Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Zerat qe u degjuan nen tok ne rusi

  1. #1
    artemisa nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    06-05-2008
    Postimet
    233
    All-llahu të shpërbleftë
    1,338
    Falënderuar 407 herë në 178 Postime
    Rep Fuqia
    272

    Zerat qe u degjuan nen tok ne rusi

    esselamu alejkum a mundet me kan e vertet kjo subhanAllah ja tani po jau sjell prej youtubes



    selam alejkum
    Së fundi përpunuar nga dijar: më 06-05-2009 10:28

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #2
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,950
    All-llahu të shpërbleftë
    283
    Falënderuar 7,061 herë në 1,684 Postime
    Rep Fuqia
    1611

    Re: Zerat qe u degjuan nen tok ne rusi

    Allahu alem, mirepo kjo bie ne kundershtim me hadithin ku pejgamberi s.a.v.s ka thene: "Sikur mos te isha frigesuar se nuk do te trishtoheni do ta kisha lutur Allahun qe ti ndegjoni ato"
    Kurse ne nje transmetim tjeter thote: "Sikur ti ndegjonte njeriu zerat e atyre qe denohen ne varr kishin me ra per toke te trishtuar"


  4. #3
    Grafika e Muhammed
    Muhammed nuk është i/e kyçur Moderator Mbikqyrës
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2005
    Postimet
    1,740
    All-llahu të shpërbleftë
    2,833
    Falënderuar 4,350 herë në 1,205 Postime
    Rep Fuqia
    1592

    Re: Zerat qe u degjuan nen tok ne rusi

    Realiteti i zërave të të dënuarve

    Kjo është një pyetje e shtruar nga një prej vëllezërve lidhur me zërat që i ka regjistruar një shkencëtar ateist rus, pasi ka zbritur qindra metra nën tokë dhe pretendon se janë zëra njerëzish që dënohen në varr! Cila është e vërteta e kësaj çështjeje?

    Lajmi thotë se një prej shkencëtarëve në Siberi ka zbritur nën tokë duke u orvatur të studiojë shkëmbinj në thellësinë prej 14 kilometrash.
    Regjistrimet e zërave lëvizin pllakat tokësore dhe befasisht disa shkëmbinj dogjën aparatin e shpimit, me ç'rast është hapur një boshllëk dhe doli një nxehtësi e madhe dhe një flakë me temperaturë prej 1100 gradë Celsius.
    Kjo temperaturë konsiderohet shumë më e lartë sesa ajo e kores së Tokës. Me këtë rast janë regjistruar zëra e britma njerëzish duke vuajtur e duke u dënuar. Dr. Azzacove thotë se zërat që i regjistruam menduam se erdhën nga aparatet, mirëpo më vonë u sqarua se ajo janë zëra të miliona njerëzve duke vuajtur dhe u kuptua se shponim drejt portave të zjarrit!

    Ky shkencëtar ateist menjëherë e përhapi kasetën e regjistruar dhe disa nga dijetarët tanë i besuan atij. Mirëpo, fakti që të bën të habitesh është se ateisti nuk e përqafoi Islamin!

    Lajmin menjëherë e morën disa faqe krishtera dhe me këtë vërtetuan ekzistimin e xhehenemit nën tokë. Ashtu sikurse lajmin e morën disa forume muslimane dhe e konsideronin si argument për vërtetësinë e dënimit të varrit. Lajmin e publikoi gazeta finlandeze Ammenusastia.

    Të dashurit e mi për hir të Allahut! Problemi tek ne qëndron në atë se ne logjikojmë me ndjenjat e jo me mendjet tona. E përhapim çdo lajm, e rëndësishme është të nxitë ndjenjat tona. Unë në formë të prerë konsideroj se ky shkencëtar rus gënjen dhe se shiriti që publikoi është falsifikim me qëllim të përfitimit të reputacionit.

    E them këtë për faktin se shkencëtarë të tillë janë të shumtë. Kujtojmë rastin e dr. Reshad Halife, i cili u orvat të fabrikojë me numrat dhe pretendoi se në Kuran ekziston mrekullia tek numri nëntëmbëdhjetë.
    Me gjithë bindjen tonë lidhur me mrekullinë numerike të Kuranit dhe se ekziston mrekullia që ngrihet mbi këtë numër, mirëpo numrat të cilat i ofroi Reshad Halife konsiderohen të shpikura, të sajuara dhe të pavërteta. Ai e bëri këtë me të vetmin qëllim që të fitojë pak famë, ndërsa çështja e tij u zbulua atëherë kur pretendoi profetësinë!

    Ndoshta shohim disa shkencëtarë ateistë të cilët orvaten të bëjnë marketing me ideologjitë perëndimore me synim të përfitimit të famës dhe pasurisë.
    Vepra të tilla nuk janë të lejuara. Ato konsiderohen shpifje ndaj Allahut, Librit dhe ndaj të Dërguarit të Tij.
    Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? " (Tevbe, 65). Kësisoj, patjetër duhet të tërheqim vërejtje nga këto thashetheme të cilat nuk i ofrojnë aspak shërbim muslimanëve përveç ngjalljes së emocioneve.

    Shkencëtari ateist rus dëshiron të na paraqesë se xhehenemi ndodhet në thellësinë e Tokës ashtu siç e paraqesin disa religjione të cilat besojnë se xheneti ndodhet në qiell kurse xhehenemi në thellësinë e tokës, ku në të ka gjarpërinj dhe se mëkatarët pas vdekjes kalojnë në thellësi të tokës në mënyrë që të dënohen në zjarrin e xhehenemit.

    Arsyet e kundërshtimit të këtij lajmi nga ana jonë janë si më poshtë:

    1- Vendin e ekzistimit të zjarrit të xhehenemit askush nuk mund ta dijë për faktin se akoma nuk ka ardhur Dita e Kiametit. Allahu i Lartësuar ia ka zbuluar të Dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, perden e gajbit (të fshehtës, të padukshmes) natën e Mi'raxhit dhe ia mundësoi ta shohë zjarrin dhe disa njerëz që po dënoheshin në të (Mi'raxhi ka qenë në qiellin e shtatë deri te Sidretul Munteha e jo në thellësinë e tokës). Kjo konsiderohet nga dija e së fshehtës, ku njerëzit nuk mund ta kuptojnë, e aq më pak ateistët.

    2- Ateisti dëshiron të na paraqesë se xhehenemi është një vend i caktuar në Tokë me mure dhe mund të dëgjojmë. Kjo ideologji është e përhapur tek disa besime, mirëpo Allahu i Lartësuar lidhur me etapën pas vdekjes thotë: "Prapa (vdekjes së) tyre do të kenë një (kohë) ndarëse (jeta e varrit), deri në ditën kur do të ringjallen" (Mu'minun, 100).
    Nuk e dimë që dikush tjetër pos të Dërguarit, paqja e Allahut qoftë mbi të, që ka parë ose dëgjuar zërat e të dënuarve në varr. Dhe kjo konsiderohet mrekulli ekskluzivisht e tij dhe nuk i përket një ateisti të pretendojë se është pronar i kerameteve (gjërat e jashtëzakonshme që jep Allahu në duart e të dashurve të Tij).

    3- Në fakt, nuk dimë asgjë rreth këtij ateisti, përveçse regjistroi këtë kasetë dhe u zhduk. Ku qëndron urtësia e këtij "kerameti" për këtë ateist nëse nuk përfiton asgjë prej tij dhe a thua përse Allahu i Madhërishëm e dalloi atë nga të gjithë robërit e Tij? Nëse kjo ngjarje të ishte e vërtetë, do të ishte e udhës për ateistin të përqafonte Islamin, përderisa nuk e bëri këtë!

    4- A është e mundur për aparatet e regjistrimit të kapin zëra që dalin nga dënimi i varrit? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse nuk po përsëritet kjo provë? Pyetja jonë është: Cila është besueshmëria e këtij shkencëtari? A mund të shihen njerëzit duke u dënuar në xhehenem para ditës së Kiametit? Si kaluan drejtpërdrejt ata njerëz në xhehenem duke qenë se ne dimë që Allahu i Lartësuar do t'i ringjallë nga varret. Ai thotë: "Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre, duke thënë: "Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?" (Do t'u thuhet): "Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!" (Jasin, 51-52)

    5- Cili është konfirmimi shkencor rreth vërtetësisë së kësaj kasete dhe a është bërë nga ndonjë ekspert i audiove kontrollimi për të vërtetuar saktësinë apo falsifikimin? Si pranojnë disa nga dijetarët tanë vërtetësinë e kasetës vetëm duke e dëgjuar pa e vërtetuar çështjen? Pa dyshim se gjëra të tilla e dëmtojnë mrekullinë shkencore dhe me këtë përfitojnë armiqtë e fesë me ç'rast gjejnë hapësirë për t'u tallur me logjikën tonë.

    6- Imagjinoni të dashurit e mi, sikur ndonjë ateist të bëjë një vrimë në muret e xhehenemit, a është e logjikshme ta vërtetojmë këtë lajm naiv?! Është e vërtetë se dënimi i varrit është i sigurt dhe i vërtetuar, mirëpo vendndodhja e xhehenemit sa i përket njerëzve është e panjohur dhe kjo s'është gjë tjetër vetëm se përpjekje për të nënvleftësuar dhe ulur logjikën e besimtarëve.

    7- Disa faqe të krishtera në këtë lajm kanë gjetur mbështetje për vërtetësinë e Librit të Shenjtë (të devijuar) për shkak se përshkrimi të cilin e ofroi ky shkencëtar plotësisht përputhet me përshkrimin e Teuratit për xhehenemin. Teurati i devijuar xhehenemin e paraqet në formë të thjeshtë, ku bëhet fjalë për një liqen ose një gropë në thellësi të Tokës, ku në të hidhen mëkatarët dhe dënohen.
    8- Shumë persona, në mesin e të cilëve edhe mjekë, pretendojnë se kanë parë xhehenemin, ashtu siç thuhet në librin To Hell and Back, ku autori ka sjellë dëshmi të njerëzve që kanë parë xhehenemin, prej tyre kanë parë edhe njerëz që dënohen në të.
    Gjithashtu, thuhet se kanë parë njeriun që e njihnin, e thërrisni por ai nuk u përgjigjej, frikësohej dhe thoshte "Mesihu (Jezusi) është Zot" dhe e përsëriste këtë fjalë derisa është rikthyer në këtë botë... Libri përmban shumë dyshime, thënie të pavërtetuara dhe të pabaza. Autori shprehet se pas shikimit të këtyre thënieve u bind në Krishterimin.

    Sa e madhe është vërtetësia e këtij libri dhe e këtij shiriti? Ku qëndron argumenti shkencor rreth vërtetësisë së tyre? Përse këto lajme i gjejmë vetëm në forume dhe faqe të pakonfirmuara? Përgjigjja është shumë e thjeshtë, se këto lajme janë të falsifikuara dhe të pavërteta, kështu që duhet të kemi kujdes prej tyre.

    Sigurisht se ne nuk e mohojmë dënimin e varrit dhe se familja e Faraonit i ekspozohet dënimit mëngjes e mbrëmje pas vdekjes së tyre. Allahu i Madhërishëm thotë: "Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë. Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet:

    “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46). Nuk duhet besuar çdo lajmi që nuk mbështetet në argument shkencor. Besimin dhe imanin tonë ta ndërtojmë mbi fakte dhe realitete dhe jo mbi iluzione. Disa prej dijetarëve tanë e vërtetuan këtë shirit, mirëpo më pas janë rikthyer nga ai mendim pasi iu është sqaruar falsifikimi i kësaj kasete.

    O Allah na mundëso ta shohim të vërtetën si të vërtetë dhe ta pasojmë atë, dhe na mundëso ta shikojmë të kotën si të kotë dhe t'i largohemi asaj.

    Abdudaim el Kehil
    Përktheu: Almedin Ejupi

    Disa artikuj të publikuar rreth kësaj tematike në disa faqe të pakonfirmuara (janë faqe joshkencore).
    1. Researchers Record The Screams of the Damned
    2. The Truth About Hell
    3. Sounds from Hell?, Sounds from Hell
    Hell is Real and You Don't Want to Go There
    Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."

    "...e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare
    ." (Et-Talak, 2-3)

  5. Për këtë postim, ju falënderohen 13 Përdorues në vijim:


  6. #4
    Grafika e Katade
    Katade nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    23-05-2009
    Postimet
    4,175
    All-llahu të shpërbleftë
    223
    Falënderuar 1,206 herë në 792 Postime
    Rep Fuqia
    1641

    Re: Zerat qe u degjuan nen tok ne rusi

    Për zërat që po thuhet se janë të atyre që dënohen në varr

    Pyetje: Selam alejkum hoxh i nderuar kohet e fundit po qarkullon lajmi se gjoja disa shkencetare kane bere nje studim ne thellesi te tokes dhe gjate studimit kane arritur me nje aparat regjistrimi te degjojne disa zera njerezish qe berrtasin e per keto po thuhet se jane zerat e atyre njerezve qe denohen ne varret e tyre. Ju lulem na ktheni nje pergjigje per keto. Allahu ju shperblefte.

    Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullah! Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe salavatet më të mira qofshin për profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij.

    Këtë lajm unë e kam lexuar dhe e kam dëgjuar incizimin para rreth pesë vjetësh ose më shumë, d.m.th: është çështje e vjetër disi, madje Zendani ka mbajtur edhe një ligjëratë për këtë çështje për të cilën po pyet.

    Ehli suneti dhe xhemati besojnë se njerëzit jobesimtarë dhe gjynahqarët që e meritojnë do të ndëshkohen në varr pas vdekjes së tyre, çdokush aq sa e meriton.

    Profeti salallahu alejhi ue selem kaloi një ditë pranë dy varreve të dy muslimanëve dhe tha: "Këta të dy po ndëshkohen në varr, por nuk po ndëshkohen për diçka të vështirë ( për t'u ruajtur): njeri nuk pastrohej prej urinës dhe tjetri merrej me nemime (d.m.th: transmetonte fjalët nga njeri te tjetri ndër njerëz)"
    Dhe në një transmetim thuhet se bënte gibet. Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi radiallahu anhu.

    Gjithashtu, një herë tjetër Profeti salallahu alejhi ue selem ishte duke kaluar pranë disa varreve dhe dëgjoi britmat e disa njerëzve të vdekur që vuanin në varret e tyre dhe i pyeti shokët e tij se varret e kujt janë këto?
    I thanë se janë varre të disa njerëzve që kanë vdekur para Islamit. U tha se sikur të mos trembeshit do t'i lutesha Allahut që t'ua mundësonte të dëgjonit dënimin e varrit që unë dëgjoj. Transmeton Nesaiu edhe të tjerë, hadithi është i saktë.

    Argumentet që vërtetojnë dënimin e varrit janë të shumta nga Kurani dhe Suneti i Profetit salallahu alejhi ue selem. Prej tyre ne e morëm besimin tonë në këtë çështje.

    Ndërsa lajmi që tregon nuk është i sigurt, madje disa thonë që është shpifje dhe është incizim i montuar.
    Mbase nuk është i tillë, mbi të gjitha qëndrimi ynë ndaj këtyre gjërave është që ne as nuk i besojmë, as nuk i mohojmë.
    Siç na ka urdhëruar Profeti salallahu alejhi ue selem të veprojmë me lajmet që na vijnë nga Beni Israilët.
    Megjithatë mua më duket e vështirë që me anë të aparaturave njeriu të arrijë të depërtojë në fshehtësitë e botës tjetër.
    Ajo është botë e vërtetë dhe ne besojmë, por jo sepse dëgjuam këtë incizim, por për shkak të argumenteve që treguam më sipër. Allahu e di më mirë.

    Abdurrahim Balla
    Selamun alejkum
    Aliu radiallahu anhu ka thene:

    "Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi."

  7. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Rusi, 30 të vdekur në minierë
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 16:39
  2. Vrasje makabre në Rusi
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2010, 16:34
  3. Bore e verdhe ne Rusi
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 16:55
  4. Për zërat që po thuhet se janë të atyre që dënohen në varr
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 19:32
  5. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 08:31

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •