Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 2 12 FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 11

Tema: Vonesa e namazit dhe bashkimi i namazeve (kaza) a lejohet ?

  1. #1
    ebu-hakim nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2005
    Lokacioni
    Cetinska
    Postimet
    70
    All-llahu të shpërbleftë
    7
    Falënderuar 52 herë në 33 Postime
    Rep Fuqia
    250

    Vonesa e namazit dhe bashkimi i namazeve (kaza) a lejohet ?

    Selamu Alejkum .. Eyy a eshte gabim nese 1 kohe te namazit sen arrijme ta falim e atehere e falim me vone pershembull dreken sen kemi arritur ta falim , e falim pas iqindise ose akshamit etc.. a lejohet ... sqarim

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Grafika e Ravza-Gul
    Ravza-Gul nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    14-06-2006
    Lokacioni
    Kaçanik
    Postimet
    732
    All-llahu të shpërbleftë
    644
    Falënderuar 751 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    554

    Re: Namazi

    Citat Postuar fillimisht nga ebu-hakim Shiko Postimin
    Selamu Alejkum .. Eyy a eshte gabim nese 1 kohe te namazit sen arrijme ta falim e atehere e falim me vone pershembull dreken sen kemi arritur ta falim , e falim pas iqindise ose akshamit etc.. a lejohet ... sqarim

    we alejkum selam

    Nje her , kisha kerkuar nga Administratori qe ta zhvendose kete , tek pyetje dhe pergjigje ngase kjo qe ka shenuar vella , i takon kesaj rubrike.

    kerkoj hallall .


    -------------------
    Vella i nderuar :

    Namazi me i mire eshte ne kohen e tij , dhe nuk eshte e pelqyer , dhe aspak nuk ben ta shtyejme namazin per me von , e veqanerisht ta leme pas ikindie apo akshami edhe pse neve mundemi te themi kam qen e nxene edhe nuk kam mundur te e fali , e tash po e fali kaza .

    Namazi duhet te falet ne kohen e tij ,
    Nuk mundemi te kemi arsye te e leme namazin .pos ne disa raste te cilat jane specifike , mirepo edhe nuk bene qeta bejme shprehi per me e lane namazin,me e fale ne vonese,

    Nje here ta falim namazin e mandej , te fillojme me pune tjera .

    ALl-llahu na falte dhe na ndihmofte .

    Pyetjen qe e ke bere :
    Kjo eshte pergjigjja juaj :

    Ben ta falesh , mirepo , duhesh me e bo nijet ,se e fale Kaza , sepse , tash ti nuk e fal ate namaz ne kohen e tij , mirepo e fal , pasi qe ka kalu koha e tij , dhe duhesh ta besh nijet per kaza (mbas kohe).

    Nese je namazfales i rregullt ateher duhesh qe se pari a falesh 4 rekate farz te drekes kaza , mandej ta falesh ikindin .
    e nese nuk je namaz fales i rregullt ateher se pari duhesh te e falesh namazin e ikindis pastaj e fal 4 rekate farz te namazit te drekes kaza.

    Lus All-llahun te kem qen e qarte ne kete perjigje dhe te jem pergjigjur korrekt.Nese kam gabuar ndokund , Lus All-llahun te me fale , dhe kerkoj hallall vella .

    Me respekt motra juaj Valeriana.
    All-llahu ju ruajt dhe ju ndihmofte.
    selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu
    بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحِيم
    Rasulullah (Sallallahu Aleyhi ve Sellem) şöyle buyurdu:
    “Allah’a ve ahiret gününe imân eden kimse, komşusuna eziyet etmesin. Allah’a ve ahiret gününe imân eden misafirine ikramda bulunsun. Allah’a ve ahiret gününe imân eden kimse, ya hayır söylesin veya sussun.”
    Buhârî, Müslim

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #3
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    964

    Re: Namazi

    Selam aleikum. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se nuk ka kaza ne salat. Prandaj duhet falur ne kohe. Madje sheikh ibn Baz eshte i mendimit qe atij qe i iken vetem 1 namaz pa arsye eshte qafir.
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #4
    Grafika e Ravza-Gul
    Ravza-Gul nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    14-06-2006
    Lokacioni
    Kaçanik
    Postimet
    732
    All-llahu të shpërbleftë
    644
    Falënderuar 751 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    554

    Re: Namazi

    Citat Postuar fillimisht nga sunnih Shiko Postimin
    Selam aleikum. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se nuk ka kaza ne salat. Prandaj duhet falur ne kohe. Madje sheikh ibn Baz eshte i mendimit qe atij qe i iken vetem 1 namaz pa arsye eshte qafir.

    we alejkum selam vella i nderum Sunnih.
    Eshte shum e vertet se : Namazi me i mire eshte namazi ne kohen e tij , dhe te gjithe dijetaret e kane thene kete dhe po ashtu edhe ALl-llahu ne Kur'an .

    Namazi , pa ndonje arsye teper te forte nuk ben te lihet ose te shtyhet per me vone.

    All-llahu na falte , aty ku gabojme ,ALl-llahu ju shperblefte.
    selam alejkum
    بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحِيم
    Rasulullah (Sallallahu Aleyhi ve Sellem) şöyle buyurdu:
    “Allah’a ve ahiret gününe imân eden kimse, komşusuna eziyet etmesin. Allah’a ve ahiret gününe imân eden misafirine ikramda bulunsun. Allah’a ve ahiret gününe imân eden kimse, ya hayır söylesin veya sussun.”
    Buhârî, Müslim

  8. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  9. #5
    Grafika e hasani
    hasani nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    15-03-2005
    Lokacioni
    dunjaja
    Postimet
    181
    All-llahu të shpërbleftë
    50
    Falënderuar 473 herë në 146 Postime
    Rep Fuqia
    389

    Re: Namazi

    selamualejkum musliman

    Vella Ebu-Hakim

    ne lidhje me kete mesele ka mendime te ndryshme ne mes dijetareve .por qe eshte gabim te vonohet apo te bashkohen namazet nuk ka dyshim ne te.

    Por ajo qe dihet nga Pejgamberi alejhiselam eshte se Ai salallahu alejhi we selam ka bashkuar namazet , si psh te drekes dhe te ikindis , dhe te akshamit dhe jacis.Ndersa bashkimi i ikindis me ate te akshamit nuk ben asesi te behet .
    Dhe ska dyshim se falja e namazit ne kohen e vete eshte prej puneve me te khajrit.
    Pra ti nese nuk ke arrit ta falesh dreken se te ka zene ndonje pune (psh ke qene udhetare, apo ku ta di) ateher ben ta falesh ne kohen e ikindis .Por se pari behet namazi i drekes , pastaj thirret ikameti per namazin e ikindis dhe e fal ikindin pas drekes.Por per ta lene dreken deri te hyne koha e akshamit kjo nuk ban vellait asesi.
    nese ke nje udhetim dhe nisesh ne kohen e drekes , dhe sipas parashikimeve tua e di se nuk do arrish ne cak deri ne kohen e akshamit apo me vone , ateher te kerkohet ty qe te falesh dreken dhe ikindin ne kohen e drekes , ne menyre qe te mos i bashkosh me aksham.

    Vella me rendesi eshte qe gjithesesi mos ta lesh namazin qe ti kaloj koha e tij e caktuar , ne menyre qe ti largohem hidherimit dhe denimit te Allahut subhanehu we teAla.

    Ka’b bin Uxhra (radiallahu anhu) tha: Na erdhi i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) dhe ne ishim një grup prej shtatë vetash, katër prej nesh ishim robër të liruar ndërsa tre të tjerët nuk kishim qenë robër më parë. Shpinat tona ishin kah muri i xhamisë dhe ai tha: “Përse jeni ulur?” Ne thamë: Ne jemi duke pritur për namaz. Ai (Ka’bi) tha: Ai (salallahu alejhi ue selam) pauzoi për një kohë dhe tha: “A e dini se ç’thotë Zoti juaj?” Ne thamë: Jo. Ai tha: “Vërtet Zoti juaj thotë: Kushdo që e fal namazin në kohën e duhur, kujdeset për të në këtë mënyrë vazhdimisht, dhe nuk e humb atë duke e konsideruar vlerën e vërtetë të tij si të parëndësishme, ai ka marrëveshje me Mua se do ta fus në Xhenet. Dhe kushdo që nuk e kryen namazin në kohën e tij të duhur, kujdeset ndaj tij në këtë mënyrë vazhdimisht dhe e humb atë duke e konsideruar vlerën e vërtetë të tij si të parëndësishme, nuk ka marrëveshje me Mua; nëse Unë dua do ta dënoj atë, dhe nëse Unë dua do ta fali atë.” (Transmetuar nga et-Taberani në El-Kebir dhe el-Eusat, nga Ahmedi dhe po ashtu është në Sahi ut-Terghib uet-Terhib, nr.397.te shejkh Albanit rahimehullah)

    Dhe se fundi vella po te ceke dy thenje te ibn Hazmit i cili thote:
    1)Nuk ka mëkat më të madh pas idhujtarisë se vonimi i kohës së namazit derisa të kalojë koha e tij dhe mbytja e besimtarit pa arsye të drejtë.

    2)Është ardhur nga Umeri, Abdur-Rahman bin Auf, Muadh bin Xhebel, Ebu Hurejre dhe Shoqërues të tjerë se, kushdo që i shmanget një namazi obligativ deri në përfundim të kohës së tij bëhet pabesimtar. Nuk gjejmë kurrfarë dallimi në mendime në mesin e tyre në këtë pikë.

    Dhe nese te ka ndodhe ndonjeher ateher duhet te kthehesh tek pendimi i Allahut subhanehu we teAla .Ndersa une po e perfundoj me nje thenie te
    Talk bin Habib, i cili ka thënë:"Të drejtat e Allahut janë më të mëdha se mundësia dhe aftësia e robit për t'i përmbushur ato. Ndaj, mbërrije mëngjesin në gjendje pendimi dhe mbërrije natën në gjendje pendimi".

    esselamualejkum
    Ka thene Pejgamberi alejhiselam:“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

    Hasen el-Basriu thote:”Mos i shoqeroni bidatçinjte, as mos hyni ne debat me ta, e as mos i degjoni ata.”

    Und helft euch durch Geduld und Gebet; dies ist wahrlich schwer, außer für Demütige [2:45

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  11. #6
    Grafika e ebuhalidi
    ebuhalidi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2004
    Postimet
    594
    All-llahu të shpërbleftë
    313
    Falënderuar 2,459 herë në 508 Postime
    Rep Fuqia
    953

    Re: Namazi

    esselamu alejkum

    Se pari duhet ditur se lenja e namazit me qellim deri sa ti kaloj koha,apo deri sa te te hyje koha e namazit tjeter eshte haram,tek te gjithe dijetaret,dhe duhet qe ai i cili e len kete namaz te pendohet tek Allahu xh.sh.

    Kurse sa i perket faljes se keti namazi pasi ti kaloj koha ( faljes se namazit kaza),dijetret jane dy mendime:

    1. disa dijetare thojne se duhet te falet ai namaz kaza (mirepo ai i cili e ka lene ka bere mekat) menjehere.

    2. Disa dijetar tjere,kane thene se nuk ka kaza perveq ne tre raste," 1.nese te ka zene gjumi dhe nuk ke pas mundesi me u zgju per namaz,mirepo e ke lene oren per me te zgju,apo ndonje njeri e ke porosit qe te te zgjoje.Argument per kete eshte hadithi qe e tranmseton muslimi, se pejgamberi s.a.v.s dhe sahabet kane fjetur dhe e kane lene nje person per ti zgjuar,mirepo edhe ky i fundit e ka zene gjumi dhe kane mebetur pa e fale namazin,dhe si jane zgjuar e kane fale namazin.
    2. Nese haron dhe pasi ti kapercej koha i kujtohet se nuk e ka fale
    3. nese i ka ra te fikt.

    Kurse jasht ketyre tre rasteve nuk lejohet te behet kaza.

    Une vella te keshilloj qe ti falesh namazet me kohe,sepse namazi eshte ibadet i caktuar ne kohen e tij,
    Siq e ceku vellau Sunnih se bin bazi (Allahu e meshirofte) ne Mexhmua fetava te tij 10/374 e ka konsideru ate i cili e len nje namaz me qellim,qafir.

    Kurse shejh islam Ibn Tejmijja ka thene :"Ai i cili e len nje namaz me qellim,Ka bere mekat te madh dhe nuk e ben kaza ate namaz mirepo fal sa ma shum nafile"

    Allahu e di me se miri

    wesselamu alejkum

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  13. #7
    ebu-hakim nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    10-11-2005
    Lokacioni
    Cetinska
    Postimet
    70
    All-llahu të shpërbleftë
    7
    Falënderuar 52 herë në 33 Postime
    Rep Fuqia
    250

    Re: Namazi

    Jasht Teme.
    Së fundi përpunuar nga Muhammed: më 27-09-2006 22:11 Arsyeja: Mosrrespektim i anëtarëve dhe sulm ndaj dijetarëve

  14. #8
    Grafika e ebuhalidi
    ebuhalidi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2004
    Postimet
    594
    All-llahu të shpërbleftë
    313
    Falënderuar 2,459 herë në 508 Postime
    Rep Fuqia
    953

    Re: Vonesa e namazit dhe bashkimi i namazeve (kaza) a lejohet ?

    esselamu alejkum

    Vella ebu-hakim, mos u ngut,ke kerku pergjijge vellau sunnih tu ka pergjigj.
    Dhe vella shejh bin bazi ka baz me te cilen u bazu fetfaja e tij e ajo eshte hadithi i pejgamberit s.a.v.s ku thote:"Ajo e cila na dan neve prej qafirave eshte namazi,dhe ai i cili e len ate ka bere kufer"

    Ai eshte argumentu me kete hadith qe nuk ka dallim mes ati i cili e len nje namaz apo 2 namaze.

    Pra vella ke kujdes kur te flasesh per dijetaret,ke mundesi me i thene qe ne qfare argumente eshte bazu ky dijetare,e jo te thuash
    "mos um bjer fetwa te dijetareve po argumente nga Muhammedi saws"
    Kurse sa i perket thenjes tende

    "ateher qqfar u bo puna me namazin ? ku e dime se ne qfare kohe jetojme tani "
    Vella nuk ka dallim koha nga koha tjeter,a thua se kjo kohe qe jemi tu jetu ne eshte me e veshtire se koha ne te cilen kan jetu sahabet r.a.
    Vella ne kete kohe qe po jetojme ne a rahet dikush per shkak se e fale namazin,a hudhet me gure ai i cili e fal namazin,.Perkundrazi vella,nese e fal namazin je edhe me i respektuar tek popullata.

    wesselamu alejkum

  15. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  16. #9
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    964

    Re: Vonesa e namazit dhe bashkimi i namazeve (kaza) a lejohet ?

    Selam aleikum. Allahu e shperblefte vella Abu Usamen per pergjigjet.

    Kurse persa i perket pergjigjes se vella Hasanit, Allahu te shperblefte vella per pergjigjen por nese e ve re tek pyetja origjinale vellai kerkon te fale dreken pas asrit apo pas akshamit dhe nuk po pyet nese lejohet bashkimi i drekes me namaz tjeter por el-hamdulilah ti i ke permendur keto raste e Allahu te shperblefte. Dhe edhe ti e ke permendur se bashkohet dreka dhe asri ose akshami dhe isha. Per kete rast nuk ka dyshim qe lejohet por nuk ke sesi te falesh dreken pas maghribit.

    Nelidhje me thenien time: Nuk ka kaza ne namaz,

    Kur them se nuk ka kaza ne salate, ky eshte mendimi i sheikh ul-Islam ibn Tejmise dhe Ibn Hazmit dhe rastet qe vella Abu Usamah permend keta dijetare (dhe mendimin e tyre mbaj edhe une ne kete ceshtje) nuk i marrin si kaza ngase te tera ato raste jane te falura ne kohe keshtu nese te ze gjumi dhe zgjohesh pasi ka dale koha, atehere kjo nuk eshte neglizhence por koha e ketij namazi eshte sapo te zgjohesh dhe po ashtu kur harron koha eshte sapo te te kujtohet...etj. Dhe hadithet per kete ceshtje jane te stabilizuara dhe te njohura mire.

    Pra keto raste jane ne kohe dhe prandaj nuk i llogarisim si kaza por ketu ceshtja eshte tek perkufizime dhe perkufizimet ndryshojne nga nje dijetar tek tjetri por jo hukmi.

    Persa i perket fjaleve te Ibn Bazit (Allahu e meshirofte) keto nuk jane vetem fjalet e tij por edhe Umar ibn El-Khatab ka qene i ketij mendimi dhe sikurse vella Abu Usamah tha Ibn Bazi ka argumente per kete ceshtje prandaj nuk duhet nxituar e te flitet pa u menduar ngase Ibn Bazi nuk ka qene nga ata dijetare qe ia veshin si tu dale, por ka qene dijetar qe ka ndjekur Kur'anin dhe Sunetin dhe eshte nga ata qe plotesojne kushtet per ixhtihad dhe nuk ndjek medhheb qorrazi sikurse shume imamllare te tjere qe fshihen pas titujve te tyre. Prandaj fjala e Ibn Bazit nuk eshte sikurse fjalet tona por eshte fjale e dikujt per dijen e te cilit deshmojne te tere ata qe kane dije.

    (Sa per sahabat qe kane mendimin si Ibn Bazi, atehere:Ibn Hazm tha që trasmetohet që ai që lë një namaz të vetëm derisa të mbarojë koha bëhet murted. Kjo trasmetohet nga Umar, Abdurrahmen ibn Awf, Muadh ibn Xhabal, Abu Hurrejra, dhe të tjerë nga sahabat. Ai tha po ashtu, që nuk dimë që ndonjë nga sahabat t’i kontradiktojë ata.

    Kjo trasmetohet nga ai në Targhib wa tarhib dhe hafidh el-Mundhiri shtoi edhe sahaba të tjerë: Abdullah ibn Mas’ud, Abdullah ibn Abaz dhe Abu Darda. Ai gjithashtu përmendi edhe nga tjetër veç sahabave: Ahmed ibn Hanbal, Is’hak ibn Rawajh, Abdullah ibn Mubarek, En-Nakhai, El-Hakam ibn ‘Utejbah, Ejub Es-Sikhtijani, Abu Dawud Et-Tajalisi, Abu Bekr ibn Abu Shejbah, Zuhajr ibn Harb e të tjerë”).
    Së fundi përpunuar nga sunnih: më 27-09-2006 22:31
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  17. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  18. #10
    Grafika e hasani
    hasani nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    15-03-2005
    Lokacioni
    dunjaja
    Postimet
    181
    All-llahu të shpërbleftë
    50
    Falënderuar 473 herë në 146 Postime
    Rep Fuqia
    389

    Re: Vonesa e namazit dhe bashkimi i namazeve (kaza) a lejohet ?

    selamualejkum vella Sunnih

    Vella , Allahu te ruajt per kujdesin qe e bene dhe ta pranofte lutjen tende ndaj nesh.

    Vella se pari ma ban hallall se nuk kam qene ne rrjedha ne forum qe disa dit , dhe pastaj nuk ka qene ajo qe une nuk e kam pas kuptu pyetjen e vellaut, por une desha si fillim te postimit time ndaj pyetjes se vellaut tia filloj me disa lehtesime qe na kan ardhur mbi namazin , ne menyre qe vellau te mos bej kaza tek namazet. Ndersa se di sa e ke verejt ka fundi i postimit time kam ven hadithin e Ka’b bin Uxhra dhe disa fjale te Iben Hazmit mbi kete mesele qe ka pyet vellau.

    Ndersa lutja jone e fundit eshte :
    Falenderimi dhe i tere suksesi i takon vetem Allahut subhanehu we teAla

    selamualejkum
    Ka thene Pejgamberi alejhiselam:“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

    Hasen el-Basriu thote:”Mos i shoqeroni bidatçinjte, as mos hyni ne debat me ta, e as mos i degjoni ata.”

    Und helft euch durch Geduld und Gebet; dies ist wahrlich schwer, außer für Demütige [2:45

  19. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Faqja 1 prej 2 12 FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 12:57
  2. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2009, 11:18
  3. A lejohet bashkimi i kohëve të namazit pas punës ?
    By sotllari in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 23:11
  4. Bashkimi i namazeve në shkollë
    By Hattabi in forum Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 11:37
  5. Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 18-07-2006, 11:13

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •