|
Forma e namazit tė gruas ėshtė njėlloj sikurse namazi i mashkullit
Forma e namazit tė gruas ėshtė njėlloj sikurse namazi i mashkullit
Forma e namazit tė gruas ėshtė njėlloj sikurse namazi i mashkullit nė ēdo veprim, si nė kijam (qėndrim nė kėmbė), ashtu edhe nė sexhde, ruku, ulje etj.. Argumentet pėr kėtė janė:
1. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Faluni ashtu siē mė keni parė duke u falur." (Buhariu). Ky urdhėr i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ėshtė i pėrgjithshėm dhe nuk bėn dallim midis mashkullit dhe femrės.
Shejh Albani ka thėnė: Nė mėnyrėn e faljes sė namazit, qė e sqaruam mė lart, janė tė barabartė meshkujt dhe femrat dhe nuk ka ardhur asnjė argument nga Suneti qė e dallon gruan nga meshkujt. Pėrkundrazi, hadithi ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė: "Faluni ashtu siē mė keni parė duke u falur" pėrfshin meshkujt dhe femrat. (Sifetu Slatin-nebij f:189)
Disa dijetarė kanė thėnė se gruaja nuk duhet tė ulet ashtu siē ulen meshkujt dhe kanė argumentuar me hadithe tė dobėta (daif).
Ndėr kėto hadithe tė dobėta ėshtė hadithi qė transmeton Abdullah ibn Omeri, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kur tė ulet gruaja nė namaz, duhet ti bashkojė dy kofshėt e saj (mos ti zgjerojė kėmbėt) dhe kur tė bėjė sexhde, ta mbėshtesė barkun e saj te kofshėt (kėmbėt), qė tė jetė mė e mbuluar, sepse Allahu subhanehu ue teala e shikon atė dhe u thotė melaikeve: O melaiket e Mia, bėhuni dėshmitarė se Unė ia kam falur mėkatet e saj." (Sunen El Bejhekij El-Kubra 2/222)
Ky hadith ėshtė daif (i dobėt) sepse transmetohet nga Ebi Mutiė El-Belhi.
Ibn Haxheri ka thėnė: Ka thėnė ibn Muine nė lidhje me kėtė hadith: "Ky hadith nuk merret si argument."
Buhariu ka thėnė: "Ky hadith ėshtė daif (i dobėt)."
Gjithashtu edhe Nesaiu ka thėnė: "Ky hadith ėshtė daif (i dobėt)." (Lisanul Mizan 2/334)
Ibn Atijj ka thėnė: "Ebu Mutiė El-Belhi (transmetuesi i hadithit) ėshtė i dobėt nė hadithet e tij." (El Kamil fi Duafa Er-rixhal 2/214)
Dhe shumė hadithe tė tjera tė dobėta me tė cilat kanė argumentuar kėta dijetarė. Kurse Buhariu ka thėnė: "Ummu Derda, kur ėshtė ulur nė namaz, ėshtė ulur sikurse meshkujt dhe Ummu Darda ka qenė fakihe (dijetare nė fikh)."
Allahu e di mė sė miri.
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
|