur vjen ndonjë lajm, të shikojmë se nga po vjen ky lajm dhe a është i vërtetë, e mos të flasim çdo gjë që e dëgjojmë. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar !Nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju sjellë ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull, pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” Huxhurat, 6.

    Edukata dhe sjellja vëllazërore ndërmjet muslimanëve. Muslimanët janë vëllezër. Allahu thotë: “S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër. Pra, bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).”

    Edukata dhe sjellja në përmirësimin e gjendjes, nëse mes muslimanëve ndodhin mospajtime.

    Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet tyre, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehen, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësi, se vërtet Allahu i do të drejtët.” Huxhurat, 9.

    Edukata dhe sjellja mes shoqërisë muslimane. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.

    O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri-tjetrit, mos përgjoni njëri-tjetrin! A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” Huxhurat, 11-12.

    Edukata dhe sjellja në marrëdhëniet me njerëzit në përgjithësi. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz! Vërtet, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (të këqijave). E, Allahu është i Dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” Huxhurat,13.
    Para se të kemi marrëdhënie të mira me njerëz duhet t’i realizojmë disa edukata dhe sjellje me të Dërguarin tonë, pastaj ne muslimanët në mesin tonë, në mënyrë që të jemi shëmbëlltyrë për të tjerët, edhe nëse janë jobesimtarë. Sepse morali i mirë dhe sjellja e mirë ka mundësi të hapë vende dhe zemra të njerëzve dhe ka mundësi ta bëjë atë që nuk e bëjnë luftërat dhe shpata.

    Sjellja dhe edukata me besimin në Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të shprehin ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë. Thuaj! Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, nëse jeni të sinqertë. Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim." Huxhurat-17.

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  9. #5
    kosovamuslim nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    28-03-2010
    Postimet
    14
    All-llahu të shpërbleftë
    143
    Falënderuar 19 herë në 11 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Si duhet të sillet një musliman në raport me të tjerët për të pasur tamam një sjellje siç i takon muslimanit?

    selam alejkum allahu uel xhel ju shperbleft ju dhe gjith muslimanet me xhenet.

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. A duhet me duruar edhe padrejtësinë që ma bëjnë të tjerët?
    By Kalimtari in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 11:14
  2. Vëllau që u bë musliman dhe thërret tjerët në Islam
    By Keshille in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 10:49
  3. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 08:28
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2008, 22:57
  5. Si duhet te sillet Muslimani me Prinderit
    By En Nisa in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2008, 12:16

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •