Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: sporovat ne jetën e perditshme

  1. #1
    banche nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    09-02-2010
    Postimet
    1
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 1 herë në 1 Postim
    Rep Fuqia
    0

    sporovat ne jetën e perditshme

    sprovat qe ndodhin gjat jetës tonë

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Tewhid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    15-06-2009
    Postimet
    621
    All-llahu të shpërbleftë
    266
    Falënderuar 279 herë në 180 Postime
    Rep Fuqia
    378

    Re: sporovat ne jetën e perditshme

    Selam alejkum

    Per sprovat, mundesh me lexu ne linkat me poshte.

    Sprovat janë sjellje hyjnore

    Mësimet nga sprovat

    Selam alejkum

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #3
    Grafika e Ebu Akil
    Ebu Akil nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    12-03-2009
    Postimet
    822
    All-llahu të shpërbleftë
    1,542
    Falënderuar 1,187 herë në 443 Postime
    Rep Fuqia
    524

    Re: sporovat ne jetën e perditshme

    Citat Postuar fillimisht nga banche Shiko Postimin
    sprovat qe ndodhin gjat jetës tonë
    Eselamu Alejkum.

    Në sprovime ka një mori dobish e mësimesh

    Sprovat janë të dobishme për teuhidin [adhurimin ndaj Allahut] e besimtarit, për imanin [besimin] dhe për teuekulin e tij [mbështetjen në Allahun]. Ato e detyrojnë njerëzimin të shqyrtojnë realitetin se ata, në fakt, janë krijesa të dobëta, që s'kanë as fuqi e as mundësi, përveç nëpërmjet Zotit të tyre, Allahut. Si të këtillë, ne duhet t'i drejtohemi Atij dhe të varemi nga Ai, çka do ta heqë arrogancën, krenarinë e rreme, fryrjen dhe neglizhencën. Do të kuptojmë se ne, me të vërtetë, jemi të shkretë dhe nevojtarë për Krijuesin tonë, të plotfuqishmin, të përsosurin, që t'i drejtohemi Atij.
    Sprovat shpalosin realitetin e kësaj jete. Ato tregojnë se kjo jetë është një qëndrim i përkohshëm për qejf, kurse jeta e njëmendtë është pas kësaj, atje ku s'ka mundim, merak, lodhje e sëmundje. Allahu, më i larti, ka thënë

    "Kjo jetë e kësaj bote s'është veçse qejf dhe lojë. Vërtet, vendi i ahiretit është jeta e njëmendtë [dmth e përjetshme, pa fund]. Vetëm sikur ta dinin! » [el-Ankebut, 64] "

    Edhe me qejf e me lojë ka mundim e lodhje. Ky është realiteti i kësaj jete: një ditë të buzëqeshë, ditën tjetër ta kthen shpinën. Kjo është natyra e saj, por njeriu e harron këtë fakt. Ndaj, sprovat vijnë dhe e bëjnë njeriun të kuptojë natyrën e kësaj jete, që ai s'duhet të lidhet për të.
    Sprovat na e kujtojnë se s'bën të gëzohemi aq sa të ndjehemi arrogantë. Njëlloj, s'duhet të pikëllohemi aq sa të dëshpërohemi. Allahu i lartësuar ka thënë:

    "Nuk bie asnjë fatkeqësi mbi tokë apo mbi ju veçse të jetë shkruar në Librin e paracaktimit [el-Leuh el-Mahfudh] para se të ndodhë ajo. Vërtet, kjo është e lehtë për Allahun. Që ju të mos pikëlloheni për çështjet në të cilat dështoni apo të mos gëzoheni për atë që ju është dhënë. Allahu nuk i do mburravecët krenarë » [el-Hadid, 22-23]"

    Sprovat na e kujtojnë personin për të metat e tij, në mënyrë që ai të pendohet prej tyre. Allahu i lartësuar ka thënë:

    "Çfarëdo e mirë që ju mbërrin, është prej Allahut, çfarëdo e keqe që ju godet, është nga vetja juaj. Ne të kemi dërguar [O Muhamed] si një lajmëtar tek njerëzimi, dhe Allahu mjafton si dëshmitar » [en-Nisa, 79]
    "


    " Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është prej asaj çfarë fituan duart tuaja. Dhe Ai fal shumë » [esh-Shura, 30]
    "


    Kështu, ende ka gjasa për pendim para se të ndodhë ndëshkimi më i madh.



    Veç kësaj, Allahu i lartësuar ka vërtetuar:

    "Vërtet, Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë ndëshkimin e afërt [të kësaj jete] para dënimit të madh [në jetën e përtejme], me qëllim që ata të kthehen [dmth të pranojnë Islamin] » [es-Sexhde, 21]"

    Sprovat janë një proces mësimi, me anë të cilit personi mëson të jetë i duruar. Ne s'mund të qëndrojmë në të vërtetën dhe të dëgjueshëm, përveç me durim. Ne s'mund të largohemi nga pavërtetësia, përveç me ngulmim të duruar ndaj mosbindjes. Ne s'mund të përshkojmë shtigjet e kësaj jete, përveç me durim ndaj paracaktimit të Allahut. Përfundimi do të jetë xhenet el-khuld uer-riduen [lumturia e përhershme në parajsë dhe kënaqësia e Allahut]. Allahu, më i larti, përmend:

    " Askujt nuk i jepet kjo [cilësia e lartpërmendur], përveç të duruarve. Dhe askujt nuk i jepet kjo, përveç pronarit e hises së madhe [të lumturi në parajsë, kurse në këtë botë karakter i moralshëm]» [el-Fussilet, 35]
    "


    Kështu, nëse mbi ne bie një fatkeqësi dhe e kalojmë atë, kemi marrë mësimin. Selefët [Allahu qoftë i kënaqur me ta] janë ballafaquar në mënyrë më të përshtatshme me sprovat sesa ne. Ata lanë shembuj të madhërishëm durimi, në pritje të shpërblimit. Është transmetuar se Umer [radi Allahu anhu] e lavdëronte Allahun për sprovat. Kur u pyet rreth kësaj, tha:
    ":"Asnjëherë nuk jam prekur nga një sprovë e që Allahu të mos m'i ketë dhuruar katër favore. Ato janë se sprova nuk ishte në fenë time, nuk ishte më e madhe se unë, nuk ishte më e madhe se ajo që më kishte goditur dhe nuk më hiqej kënaqja dhe durimi, si dhe shpresoja në shpërblimin e Allahut"..

    Lusim Allahun,që sprovat te cilat na i dergon te jen spastrim nga mkatet,dhe te na sprovoj me ate te cilen mundemi ta bartim e ta kalojme,e jo me sprova te randa e te deshtojmë.Amin.

    Eselum Alejkum
    Sa më shumë që largohen njerëzit nga Allahu dhe programi i Tij i jetesës, proporcialisht aq do të jenë të nënshtruar ndaj ndikimit të xhinëve-shejtanë

    Fryti i saj(i dynjasë) është më i shëmtuar se sa magjia me të cilën erdhën Haruti dhe Maruti, pasi që magjia e tyre e ndau burrin prej gruas, ndërsa dynjaja e ndan robin prej Zotëruesit të tij.

  6. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Roli i fesë në jetën e përditshme
    By Fakih in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 14:22
  2. Zbatimi praktik i Kuranit në jetën e përditshme
    By umuAbduRrahman in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 26
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 16:35
  3. Kurani në jetën e përditshme
    By En Nisa in forum Literaturë Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2008, 14:15

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •