Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi

Salati - Namazi Shtylla e Dytė e Islamit


Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 28-05-2008, 12:46
Grafika e En Nisa
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Postimet: 2,391
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,723
Falėnderuar 3,889 herė nė 1,793 Postime
Rep Fuqia: 1263
En Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond reputeEn Nisa has a reputation beyond repute
A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz

Ekziston njė polemikė e gjerė ndėrmjet juristėve islamė (fukahave), si nė kohėt e hershme, por edhe tani, rreth ēėshtjes sė ngritjes sė duarve gjatė tekbireve nė namaz. Ky ėshtė edhe shkaku se pse reflektohet kjo polemikė edhe nė praktikėn e muslimanėve, qė kohėve tė fundit ėshtė e pranishme edhe nė trojet tona. Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė shtojmė pėrēarjen apo diēka tjetėr negative, por dėshirojmė tė bėjmė me dije se nė Islam ēdo mospajtim nuk ėshtė pėrēarje. Prandaj janė disa ēėshtje, ku lejohet tė ketė mospajtim apo ndryshim tė mendimeve ndėrmjet dijetarėve dhe ai ndryshim tė mos bėhet shkak qė muslimanėt tė largohen nga njėri tjetri, apo tė pėrēahen dhe tė krijojnė armiqėsi ndėrmjet tyre.

Kjo ēėshtje ėshtė shumė pak e njohur te muslimanėt nė pėrgjithėsi dhe mosdija ndaj saj ėshtė e vėrejtur gjithashtu edhe nė vendin tonė. Prandaj, synimet kryesore tė kėtij shkrimi mund tė pėrmblidhen nė kėto pika:

1. Qartėsimi se, mospajtimi nė kėtė ēėshtje, sė pari, ėshtė evident dhe nuk mund ta injorojmė dhe ta asgjėsojmė; pastaj, ky mospajtim ėshtė i lejuar dhe i pranuar te tė gjithė fukahatė, pėr kėtė assesi nuk lejohet qė tė krijojė pėrēarje dhe fitne, por duhet tė trajtohet ashtu siē ėshtė trajtuar te dijetarėt dhe te gjithsa ne kemi dėgjuar pėr ta. Prandaj muslimanėt kanė nevojė tė fitojnė kulturė dhe edukatė, ta shohin kėtė lloj tė ndryshimit tė mendimeve si tė natyrshme dhe tė pranuar.

2. Tė shohim se shkak i mospajtimit ėshtė numri i madh i transmetimeve qė kanė ardhur nga i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, dhe sahabėt e tij. Kėto transmetime nuk janė pėrhapur te tė gjithė muslimanėt njėsoj, kėshtu qė, posaēėrisht nė kohėt e mėhershme, disa hadithe qė kanė qenė tė njohura nė njė vend dhe dijetarėt e atij vendi, nuk kanė qenė tė pėrhapura nė vendin tjetėr . Duke ia bashkangjitur kėsaj, se ato transmetime nuk kanė qenė tė njėjtit rang tė vėrtetėsisė dhe besueshmėrisė, pėr shkak se, siē e dimė, ekzistojnė hadithe tė sakta, tė mira, tė dobėta, tė shpifura etj.

3. ثshtė e njohur te tė gjithė muslimanėt se nė botė sot ekzistojnė katėr medhhebe tė pranuara qė pasohen dhe dijetarėt shkruajnė rreth ēėshtjeve tė fikhut duke i pasur pėr bazė qėndrimet, mendimet, pėrfundimet e kėtyre shkollave, por thuajse tė gjithė puqen nė mendimin se, nėse ndonjė ēėshtje, pėr tė cilėn ai hulumton, arrin nė pėrfundim se, mendimi mė i qėlluar dhe mė i argumentuar ėshtė ndonjė mendim qė nuk ėshtė mendimi i medhhebit tė cilėn ai ndjek, ai duhet tė marrė mendimin qė ka vėrtetuar se ėshtė mė i saktė .

Sa e rėndėsishme ėshtė njohja e kėsaj dispozite nė Islam

Para se tė fillojmė nė shpjegimin e mendimit tė dijetarėve, dėshirojmė tė cekim njė thėnie tė imam Neveviut si pėrgjigje ndaj atyre qė thonė sė kjo ēėshtje ėshtė sunet dhe e thjeshtė, prandaj nuk lipset tė humbasim kohė nė qartėsimin e saj, a tė praktikohet apo jo.

Imam Neveviu thotė: “Dije se kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi tė madhe, pėr shkak se ēdo musliman ka nevojė pėr tė gjatė ditės disa herė, posaēėrisht kėrkuesi i ahiretit, ai i cili fal namaze shumė, prandaj dijetarėt i kanė kushtuar kujdes tė veēantė kėsaj ēėshtje, derisa imam Buhariu shkroi njė libėr tė tėrė rreth kėsaj ēėshtjeje…” .

Prandaj trajtimi i dispozitave islame, duke bėrė klasifikimin e tyre ndėrmjet thelbit dhe lėvozhgės, ashtu si disa e bėjnė, ėshtė shpėrfillje e mėsimeve islame dhe porosive tė shumta nė tė cilat ka thirrur Muhamedi, salallahu alejhi ve selem. Neve me kėtė rast nuk dėshirojmė tė nėnvlerėsojmė asnjė nga dispozitat e Allahut tė Lartėsuar apo edhe tė stėrmadhojmė ndonjė nga sunetet e Profetit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, aq mė pak nė llogari tė ndonjė farzi. Por dėshirojmė tė cekim se secila dispozitė Islame, pa marrė parasysh rėndėsinė, e ka vendin dhe pozitėn e pėrcaktuar nga Allahu i Lartėsuar dhe Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, dhe ajo duhet ta mbajė atė vend. Kurse filozofia, e cila mbretėron te disa, qė padyshim nuk cenohet qėllimi i mirė i tyre, se ne duhet t`i lirojmė muslimanėt nga praktikimi i disa suneteve me qėllim tė realizimit tė objektivave mė madhore nė Islam nuk ėshtė aspak e qėndrueshme. Madje, ėshtė nė kundėrshtim me udhėzimin e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem). Ai (salallahu alejhi ve selem) pothuajse tė gjitha kėto sunete, tė cilat na janė pėrcjellur neve dhe qė nė syrin e dikujt mund tė llogariten si lėvozhga tė Islamit, ua ka mėsuar sahabėve tė tij nė kohėn kur Meka e shenjtė ishte e pushtuar nga mushrikėt dhe kur Qabeja, kibla e muslimanve ishte e rrethuar me qindra idhuj qė adhuroheshin.

Mendimet e dijetarėve nė lidhje me kėtė ēėshtje

Tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se ngritja e duarve gjatė tekbirit fillestar ėshtė sunet, prandaj edhe shumė nga ata rrėfejnė se pėr kėtė ēėshtje ka ixhma (konsensus) .

Mospajtimi ndėrmjet tyre ėshtė nė ngritjen e duarve para shkuarjes nė ruku, ngritjes nga rukuja dhe ngritjes nga ulja e parė pėr nė rekatin e tretė, nėse ėshtė nga namazet tri rekatėshe apo katėr rekatėshe .

Nė kėtė ēėshtje dijetarėt kanė dy mendime:

Mendimi i parė: Sunet ėshtė mosngritja e duarve. Ky mendim njihet nga dijetarėt hanefit, ėshtė njė nga thėniet e imam Malikut dhe es`habu re`jit (ėshtė fjala pėr dijetarėt e Kufės dhe vendeve tjera tė Irakut).

Mendimi i dytė: Ngritja e duarve ėshtė sunet, nė kėto tri vende . Ky mendim ėshtė i njohur nga shafijtė dhe disa dijetarėve tė tjerė, tė cilėt do t’i pėrmendim mė poshtė.

1. Mendimi i parė: Mosngritja duarve ėshtė sunet

Mendimin e parė e pėrmbajnė kėta dijetarė:

Fukahatė, tė cilėt pėrfaqėsojnė kėtė mendim, thonė se kjo transmetohet tė jetė thėnie e Abdullah b. Mesudit, Ali b. Ebi Talibit, Ebu Hurejres dhe disa sahabėve tė tjerė .

Kurse nga dijetarėt tė tjerė tė njohur: Imam Ebu Hanife sė bashku me dy nxėnėsit e mėdhenj tė tij Ebu Jusuf dhe Muhamed Haseni dhe tė gjithė nxėnėsit e tjerė tė tij, imam Maliku nė njėrėn nga thėniet, Sufjan Theuri, Ibrahim Nehaiu, B. Ebi Lejla dhe tė gjithė dijetarėt e Es`habu Rre`jit (me kėtė term janė njohur dijetarėt e Kufės dhe disa vendeve tjera tė Irakut).

Argumentet e mendimit tė parė:

1. Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: “A dėshironi t’ua fal namazin e Resulullahit, salallahu alejhi ue selem. Ai ua fali atyre dhe nuk i ngriti duart vetėm se herėn e parė (nė tekbirin fillestar)” .

2. Transmetohet nga Bera b. Azib (sahabij i njohur) se i Dėrguari, Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, i ngrinte duart nė fillim tė namazit, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre) .

3. Nėse kemi kundėrshtime ndėrmjet haditheve tė Profetit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, atėherė kanė thėnė se tė vepruarit me kėto dy hadithe tė sipėrpėrmendura (hadithi i B. Mesudit dhe Bera B. Azibit) kanė mė shumė pėrparėsi, sepse B. Mesudi ka qenė transmetues i haditheve dhe dijetar (fakih), shoqėrues i pėrpiktė me Profetin, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, i dinte rastet e tij dhe gjendjet, prandaj transmetimet e tij kanė pėrparėsi nga transmetimet e tė tjerėve (sahabėve) qė nuk kanė qenė si ky.

4. Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: “Jam falur pas Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ata nuk i kanė ngritur duart, pėrveē se nė fillim” .

5. Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i ngrinte duart nė tekbirin fillestar, pastaj nuk i ngrinte nė asnjė vend tjetėr” .

6. Transmetohet nga Xhabir b. Semure, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: I Dėrguari thotė: “Pse jeni duke i ngritur duart si bishtat e kalit nė diell? Qėndroni qetė nė namaz” .

7. Transmetohet nga Abdullah b. Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: “Mos i ngrini duart vetėm se nė shtatė raste, nė fillim tė namazit, kur tė kthehemi nga kibla, nė Safa, nė Merva, nė Arafat,…” .

8. Nė librin “Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik”, Muhamed Zekiria Kandehleviu, pėrveē kėtyre argumenteve tė lartpėrmendura, qė i pėrmendin edhe dijetarėt e tjerė nė librat e tyre, pėrmend edhe dhjetėra transmetime nga B. Abasi, B. Mesudi, Ebu Hurejra, B. Omeri, Aliu dhe nga dhjetė (sahabėve) tė pėrgėzuar me xhenet, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė, se nuk i ngrinin duart pėrveē se nė fillim tė namazit. Gjithashtu, tė njėjtėn e transmeton edhe nga disa tabiinė, qė edhe ai pranon se nė kėto transmetime ka dobėsi. Ai thotė se derisa me kėto hadithe kanė punuar dijetarė si Ebu Hanife, dy nxėnėsit e tij dhe shumė dijetarė tė Kufės dhe Imam Theuriu, ato tek unė janė tė sakta .

9. Namazi nė fillim kur ėshtė bėrė i obliguar ishin tė lejuara disa sende si biseda, kthimi i selamit, ecja, lėvizjet e ndryshme, pastaj dalėngadalė janė ndaluar kėto gjėra qė u pėrmendėn dhe ēdoherė qė kemi transmetime kontradiktore si lėvizja e duarve apo moslėvizja, duhet tė marrim atė qė ėshtė mė e afėrt, qetėsisė dhe jolėvizshmėrisė.

Ekzistojnė edhe disa argumente me tė cilat argumentojnė dijetarėt e mendimit tė parė (mosngritjes sė duarve), por kryesisht kėto ishin mė tė qėndrueshmet.

Mendimi i dytė: Ngritja e duarve ėshtė sunet

Ky qėndrim vėrtetohet me zinxhirė tė transmetuesve nga kėta sahabė: Abdullah b. Omeri, Abdullah b. Abasi, Xhabir b. Abdullahu, Ebu Hurejre, Abdullah b. Zubejri, Enes b. Maliku.

Pėrveē kėtyre, transmetohet edhe nga Ali b. Ebi Talibi, Omeri, Uail b. Huxhur, Malik b. Huejrith, Sehl b. Sadi, Muhamed b. Mesleme, Ebu Musa, Xhabir b. Umej Lejthi dhe Ebu Seid Huderi.

Kurse nga tabiinėt: Hasan Basriu, Atau, Tavusi, Muxhahidi, Salimi b. Abdullah, Said b. Xhubejri, Nafiu dhe tė tjerė.

Dhe nga dijetarėt: Abdullah b. Mubareku, imam Shafiu, Is`haku, imam Maliku nė njėrėn nga thėniet e tij, Imam Ahmedi, Lejth b. Sadi, Ebu Theuri, imam Buhariu, Muslimi, Neveviu, B. Haxheri dhe shumė dijetarė tė tjerė .

Argumentet e mendimit tė dytė:

1. Transmetohet nga Abdullah b. Omeri se ai ka thėnė: “E kam parė Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin i ngrinte duart deri te supet, e bėnte kėtė kur bėnte tekbirin pėr tė shkuar nė ruku, kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: ‘Semiallahu limen hamideh’, kurse kur shkonte nė sexhde nuk i ngrinte (duart)” .

Buhariu thotė, pas citimit tė hadithit, se ka thėnė Ali Medini, i cili ka qenė mė i dituri i kohės sė tij: “ثshtė e nevojshme pėr muslimanėt t`i ngrenė duart e tyre, pėr shkak tė kėtij hadithi.”

2. Transmeton Halidi nga Ebu Kilabe se e ka parė Malik b. Huejrithin (sahab i njohur) kur falej, nė tekbirin fillestar ngrinte duart, kur shkonte nė ruku i ngrinte duart, kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart. Ai tregoi se i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, vepronte ashtu” .

3. Transmeton Nafiu se, B. Omeri, kur hynte nė namaz, bėnte tekbirin dhe ngrinte duart, kur shkonte nė ruku ngrinte duart, kur thoshte ‘semiallahu limen hamide’ ngrinte duart dhe kur ngrihej nga rekati i dytė (pas uljes sė parė dhe fillonte rekatin e tretė) ngrinte duart, pastaj tregoi se kėshtu vepronte i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė” .

4. Transmeton Muhamed b. Amėr b. Atau (ky ishte prej tabiinėve) derisa ishte ulur me njė grup tė sahabėve, u pėrmend namazi i Pejgamberit, pastaj tha Ebu Humejd Saidiu (ky ėshtė sahab) se ka thėnė nė prani tė kėtyre sahabėve - ndėr ta (sahabėt) ishte edhe Ebu Katade - do t`ua tregoj formėn e namazit tė Resulullahit, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, ata thanė: na e trego: …( hadithi ėshtė i gjatė, nė tė pėrshkruhet forma e namazit e tė Dėrguarit dhe pėrmendet se i ka ngritur duart gjatė tekbirit fillestar, shkuarjes nė ruku, ngritjes nga ajo dhe kur ngrihej pėr nė rekatin e tretė). Ata sahabė qė ishin tė pranishėm ia vėrtetuan kėtė formė tė namazit me ngritjen e duarve” .

5. Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin bėnte tekbirin fillestar dhe i ngrinte duart deri te supet dhe vepronte ashtu kur pėrfundonte leximin e donte tė shkonte nė ruku, kur ngrihej nga rukuja, kurse nuk i ngrinte duart kur ishte ulur (nė sexhde) dhe kur ngrihej pėr nė rekatin e tretė vepronte ashtu (pra i ngrinte duart)” .

6. Nga Enes B. Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, i ngrinte duart para se tė shkonte nė ruku, gjithashtu e njėjta transmetohet nga Ebu Hurejre .

7. Transmetimet pėr ngritjen e duarve janė tė shumta. Imam Buhariu e shkroi njė libėr ku pėrmend shumė transmetime nga sahabė, tabiinė dhe dijetarė pėr ngritjen e duarve. Aty pėrmend se kėto transmetime arrijnė shkallėn e mutevatirit , gjithashtu edhe Imam Bejhakiu pėrmbledh njė numėr tė konsiderueshėm transmetimesh, kurse ne po mjaftohemi me kėto argumente qė i pėrmendėm.

Pėrgjigjet e mendimit tė parė ndaj argumenteve tė mendimit tė dytė

Dijetarėt qė kanė shprehur qėndrimin se nuk ėshtė sunet ngritja e duarve nė kėto tri vende , u janė pėrgjigjur argumenteve tė mendimit tė dytė kėshtu:

1. Tė gjitha hadithet ku tregohet pėr ngritjen e duarve, edhe pse janė tė sakta dhe tė transmetuara nė koleksionin e Buhariut dhe Muslimit, konsiderohen tė anuluara (mensuh) pėrmes haditheve tė lartpėrmendura, qė prej tyre pėrmenden si argumente. Bėhet fjalė pėr hadithin e Ibėn Mesudit, Bera b. Azib dhe tėrė hadithet e pėrmendur prej tyre si argumente .

2. Duke qenė se, nė kėtė rast, kemi kundėrshtim tė haditheve (pra, disa aludojnė nė ngritjen e duarve, disa nė mosngritjen), pėrparėsi duhet tė kenė ato hadithe qė tregojnė mosngritjen, pėr shkak se, nėse ėshtė e vėrtetė ngritja e duarve, atėherė ne vetėm kemi lėnė njė sunet (qė ėshtė ngritja e duarve), ndėrkohė qė, nėse ndodh e kundėrta (nėse mosngritja e duarve ėshtė e sakta), atėherė ne kemi bėrė bidat – risi (me ngritjen e duarve) dhe, sipas tėrė dijetarėve, lėnia e sunetit ka mė pėrparėsi sesa kryerja e bidatit, arsye pėr tė cilėn edhe i jepet pėrparėsi mosngritjes sė duarve .

Kėto ishin pėrgjigjet (mendimi i dytė) qė dijetarėt pėrmendin kryesisht nė librat e tyre ndaj mendimit tė parė.

Pėrgjigjet e mendimit tė dytė ndaj argumenteve tė mendimit tė parė

Nė vazhdim do tė shohim edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė mendimit tė parė, duke filluar nga hadithet me tė cilat kanė argumentuar ata.

1. Sė pari, sa i pėrket hadithit tė parė nga Ibėn Mesudi, mund tė themi se ky ėshtė argumenti mė i fortė qė mund tė gjendet rreth mosngritjes sė duarve. Nė vazhdim do tė shohim se ēfarė kanė thėnė dijetarėt rreth kėtij hadithi.

Kėtė hadith Tirmidhiu e ka bėrė hasen (tė mirė) dhe Ibėn Hazmi thotė se ėshtė i vėrtetė. Kurse nga dijetarėt bashkėkohorė, Ahmed Shakir e cilėson hadithin tė saktė . Gjithashtu, edhe muhadithi i njohur bashkėkohor, Muhamed Nasirudin Albani, kėtė hadith e quan tė saktė .

Tė gjithė muhadithinėt e tjerė, pėrveē kėtyre qė pėrmendėm, e konsiderojnė kėtė hadith tė dobėt dhe s’pranojnė tė punojnė me tė. Bejhekiu na bėn tė ditur se Abdullah b. Mubareku ka thėnė: “Hadithi i Ibėn Mesudit tek unė s’ėshtė i vėrtetuar ”. Buhariu e vlerėson kėtė hadith tė dobėt dhe nė librin e tij “Reful jedejni fi salat” tregon se e kanė cilėsuar si tė dobėt Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Ademi; e konsiderojnė tė dobėt, gjithashtu, Darekutni, Bejhakiu, Ebu Daudi etj., kurse Ibėn Hibani thotė: “Ky hadith ėshtė mė i forti me tė cilėn dijetarėt e Kufės mund tė argumentojnė pėr mosngritjen e duarve nė namaz, por nė realitet ky hadith ėshtė mė i dobėti, e s’mund tė bazohemi nė tė, pėr shkak se ka dobėsi tė shumta. Ata dijetarė qė e kanė dobėsuar kėtė hadith e kanė bėrė pėr shkak se nė zinxhirė gjendet Asim Ibėn Kulejbi” .

Ibėn Ebi Hatim nė librin “Kitabul Ilel” thotė: “E kam pyetur babain tim nė lidhje me hadithin e Ibėn Mesudit... dhe mė tha se ėshtė gabim ”.

Nga ajo qė u tha pak mė parė rreth kėtij hadithi, kuptuam se njė numėr i madh dijetarėsh tė hadithit e cilėsojnė kėtė hadith si tė dobėt dhe s’lejojnė tė punuarit me tė, pėr aq sa ky hadith ėshtė nė kundėrshtim me hadithet e tjera, qė janė shumė mė tė forta pėr nga besueshmėria, vėrtetėsia dhe nga numri. Por, edhe nėse e pranojmė si tė vėrtetė kėtė hadith, Zejleiu (nga dijetarėt hanefi) pėrcjell se dijetarė tjerė kanė thėnė se s’ėshtė ēudi nėse Ibėn Mesudi e ka harruar kėtė (sė ngritja e duarve nė kėto vende ishte praktikė e Profetit, salallahu alejhi ve selem), pėr shkak se nga ai, Ibėn Mesudi, transmetohet se kishte harruar se dy suret e fundit (sureja Felek dhe Nas) janė pjesė (sure) nga Kur’ani, por mendonte se ishin vetėm nga lutjet e Profetit, salallahu alejhi ve selem, pastaj ai kishte harruar formėn e saktė tė rukusė, po ashtu, ai kishte harruar se Profeti, salallahu alejhi ve selem, kishte falur namazin e sabahut nė ditėn e Bajramit me kohė (nė haxh), sikundėrse kishte harruar se si tė radhiten dy vetė nė saf (resht) pas imamit dhe disa raste e vepra tė tjera. Prandaj, nėse Ibėn Mesudi veēohet me kėtė vepėr, atėherė pėrparėsi kanė vepra e shumicės sė sahabėve, tė cilėt e kanė praktikuar ngritjen e duarve , siē vėrtetohet pa kurrfarė dyshimi nga njė numėr i konsiderueshėm sahabėsh.

Pastaj, edhe nėse ėshtė e vėrtet qė Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka falur namazin duke mos i ngritur duart, atėherė kjo ka ndodhur nė ndonjė rast specifik, pasi nė esencė ėshtė ngritja, ashtu si vėrtetojnė shumica e sahabėve tė tjerė, tė cilėt janė pa dyshim njohės tė fortė tė sunetit tė Profetit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sikurse Ibėn Omeri, Ibėn Abasi, Vaili etj. Buhariu thotė se transmetimet e ngritjes sė duarve nė kėto vende arrijnė tevaturin.

Kėtė mund ta themi vetėm nė rast se gjykojmė se hadithi ėshtė i saktė, por siē vėrejtėm, hadithi cilėsohet i dobėt nga shumė muhadithinė, qė konsiderohen bazė nė kėtė fushė, tė cilėt shpjegojnė edhe arsyet pse ėshtė i dobėt.

2. Sa i pėrket hadithit tė dytė tė Bera b. Azib, imam Neveviu thotė: “Pėrgjigja rreth argumentimit lidhur me hadithin e Bera b. Azibit, ėshtė me disa pikėpamje. E para: ثshtė ajo pėrgjigje qė ia kanė bėrė imamėt e shkencės sė hadithit dhe hafizat e tij (hadithit) se hadithi ėshtė i dobėt me pėlqimin e tė gjithėve, prej tyre ka qė e kanė cituar se ėshtė i dobėt, siē janė: Sufjan b. Ujejne, imam Shafiu, Abdullah Humejdi (mėsuesi i Buhariut), Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Meini, Darimiu, Buhariu dhe tė tjerė nga tė vjetrit (dijetarė), qė konsiderohen baza e hadithit e dijetarė tė tij. Kurse nga dijetarėt mė tė rinj ka shumė. Shkak pėrse hadithi ėshtė i dobėt ėshtė se nė zinxhirin e transmetimit ėshtė Jezid b. Ebi Zijadi. Ibėn Ujejne (dijetar i hadithit) thotė se Jezid b. Ebi Zijadi (qė ėshtė njė nga personat nė zinxhirin e transmetimit) mė ka transmetuar kėtė hadith pa fundin “…, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre)”. Kur erdhi nė Kufė, e dėgjova qė e pėrmendte hadithin, duke i bashkėngjitur edhe kėtė pjesė tė fundit. Dhe mendoj se ata tė Kufės i kanė thėnė ta shtojė atė” .

Kurse Humejdi (mėsuesi i Buhariut) thotė se transmetuesi Jezid b. Ebi Zijad, nga fundi i jetės humbi pėrpikėrinė nė mbajtjen mend dhe i ngatėrroheshin (hadithet)”. Tė njėjtėn gjė pohon edhe Shafiu, Darimiu, Ahmed ibėn Hanbeli etj .

3. Argumenti i tretė, gjithashtu, nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se pretendimi se Abdullah b. Mesudi ėshtė mė i dijshėm se disa sahabė, tė cilėt transmetojnė ngjarjet dhe veprat e Profetit, salallahu alejhi ue selem, edhe nėse themi se kjo ėshtė e vėrtetė, themi se transmetimi i Ibėn Mesudit nuk ėshtė i vėrtetuar, siē janė transmetimet e tjera. Gjithashtu, mė shumė se dhjetėra sahabė transmetojnė me saktėsi se Profeti i ngrinte duart dhe kjo, pa dyshim, ka pėrparėsi nga ajo qė pretendohet, duke i bashkangjitur se, ndėr ta, ėshtė edhe Abdullah b. Abasi (qė konsiderohet nga mė tė diturit prej sahabėve), pastaj Abdullah b. Umeri, pėr tė cilin Buhariu me zinxhir tė saktė transmeton nė librin e tij “Reful jedejni” se kur shihte ndonjė njeri qė nuk i ngrinte duart gjatė shkuarjes nė ruku dhe kur ngrihej nga ajo e gjuante me gurė.”

4-5. Pėra i pėrket hadithit tė Aliut dhe hadithit tė Ibėn Mesudit se ėshtė falur pas Ebu Bekrit, Umerit… janė tė dobėt. Dijetarėt qė e kanė cilėsuar tė dobėt hadithin e Aliut janė: Buhariu, Sufjan Theuriu, Bejhakiu, Darimiu, tė cilėt thonė se transmetimi i kėtij hadithi me kėtė zinxhir tė transmetimit ėshtė jo i saktė.” Gjithashtu, edhe Shafiu thotė se nuk janė tė sakta qė Aliu dhe Ibėn Mesudi janė falur duke mos i ngritur duart, vetėm nė tekbirin fillestarė. Duke pasur parasysh se nga Aliu transmetohet e kundėrta, se i ka ngritur duart nė kėto vende, siē cekėm hadithin qė e transmeton, Tirmidhi dhe e sheh tė vėrtetė .

6. Argumentimi me hadithin qė ėshtė nė sahihun e Muslimit nga Xhabir b. Semure nuk ėshtė me vend dhe nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen e ngritjes sė duarve nė kėto vende qė ne po i diskutojmė. Kėtė e kanė sqaruar nė librat e tyre tė gjithė ata qė kanė folur pėr kėtė ēėshtje: imam Buhariu, Neveviu dhe tė tjerėt, pėr shkak se ai rast, pėr tė cilėn ndalon Profeti ngritjen e duarve, ėshtė nė uljen e fundit gjatė dhėnies selam, ashtu siē ka qenė e njohur nė fillim. Kjo vėrtetohet me transmetimin e po tė njėjtit hadith te Muslimi me transmetim tjetėr nga i njėjti sahabi, Xhabir b. Semure, kur thotė: “Kur faleshim me Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, dhe thonim: “Selam alejkum ue rahmetullah”, bėnim me dorė nga tė dy anėt. Atėherė Profeti na tha: “Kujt po i bėni me dorė si bishtat e kuajve nė diell, ju mjafton vetėm tė vendosni dorėn nė kofshė dhe t’i jepni selam atij qė ėshtė nė anėn e djathtė dhe tė majtė.” Kėshtu transmeton Muslimi dhe ky hadith nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen qė po diskutohet kėtu, prandaj argumentimi me tė nuk ėshtė me vend .

7. Hadithi i Ibėn Abasit ėshtė i dobėt pėr shkak se ėshtė hadith i shkėputur; atė e transmeton tabini direkt nga Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, e ky hadith quhet Mursel. Hejthemiu pėrmend se hadithi ėshtė i dobėt; gjithashtu Zejleiu dhe tė tjerėt e cekin, duke vlerėsuar se hadithi nė kėtė formė ėshtė garib. Zejleiu pėrcjell se ajo qė vėrtetohet nga Ibėn Abasi ėshtė ngitja e duarve .

8. Pretendimi i dijetarit tė njohur Muhamed Zekeria Kandehlevi (Allahu e mėshiroftė) nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se, nėse ne pranojmė ēdo transmetim me tė cilėn dikush nga ulematė ka punuar me tė, atėherė s’do tė kishte kurrfarė efekti zinxhiri i transmetimeve dhe shkenca e cila studion vėrtetėsinė (besueshmėrinė) e transmetuesve (Ilmu xherhi ue ta`dil). Prandaj, ēdo njeri, edhe nėse ėshtė dijetar, mund tė qėllojė e tė gabojė dhe thėnia e asnjėrit prej tyre nuk merret pa u peshuar me fjalė tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.

9. ثshtė e vėrtetė se nė namaz nė fillim ishin tė lejuara disa gjėra qė mė vonė u ndaluan, si kthimi i selamit etj. Por tė gjitha kėto dihen se janė ndaluar me argumente tė qarta, qoftė nga Kur’ani, siē ėshtė rasti i ndalimit tė tė shikuarit kah qielli (lart) nė namaz (kjo ėshtė ndaluar me ajet), qoftė nga hadithi. Dhe, pėr secilėn vepėr qė ne pretendojmė se ėshtė ndaluar mė vonė, pasi ka qenė e lejuar mė parė, kemi nevojė pėr argument tė qartė dhe tė prerė. Nė kėtė rast, argumentet e sakta dhe tė prera aludojnė tė kundėrtėn, se ngritja e duarve ėshtė sunet. Prandaj, njė pretendim i tillė ėshtė vetėm njė paragjykim i pabazė.

Pėrgjigjja ndaj pretendimit se tė gjitha hadithet qė tregojnė ngritjen janė tė anuluara (deroguara)

Thėnia se hadithet qė transmetojnė ngritjen janė tė anuluara (deroguara) me hadithet e sipėrpėrmendura, ėshtė gjithashtu pretendim qė s’ka bazė tė shėndoshė, pėr shkak se, pėr t’u anuluar njė vepėr apo njė hadith, duhet tė pėrmbushen patjetėr disa kushte, siē janė: tė dihet saktėsisht se hadithi i cili anulon hadithin e parė duhet tė jetė mė i vonshėm, e qė kjo nuk ėshtė realitet i kėtyre haditheve, siē vėrehet nė argumentin e katėrt, tė cilin e transmeton Buhariu, ngjarja ka ndodhur pas vdekjes sė Profetit, salallahu alejhi ue selem.

Pastaj, hadithi me tė cilin anulojmė hadithin e mėparshėm, duhet tė jetė gjithashtu i saktė, kurse hadithet me tė cilat pretendohen se kanė anuluar hadithet qė gjenden te Buhariu, Muslimi dhe koleksionet tjera, tė gjithė dijetarėt e hadithit i kanė cilėsuar tė dobėt, pėrveē hadithit tė Abdullah b. Mesudit, pėr tė cilin kemi pėrmendur se Tirmidhiu e sheh si tė mirė dhe Ibėn Hazmi si tė saktė, ndėrsa gjithė dijetarėt tjerė e cilėsojnė si tė dobėt. Dhe nuk ka asnjė dyshim se ky hadith nuk mund tė anulojė ato hadithe pėr tė cilat ka konsensus nė vėrtetėsinė e tyre nga dijetarėt.

Kėsaj mund t’i shtojmė edhe faktin se Hasan Basriu dhe Humejd Hilali rrėfejnė se ngritja e duarve ishte praktikė e tė gjithė sahabėve dhe nuk e pėrjashtuan ata askėnd nga kjo (as Abdullah b. Mesudin) .

Bejhekiu transmeton hadithin se Profeti, salallahu alejhi ve selem, i ngrinte duart nė kėto vende (ēka ėshtė i vėrtetė); ai shton se Profeti, salallahu alejhi ve selem vazhdoi me kėtė vepėr (pra, me ngritjen e duarve) derisa vdiq .

Pėrfundimi rreth argumenteve tė tė dy mendimeve

Deri kėtu lexuam argumentet e tė dy palėve rreth kėsaj ēėshtjeje, gjithashtu edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė secilės palė, qė pėrmendin dijetarėt e nderuar nė librat e tyre. Mendoj se kuptuam se mospajtimi nė kėtė ēėshtje ėshtė i gjerė dhe, siē thamė nė fillim, qėllimi ynė ishte ngritja e vetėdijes te muslimanėt e trojeve tona se mospajtime tė tilla kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė edhe mė tej dhe ne nuk do tė mundemi t’i vėmė kapak syresh, pėrderisa nuk kanė arritur ta bėjnė edhe ata qė kanė qenė shumė mė tė ditur dhe mė tė devotshėm se ne.

Mė nė fund nuk na mbetet vetėm tė theksojmė se mendimi mė i qėndrueshėm rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė mendimi i dytė; se ėshtė sunet ngritja e duarve gjatė tekbireve nė kėto tri vende, pėr shkak tė fuqisė sė argumenteve dhe pėrgjigjeve qė i kanė dhėnė ndaj argumenteve tė mendimit tė parė. Dhe kjo gjatė shtjellimit mjaft qartė ėshtė vėrejtur. Por kjo nuk do tė thotė se e injorojmė dhe e mospėrfillimin mendimin tjetėr pėr shkak se kėtė mendim e kanė pėrmbajtur dijetarėt pėr tė cilėt ka dėshmuar umeti pėr dijen e tyre.

Prandaj, ēdo tendencė e pėrkrahjes apo e ndihmesės sė njėrit mendim me fanatizėm, anim tė padrejtė, pretendime tė pa argumentuara, nė anėn tjetėr duke mos pėrfillur, fyer apo injoruar mendimin tjetėr ėshtė zullum dhe pėrēarje.

Kjo s’do tė thotė qė mos tė kėshillohemi dhe diskutojmė pėr kėto gjėra, por kur tė bėhet kjo, le tė bėhet pa paragjykime dhe tendenca.

Prandaj, kėshilla jonė ndaj tė gjithė atyre qė ballafaqohen me vėllezėrit e tyre nė kėso mospajtimesh, ėshtė qė tė kuptojnė se mospajtimi nė gjėrat e tilla ish evidente edhe te dijetarėt, por kjo s’ndikoi nė largimin nga njėri-tjetri. Prandaj kėrkohet nga ata tė tregojnė mirėkuptim, mėshirė dhe t’u largohen grindjeve, nxitjes sė pėrēarjes dhe fitnes dhe ta kursejnė kėtė gjallėrim tė rinisė islame te ne.

Autori: Alaudin Abazi

Alaudin Abazi,
17.5.2008

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Mospajtimet nė Islam, kryesisht, ndahen nė dy lloje:

a) Mospajtim i ndaluar, ku muslimanėt nuk kanė tė drejtė tė jenė tė ndarė nė atė ēėshtje si mospajtimet ndėrmjet grupacioneve dhe sekteve nė Islam.

b) Mospajtim i lejuar, ku ndryshimi i mendimit nė atė ēėshtje ėshtė i lejuar dhe i pranuar, si ndryshimet nė mes mendimeve tė Imam Ebu Hanifes dhe Imam Malikut (Allahu i mėshiroftė!). Ėshtė njė lėmi e njohur te dijetarėt ku quhet “Fikhu Ihtilaf” (Fikhu i mospajtimeve), ku kanė shkruar dhe ekzistojnė libra tė shumtė qė shpjegojnė gjėrat qė kanė tė bėjnė me ndryshimin e mendimeve dhe mospajtimeve dhe shpresojmė nė tė ardhmen ta gjejmė njėrėn nga kėto libra tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe.

[2] Si p.sh.: hadithet qė kanė qenė tė pėrhapura dhe tė njohura nė Kufė, nga kėto hadithe ka pasur qė nuk kanė qenė tė njohura tek dijetarėt e Shamit apo Medinės dhe kėshtu me radhė.

[3] Kjo ėshtė porosia e katėr dijetarėve mė tė mėdhenjė tė medhhebeve dhe tė gjithė dijetarėt e mirfilltė thėrrasin dhe praktika e tyre aludon nė kėtė.

[4] Shih “Mexhmu” Neveviu, vėll. III, f. 255. Vetė Neveviu ia kushton disa faqe kėsaj ēėshtjeje, po ashtu edhe dijetarė tė tjerė.

[5] Pėrmendet kjo nė “Bedaiu sanaiu” Kasani vėll. II, f. 22 etj.

[6] Ekzistojnė edhe disa raste tė tjera, pėr tė cilėt disa dijetarė kanė deklaruar se ėshtė sunet ngritja e duarve, por nga frika e zgjerimit nuk do t’i trajtojmė ato.

[7] Shih “Mugni”, Ibėn Kudame, vėllimi II, f. 170-171, “Fet`hul bari” Ibėn Haxher, vėll. III, f. 278-280; “Mexhmu”, vėll.III, f. 252-254 etj.

[8] Transmeton Buhariu. Shih: “Fet’hul bari”, Vėll. II, f. 279; Muslimi, Vėll II, f. 192. Qė tė dy e transmetojnė kėtė hadith me disa transmetime tė ndryshme, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibėn Maxheh, Darimiu, Maliku, Ahmedi.

[9] Transmeton Buhariu. Shih: “Fethul bari”, Vėll. II, f. 279.

[10] Kėtė hadith imam Buhariu e transmeton me disa zinxhirė te transmetimeve tė gjitha tė sakta. Shih. “Fet’hul bari”, Vėll. II, f. 282.

[11] Transmeton Buhariu, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih, Ibėn Maxheh

[12] Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu e thotė hadithi ėshtė hasen sahih.

[13] Transmeton Buhariu nė librin me titull “Libri mbi ngritjen e duarve”

[14] Shih librin “Kitabu reful jedejni fi salat”- “Libri mbi ngritjen e duarve nė namaz”.

[15] Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, gjithashtu e transmeton Tirmidhiu dhe thotė hadithi ėshtė hasen, kurse ibėn Hazmi thotė se hadithi ėshtė sahih.

[16] Transmeton Ebu Davudi (dhe thotė nuk ėshtė i vėrtetė) dhe Imam Ahmedi.

[17] Transmeton Darekutniu dhe Bejhikiu, shih “Mexhmu” Neveviu, vėll.III, f. 255-258.

[18] Transmeton Bejhakiu; shih “Mexhmu” Neveviu.

[19] Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu.

[20] Transmeton Taberaniu

[21] Shih Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik”, Muhamed Zekiria Kandehleviu, vėll. II, f. 49-53

[22] Shih “Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik”, Muhamed Zekiria Kandehleviu, vėll. II, f. 49-53

[23] Kjo ėshtė pėrgjigja ndaj mendimit tė kundėrt tė tyre dhe kėtė pėrgjigje e pėrmendin pothuajse tė gjithė ata qė kanė folur pėr kėtė ēėshtje, mė gjėrėsisht shih, “Bedaiu sanaiu” vėll. II, f. 51 dhe “Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik”, Muhamed Zekiria Kandehleviu, vėll. II, f. 49-53

[24] Shih “Bedaiu sanaiu”, vėll.II, f.51-52

[25] Shih “ Mexhmu” , “Reful jedejni”, “Bediu sanaiu” Vėll.II, f. 47 etj.

[26] Shih “Fikhu suneh”, vėll. II, f.10

[27] “Mexhmu” Neveviu, Vėll. III, f. 258.

[28] Neveviu vazhdon nė sqarimin e mangėsive nė hadith, por ne po ndalemi kėtu, kurse pėr ata qė dėshirojnė tė vazhdojnė, le ta vazhdojnė nė librin “Mexhmu” Neveviu, Vėll. III, f. 258

[29] Shih “mexhmu” Vėll.III, f.258-259

[30] Shih “Mexhmu” , vėll.III, f. 259.

[31] Shih “Bedai sanaiu” Kasaniu, vėll. II, f. 48.

[32] Shih “Fikhu sune”, vėll.I, f.100.

[33] Shih “Fikhu sune”, vėll.I, f.100
__________________
"Islami ėshtė si diell, atė nuk mund ta shuash me frymė; ėshtė si dita, ti duke i mbyllur sytė ndaj saj nuk mund tė bėsh natė, ai qė i mbyll sytė vetėm pėr vetėn e tij e ka bėrė natė."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 9 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (24-08-2008), altin (27-06-2009), Ebu Velid (28-05-2008), Eli (06-06-2008), jusuf dullai (02-06-2008), Merda1 (03-06-2008), Muslimin (12-09-2009), taulant01 (17-07-2009), xhevrije (11-07-2009)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 27-06-2009, 13:21
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 27-06-2009
Postimet: 2
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 4 herė nė 2 Postime
Rep Fuqia: 0
AmarElton nuk ka vlerėsime momentalisht
Re: A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz

Shihet qart se sa me shume larg nga koha e Muhammed mustafas s.a.w.s. aq me pak nr. i dijetareve...meqense ka shum mosmarrveshje per keto gjera une tham qe ta arsyetojm njeri tjetrin ne gjera qe nuk kuptohemi...sa i perket tekbireve shumica mendojn se eshte e lejuar....por dihet edhe nje gje se namazi eshte lehtesim apo jo..??Dikush i ve duart nen kerthiz dikush mbi pra lehtesim...te gjitha keto polemika mendoj une jan shkas i mosdijes qe na ka kapluar ...tek e fundit eshte i ditur ai qe thot Allahu alem..pra Zoti e di!
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
taulant01 (17-07-2009), xhevrije (11-07-2009)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 27-06-2009, 13:24
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 27-06-2009
Postimet: 2
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 4 herė nė 2 Postime
Rep Fuqia: 0
AmarElton nuk ka vlerėsime momentalisht
Re: A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz

Muhammedi a.s. kishte then si parashenje e Kijametit se:"Do te shtohet dukshem nr. i lexuesve te Kur'anit,e do te bie dukshem nr. i dijetareve"...E jona eshte te mesojm,te lexojm siq thot resuli s.a.w.s. "Kerkoni dituri nga djepi gjer ne varr"....
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
taulant01 (17-07-2009), xhevrije (11-07-2009)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 12-09-2009, 17:21
Grafika e Muslimin
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 04-10-2005
Postimet: 529
All-llahu tė shpėrbleftė: 438
Falėnderuar 549 herė nė 214 Postime
Rep Fuqia: 337
Muslimin has a reputation beyond reputeMuslimin has a reputation beyond reputeMuslimin has a reputation beyond reputeMuslimin has a reputation beyond reputeMuslimin has a reputation beyond reputeMuslimin has a reputation beyond repute
Re: A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz

Esselamu alejkum

AmarElton, nese bie numri i dijetareve, nuk d.m.th se bien edhe obligimet qe i kemi, praktikimi i sunnetit etj.

Vella, cfare je duke thene, me cfare diturie je duke fol, po thu qe per tekbiret se shumcia thone se lejohet, ketu nuk eshte ceshtja a lejohet a nuk lejohet por kete veper e ka vepru Pejgamberi alejhi selam, por mos ja fut kot kur nuk ke dituri.

Jo namazi nuk eshte lehtesim sic e kupton ti dhe njerezit qe nuk e din sesi ai falet saktesisht, por ai duhet falur ashtu sic e ka falur Pejgamberi, sepse ai alejhi salatu ue selam ka thene: "Falne namazin, ashtu sic me shihni mua duke u falur" Transmeton Buhariu. Pra, nuk ka thene faluni sic ju vjen me leht por obligim eshte falja ashtu sic eshte falur Pejgamberi. Keshtu sic thua ti veproj edhe nje sahabi dhe totalisht gabim e fali namazin, pse atehere Pejgamberi reagoj dhe e permisoj ate, e mesoj sesi falet namazi sakte, hadithi eshte ne Sahihul Buhari.

I vene duart perfundi kerthizes sepse aq din, nuk din me shume. Hadithet qe flasin se duart duhet vene perfundi kerthizes ne namaz, jane te gjithe te dobeta me pajtimin e te gjithe dijetareve te hadithit. Pse po i injoron hadithet e verteta te saktesuara nga Shejh Albani etj., se duart i ka vene Pejgamberi alejhi selam ne gjoks?!

Nuk eshte kjo polemik vella i dashur, kjo eshte nje veper e vepruar nga vet Pejgamberi, por shumica e njerezve nuk e praktikojn prej injorance dhe mos diturise, apo si "shkas i mosdijes qe na ka kapluar" sic e theksove edhe ti vet ; )
Pėrgjigje me Citat
  #5 (permalink)  
Vjetėr 30-10-2009, 14:54
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 28-07-2006
Postimet: 42
All-llahu tė shpėrbleftė: 3
Falėnderuar 41 herė nė 20 Postime
Rep Fuqia: 106
lendi do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Re: A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz

Selam alejkum vella idashur dhe allahu te shperbleft per ket postim , po me sa po me duket mu krejt e paske mbshtjell sidomos kur eshte fjala per mendimi i pare dhe i dyte pra i paske dhen krejt kahje tjeter apo nuk ke dasht me e fut krejt ate qka ka then Alaudin Abazi e allahu e shperbleft me gjenet inshalla ne ket menyr po e postoj origjinalin etij pa shtrembime dhe vetem si e ka pregadit ai dhe ja ky eshe origjinali i tij .

A duhet tė ngrihen duart gjatė tekbireve nė namaz



Ekziston njė polemikė e gjėrė ndėrmjet juristėve islam (fukahave), si nė kohėt e hershme, por edhe tani, rreth ēėshtjes sė ngritjes sė duarve gjatė tekbireve nė namaz. Ky ėshtė edhe shkaku se pse reflektohet kjo polemikė edhe nė praktikėn e muslimanėve qė kohėve tė fundit ėshtė prezente edhe nė trojet tona. Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė ta shtoj pėrēarjen apo diēka tjetėr negative, por dėshirojmė qė t`ua bėjmė me dije se nė Islam ēdo mospajtim nuk ėshtė pėrēarje[1]. Prandaj janė disa ēėshtje ku lejohet tė ketė mospajtim apo ndryshim tė mendimeve ndėrmjet dijetarėve dhe ai ndryshim tė mos bėhet shkak qė ata tė largohen nga njėri tjetri, apo tė pėrēahen dhe tė krijojnė armiqėsi ndėrmjet tyre .

Kjo ēėshtje ėshtė shumė pak e njohur te muslimanėt nė pėrgjithėsi dhe kjo padituri vėrehet shumė nė vendin tonė. Prandaj, objektiva kryesore e kėtij shkrimi mund tė pėrmblidhet nė kėto pika:

1. Qartėsimi se mospajtimi nė kėtė ēėshtje, sė pari, ėshtė evidente dhe nuk mund ta injorojmė dhe ta asgjėsojmė, pastaj ky mospajtim ėshtė i lejuar dhe i pranuar te tė gjithė fukahatė, prandaj nuk lejohet, asesi, tė krijojė pėrēarje dhe fitne, por duhet tė trajtohet ashtu siē ėshtė trajtuar te dijetarėt qė ne kemi dėgjuar pėr ta. Prandaj muslimanėt kanė nevojė tė fitojnė kulturė dhe edukatė, ta shohin kėtė lloj tė ndryshimit tė mendimeve si tė natyrshme dhe tė pranuar.

2. Tė shohim se shkak i mospajtimit ėshtė numri i madh i transmetimeve qė kanė ardhur nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe sahabėt e tij. Kėto transmetime nuk janė pėrhapur te tė gjithė muslimanėt njėsoj, kėshtu qė, posaēėrisht nė kohėt e mėhershme, disa hadithe qė kanė qenė tė njohura nė njė vend dhe dijetarėt e atij vendi, ato hadithe nuk kanė qenė tė pėrhapura nė vendin tjetėr[2]. Duke ia bashkangjitur kėsaj, se ato transmetime nuk kanė qenė tė njejtit rang tė vėrtetėsisė dhe besueshmerisė, pėr shkak se siē e dimė ekzistojnė hadithe tė sakta, tė mira, tė dobėta, tė shpifura, etj.

3. Ėshtė e njohur te tė gjithė muslimanėt se nė botė sot ekzistojnė katėr medhhebe tė pranuara qė pasohen dhe dijetarėt shkruajnė rreth ēėshtjeve tė fikhut duke i patur pėr bazė qėndrimet, mendimet, konkluzat e kėtyre shkollave, por thuajse tė gjithė janė tė pajtimit se nėse ndonjė ēėshtje, pėr tė cilėn ai hulumton, arrinė nė pėrfundim se mendimi mė i qėlluar dhe mė i argumentuar ėshtė ndonjė mendim qė nuk ėshtė mendimi i medhhebit tė cilėn ai pason, duhet ai tė marrė mendimin qė e ka vėrtetuar, se ėshtė mė i saktė[3].

Sqarim

Para se tė filloj nė shpjegimin e mendimit tė dijetarėve, dėshiroj tė cek njė thėnie tė imam Neveviut si pėrgjigje ndaj atyre tė cilėt thonė sė kjo ēėshtje ėshtė sunet dhe e thjeshtė, prandaj nuk kemi nevojė tė humbasim kohė nė qartėsimin e saj, a tė praktikohet apo jo.

Imam Neveviu thotė: “Dije se kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi tė madhe, pėr shkak se ēdo musliman ka nevojė pėr tė gjatė ditės disa herė, posaēėrisht kėrkuesi i ahiretit, ai i cili fal namaze shumė, prandaj dijetarėt i kanė kushtuar kujdes tė veēantė kėsaj ēėshtje, derisa imam Buhariu shkroi njė libėr rreth kėsaj…”[4].

Mendimet e dijetarėve nė lidhje me kėtė ēėshtje

Tė gjithė dijetarėt janė tė pajtimit se ėshtė sunet ngritja e duarve gjatė tekbirit fillestar, prandaj edhe shumė nga ata rrėfejnė se pėr kėtė ēėshtje ka ixhma (koncenzus)[5].

Mospajtimi ndėrmjet tyre ėshtė nė ngritjen e duarve para shkuarjes nė ruku, ngritjes nga rukuja dhe ngritja nga ulja e parė pėr nė rekatin e tretė, nėse ėshtė nga namazet tri rekatėshe apo katėr rekatėshe[6].

Nė kėtė ēėshtje dijetarėt kanė dy mendime:

1. Ngritja e duarve ėshtė sunet, nė kėto tri vende. Ky mendim ėshtė i njohur nga shafijtė dhe disa dijetarėve tė tjerė, tė cilėt do t’i pėrmendim mė poshtė.

2. Sunet ėshtė e kundėrta, pra mosngritja e tyre. Ky mendim njihet nga hanefitė, ėshtė njė nga thėniet e imam Malikut dhe es`habu re`jit ( ėshtė fjala pėr dijetarėt e Kufės dhe vendeve tjera tė Irakut).

1. Mendimi i parė:

Ky qėndrim transmetohet nga kėta sahabė: Abdullah ibėn Umeri, Abdullah Ibėn Abasi, Xhabir ibėn Abdullahu, Ebu Hurejre, Abdullah ibėn Zubejri, Enes ibėn Maliku.

Pėrveē kėtyre transmetohet edhe nga Ali ibėn Ebi Talibi, Umeri, Uail ibėn Huxhur, Malik ibėn Huuejrith, Sehl ibėn Sadi, Muhamed ibėn Mesleme, Ebu Musa, Xhabir ibėn Umej Lejthi dhe Ebu Seid Huderi.

Kurse nga tabinėt: Hasan Basriu, Atau, Tavusi, Muxhahidi, Salimi ibėn Abdullah, Said ibėn Xhubejri, Nafiu dhe tė tjerė.

Dhe nga dijetarėt: Abdullah ibėn Mubareku, imam Shafiu, Is`haku, imam Maliku nė njėrėn nga thėniet e tij, Imam Ahmedi, Lejth Ibėn Sadi, Ebu Theuri, imam Buhariu, Muslimi, Neveviu, ibėn Haxheri dhe dijetarė tė shumtė tė tjerė[7].

Argumentet e mendimit tė parė

1. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umeri se ai ka thėnė: “E kam parė Resulullahun (salallahu alejhi ue selem), kur falte namazin i ngrinte duart deri te supet, e bėnte kėtė kur e bėnte tekbirin pėr tė shkuar nė ruku, kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: ‘Semiallahu limen hamideh’, kurse kur shkonte nė sexhde nuk i ngrinte (duart)”[8].

Buhariu thotė, pas citimit tė hadithit, se ka thėnė Ali Medini, i cili ka qenė mė i dituri i kohės sė tij: “Ėshtė e nevojshme pėr muslimanėt t`i ngrenė duart e tyre, pėr shkak tė kėtij hadithi.”

2. Transmeton Halidi nga Ebu Kilabe se e ka parė Malik ibėn Huejrithin (sahab i njohur) kur falej, nė tekbirin fillestar ngrinte duart, kur shkonte nė ruku i ngrinte duart, kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart. Ai tregoi se i Dėrguari (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) vepronte ashtu”[9].

3. Transmeton Nafiu se Ibėn Umeri kur hynte nė namaz bėnte tekbirin dhe ngrinte duart, kur shkonte nė ruku ngrinte duart, kur thoshte ‘semiallahu limen hamide’ ngrinte duart dhe kur ngritej nga rekati i dytė (pas uljes sė parė dhe fillonte rekatin e tretė) ngrinte duart, pastaj tregoi se kėshtu vepronte i Dėrguari (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!)”[10].

4. Transmeton Muhamed ibėn Amr ibėn Atau (ky ishte prej tabiinėve) derisa ishte ulur me njė grup tė sahabėve, u pėrmend namazi i Profetit, pastaj tha Ebu Humejd Saidiu ( ky ėshtė sahab) se ka thėnė nė prezencen e kėtyre sahabėve ndėr ta (sahabėt) ishte edhe Ebu Katade do t`ua tregoj formėn e namazit tė Resulullahit (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!), ata thane na e trego:…( hadithi ėshtė i gjatė, nė tė pėrshkruhet forma e namazit e tė Dėrguarit dhe pėrmendet se i ka ngritur duart gjatė tekbirit fillestarė, shkuarjes nė ruku, ngritjes nga ajo dhe kur ngrihej pėr nė rekatin e tretė). Ata sahabė qė ishin prezent ia vėrtetuan kėtė formė tė namazit me ngritjen e duarve”[11].

5. Transmetohet nga Ali ibėn Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) kur falte namazin bėnte tekbirin fillestar dhe i ngrinte duart deri te supet dhe vepronte ashtu kur pėrfundonte leximin e donte tė shkonte nė ruku, kur ngritej nga rukuja, kurse nuk i ngrinte duart kur ishte ulur (nė sexhde) dhe kur ngritej pėr nė rekatin e tretė vepronte ashtu (pra i ngrinte duart)”[12].

6. Nga Enes Ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart para se tė shkonte nė ruku, gjithashtu e njejta transmetohet nga Ebu Hurejre[13].

7. Transmetimet pėr ngritjen e duarve janė tė shumtė. Imam Buhariu e shkroi njė libėr ku pėrmend shumė transmetime nga sahabė, tabiinė dhe dijetarė pėr ngritjen e duarve. Aty pėrmend se kėto transmetime arrijnė shkallėn e muteuatirit[14], gjithashtu edhe Imam Bejhakiu pėrmbledh njė numėr tė konsiderueshėm tė transmetimeve, kurse ne po mjaftohemi me kėto qė i pėrmendėm.

Mendimi i dytė:

Mendimin e dytė e pėrmbajnė kėta dijetarė: Imam Sufjan Theuri, Ebu Hanife dhe dy nxėnėsit e mėdhenj tė tij Ebu Jusuf dhe Muhamed Haseni dhe tė gjithė nxėnėsit e tjerė tė tij, imam Maliku nė njerėn nga thėniet, Ibrahim Naheiu, Ibėn Ebi Lejla dhe tė gjithė es`habu rrejit ( me kėtė term janė njohur dijetarėt e Kufės dhe disa vendeve tjera tė Irakut)

Kurse argumentet e tyre janė:

1. Transmetohet nga Abdullah ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: “A dėshironi t’ua fal namazin e Resulullahit (salallahu alejhi ue selem). Ai ua fali atyre dhe nuk i ngriti duart vetėm se herėn e parė (nė tekbirin filestarė)”[15].

2. Transmetohet nga Bera ibėn Azib (sahabi i njohur) se i Dėrguari (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) i ngrinte duart nė fillim tė namazit, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre)[16].

3. Nėse kemi kundėrshtime ndėrmjet haditheve tė profetit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!), atėherė kanė thėnė se tė vepruarit me kėto dy hadithe tė sipėrpėrmendura (hadithi i Ibėn Mesudit dhe Bera Ibėn Azibit) kanė mė shumė prioritet, sepse Ibėn Mesudi ka qenė transmetues i haditheve dhe dijetar (fakih), shoqėrues i pėrpiktė me Profetin (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!), i dinte rastet e tij dhe gjendjet, prandaj transmetimet e tij kanė pėrparėsi nga transmetimet e tjerėve (sahabėve) qė nuk kanė qenė si ky.

4. Transmetohet nga Abdullah ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: “Jam falur pas Ebu Bekrit, dhe Umerit dhe ata nuk i kanė ngritur duart, pėrveē se nė fillim”[17].

5. Transmetohet nga Ali ibėn Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i ngrinte duart nė tekbirin fillestar, pastaj nuk i ngrinte nė asnjė vend tjetėr”[18].

6. Transmetohet nga Xhabir Ibėn Semure (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: I Dėrguari thotė: “Pse jeni duke i ngritur duart si bishtat e kalit nė diell? Qėndroni qetė nė namaz”[19].

7. Transmetohet nga Abdullah Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: “Mos i ngrini duartė vetėm se nė shtatė vende, nė fillim tė namazit, kur tė kthehemi nga kibla, nė Safa, nė Merva, nė Arafat,…”[20].

8. Nė librin “Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik”, Muhamed Zekiria Kandehleviu pėrveē kėtyre argumenteve tė lartpėrmendura, qė i pėrmendin edhe dijetarėt e tjerė nė librat e tyre, pėrmend edhe dhjetra transmetime nga Ibėn Abasi, Ibėn Mesudi, Ebu Hurejra, Ibėn Umeri, Aliu dhe nga dhjetė (sahabėve) tė pėrgėzuar me xhenet (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!) se nuk i ngrenin duart pėrveē nė fillim tė namazit. Gjithashtu tė njejtėn e transmeton edhe nga disa tabiinė, qė edhe ai pranon se nė kėto transmetime ka dobėsi. Ai thotė se derisa me kėto hadithe kanė punuar dijetarė si Ebu Hanife, dy nxėnėsit e tij dhe shumė dijetarė tė Kufės dhe Imam Theuriu, ato tek unė janė tė sakta[21].

9. Namazi nė fillim kur ėshtė bėrė e obliguar ishin tė lejuara disa sende si biseda, kthimi i selamit, ecja, lėvizjet e ndryshme, pastaj dalėngadalė janė ndaluar kėto gjėra qė u pėrmendėn dhe ēdoherė qė kemi transmetime kontradiktore si lėvizja e duarve apo moslėvizja, duhet tė marrim atė qė ėshtė mė e afėrt, qetėsisė dhe jolėvizshmėrisė[22].

Kėto ishin argumentet e mendimit tė dytė.

Pėrgjigjet e mendimit tė dytė ndaj argumenteve tė mendimit tė parė

Dijetarėt tė cilėt kanė mbajtur qėndrimin se nuk ėshtė sunet ngritja e duarve nė kėto tri vende u janė pėrgjigjur argumenteve tė mendimit tė parė kėshtu:

1.Tė gjitha hadithet ku tregohen pėr ngritjen e duarve edhe pse janė tė sakta dhe tė transmetuara nė koleksionin e Buhariut dhe Muslimit ato tė gjitha konsiderohen tė anuluara (mensuh) me hadithet e lartpėrmendura, (ėshtė fjala pėr hadithin e Ibėn Mesudit, Bera ibėn Azib dhe tė gjitha hadithet qė i kanė pėrmendur si argumente)[23].

2.Pasi nė kėtė rast kemi kundėrshtim tė haditheve (pra disa aludojnė nė ngritjen e duarve, disa nė mosngritjen) pėrparsi duhet tė kenė ato hadithe qė tregojnė mosngritjen, pėr shkak se nėse ėshtė e vėrtetė ngritja e duarve, atėherė neve vetėm kemi lėnė njė sunet (qė ėshtė ngritja e duarve), kurse nėse ndodh e kundėrta (se mosngritja ėshtė e saktė), atėherė neve kemi bėrė bidat (risi) (me ngritjen e duarve) dhe lėnia e sunetit ka mė pėrparėsi se tė vepruarit e bidatit me pajtimin e tė gjithė dijetarėve, prandaj ka pėrparėsi mosngritja e tyre[24].

Kėto ishin pėrgjigjet e mendimit tė dytė ndaj mendimit tė parė qė pėrmendin dijetarėt nė librat e tyre.

Pėrgjigjet e mendimit tė parė ndaj argumenteve tė mendimit tė dytė

Nė vazhdim do tė shihni edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė mendimit tė dytė, duke filluar nga hadithet me tė cilat kanė argumentuar ata.

1. Sė pari, sa i pėrket hadithit tė parė i Ibėn Mesudit, mund tė themi se ky ėshtė argumenti mė i fortė qė mund tė gjindet rreth mosngritjes sė duarve. Nė vazhdim do tė shohim se ēfarė kanė thėnė dijetarėt e hadithit rreth kėtij hadithi.

Kėtė hadith Tirmidhiu e ka bėrė hasen (tė mirė) dhe Ibėn Hazmi thotė se ėshtė i vėrtetė. Gjithashtu, nga dijetarėt bashkėkohorė Ahmed Shakir e bėnė hadithin tė saktė.

Tė gjithė muhadithinėt e tjerė, pėrveē kėtyre qė i pėrmendėm e konsiderojnė kėtė hadith tė dobtė dhe nuk preferojnė tė punuarit me tė. Transmeton Bejhikiu se Abdullah ibėn Mubareku thotė: “Hadithi i Ibėn Mesudit tek unė nuk ėshtė i vėrtetuar.” Buhariu e bėn tė dobtė hadithin dhe tregon nė librin e tij “Reful jedejni fi salat” se atė e kanė cilėsuar si tė dobtė Ahmed ibėn Hanbeli, Jahja ibėn Ademi, gjihashtu atė e bėjnė tė dobtė Darekutni, Bejhakiu, Ebu Daudi dhe tė tjerė, kurse Ibėn Hibani thotė: “Ky hadith ėshtė mė i forti me tė cilėn dijetarėt e Kufės mundė tė argumentojnė me tė pėr mosngritjen e duarve nė namaz, por nė realitet ky hadith ėshtė mė i dobėti qė mund tė bazohemi nė tė, pėr shkak se ka dobėsi tė shumtė. Ata dijetarė qė e kanė dobėsuar kėtė hadith e kanė bėrė kėtė pėr shkak se nė zinxhirė gjindet Asim Ibėn Kulejbi”[25].

Nga ajo qė u tha pak mė herėt rreth kėtij hadithi kuptuam se njė numėr i madh i dijetarėve tė hadithit e cilėsojnė kėtė hadith si tė dobėt dhe nuk lejojnė tė punuarit me tė, posaēėrisht derisa ky hadith ėshtė nė kundėrshtim me hadithet e tjera qė janė shumė mė tė forta pėr nga besueshmėria, vėrtetėsia dhe numri i shumtė i tyre. Por, edhe nėse e pranojmė si tė vėrtetė kėtė hadith, Zejleiu (nga dijetarėt hanefi) pėrcjell nga disa dijetarė tė tjerė se kanė thėnė: “Nuk ėshtė ēudi nėse Ibėn Mesudi ka harruar kėtė (sė ngritja e duarve nė kėto vende ishte praktikė e Profetit (salallahu alejhi ue selem)), pėr shkak se nga ai (Ibėn Mesudi) transmetohet se kishte harruar se dy suret e fundit (Felek dhe Nas) janė pjesė (sure) nga Kurani, por mendonte se ishin vetėm nga lutjet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), pastaj ai kishte harruar formėn e saktė tė rukusė, pastaj ai kishte harruar se Profeti (salallahu alejhi ue selem) kishte falur namazin e sabahut nė Arafat me kohė, pastaj kishte harruar se si tė radhiten dy vetė nė saf pas imamit dhe disa raste e vepra tė tjera. Prandaj, nėse Ibėn Mesudi veēohet me kėtė vepėr, atėherė pėrparsi kanė vepra e shumicės sė sahabėve, tė cilėt e kanė praktikuar ngritjen e duarve[26], siē vėrtetohet kjo pa kurrfarė dyshimi nga njė numėr i konsiderueshėm i sahabėve.

Kėtė tė tėrėn mund ta themi vetėm atėherė, nėse gjykojmė se hadithi ėshtė i saktė, por siē e pamė hadithi cilėsohet i dobėt nga shumė muhadithin qė konsiderohen bazė nė kėtė fushė dhe tė cilėt i shpjegojnė edhe arsyet e dobėsimit.

2. Sa i pėrket hadithit tė dytė tė Bera ibėn Azib, imam Neveviu thotė: “Pėrgjigja rreth argumentimit me hadithin e Bera ibėn Azibit ėshtė me disa pikėpamje. E para: Ėshtė ajo pėrgjigje qė ia kanė bėrė imamėt e shkencės sė hadithit dhe hafizat e tij (hadithit) se hadithi ėshtė i dobtė me pėlqimin e tė gjithėve, prej tyre ka qė kanė cituar se ėshtė i dobtė, prej tyre ėshtė: Sufjan Ibėn Ujejne, imam Shafiu, Abdullah Humejdi (mėsuesi i Buhariut) Ahmed ibėn Hanbeli, Jahja ibėn Meini, Darimiu, Buhariu dhe tė tjerė nga tė vjetrit (dijetarė) e kėta konsiderohen baza e hadithit dhe dijetarė tė tij. Kurse nga dijetarėt mė tė rinjė ka shumė. Shkak se hadithi ėshtė i dobtė ėshtė ajo se nė zinxhirin e transmetimit ėshtė Jezid ibėn ebi Zijadi. Ibėn Ujejne (dijetar i hadithit) thotė se Jezid ibėn ebi Zijadi (qė ėshtė njė nga personat nė zinxhirin e transmetimit) mė ka transmetuar kėtė hadith pa fundin “…, pastaj nuk e pėrsėriste (ngritjen e tyre)”. Kur erdhi nė Kufė e dėgjova qė e pėrmende hadithin duke ia bashkangjitur edhe kėtė pjesė tė fundit. Dhe mendoj se ata tė Kufės i kanė thėnė ta shtoj atė”[27].

Kurse Humejdi (mėsuesi i Buhariut) thotė transmetuesi Jezid ibėn Ebi Zijad nga fundi i jetės sė tij humbi pėrpikmėrinė nė mbajtjen mendė dhe i pėrziheshin (hadithet)” Gjithashtu deklaron edhe Shafiu, Darimiu, Ahmed ibėn Hanbeli etj,…[28].

3. Argumenti i tretė, gjithashtu, nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se pretendimi se Abdullah ibėn Mesudi ėshtė mė i dijshėm se disa sahabė, tė cilėt transmetojnė ngjarjet dhe veprat e Profetit (salallahu alejhi ue selem) edhe nėse themi se kjo ėshtė e vėrtetė, themi se transmetimi i Ibėn Mesudit nuk ėshtė i vėrtetuar, sikur qė janė tė vėrtetuar transmetimet e tjera. Gjithashtu mė shumė se dhjetra sahabė transmetojnė me saktėsi se Profeti i ngrinte duart dhe kjo, padyshim, ka pėrparėsi nga ajo qė pretendohet, duke ia bashkangjitur se ndėr ta ėshtė Abdullah ibėn Abasi (qė konsiderohet nga mė tė diturit prej sahabėve), pastaj Abdullah ibėn Umeri, i cili transmeton Buhariu me zinxhir tė saktė nė librin e tij “Reful jedejni” se kur shihte ndonjė njeri qė nuk i ngrinte duartė gjatė shkuarjes nė ruku dhe kur ngrihej nga ajo e gjuante me gurė.”

4-5. Sa i pėrket hadithit tė Aliut dhe hadithit tė Ibėn Mesudit se ėshtė falur pas Ebu Bekri, Umerit… janė tė dobtė. Dijetarėt qė e kanė bėrė tė dobtė hadithin e Aliut janė: Buhariu, Sufjan Theuriu, Bejhakiu, Darimiu dhe thonė se transmetimi i kėtij hadithi me kėtė zinxhir tė transmetimit ėshtė jo i saktė.” Gjithashtu edhe Shafiu thotė se nuk janė tė sakta se Aliu dhe Ibėn Mesudi janė falur duke mos i ngritur duart, vetėm nė tekbirin filestarė. Duke patur parasysh se nga Aliu Transmetohet e kundėrta se i ka ngritur duart nė kėto vende siē cekėm hadithin qė e transmeton Tirmidhi dhe e bėnė tė vėrtetė[29].

6. Argumentimi me hadithin qė ėshtė nė sahihun e Muslimit nga Xhabir ibėn Semure nuk ėshtė me vend dhe nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen e ngritjes sė duarve nė kėto vende qė ne po i diskutojmė. Kėtė e kanė sqaruar tė gjithė ata qė kanė folur pėr kėtė ēėshtje nė librat e tyre: imam Buhariu, Neveviu dhe tė tjerėt, pėr shkak se ai rast, pėr tė cilėn ndalon Profeti ngritjen e duarve ėshtė nė uljen e fundit gjatė dhėnies selam, ashtu siē ka qenė e njohur nė fillim, kjo vėrtetohet me transmetimin e po tė njejtit hadith te Muslimi me transmetim tjetėr nga i njejti sahib, Xhabir Ibėn Semure ku thotė: “Kur faleshim me Resulullahun dhe thonim: “Selam alejkum ue rahmetullah” bėnim me dorė nga tė dy anėt, Atėherė Profeti na tha: “Kujt po i bėni me dorė si bishtat e kuajve nė diell, ju mjafton juve qė vetėm ta vendosni dorėn nė kofshė dhe tė jepni selam atij qė ėshtė nė anėn e djathtė dhe tė majtė.” Kėshtu, transmeton Muslimi dhe ky hadith nuk ka tė bėjė fare me ēėshtjen qė po diskutohet kėtu[30].

7. Hadithi i ibėn Abasit ėshtė i dobėt pėr shkak se ėshtė hadith i shkėputur, ate e transmeton tabini direkt nga Muhamedi e ky hadith quhet Mursel. Hejthemiu e pėrmendė se hadithi ėshtė i dobėt, gjithashtu Zejleiu e cek se hadithi nė kėtė formė ėshtė Garib[31].

8. Pretendimi i dijetarit tė njohur Muhamed Zekeria Kandehlevi nuk ėshtė i saktė, pėr shkak se nėse ne i pranojmė ēdo transmetim se filan dijetar ka punuar me tė, atėherė nuk do tė kishte kurfarė efekti zingjiri i transmetimeve dhe shkenca e cila studion vėrtetėsinė (besueshmėrin) e transmetuesve (Ilmu xherhi ue ta`dil), prandaj ēdo njeri edhe nėse ėshtė dijetar ka mundėsi tė gabojė.

9. Ėshtė e vėrtet se nė namaz nė fillim ishin tė lejuara disa gjėra qė mė vonė u ndaluan, si kthimi i selamit, etj. Por tė gjitha kėto dihen se janė ndaluar me argumente tė qarta, qoftė nga Kurani, siē ėshtė rasti i ndalimit tė tė shikuarit nga qielli (lartė) nė namaz (kjo ėshtė ndaluar me ajet), qoftė nga hadithi. Dhe pėr secilėn vepėr qė ne pretendojmė se ėshtė ndaluar mė vonė pasi ka qenė e lejuar, kemi nevojė pėr argument tė qartė dhe tė prerė pėr tė. Nė kėtė rast argumentet e sakta dhe tė prera aludojnė tė kundėrten, se ngritja e duarve ėshtė sunet. Prandaj njė pretendim i tillė ėshtė vetėm njė paragjykim i pabazė.

Pėrgjigja ndaj pretendimit se tė gjitha hadithet qė tregojnė ngritjen e duarve janė tė anuluara (deroguara)

Thėnia se hadithet tė cilat transmetojnė ngritjen janė tė anuluara (deroguara) me hadithet e sipėrpėrmendura, ėshtė gjithashtu pretendim qė nuk ka bazė tė shėndosh, pėr shkak se pėr t’u anuluar njė vepėr apo njė hadith me tjetrin duhen disa kushte tė pėrmbushen patjetėr, si tė dihet saktėsisht se hadithi i cili anulon hadithin e parė duhet tė jetė mė i vonshėm e kjo nuk ėshtė realitet i kėtyre haditheve, siē pamė nė argumentin e katėrt, tė cilin e transmeton Buhariu, ngjarja ka ndodhur pas vdekjes sė Profetit (salallahu alejhi ue selem).

Pastaj hadithi me tė cilin anulojmė hadithin e mėparshėm duhet tė jetė gjithashtu i saktė, kurse hadithet me tė cilat pretendohet se kanė anuluar hadithet qė gjinden nė Buhari, Muslim dhe koleksionet e tjera, tė gjithė dijetarėt e hadithit i kanė cilėsuar pėr tė dobėt, pėrveē hadithit tė Abdullah ibėn Mesudit, pėr tė cilin kemi pėrmendur se Tirmidhiu e bėnė tė mirė dhe Ibėn Hazmi tė saktė, kurse tė gjithė dijetarėt e tjerė e cilėsojnė si tė dobėt. Dhe nuk ka asnjė dyshim se ky hadith nuk mund tė anulojė ato hadithe pėr tė cilat ka koncenzus nė vėrtetėsinė e tyre te dijetarėt.

Kėsaj mund t`ia shtojmė edhe atė se Hasan Basriu dhe Humejd Hilali (bashkėkohas tė sahabėve) rrėfejnė se ngritja e duarve ishte praktikė e tė gjithė sahabėve dhe nuk e pėrjashtuan ata askė nga kjo (as Abdullah Ibėn Mesudin)[32].

Bejhakiu i cili transmeton hadithin se Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart nė kėto vende (i cili ėshtė i vėrtetė) shton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) vazhdoi me kėtė vepėr (pra me ngritjen e duarve) derisa vdiq[33].

Komente rreth argumenteve tė tė dy mendimeve

Deri kėtu lexuam argumentet e tė dy palėve rreth kėsaj ēėshtjeje, gjithashtu edhe pėrgjigjet ndaj argumenteve tė secilės palė, qė pėrmendin dijetarėt e nderuar nė librat e tyre. Mendoj se kuptuam se mospajtimi nė kėtė ēėshtje ėshtė i gjėrė dhe siē thash nė fillim qėllimi im ishte ngritja e vetėdijes te muslimanėt e trojeve tona se mospajtimet e tilla kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė edhe mė tej dhe ne nuk do tė mundemi t`ia vendosim kapakun kėtyre, pėrderisa nuk e kanė arritur ta bėjnė kėtė edhe ata qė kanė qenė shumė mė tė ditur dhe mė tė devotshėm se ne.

Mė nė fund nuk na mbetet vetėm tė theksojmė qėndrimin tonė rreth kėsaj ēėshtjeje. Ajo ėshtė se qėndrimi mė i saktė ėshtė mendimi i parė pėr shkak tė fuqisė sė argumenteve dhe pėrgjigjeve qė i kanė dhėnė ndaj argumenteve tė mendimit tė dytė. Por kjo nuk do tė thotė se e injorojmė dhe e mospėrfillimin mendimin e e dytė, pėr shkak se kėtė mendim e kanė mbajtur dijetarėt, pėr tė cilėt ka dėshmuar umeti pėr dijen e tyre.

Prandaj, ēdo tendencė e pėrkrahjes apo ndihmeses sė njėrit mendim me fanatizėm, anim tė padrejtė, pretendime tė pargumentuara, nė anėn tjetėr duke mospėrfillur, fyer apo injoruar mendimin tjetėr ėshtė zullum dhe pėrēarje.

Kjo nuk do tė thotė qė ne mos tė kėshillohemi dhe diskutojmė pėr kėto gjėra, por kur tė bėhet kjo le tė bėhet pa paragjykime dhe tendenca.

Prandaj, kėshilla ime ndaj tė gjithė atyre qė ballafaqohen me vėllėzėrit e tyre nė kėto mospajtimesh ėshtė qė tė kuptojnė se mospajtimi nė gjėrat e tilla ishte evidente edhe te dijetarėt e mėhershėm, por kjo nuk ndikoi nė largimin nga njėri tjetri, prandaj kėrkohet nga ata tė tregojnė mirėkuptim, mėshirė dhe t’u largohen grindjeve, nxitjes sė pėrēarjes dhe fitnes dhe ta kursejnė kėtė gjallėrim tė rinisė islame te ne.



Pėrgatiti: Alaudin Abazi
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Fisebililah (01-11-2009)
Pėrgjigju


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kur duhet ngritur duart ne namaz? Shkupjani_ger Pyetje-Pėrgjigje 1 19-10-2009 01:16
Sa herė ngrihen duart nė njė rekat dhe nė cilin rast? Katade Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar 0 14-10-2009 23:19
Ku dhe si duhet tė lidhen duart nė namaz ? Amr' Pyetje-Pėrgjigje 4 06-09-2009 02:51
Si mbahen duart gjatė nijetit pėr Namaz ?? Blenarda Pyetje-Pėrgjigje 3 25-03-2009 13:57
A duhet t'i mbulojnė gratė duart dhe kėmbėt nė namaz? Alba Sheikh Abdullah Ibn Abdur-Rahman Ibn Xhibrin (All-llahu e mėshiroftė) 0 11-12-2006 09:03


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:24.


Mirėmbajtur nga: Kur“an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Tė drejtat e rezervuara pėr tė gjithė Muslimanėt
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.