|
A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz
Ekziston njė polemikė e gjerė ndėrmjet juristėve islamė (fukahave), si nė kohėt e hershme, por edhe tani, rreth ēėshtjes sė ngritjes sė duarve gjatė tekbireve nė namaz. Ky ėshtė edhe shkaku se pse reflektohet kjo polemikė edhe nė praktikėn e muslimanėve, qė kohėve tė fundit ėshtė e pranishme edhe nė trojet tona. Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė shtojmė pėrēarjen apo diēka tjetėr negative, por dėshirojmė tė bėjmė me dije se nė Islam ēdo mospajtim nuk ėshtė pėrēarje. Prandaj janė disa ēėshtje, ku lejohet tė ketė mospajtim apo ndryshim tė mendimeve ndėrmjet dijetarėve dhe ai ndryshim tė mos bėhet shkak qė muslimanėt tė largohen nga njėri tjetri, apo tė pėrēahen dhe tė krijojnė armiqėsi ndėrmjet tyre.
Kjo ēėshtje ėshtė shumė pak e njohur te muslimanėt nė pėrgjithėsi dhe mosdija ndaj saj ėshtė e vėrejtur gjithashtu edhe nė vendin tonė. Prandaj, synimet kryesore tė kėtij shkrimi mund tė pėrmblidhen nė kėto pika:
1. Qartėsimi se, mospajtimi nė kėtė ēėshtje, sė pari, ėshtė evident dhe nuk mund ta injorojmė dhe ta asgjėsojmė; pastaj, ky mospajtim ėshtė i lejuar dhe i pranuar te tė gjithė fukahatė, pėr kėtė assesi nuk lejohet qė tė krijojė pėrēarje dhe fitne, por duhet tė trajtohet ashtu siē ėshtė trajtuar te dijetarėt dhe te gjithsa ne kemi dėgjuar pėr ta. Prandaj muslimanėt kanė nevojė tė fitojnė kulturė dhe edukatė, ta shohin kėtė lloj tė ndryshimit tė mendimeve si tė natyrshme dhe tė pranuar.
2. Tė shohim se shkak i mospajtimit ėshtė numri i madh i transmetimeve qė kanė ardhur nga i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, dhe sahabėt e tij. Kėto transmetime nuk janė pėrhapur te tė gjithė muslimanėt njėsoj, kėshtu qė, posaēėrisht nė kohėt e mėhershme, disa hadithe qė kanė qenė tė njohura nė njė vend dhe dijetarėt e atij vendi, nuk kanė qenė tė pėrhapura nė vendin tjetėr . Duke ia bashkangjitur kėsaj, se ato transmetime nuk kanė qenė tė njėjtit rang tė vėrtetėsisė dhe besueshmėrisė, pėr shkak se, siē e dimė, ekzistojnė hadithe tė sakta, tė mira, tė dobėta, tė shpifura etj.
3. ثshtė e njohur te tė gjithė muslimanėt se nė botė sot ekzistojnė katėr medhhebe tė pranuara qė pasohen dhe dijetarėt shkruajnė rreth ēėshtjeve tė fikhut duke i pasur pėr bazė qėndrimet, mendimet, pėrfundimet e kėtyre shkollave, por thuajse tė gjithė puqen nė mendimin se, nėse ndonjė ēėshtje, pėr tė cilėn ai hulumton, arrin nė pėrfundim se, mendimi mė i qėlluar dhe mė i argumentuar ėshtė ndonjė mendim qė nuk ėshtė mendimi i medhhebit tė cilėn ai ndjek, ai duhet tė marrė mendimin qė ka vėrtetuar se ėshtė mė i saktė .
Sa e rėndėsishme ėshtė njohja e kėsaj dispozite nė Islam
Para se tė fillojmė nė shpjegimin e mendimit tė dijetarėve, dėshirojmė tė cekim njė thėnie tė imam Neveviut si pėrgjigje ndaj atyre qė thonė sė kjo ēėshtje ėshtė sunet dhe e thjeshtė, prandaj nuk lipset tė humbasim kohė nė qartėsimin e saj, a tė praktikohet apo jo.
Imam Neveviu thotė: Dije se kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi tė madhe, pėr shkak se ēdo musliman ka nevojė pėr tė gjatė ditės disa herė, posaēėrisht kėrkuesi i ahiretit, ai i cili fal namaze shumė, prandaj dijetarėt i kanė kushtuar kujdes tė veēantė kėsaj ēėshtje, derisa imam Buhariu shkroi njė libėr tė tėrė rreth kėsaj ēėshtjeje
.
Prandaj trajtimi i dispozitave islame, duke bėrė klasifikimin e tyre ndėrmjet thelbit dhe lėvozhgės, ashtu si disa e bėjnė, ėshtė shpėrfillje e mėsimeve islame dhe porosive tė shumta nė tė cilat ka thirrur Muhamedi, salallahu alejhi ve selem. Neve me kėtė rast nuk dėshirojmė tė nėnvlerėsojmė asnjė nga dispozitat e Allahut tė Lartėsuar apo edhe tė stėrmadhojmė ndonjė nga sunetet e Profetit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, aq mė pak nė llogari tė ndonjė farzi. Por dėshirojmė tė cekim se secila dispozitė Islame, pa marrė parasysh rėndėsinė, e ka vendin dhe pozitėn e pėrcaktuar nga Allahu i Lartėsuar dhe Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, dhe ajo duhet ta mbajė atė vend. Kurse filozofia, e cila mbretėron te disa, qė padyshim nuk cenohet qėllimi i mirė i tyre, se ne duhet t`i lirojmė muslimanėt nga praktikimi i disa suneteve me qėllim tė realizimit tė objektivave mė madhore nė Islam nuk ėshtė aspak e qėndrueshme. Madje, ėshtė nė kundėrshtim me udhėzimin e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem). Ai (salallahu alejhi ve selem) pothuajse tė gjitha kėto sunete, tė cilat na janė pėrcjellur neve dhe qė nė syrin e dikujt mund tė llogariten si lėvozhga tė Islamit, ua ka mėsuar sahabėve tė tij nė kohėn kur Meka e shenjtė ishte e pushtuar nga mushrikėt dhe kur Qabeja, kibla e muslimanve ishte e rrethuar me qindra idhuj qė adhuroheshin.
Mendimet e dijetarėve nė lidhje me kėtė ēėshtje
Tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se ngritja e duarve gjatė tekbirit fillestar ėshtė sunet, prandaj edhe shumė nga ata rrėfejnė se pėr kėtė ēėshtje ka ixhma (konsensus) .
Mospajtimi ndėrmjet tyre ėshtė nė ngritjen e duarve para shkuarjes nė ruku, ngritjes nga rukuja dhe ngritjes nga ulja e parė pėr nė rekatin e tretė, nėse ėshtė nga namazet tri rekatėshe apo katėr rekatėshe .
Nė kėtė ēėshtje dijetarėt kanė dy mendime:
Mendimi i parė: Sunet ėshtė mosngritja e duarve. Ky mendim njihet nga dijetarėt hanefit, ėshtė njė nga thėniet e imam Malikut dhe es`habu re`jit (ėshtė fjala pėr dijetarėt e Kufės dhe vendeve tjera tė Irakut).
Mendimi i dytė: Ngritja e duarve ėshtė sunet, nė kėto tri vende . Ky mendim ėshtė i njohur nga shafijtė dhe disa dijetarėve tė tjerė, tė cilėt do ti pėrmendim mė poshtė.
1. Mendimi i parė: Mosngritja duarve ėshtė sunet
Mendimin e parė e pėrmbajnė kėta dijetarė:
Fukahatė, tė cilėt pėrfaqėsojnė kėtė mendim, thonė se kjo transmetohet tė jetė thėnie e Abdullah b. Mesudit, Ali b. Ebi Talibit, Ebu Hurejres dhe disa sahabėve tė tjerė .
Kurse nga dijetarėt tė tjerė tė njohur: Imam Ebu Hanife sė bashku me dy nxėnėsit e mėdhenj tė tij Ebu Jusuf dhe Muhamed Haseni dhe tė gjithė nxėnėsit e tjerė tė tij, imam Maliku nė njėrėn nga thėniet, Sufjan Theuri, Ibrahim Nehaiu, B. Ebi Lejla dhe tė gjithė dijetarėt e Es`habu Rre`jit (me kėtė term janė njohur dijetarėt e Kufės dhe disa vendeve tjera tė Irakut).
Argumentet e mendimit tė parė:
1. Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: A dėshironi tua fal namazin e Resulullahit, salallahu alejhi ue selem. Ai ua fali atyre dhe nuk i ngriti duart vetėm se herėn e parė (nė tekbirin fillestar) .
2. Transmetohet nga Bera b. Azib (sahabij i njohur) se i Dėrguari, Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, i ngrinte duart nė fillim tė namazit, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre) .
3. Nėse kemi kundėrshtime ndėrmjet haditheve tė Profetit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, atėherė kanė thėnė se tė vepruarit me kėto dy hadithe tė sipėrpėrmendura (hadithi i B. Mesudit dhe Bera B. Azibit) kanė mė shumė pėrparėsi, sepse B. Mesudi ka qenė transmetues i haditheve dhe dijetar (fakih), shoqėrues i pėrpiktė me Profetin, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, i dinte rastet e tij dhe gjendjet, prandaj transmetimet e tij kanė pėrparėsi nga transmetimet e tė tjerėve (sahabėve) qė nuk kanė qenė si ky.
4. Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: Jam falur pas Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ata nuk i kanė ngritur duart, pėrveē se nė fillim .
5. Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i ngrinte duart nė tekbirin fillestar, pastaj nuk i ngrinte nė asnjė vend tjetėr .
6. Transmetohet nga Xhabir b. Semure, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: I Dėrguari thotė: Pse jeni duke i ngritur duart si bishtat e kalit nė diell? Qėndroni qetė nė namaz .
7. Transmetohet nga Abdullah b. Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: Mos i ngrini duart vetėm se nė shtatė raste, nė fillim tė namazit, kur tė kthehemi nga kibla, nė Safa, nė Merva, nė Arafat,
.
8. Nė librin Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik, Muhamed Zekiria Kandehleviu, pėrveē kėtyre argumenteve tė lartpėrmendura, qė i pėrmendin edhe dijetarėt e tjerė nė librat e tyre, pėrmend edhe dhjetėra transmetime nga B. Abasi, B. Mesudi, Ebu Hurejra, B. Omeri, Aliu dhe nga dhjetė (sahabėve) tė pėrgėzuar me xhenet, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė, se nuk i ngrinin duart pėrveē se nė fillim tė namazit. Gjithashtu, tė njėjtėn e transmeton edhe nga disa tabiinė, qė edhe ai pranon se nė kėto transmetime ka dobėsi. Ai thotė se derisa me kėto hadithe kanė punuar dijetarė si Ebu Hanife, dy nxėnėsit e tij dhe shumė dijetarė tė Kufės dhe Imam Theuriu, ato tek unė janė tė sakta .
9. Namazi nė fillim kur ėshtė bėrė i obliguar ishin tė lejuara disa sende si biseda, kthimi i selamit, ecja, lėvizjet e ndryshme, pastaj dalėngadalė janė ndaluar kėto gjėra qė u pėrmendėn dhe ēdoherė qė kemi transmetime kontradiktore si lėvizja e duarve apo moslėvizja, duhet tė marrim atė qė ėshtė mė e afėrt, qetėsisė dhe jolėvizshmėrisė.
Ekzistojnė edhe disa argumente me tė cilat argumentojnė dijetarėt e mendimit tė parė (mosngritjes sė duarve), por kryesisht kėto ishin mė tė qėndrueshmet.
Mendimi i dytė: Ngritja e duarve ėshtė sunet
Ky qėndrim vėrtetohet me zinxhirė tė transmetuesve nga kėta sahabė: Abdullah b. Omeri, Abdullah b. Abasi, Xhabir b. Abdullahu, Ebu Hurejre, Abdullah b. Zubejri, Enes b. Maliku.
Pėrveē kėtyre, transmetohet edhe nga Ali b. Ebi Talibi, Omeri, Uail b. Huxhur, Malik b. Huejrith, Sehl b. Sadi, Muhamed b. Mesleme, Ebu Musa, Xhabir b. Umej Lejthi dhe Ebu Seid Huderi.
Kurse nga tabiinėt: Hasan Basriu, Atau, Tavusi, Muxhahidi, Salimi b. Abdullah, Said b. Xhubejri, Nafiu dhe tė tjerė.
Dhe nga dijetarėt: Abdullah b. Mubareku, imam Shafiu, Is`haku, imam Maliku nė njėrėn nga thėniet e tij, Imam Ahmedi, Lejth b. Sadi, Ebu Theuri, imam Buhariu, Muslimi, Neveviu, B. Haxheri dhe shumė dijetarė tė tjerė .
Argumentet e mendimit tė dytė:
1. Transmetohet nga Abdullah b. Omeri se ai ka thėnė: E kam parė Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin i ngrinte duart deri te supet, e bėnte kėtė kur bėnte tekbirin pėr tė shkuar nė ruku, kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: Semiallahu limen hamideh, kurse kur shkonte nė sexhde nuk i ngrinte (duart) .
Buhariu thotė, pas citimit tė hadithit, se ka thėnė Ali Medini, i cili ka qenė mė i dituri i kohės sė tij: ثshtė e nevojshme pėr muslimanėt t`i ngrenė duart e tyre, pėr shkak tė kėtij hadithi.
2. Transmeton Halidi nga Ebu Kilabe se e ka parė Malik b. Huejrithin (sahab i njohur) kur falej, nė tekbirin fillestar ngrinte duart, kur shkonte nė ruku i ngrinte duart, kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart. Ai tregoi se i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, vepronte ashtu .
3. Transmeton Nafiu se, B. Omeri, kur hynte nė namaz, bėnte tekbirin dhe ngrinte duart, kur shkonte nė ruku ngrinte duart, kur thoshte semiallahu limen hamide ngrinte duart dhe kur ngrihej nga rekati i dytė (pas uljes sė parė dhe fillonte rekatin e tretė) ngrinte duart, pastaj tregoi se kėshtu vepronte i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė .
4. Transmeton Muhamed b. Amėr b. Atau (ky ishte prej tabiinėve) derisa ishte ulur me njė grup tė sahabėve, u pėrmend namazi i Pejgamberit, pastaj tha Ebu Humejd Saidiu (ky ėshtė sahab) se ka thėnė nė prani tė kėtyre sahabėve - ndėr ta (sahabėt) ishte edhe Ebu Katade - do t`ua tregoj formėn e namazit tė Resulullahit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, ata thanė: na e trego:
( hadithi ėshtė i gjatė, nė tė pėrshkruhet forma e namazit e tė Dėrguarit dhe pėrmendet se i ka ngritur duart gjatė tekbirit fillestar, shkuarjes nė ruku, ngritjes nga ajo dhe kur ngrihej pėr nė rekatin e tretė). Ata sahabė qė ishin tė pranishėm ia vėrtetuan kėtė formė tė namazit me ngritjen e duarve .
5. Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin bėnte tekbirin fillestar dhe i ngrinte duart deri te supet dhe vepronte ashtu kur pėrfundonte leximin e donte tė shkonte nė ruku, kur ngrihej nga rukuja, kurse nuk i ngrinte duart kur ishte ulur (nė sexhde) dhe kur ngrihej pėr nė rekatin e tretė vepronte ashtu (pra i ngrinte duart) .
6. Nga Enes B. Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, i ngrinte duart para se tė shkonte nė ruku, gjithashtu e njėjta transmetohet nga Ebu Hurejre .
7. Transmetimet pėr ngritjen e duarve janė tė shumta. Imam Buhariu e shkroi njė libėr ku pėrmend shumė transmetime nga sahabė, tabiinė dhe dijetarė pėr ngritjen e duarve. Aty pėrmend se kėto transmetime arrijnė shkallėn e mutevatirit , gjithashtu edhe Imam Bejhakiu pėrmbledh njė numėr tė konsiderueshėm transmetimesh, kurse ne po mjaftohemi me kėto argumente qė i pėrmendėm.
Pėrgjigjet e mendimit tė parė ndaj argumenteve tė mendimit tė dytė
Dijetarėt qė kanė shprehur qėndrimin se nuk ėshtė sunet ngritja e duarve nė kėto tri vende , u janė pėrgjigjur argumenteve tė mendimit tė dytė kėshtu:
1. Tė gjitha hadithet ku tregohet pėr ngritjen e duarve, edhe pse janė tė sakta dhe tė transmetuara nė koleksionin e Buhariut dhe Muslimit, konsiderohen tė anuluara (mensuh) pėrmes haditheve tė lartpėrmendura, qė prej tyre pėrmenden si argumente. Bėhet fjalė pėr hadithin e Ibėn Mesudit, Bera b. Azib dhe tėrė hadithet e pėrmendur prej tyre si argumente .
2. Duke qenė se, nė kėtė rast, kemi kundėrshtim tė haditheve (pra, disa aludojnė nė ngritjen e duarve, disa nė mosngritjen), pėrparėsi duhet tė kenė ato hadithe qė tregojnė mosngritjen, pėr shkak se, nėse ėshtė e vėrtetė ngritja e duarve, atėherė ne vetėm kemi lėnė njė sunet (qė ėshtė ngritja e duarve), ndėrkohė qė, nėse ndodh e kundėrta (nėse mosngritja e duarve ėshtė e sakta), atėherė ne kemi bėrė bidat risi (me ngritjen e duarve) dhe, sipas tėrė dijetarėve, lėnia e sunetit ka mė pėrparėsi sesa kryerja e bidatit, arsye pėr tė cilėn edhe i jepet pėrparėsi mosngritjes sė duarve .
Kėto ishin pėrgjigjet (mendimi i dytė) qė dijetarėt pėrmendin kryesisht nė librat e tyre ndaj mendimit tė parė.
Pėrgjigjet e mendimit tė dytė ndaj argumenteve tė mendimit tė parė
Nė vazhdim do tė shohim edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė mendimit tė parė, duke filluar nga hadithet me tė cilat kanė argumentuar ata.
1. Sė pari, sa i pėrket hadithit tė parė nga Ibėn Mesudi, mund tė themi se ky ėshtė argumenti mė i fortė qė mund tė gjendet rreth mosngritjes sė duarve. Nė vazhdim do tė shohim se ēfarė kanė thėnė dijetarėt rreth kėtij hadithi.
Kėtė hadith Tirmidhiu e ka bėrė hasen (tė mirė) dhe Ibėn Hazmi thotė se ėshtė i vėrtetė. Kurse nga dijetarėt bashkėkohorė, Ahmed Shakir e cilėson hadithin tė saktė . Gjithashtu, edhe muhadithi i njohur bashkėkohor, Muhamed Nasirudin Albani, kėtė hadith e quan tė saktė .
Tė gjithė muhadithinėt e tjerė, pėrveē kėtyre qė pėrmendėm, e konsiderojnė kėtė hadith tė dobėt dhe spranojnė tė punojnė me tė. Bejhekiu na bėn tė ditur se Abdullah b. Mubareku ka thėnė: Hadithi i Ibėn Mesudit tek unė sėshtė i vėrtetuar . Buhariu e vlerėson kėtė hadith tė dobėt dhe nė librin e tij Reful jedejni fi salat tregon se e kanė cilėsuar si tė dobėt Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Ademi; e konsiderojnė tė dobėt, gjithashtu, Darekutni, Bejhakiu, Ebu Daudi etj., kurse Ibėn Hibani thotė: Ky hadith ėshtė mė i forti me tė cilėn dijetarėt e Kufės mund tė argumentojnė pėr mosngritjen e duarve nė namaz, por nė realitet ky hadith ėshtė mė i dobėti, e smund tė bazohemi nė tė, pėr shkak se ka dobėsi tė shumta. Ata dijetarė qė e kanė dobėsuar kėtė hadith e kanė bėrė pėr shkak se nė zinxhirė gjendet Asim Ibėn Kulejbi .
Ibėn Ebi Hatim nė librin Kitabul Ilel thotė: E kam pyetur babain tim nė lidhje me hadithin e Ibėn Mesudit... dhe mė tha se ėshtė gabim .
Nga ajo qė u tha pak mė parė rreth kėtij hadithi, kuptuam se njė numėr i madh dijetarėsh tė hadithit e cilėsojnė kėtė hadith si tė dobėt dhe slejojnė tė punuarit me tė, pėr aq sa ky hadith ėshtė nė kundėrshtim me hadithet e tjera, qė janė shumė mė tė forta pėr nga besueshmėria, vėrtetėsia dhe nga numri. Por, edhe nėse e pranojmė si tė vėrtetė kėtė hadith, Zejleiu (nga dijetarėt hanefi) pėrcjell se dijetarė tjerė kanė thėnė se sėshtė ēudi nėse Ibėn Mesudi e ka harruar kėtė (sė ngritja e duarve nė kėto vende ishte praktikė e Profetit, salallahu alejhi ve selem), pėr shkak se nga ai, Ibėn Mesudi, transmetohet se kishte harruar se dy suret e fundit (sureja Felek dhe Nas) janė pjesė (sure) nga Kurani, por mendonte se ishin vetėm nga lutjet e Profetit, salallahu alejhi ve selem, pastaj ai kishte harruar formėn e saktė tė rukusė, po ashtu, ai kishte harruar se Profeti, salallahu alejhi ve selem, kishte falur namazin e sabahut nė ditėn e Bajramit me kohė (nė haxh), sikundėrse kishte harruar se si tė radhiten dy vetė nė saf (resht) pas imamit dhe disa raste e vepra tė tjera. Prandaj, nėse Ibėn Mesudi veēohet me kėtė vepėr, atėherė pėrparėsi kanė vepra e shumicės sė sahabėve, tė cilėt e kanė praktikuar ngritjen e duarve , siē vėrtetohet pa kurrfarė dyshimi nga njė numėr i konsiderueshėm sahabėsh.
Pastaj, edhe nėse ėshtė e vėrtet qė Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka falur namazin duke mos i ngritur duart, atėherė kjo ka ndodhur nė ndonjė rast specifik, pasi nė esencė ėshtė ngritja, ashtu si vėrtetojnė shumica e sahabėve tė tjerė, tė cilėt janė pa dyshim njohės tė fortė tė sunetit tė Profetit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sikurse Ibėn Omeri, Ibėn Abasi, Vaili etj. Buhariu thotė se transmetimet e ngritjes sė duarve nė kėto vende arrijnė tevaturin.
Kėtė mund ta themi vetėm nė rast se gjykojmė se hadithi ėshtė i saktė, por siē vėrejtėm, hadithi cilėsohet i dobėt nga shumė muhadithinė, qė konsiderohen bazė nė kėtė fushė, tė cilėt shpjegojnė edhe arsyet pse ėshtė i dobėt.
2. Sa i pėrket hadithit tė dytė tė Bera b. Azib, imam Neveviu thotė: Pėrgjigja rreth argumentimit lidhur me hadithin e Bera b. Azibit, ėshtė me disa pikėpamje. E para: ثshtė ajo pėrgjigje qė ia kanė bėrė imamėt e shkencės sė hadithit dhe hafizat e tij (hadithit) se hadithi ėshtė i dobėt me pėlqimin e tė gjithėve, prej tyre ka qė e kanė cituar se ėshtė i dobėt, siē janė: Sufjan b. Ujejne, imam Shafiu, Abdullah Humejdi (mėsuesi i Buhariut), Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Meini, Darimiu, Buhariu dhe tė tjerė nga tė vjetrit (dijetarė), qė konsiderohen baza e hadithit e dijetarė tė tij. Kurse nga dijetarėt mė tė rinj ka shumė. Shkak pėrse hadithi ėshtė i dobėt ėshtė se nė zinxhirin e transmetimit ėshtė Jezid b. Ebi Zijadi. Ibėn Ujejne (dijetar i hadithit) thotė se Jezid b. Ebi Zijadi (qė ėshtė njė nga personat nė zinxhirin e transmetimit) mė ka transmetuar kėtė hadith pa fundin
, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre). Kur erdhi nė Kufė, e dėgjova qė e pėrmendte hadithin, duke i bashkėngjitur edhe kėtė pjesė tė fundit. Dhe mendoj se ata tė Kufės i kanė thėnė ta shtojė atė .
Kurse Humejdi (mėsuesi i Buhariut) thotė se transmetuesi Jezid b. Ebi Zijad, nga fundi i jetės humbi pėrpikėrinė nė mbajtjen mend dhe i ngatėrroheshin (hadithet). Tė njėjtėn gjė pohon edhe Shafiu, Darimiu, Ahmed ibėn Hanbeli etj .
3. Argumenti i tretė, gjithashtu, nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se pretendimi se Abdullah b. Mesudi ėshtė mė i dijshėm se disa sahabė, tė cilėt transmetojnė ngjarjet dhe veprat e Profetit, salallahu alejhi ue selem, edhe nėse themi se kjo ėshtė e vėrtetė, themi se transmetimi i Ibėn Mesudit nuk ėshtė i vėrtetuar, siē janė transmetimet e tjera. Gjithashtu, mė shumė se dhjetėra sahabė transmetojnė me saktėsi se Profeti i ngrinte duart dhe kjo, pa dyshim, ka pėrparėsi nga ajo qė pretendohet, duke i bashkangjitur se, ndėr ta, ėshtė edhe Abdullah b. Abasi (qė konsiderohet nga mė tė diturit prej sahabėve), pastaj Abdullah b. Umeri, pėr tė cilin Buhariu me zinxhir tė saktė transmeton nė librin e tij Reful jedejni se kur shihte ndonjė njeri qė nuk i ngrinte duart gjatė shkuarjes nė ruku dhe kur ngrihej nga ajo e gjuante me gurė.
4-5. Pėra i pėrket hadithit tė Aliut dhe hadithit tė Ibėn Mesudit se ėshtė falur pas Ebu Bekrit, Umerit
janė tė dobėt. Dijetarėt qė e kanė cilėsuar tė dobėt hadithin e Aliut janė: Buhariu, Sufjan Theuriu, Bejhakiu, Darimiu, tė cilėt thonė se transmetimi i kėtij hadithi me kėtė zinxhir tė transmetimit ėshtė jo i saktė. Gjithashtu, edhe Shafiu thotė se nuk janė tė sakta qė Aliu dhe Ibėn Mesudi janė falur duke mos i ngritur duart, vetėm nė tekbirin fillestarė. Duke pasur parasysh se nga Aliu transmetohet e kundėrta, se i ka ngritur duart nė kėto vende, siē cekėm hadithin qė e transmeton, Tirmidhi dhe e sheh tė vėrtetė .
6. Argumentimi me hadithin qė ėshtė nė sahihun e Muslimit nga Xhabir b. Semure nuk ėshtė me vend dhe nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen e ngritjes sė duarve nė kėto vende qė ne po i diskutojmė. Kėtė e kanė sqaruar nė librat e tyre tė gjithė ata qė kanė folur pėr kėtė ēėshtje: imam Buhariu, Neveviu dhe tė tjerėt, pėr shkak se ai rast, pėr tė cilėn ndalon Profeti ngritjen e duarve, ėshtė nė uljen e fundit gjatė dhėnies selam, ashtu siē ka qenė e njohur nė fillim. Kjo vėrtetohet me transmetimin e po tė njėjtit hadith te Muslimi me transmetim tjetėr nga i njėjti sahabi, Xhabir b. Semure, kur thotė: Kur faleshim me Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, dhe thonim: Selam alejkum ue rahmetullah, bėnim me dorė nga tė dy anėt. Atėherė Profeti na tha: Kujt po i bėni me dorė si bishtat e kuajve nė diell, ju mjafton vetėm tė vendosni dorėn nė kofshė dhe ti jepni selam atij qė ėshtė nė anėn e djathtė dhe tė majtė. Kėshtu transmeton Muslimi dhe ky hadith nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen qė po diskutohet kėtu, prandaj argumentimi me tė nuk ėshtė me vend .
7. Hadithi i Ibėn Abasit ėshtė i dobėt pėr shkak se ėshtė hadith i shkėputur; atė e transmeton tabini direkt nga Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, e ky hadith quhet Mursel. Hejthemiu pėrmend se hadithi ėshtė i dobėt; gjithashtu Zejleiu dhe tė tjerėt e cekin, duke vlerėsuar se hadithi nė kėtė formė ėshtė garib. Zejleiu pėrcjell se ajo qė vėrtetohet nga Ibėn Abasi ėshtė ngitja e duarve .
8. Pretendimi i dijetarit tė njohur Muhamed Zekeria Kandehlevi (Allahu e mėshiroftė) nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se, nėse ne pranojmė ēdo transmetim me tė cilėn dikush nga ulematė ka punuar me tė, atėherė sdo tė kishte kurrfarė efekti zinxhiri i transmetimeve dhe shkenca e cila studion vėrtetėsinė (besueshmėrinė) e transmetuesve (Ilmu xherhi ue ta`dil). Prandaj, ēdo njeri, edhe nėse ėshtė dijetar, mund tė qėllojė e tė gabojė dhe thėnia e asnjėrit prej tyre nuk merret pa u peshuar me fjalė tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.
9. ثshtė e vėrtetė se nė namaz nė fillim ishin tė lejuara disa gjėra qė mė vonė u ndaluan, si kthimi i selamit etj. Por tė gjitha kėto dihen se janė ndaluar me argumente tė qarta, qoftė nga Kurani, siē ėshtė rasti i ndalimit tė tė shikuarit kah qielli (lart) nė namaz (kjo ėshtė ndaluar me ajet), qoftė nga hadithi. Dhe, pėr secilėn vepėr qė ne pretendojmė se ėshtė ndaluar mė vonė, pasi ka qenė e lejuar mė parė, kemi nevojė pėr argument tė qartė dhe tė prerė. Nė kėtė rast, argumentet e sakta dhe tė prera aludojnė tė kundėrtėn, se ngritja e duarve ėshtė sunet. Prandaj, njė pretendim i tillė ėshtė vetėm njė paragjykim i pabazė.
Pėrgjigjja ndaj pretendimit se tė gjitha hadithet qė tregojnė ngritjen janė tė anuluara (deroguara)
Thėnia se hadithet qė transmetojnė ngritjen janė tė anuluara (deroguara) me hadithet e sipėrpėrmendura, ėshtė gjithashtu pretendim qė ska bazė tė shėndoshė, pėr shkak se, pėr tu anuluar njė vepėr apo njė hadith, duhet tė pėrmbushen patjetėr disa kushte, siē janė: tė dihet saktėsisht se hadithi i cili anulon hadithin e parė duhet tė jetė mė i vonshėm, e qė kjo nuk ėshtė realitet i kėtyre haditheve, siē vėrehet nė argumentin e katėrt, tė cilin e transmeton Buhariu, ngjarja ka ndodhur pas vdekjes sė Profetit, salallahu alejhi ue selem.
Pastaj, hadithi me tė cilin anulojmė hadithin e mėparshėm, duhet tė jetė gjithashtu i saktė, kurse hadithet me tė cilat pretendohen se kanė anuluar hadithet qė gjenden te Buhariu, Muslimi dhe koleksionet tjera, tė gjithė dijetarėt e hadithit i kanė cilėsuar tė dobėt, pėrveē hadithit tė Abdullah b. Mesudit, pėr tė cilin kemi pėrmendur se Tirmidhiu e sheh si tė mirė dhe Ibėn Hazmi si tė saktė, ndėrsa gjithė dijetarėt tjerė e cilėsojnė si tė dobėt. Dhe nuk ka asnjė dyshim se ky hadith nuk mund tė anulojė ato hadithe pėr tė cilat ka konsensus nė vėrtetėsinė e tyre nga dijetarėt.
Kėsaj mund ti shtojmė edhe faktin se Hasan Basriu dhe Humejd Hilali rrėfejnė se ngritja e duarve ishte praktikė e tė gjithė sahabėve dhe nuk e pėrjashtuan ata askėnd nga kjo (as Abdullah b. Mesudin) .
Bejhekiu transmeton hadithin se Profeti, salallahu alejhi ve selem, i ngrinte duart nė kėto vende (ēka ėshtė i vėrtetė); ai shton se Profeti, salallahu alejhi ve selem vazhdoi me kėtė vepėr (pra, me ngritjen e duarve) derisa vdiq .
Pėrfundimi rreth argumenteve tė tė dy mendimeve
Deri kėtu lexuam argumentet e tė dy palėve rreth kėsaj ēėshtjeje, gjithashtu edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė secilės palė, qė pėrmendin dijetarėt e nderuar nė librat e tyre. Mendoj se kuptuam se mospajtimi nė kėtė ēėshtje ėshtė i gjerė dhe, siē thamė nė fillim, qėllimi ynė ishte ngritja e vetėdijes te muslimanėt e trojeve tona se mospajtime tė tilla kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė edhe mė tej dhe ne nuk do tė mundemi ti vėmė kapak syresh, pėrderisa nuk kanė arritur ta bėjnė edhe ata qė kanė qenė shumė mė tė ditur dhe mė tė devotshėm se ne.
Mė nė fund nuk na mbetet vetėm tė theksojmė se mendimi mė i qėndrueshėm rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė mendimi i dytė; se ėshtė sunet ngritja e duarve gjatė tekbireve nė kėto tri vende, pėr shkak tė fuqisė sė argumenteve dhe pėrgjigjeve qė i kanė dhėnė ndaj argumenteve tė mendimit tė parė. Dhe kjo gjatė shtjellimit mjaft qartė ėshtė vėrejtur. Por kjo nuk do tė thotė se e injorojmė dhe e mospėrfillimin mendimin tjetėr pėr shkak se kėtė mendim e kanė pėrmbajtur dijetarėt pėr tė cilėt ka dėshmuar umeti pėr dijen e tyre.
Prandaj, ēdo tendencė e pėrkrahjes apo e ndihmesės sė njėrit mendim me fanatizėm, anim tė padrejtė, pretendime tė pa argumentuara, nė anėn tjetėr duke mos pėrfillur, fyer apo injoruar mendimin tjetėr ėshtė zullum dhe pėrēarje.
Kjo sdo tė thotė qė mos tė kėshillohemi dhe diskutojmė pėr kėto gjėra, por kur tė bėhet kjo, le tė bėhet pa paragjykime dhe tendenca.
Prandaj, kėshilla jonė ndaj tė gjithė atyre qė ballafaqohen me vėllezėrit e tyre nė kėso mospajtimesh, ėshtė qė tė kuptojnė se mospajtimi nė gjėrat e tilla ish evidente edhe te dijetarėt, por kjo sndikoi nė largimin nga njėri-tjetri. Prandaj kėrkohet nga ata tė tregojnė mirėkuptim, mėshirė dhe tu largohen grindjeve, nxitjes sė pėrēarjes dhe fitnes dhe ta kursejnė kėtė gjallėrim tė rinisė islame te ne.
Autori: Alaudin Abazi
Alaudin Abazi,
17.5.2008
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|