Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 18-07-2008, 16:09
Grafika e rubina
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 29-02-2008
Postimet: 92
All-llahu tė shpėrbleftė: 459
Falėnderuar 262 herė nė 83 Postime
Rep Fuqia: 75
rubina is a splendid one to beholdrubina is a splendid one to beholdrubina is a splendid one to behold
Dobitė e namazit tė sabahut...

Dobitė e namazit tė sabahut
________________________________________
Me tė vėrtetė falja e namazit tė sabahut me xhemat ka shpėrblim tė madh. Ne do tė pėrmendim disa prej dobive tė namazit tė sabahut.

1. Falja e namazit tė sabahut ka shpėrblimin e namazit tė natės

Dihet se namazi i natės ėshtė prej adhurimeve mė tė lavdėruara dhe prej veprave qė mė sė shumti e afrojnė njeriun afėr All-llahut tė Lartėsuar dhe ia rrisin njeriut imanin. Gjithashtu ky namaz, duke u vetmuar nė orėt e vona tė natės vetėm me All-llahun e Lartėsuar, ėshtė prej Sunetit tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.

Duke ditur tė gjitha kėto vlera dhe shpėrblime tė namazit tė natės, ne nuk po kemi mundėsi tė ngrihemi pėr t’u falur, duke e lėnė anash kėtė namaz dhe gjithmonė vijnė duke u dobėsuar qėllimet tona, saqė gjymtyrėt tona janė rėnduar e nuk po kanė mundėsi tė ngrihen pėr namaz nate. Si shkak i mosfaljes sė namazit tė natės janė edhe fėmijėt dhe familja, me tė cilėt po merremi mė shumė seē duhet.

O ti qė po kėrkon shpėrblimin e All-llahut tė Lartėsuar, dije se falja e namazit tė sabahut me xhemat nė xhami e ka shpėrblimin si tė kesh falur tėrė natėn namaz. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė e fal jacinė me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės namaz, kurse ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz.” Transmeton Muslimi, 656.

Sa shans i mirė ėshtė ky, mirėpo a je ti prej atyre qė nuk e humbin kėtė shpėrblim tė madh?
Nuk mbaron kėtu, pasi prania jote nė namazin e sabahut nė xhami ėshtė mė e mirė sesa tė falesh tėrė natėn. Nėse dėshiron argument pėr kėtė, atėherė lexo kėtė ngjarje.

Transmeton Ebi Bekr ibn Sulejman ibn Ebi Hathmete, se Omer ibn Hatabi, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, njė mėngjes nuk e kishte parė Sulejman ibn Ebi Hathmeten nė namazin e sabahut nė xhami. Omeri shkoi nė treg, kurse shtėpia e Sulejman ibn Ebi Hathmetes ishte rrugės, nė mes xhamisė dhe tregut. Ai shkoi afėr shtėpisė sė tij dhe i tha Umu Sulejmanit (nėnės sė Sulejmanit): “Nuk e pashė Sulejmanin nė xhami nė namazin e sabahut.”
Ajo i tha: “E ka zėnė gjumi sepse ka falur shumė namaz nate.”
Omeri i tha: “Tė fal namazin e sabahut nė xhami ėshtė mė e dashur pėr mua sesa tė fal tėrė natėn namaz nate.” Transmeton Maliku me sened tė vėrtetė, 291.

Shiko pra, o vėlla musliman, se si nuk e ka pranuar Omeri arsyetimin e njė njeriu pėr mospraninė e tij nė namazin e sabahut nė xhami, edhe pse arsyetimi i tij ishte se ai e kishte kaluar tėrė natėn duke falur namaz nate duke qėndruar para All-llahut tė Lartėsuar. E si do tė pranohet arsyetimi i disa personave tė cilėt e kalojnė natėn duke shikuar filma, seriale apo duke ndjekur epshet e tyre?!


2. Prania nė namazin e sabahut ėshtė shkak qė All-llahu i Lartėsuar t’i ndriēojė ata me njė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ata tė cilėt shkojnė (shpeshtojnė shkuarjen) nė xhami nėpėr errėsirė i pėrgėzoj me njė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit.” Transmeton Ebu Davudi (561) dhe shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih. Shih Sahih Ebi Davud, 525.

Fjalėt “Shkojnė (shpeshtojnė shkuarjen) nė xhami” kanė pėr qėllim ata tė cilėt shkojnė shpesh nė xhami dhe e bėjnė shprehi tė vazhdueshme tė qenėt nė namazet me xhemat e jo ata tė cilėt shkojnė ndonjėherė nė xhami.

Dije se e mira shpėrblehet me tė mirė. All-llahu i Lartėsuar thotė nė librin e Tij: “A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diē tjetėr pos sė mirės!” (Er-Rahman, 60)

Kur ti ke dalė nė errėsirė pėr ta falur namazin e sabahut ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit janė duke fjetur nė shtretėrit e tyre, shpėrblimi yt nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė njė ndriēim i plotė, sepse ti i je nėnshtruar All-llahut tė Lartėsuar dhe i je drejtuar Atij. Nuk ka mirėsi mė tė madhe dhe pėrgėzim mė tė madh sesa ky pėrgėzim; kur njerėzit do tė jenė nė Ditėn e Gjykimit nė errėsirė, ti je qė do tė kesh ndriēim tė plotė. Pra, vėlla shpejto dhe arrije kėtė mirėsi dhe mos u vono!


Ma bėni hallall vėllezėr dhe motra, nėse ėshtė e tepėrt kjo temė,mirėpo e kam postuar pjesėn e parė e nuk mu duk nė rregull qė mos ta vazhdoj,po them pėr arsye se jam duke marrė nga klubikulturor si shumė,e spo mė duket mirė!
Mund ta shlyni nėse dėshironi...



3. Falja e namazit tė sabahut tė largon nga nifaku (hipokrizia)

Dije se mosprania nė namazin e sabahut nė xhami ėshtė cilėsi prej cilėsive tė munafikėve dhe shenjė e njerėzve tė pakujdesshėm. Dhe kjo ėshtė njė gjė e vėrtetė qė nuk mund ta kundėrshtojė askush dhe qė e vėrteton edhe Suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Dėgjoje thėnien e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem kur thotė: “Nuk ka namaz mė tė rėndė pėr munafikėt sesa namazi i sabahut dhe i jacisė.” Buhariu 657.

Kėto dy namaze janė tė rėndė pėr munafikėt pėr shkak se koha e faljes sė namazit tė jacisė ėshtė nė momentin kur njeriu dėshiron tė pushojė dhe qetėsohet, kurse koha e namazit tė sabahut ėshtė nė momentin e dėshirės sė vazhdimit tė gjumit. Dhe nė kėto dy raste nuk e len njeriu kėnaqėsinė e tij pėrveē besimtarit i cili i frikėsohet All-llahut subhanehu ue teala.

Ubej ibn Kabi ka thėnė: “Njė ditė na e fali Pejgamberi salallahu alejhi ue selem sabahun dhe na tha: “A e patė filanin (nė xhami)?” i thanė tė pranishmit: “Jo.” Tha: “Kurse filanin a e patė?” i thanė: “Jo.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem) tha: “Me tė vėrtetė kėto dy namaze janė namazet mė tė vėshtira pėr munafikėt dhe sikur ta kishit ditur ēfarė shpėrblimi kanė, do tė vinit edhe duke u zvarritur nė gjunjė.” Ebu Davudi 554, dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, shih: Sahih Sunen ibn Davud 518.

Kurse ibn Omeri ka thėnė: “Nėse njė person nuk e kemi parė nė namazin e jacisė dhe tė sabahut, kemi menduar keq pėr tė.” Transmeton Bezari , shih,Keshful Estar 462-463, dhe shejh Albani ka thėnė se kjo fjalė ėshtė sahih, shih, sahih et-tergib uet-terhib 417.

Shiko pra, o vėlla musliman, a dėshiron tė cilėsohesh me njė cilėsi tė munafikėve?! Sa shumė janė sot qė e kanė lėnė pas dore shkuarjen nė namazin e sabahut, saqė ėshtė bėrė e zakonshme qė ai tė flejė deri sa tė lindė dielli. Llogarite veten tėnde o ti i cili fle nga shpėtimi dhe analizo fjalėt e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili tė ka treguar se kjo vepėr ėshtė prej cilėsive tė munafikėve. E nė qoftė se edhe kjo fjalė nuk tė qorton, atėherė nuk ka qortues pėr ty!

4. Melaiket do tė dėshmojnė pėr ty

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ju pėrcjellin ju melaiket natėn dhe melaiket ditėn dhe mblidhen nė namazin e ikindisė dhe namazin e sabahut, pastaj ngrihen ata tė cilėt kanė qėndruar natėn tek ju dhe i pyet (edhe pse All-llahu subhanehu ue teala e di mė mirė se ata) dhe u thotė: “Si i latė robėrit e Mi?” Melaiket do tė thonė: “I lamė ata duke falur namaz dhe kur shkuam tek ata i gjetėm duke falur namaz.” Buhariu 555 dhe Muslimi 632.

Ai qė do t’i pyesė melaiket ėshtė All-llahu subhanehu ue teala, kurse melaiket qė janė afėr All-llahut subhanehu ue teala do tė dėshmojnė pėr ty para All-llahut subhanehu ue teala dhe do tė tregojnė qė ti ke qenė i pranishėm nė faljen e namazit dhe do tė tė lavdėrojnė ty pėr shkuarjen nė namazin me xhemat. Melaiket, tė cilėt janė pa mėkate dhe tė pastėr, janė ata tė cilėt do tė dėshmojnė pėr ty, se je prej njerėzve qė e falin namazin me xhemat. A je ti prej atyre qė do tė dėshmojnė melaiket pėr ty?

Kurse pėrgjigjja e tyre: “I lamė ata duke falur namaz dhe kur shkuam tek ata i gjetėm duke falur namaz”, dhe nuk i kanė treguar veprat e tjera qė kanė bėrė nė mes tė kėtyre namazeve tregon pėr vlerėn e atyre qė falin namazin dhe se namazi ėshtė vepra mė e mirė, sepse pėr tė janė pyetur melaiket dhe pėr namaz janė pėrgjigjur dhe nuk janė pėrgjigjur pėr veprat e tjera.

5. Ai qė e fal namazin e sabahut ėshtė nėn mbrojtjen e All-llahut subhanehu ue teala

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė e fal namazin e sabahut ėshtė nėn mbrojtjen e All-llahut subhanehu ue teala.” Muslimi 657.
Pra, ėshtė nėn mbrojtjen, sigurinė, mbikėqyrjen e All-llahut subhanehu ue teala nė dynja dhe ahiret. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė mbrojtje e madhe. Dhe gjithashtu ėshtė njė nder tė jesh nėn mbrojtjen e All-llahut subhanehu ue teala.
O ti qė e ke falur namazin e sabahut me xhemat, ti ke mundėsi ta arrish kėtė gradė dhe kėtė mirėsi, pra mos e lėsho kėtė rast.

6. Shpėtim nga zjarri i xhehenemit

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė i fal dy kohėt (e namazeve) e ftohta, ka pėr tė hyrė nė xhenet.” Buhariu 574 dhe Muslimi 635.
“Dy kohėt e ftohta” janė namazi i sabahut dhe namazi i ikindinė. Namazi i sabahut pėr shkak se ėshtė nė kohėn mė tė ftohtė tė natės, kurse namazi i ikindisė pėr shkak se ėshtė nė kohėn mė tė ftohtė tė ditės.
“Kush i fal kėto dy kohė, do tė hyjė nė xhenet”, pra ai i cili kujdeset qė kėto namaze t’i falė me xhemat, do tė hyjė nė xhenet dhe do tė shpėtojė nga xhehenemi. Kurse atij tė cilit i ikin kėto dy kohė pėr shkak tė gjumit apo punės, ai nuk do ta arrijė kėtė shpėrblim dhe do tė humbė njė shpėrblim tė madh.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk do ta prekė zjarri asnjė njeri i cili ėshtė falur para se tė lindė dielli dhe para se tė perėndojė” (d.m.th sabahun dhe ikindinė) Muslimi 634.
Ky ėshtė njė pėrgėzim i madh pėr ata tė cilėt e falin namazin e sabahut dhe ėshtė gjėja mė e lartė qė mund tė arrijė njeriu, e qė ėshtė tė shpėtojė nga zjarri i xhehenemit. Me tė vėrtetė namazi i sabahut ėshtė siguri dhe shpėtim nga zjarri i xhehenemit.

Kurse kuptimi i hadithit ėshtė se nuk do ta prekė zjarri i xhehenemit atė person qė ka kujdes dhe nuk e lė namazin e sabahut dhe tė ikindisė dhe vazhdimisht e fal. Dhe kjo ėshtė njė shpėrblim i madh qė nuk ka mundėsi tė paguhet me asnjė ēmim, nuk ka mundėsi tė paguhet njė send qė tė shpėton ty prej zjarrit tė xhehenemit.

7. Do tė shohėsh Fytyrėn e All-llahut subhanehu ue teala (nė xhenet)
Dije, All-llahu tė mėshiroftė, se shikimi i All-llahut subhanehu ue teala nė xhenet ėshtė qėllimi kryesori, gjėja pėr tė cilėn kanė garuar dhe kanė vrapuar muslimanėt e parė.

Transmetohet se Xhubejr ibn Abdullah el Bexhelij, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Njė natė kemi qenė ulur me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem shikoi Hėnėn, dhe ishte nata e 14-tė, dhe tha: “Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siē po e shikoni kėtė (d.m.th. Hėnėn), duke mos pasur pengesė nė shikimin e Tij. Nėse keni mundėsi qė tė mos ju shmangė diēka nga namazi para lindjes sė diellit dhe para perėndimit tė tij, atėherė bėjeni kėtė.” Dhe pastaj e lexoi ajetin ku All-llahu subhanehu ue teala thotė: “dhe lartėso lavditė e Zotit tėnd para lindjes sė diellit (falja e sabahut) dhe para perėndimit (falja e mesditės dhe e pasdites).” (Kaf, 39) (Buhariu 4851 Muslimi 633)

Fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siē po e shikoni kėtė”, d.m.th. siē po e shihni Hėnėn e qartė pėr njerėzit dhe do ta shihni me sytė tuaj.
Kurse fjala: “duke mos pasur pengesė nė shikimin e Tij,” d.m.th. do ta shihni All-llahun subhanehu ue teala pa pasur ndonjė dėm apo pengesė, sikur qė keni ndonjėherė pengesė nė shikimin e Hėnės kur dėshironi ta shihni, ndonjėherė keni pengesė nga retė dhe nuk mund ta shihni, kurse All-llahu subhanehu ue teala do tė shihet qartė dhe do tė shihet ashtu siē shihet Dielli dhe Hėna kur nuk ka pengesė.

Dhe fjala: “nėse keni mundėsi qė tė mos ju shmangė diēka nga namazi” tregon se ka gjėra nė dynja tė cilat do t’ju shmangin nga kėto dy namaze (namazi i sabahut dhe i ikindisė), nė qoftė se keni mundėsi t’u shmangeni kėtyre pengesave tė cilat ju pengojnė nga namazi, atėherė bėjeni, kėshtu qė ta arrini kėtė shpėrblim tė madh, e qė ėshtė shikimi i All-llahut subhanehu ue teala dhe shpėrblime tė tjera qė ka pėrgatitur All-llahu subhanehu ue teala pėr robėrit e Tij.

Dhe sa shumė pengesa janė qė e largojnė njeriun nga kėto dy namaze, disa njerėz i pengon qėndrimi natėn nga mosfalja e namazit tė sabahut, kurse disa tė tjerė i pengon televizioni nga falja e namazit, duke e humbur kohėn nė shikimin e filmave apo serialeve apo ndeshjeve tė futbollit. Kurse pėr disa tė tjerė pengesė mė e madhe ėshtė gjumi.
Kurse disa tė tjerė e kanė pengesė kėrkimin e diturisė, duke ndenjur tėrė natėn pėr kėrkim tė diturisė dhe kjo ėshtė shkaktar qė ai tė mos shkojė nė namazin e sabahut. Ai qė rri tėrė natėn pėr tė mėsuar dhe kjo bėhet shkak pėr mospraninė e tij nė namazin e sabahut dhe kjo nuk ėshtė e lejuar. Shembulli i tij ėshtė sikurse shembulli i njė personi i cili mundohet tė ndėrtojė njė shtėpi mirėpo rrėnon njė qytet.

Ai duhet tė flejė herėt pas namazit tė jacisė, kėshtu qė tė zgjohet herėt pėr namazin e sabahut dhe tė mėsojė pas namazit tė sabahut. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Umetit tim i ėshtė dėrguar bereqeti nė mėngjes.” Transmeton Taberaniu nė El Eusat 754, dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih, shih Sahih El Xhami 2841. Pra, le tė kenė kujdes njerėzit, sepse shumica e tė rinjve nuk e dinė kėtė gjė.
Dhe hadithi i sipėrpėrmendur tregon pėr vlerėn e madhe tė kėtyre dy namazeve. Disa prej selefėve kanė thėnė: “Mirėsia mė e madhe nė xhenet ėshtė ta shohėsh All-llahun subhanehu ue teala, kurse veprat mė tė mira nė dynja janė kėto dy namaze. Ai qė ėshtė i kujdesshėm ndaj kėtyre dy namazeve dhe i fal nė kohė me frikėrespekt duke i plotėsuar tė gjitha kushtet dhe sunetet e namazit, shpresojmė se do tė jetė prej atyre qė do ta shohin All-llahun subhanehu ue teala.”

Paramendo vlerėn e kėsaj mirėsie nga hadithi qė e transmeton Suhejbi, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur banorėt e xhenetit tė hyjnė nė xhenet, All-llahu subhanehu ue teala do t’u thotė: “A dėshironi diēka tjetėr t’ju shtoj nga mirėsitė?” Ata do tė thonė: “A nuk na ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur nė xhenet dhe na ke shpėtuar nga zjarri i xhehenemit?” Thotė: “Pastaj All-llahu subhanehu ue teala do tė heqė perden (pengesėn) dhe nuk u ėshtė dhuruar atyre asgjė mė e dashur sesa shikimi i All-llahut subhanehu ue teala”, pastaj ka lexuar ajetin: “Atyre qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira (xheneti) edhe mė tepėr (e shohin All-llahun).” (Junus, 26) (Muslimi 181)

Dhe pa dyshim se nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa ta shohėsh Fytyrėn e Zotit tėnd. Pra, nėse dėshiron ta shohėsh All-llahun subhanehu ue teala, atėherė shpejto nė namaz.


8. Falja e namazit tė sabahut ka shpėrblim tė madh

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Dy rekatet e sabahut janė mė tė vlefshme sesa e gjithė dynjaja dhe ēka ka nė tė.” Muslimi 725.
SubhanAll-llah, dy rekatet sunet tė namazit tė sabahut qenkan mė tė vlefshme sesa e gjithė dynjaja me bukuritė e saj dhe ēka ka nė tė. E ēfarė vlere paska pra farzi i namazit tė sabahut?

Sikur njeriu ta kishte ditur se nė atė kohė (kohėn e sabahut) do tė mund tė fitonte diēka prej kėnaqėsive tė kėsaj bote, do tė ishte zgjuar menjėherė, ka mundėsi edhe para kohe, kurse ne duke e ditur se sa shpėrblim tė madh ka namazi i sabahut, flemė dhe nuk zgjohemi pėr namazin e sabahut.
Pėr kėtė shkak, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Sikur ta dinit se ēfarė shpėrblimi kanė namazi i jacisė dhe namazi i sabahut kishit pėr tė shkuar edhe gjunjazi.” Buhariu 615 dhe Muslimi 437.

Ky hadith tregon se ēfarė shpėrblimi ka namazi i sabahut sa qė nėse ndokush nuk kish pas mundėsi tė shkoj nė kėmbė nė xhami kishte me shkuar duke ecur me gjunjė ashtu sikurse shkon edhe fėmija i vogėl i cili nuk din tė ec mirėpo ec me duar dhe me gjunjė, dhe nuk kishin me lan pa e falur namazin me xhemat nė xhami.

Transmeton Ibn Mesudi se ka pasur njerėz tė cilėt janė ndihmuar nga dy burra qė tė qėndroj nė saf (Muslimi 1486). D.m.th. duke e ditur shpėrblimin e namazit nė xhami, edhe pse ka qenė i sėmur apo i dobėt, ėshtė ndihmuar nga shokėt e tij dhe ka shkuar nė xhami. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė mirėsi e madhe o vėlla i dashur, prandaj mos hezito dhe shko nė xhami.


9. Ka shpėrblimin sikur ta kryesh njė haxh dhe umre

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e pėrkujton All-llahun derisa tė lindė dielli, pastaj i fal dy rekate, do ta ketė shpėrblimin e njė haxhi dhe umreje tė plotė, tė plotė, tė plotė.” Tirmidhiu 586 dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, shih, Sahih sunen etermidhi 480.
Ky hadith tregon qartė vlerėn dhe shpėrblimin e faljes sė namazit tė sabahut nė xhami, mirėpo shumica e njerėzve janė larg praktikimit tė saj. Si ka mundėsi njė njeri duke e ditur kėtė shpėrblim tė madh tė flejė nė kohėn kur duhet tė ngrihet e tė shkojė pėr ta falur namazin e sabahut?
Shumė muslimanė janė larguar nga praktikimi i kėtij suneti dhe nuk e praktikojnė kėtė pėrveē njė pakicė e vogėl. Sa punė e vogėl qė ėshtė tė qėndrosh pas namazit tė sabahut deri sa tė lindė dielli nė xhami, mirėpo sa shpėrblim tė madh qė ka. Pra, o vėlla musliman, bėhu i kujdesshėm dhe praktikoje kėtė hadith edhe sikur ta praktikosh vetėm njė herė nė javė.


