Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 27-06-2008, 17:25
Grafika e rubina
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 29-02-2008
Postimet: 96
All-llahu tė shpėrbleftė: 496
Falėnderuar 275 herė nė 88 Postime
Rep Fuqia: 79
rubina is a splendid one to beholdrubina is a splendid one to beholdrubina is a splendid one to behold
Fjalė tė arta pėr Namazin e Natės

Fjalė tė arta nga tė parėt tanė tė devotshėm, selefu sahih,
pėr namazin e natės (1)



Dije, Allahu tė mėshiroftė, se kur pėrtacėt dėgjojnė tregime pėr pėrpjekjet e selefėve (tė parėve tanė tė devotshėm) pėr namazin e natės, mendojnė se ky ėshtė njė lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atė qė s'mundet. Me tė vėrtetė ky mendim ėshtė injorancė dhe humbje e qartė.
Pėr shkak se na ėshtė dobėsuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janė shuar mallėngjimet pėr xhenet dhe ėshtė pakėsuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, pėrtacia, gjumi dhe pakujdesia. Ēuditemi kur dėgjojmė pėr lajmet e asketėve dhe tė adhuruesve, se si kanė bėrė pėrpjekjeje nė ibadet, dhe i refuzojmė ato.
Kur zemrat e selefėve (tė parėve tanė tė devotshėm) kanė qenė tė lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre tė drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan kėta shembuj tė artė qė lanė pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bėmė gara pėr tė, mbėrritėm nė kėtė gjendje.
Zgjohu vėlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanė shkuar ata qė bėnin adhurim natėn, ndėrsa pėr ne ka mbetur pėrtacia dhe jastėku.

1. Seid bin Musejebi, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Seid bin Musejebi, Allahu e mėshiroftė: “Fytyrėn e njeriut qė fal namaz nate Allahu e bėn dritė, e do atė ēdo musliman dhe kur e takon atė dikush qė nuk e ka parė kurrė mė parė, thotė: -Unė e dua kėtė njeri!”

2. Hasen Basrij, Allahu e mėshiroftė

I ėshtė thėnė Hasen Basriut, Allahu e mėshiroftė: “Ē’ėshtė puna me adhuruesit (qė falen natėn), fytyrat e tyre dallohen, janė mė tė mirat.”
Ka thėnė: “Ngase ata janė vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritėn e Tij.”

3. Seid bin Musejebi, Allahu e mėshiroftė

E ka falur zotėria i tabiinėve, Seid bin Musejebi, Allahu e mėshiroftė, namazin e sabahut pesėdhjetė vite me abdestin e namazit tė jacisė.

4. Thabit Benanij, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Thabit el Benanij, Allahu e mėshiroftė: “Nuk quhet adhuruesi assesi i tillė edhe nėse nė tė gjenden tė gjitha vetitė (karakteristikat) e duhura derisa tė mos ketė kėto dy veti: namazin dhe agjėrimin, ngase kėto janė nga mishi dhe gjaku i tij.

5. Tavus bin Kejsani, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Tavus bin Kejsani, Allahu e mėshiroftė: “Nuk ka njeri qė fal namaz nate me dhjetė ajete (qė lexon dhjetė ajete) e tė mos i shkruhen njėqind tė mira ose edhe mė shumė kur tė gdhihet.”

6. Jezid bin Eban erRekashij, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Jezid bin Ejan erRekashij, Allahu e mėshiroftė: “Nėse fle e zgjohem e pastaj kthehem prapė nė gjumė, Allahu e bėftė qė syri im kurrė tė mos flejė!”

7. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė

E ka marrė Fudejl bin Ajadi pėr dore Husejn bin Zijadin, Allahu e mėshiroftė, e i ka thėnė: “O Husejn, Allahu subhanehu ue teala zbret nė qiellin e kėsaj bote ēdo natė e thotė: “Ka gėnjyer ai qė pretendon se mė do Mua e kur vjen nata syri i tij fle. A nuk ėshtė qė ēdo i dashur vetmohet me atė qė do?! Ja, unė erdha kur nata vjen e nesėr sytė (e tė dashurve tė Mi) do tė kėnaqen nė xhenetin Tim.”

8. Muhamed bin Munkediri, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Muhamed bin Munkediri, Allahu e mėshiroftė: “Jam pėrpjekur me veten time; e kam detyruar atė pesėdhjetė vite nė ibadete, derisa iu nėnshtrua (ibadeteve).”

9. Thabit Benanij, Allahu e mėshiroftė

Thabit Benanij, Allahu e mėshiroftė, thoshte: “Kam vuajtur nga vetja ime me namaz nate njėzet vite dhe jam kėnaqur me tė njėzet vite pas.”

10. Njė adhurues

Njė i devotshėm falej natėn derisa i mpiheshin kėmbėt, i rrihte ato dhe thoshte: “O ju qė shpini drejt sė keqes, nuk jeni krijuar pėr tjetėr pos pėr ibadet.”

11. Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mėshiroftė

Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mėshiroftė, ka qenė prej adhuruesve. Kur i shtrohej shtrati pėr tė fjetur, vendoste dorėn mbi tė dhe thoshte: “S'ka mė tė butė se ti, por shtrati i xhenetit ėshtė mė i butė se ti!” Dhe ngrihej pėr t’u falur.

12. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė: “Nėse nuk tė mundėsohet pėr t’u falur natėn dhe agjėruar ditėn, dije se ti je mahrum (i lidhur), tė kanė lidhur mėkatet.”

13. Sulejman etTemimij, Allahu e mėshiroftė

Ka thėnė Mameri: “Ėshtė falur afėr meje Sulejman et Temimij, Allahu e mėshiroftė. Pas namazit tė jacisė e kam dėgjuar duke recituar:

" تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ "

“I madhėruar ėshtė Ai qė nė dorėn e fuqisė sė Tij ėshtė i tėrė sundimi dhe Ai ka fuqi mbi ēdo send.” (Mulk: 1)

Derisa arriti te ky ajet:
'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre qė nuk besuan shėmtohen dhe u thuhet: “Ky ėshtė ai qė ju e kėrkoni sa mė shpejt.” (Mulk: 27)

Filloi ta pėrsėriste derisa u pakėsua xhemati i xhamisė dhe u shpėrnda. Pastaj dola pėr tė shkuar nė shtėpi. Kur u ktheva nė xhami pėr tė thirrur ezanin e sabahut, ja Sulejman et Temimij nė vendin qė e kisha lėnė mbrėmė! Ishte nė kėmbė duke pėrsėritur tė njėjtin ajet, nuk e kishte kaluar.

'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre qė nuk besuan shėmtohen dhe u thuhet: “Ky ėshtė ai qė ju e kėrkoni sa mė shpejt.” (Mulk: 27)


Rashid Zulfiu
27.6.2008
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
Afrim_0 (01-10-2008), Asija122 (14-10-2008), berat88s (21-07-2008), Ervala (27-06-2008), Muhammed AbdulMalik (18-07-2008), MURAT21 (31-07-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Sa eshte e vertet se namazi i vitrit duhet te falet me nje ulje ?! MuslimaneElh Pyetje-Pėrgjigje 4 30-01-2008 11:34
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Namazi i vitrit Ushtari i All-llahut Salati - Namazi 0 06-10-2006 00:12
Namazi i natės. Etheristi Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 19-12-2005 22:16


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 14:15.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.