10. Falja e namazit tė sabahut ta zgjeron gjoksin

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur tė flejė ndonjėri prej jush shejtani ia lidh tre nyje tek koka e tij dhe secilės nyje i mėshon me fjalėt: “Ti ke njė natė tė gjatė, shtrihu dhe mos u ngre. Nėse ngrihet dhe e pėrkujton All-llahun, do t’i zgjidhet njė nyje, nėse merr abdest do t’i zgjidhet nyja e dytė dhe nėse falet, do ti zgjidhet nyja e tretė dhe do tė jetė aktiv (energjik) dhe shpirtmirė, pėrndryshe do tė zgjohet pėrtac dhe shpirtkeq.” Buhariu 1142 dhe 3269 dhe Muslimi 776.

Dhe nyjat e pėrmendura nė hadith janė realitet, siē e ka cekur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nė hadithin qė transmeton Ebu Hurejra, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur tė flejė ndonjėri prej jush natėn, ia lidh shejtani te koka e tij tre nyje prej litari.” Ibn Maxheh 1329 dhe shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih, shih Sahih Sunen ibn Maxheh 1094.

Kurse nė qoftė se ai vazhdon dhe fle saqė i kalon namazi i sabahut, shejtani do tė urinojė nė veshin e tij. Ibn Mesudi ka thėnė: “Ėshtė pėrmendur nė prani tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem njė njeri i cili kishte fjetur njė natė derisa i kishte kaluar namazi i sabahut. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Ky ėshtė njė njeri tė cilit i ka urinuar shejtani nė dy veshėt e tij”, apo ka thėnė: “nė veshin e tij”. Buhariu 1144 dhe 3270 dhe Muslimi 774.

Pėrktheu: Eroll Nesimi
18.7.2008

- Materiali i marrur nga faqja klubi kulturor

Kurse pėrkthyesin All-llahu azze ve xhel e shpėrbleftė me mė tė mirėn e tė mirave:
“Atyre qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira (xheneti) edhe mė tepėr (e shohin All-llahun).” (Junus, 26)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 8 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (06-11-2008), Ervala (18-07-2008), kujtimi80 (19-07-2008), Merda1 (04-08-2008), Muhammed AbdulMalik (18-07-2008), MURAT21 (31-07-2008), shpetimx (31-07-2008), Summejja (19-08-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 31-07-2008, 15:00
Grafika e MURAT21
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 22-03-2008
Lokacioni: Tetovė
Postimet: 47
All-llahu tė shpėrbleftė: 240
Falėnderuar 33 herė nė 15 Postime
Rep Fuqia: 0
MURAT21 do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Re: Dobitė e namazit tė sabahut...

Allahu tė shpėrbleftė me shkallėt mė tė larta tė xhenetul Firdeus inshAllah, pėr kėtė postim tė shkėlqyer
Eselamu alejkum
__________________
TĖ ALLAHUT JEMI DHE
TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
rubina (01-08-2008)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 01-08-2008, 00:49
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 13-07-2008
Postimet: 3
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 1 herė nė 1 Postim
Rep Fuqia: 0
shafi nuk ka vlerėsime momentalisht
Re: Dobitė e namazit tė sabahut...

All-llahu te shperbleft vlla per ket postim qe ke ber

eselamu alejkum
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
rubina (01-08-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Nė mėngjes ėshtė bereqeti MuslimaneElh Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 09-02-2008 20:42
Dobitė e Namazit 1 Eroll Nesimi Salati - Namazi 0 27-05-2007 01:08
Dobitė e Namazit Kur“an dhe Sunnet Salati - Namazi 0 18-03-2007 03:15
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Virtytet e namazit tė sabahut Muhammed AbdulMalik Salati - Namazi 0 13-03-2006 14:51


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 07:01.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.