Hadithe tė zgjedhura mbi namazin
(“Sahihut-Tergib uet-Terhib” tė Shejh Albanit)
1.”Kush del nga xhamia pasi ta ketė dėgjuar ezanin e pastaj nuk kthehet mė, ai ėshtė munafik, pėrveē atij qė ka dalė me nevojė “
2.”Kėdo qė e ka zėnė ezani nė xhami e pastaj ka dalė pa nevojė dhe nuk kthehet mė, ai ėshtė munafik”
3.”Lutja mes ezanit dhe ikameti nuk kthehet”.
4.”Kush ndėrton njė xhami tė vogėl apo tė madhe, Allahu ia ndėrton atij njė shtėpi nė xhennet”.
4.”Kush ndėrton njė xhami dhe ai kėtė nuk e bėn pėr sy e faqe e as pėr famė, Allahu ia ndėrton atij njė xhami nė xhennet”.
5.Transmetohet nga Ebu Hurejrah :”se njė grua e zezė ka qenė kujdestare pėr xhaminė, dhe befas ajo u zhduk nga sytė e Pejgamberit alejhis-selam. Pas ca ditėsh ai pyeti se ēfarė ka ndodhur me tė. Atij i treguan se ajo kishte vdekur, e ai tha: sikur tė mė kishit treguar? Ai pastaj shkoi te varri i saj dhe ia fali namazin (e xhenazes)”.
6.Nga Ajsha (radijallahu anha) transmetohet se ka thėnė: ”Na ka urdhėruar Pejgamberi alejhis-selam qė t’i ndėrtojmė xhamiat nė mesin e njerzėve, dhe na ka urdhėruar qė t’i mbajmė tė pastra dhe t’i parfumosim “.
7.Nga Xhabiri (radijallahu anhu) transmetohet se ka thėnė:”(njė ditė prej ditėve) Erdhi Pejgamberi alejhis-selam nė xhaminė tonė, e nė dorėn e tij kishte njė trėndafil. Nė kiblen (drejtimin e kibles) e xhamisė ai vėrejti kėlbazė, ai iu afrua asaj, e largoi atė me lule, e pastaj tha :”Cili prej jush ka dėshirė qė Allahu tė largohet prej tij?! Nėse ndonjėri prej juve ngrihet pėr t'u falur, (le ta di se) Allahu ėshtė para fytyrės se tij, kėshtu qė mos tė pėshtyjė para fytyrės sė tij, e as nė anėn e djathtė tė tij, por le tė pėshtyjė nė anėn e majtė tė tij apo nėn kėmbėn e tij tė majtė, e nėse i rrjedh atij befas diēka prej hundėve apo i del diēka prej gojės, atėherė le tė pėshtyjė nė rrobėn e tij kėshtu: e vendosi atė nė gojėn e tij e pastaj e fshiu...”.
8.” Kush pėshtyn nė drejtim tė kibles, nė ditėn e gjykimit ai do tė vijė me pėshtymė nė mes tė syve“.
9.”Nėse e shihni dikė duke shitur apo blerė nė xhami thuani (atij): Allahu mos tė dhashtė fitim nė tregtinė tėnde, e nėse e shihni dikė duke kėrkuar diēka qė i ka humbur thuani: Allahu mos ta ktheftė atė ty “.
10.”Nėse dikush prej jush merr abdes e pastaj niset pėr nė xhami, mos t’i gėrshetojė duart e tij sepse ai ėshtė (konsiderohet sikur te jetė) nė namaz”.
11.”Nė kohėt e fundit do tė ketė njerėz tė cilėt i marrin xhamitė e tyre pėr vend bisedimesh, e Allahu nuk ka nevojė pėr tė (bisedėn e tyre)”.
12.”Kush merr abdes dhe e pėrsos atė, pastaj del duke pasur pėr qėllim namazin, ai konsiderohet nė namaz derisa ta ketė pėr qėllim namazin, dhe pėr njėrin hap qė e bėn i shkruhet njė e mirė, kurse pėr hapin tjetėr i fshihet njė e keqe, e nėse ndonjėri prej jush e dėgjon ikametin le tė mos nxitojė, sepse mė sė shumti shpėrblime ka pėr atė qė e ka shtėpinė e tij mė larg“. I thanė: e pse kėshtu, O Ebu Hurejreh? Ai tha: “Pėr shkak tė hapave tė shumtė “.
13.”Sa mė larg xhamisė (sa mė i gjatė tė jetė udhėtimi) aq mė shumė shpėrblime “.
14.”Le tė pėrgėzohen me njė dritė tė plotė nė ditėn e kijametit ata tė cilėt ecin nė errėsirė pėr nė xhami“.
15.”Kush ecė nė errėsirėn e natės pėr nė xhami, nė ditėn e kijametit do ta takojė Allahun me njė dritė".
16.”Kush han nga kjo pemė (d.m.th. hudhra) mos t’i afrohet xhamisė sonė “
17.”Kush han qepė apo hudhėr le tė largohet prej neve, apo le tė largohet prej xhamisė sonė dhe le tė rri nė shtėpinė e tij “.
18.”Kush han qepė, hudhėr dhe kurrath mos t’i afrohet xhamisė sonė, sepse melaiket mundohen me atė qė mundohen edhe njerėzit”.
19.”Pozita mė afėrt e robit me Zotin e tij ėshtė kur ai gjindet nė sexhde, kėshtu qė shpeshtoni lutjet”.
20.”Ndani diēka prej namazit tuaj pėr shtepitė tuaja, e mos i bėni ato varreza”
21.”Shembulli i shtėpisė nė tė cilėn pėrmendet Allahu dhe i asaj nė tė cilėn nuk pėrmendet Allahu, ėshtė sikur shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit”
22.”Transmetohet nga Abdullah ibn Sa’adi se ka thenė: ‘e kam pyetur Pejgamberin alejhis-selam: ēka ėshtė mė mirė, namazi nė shtėpinė time apo namazi nė xhami? Ai tha: ’A po e sheh se sa afėr ėshtė shtėpia ime me xhaminė! Pėr mua ėshtė mė e dashur tė falem nė shtėpi sesa tė falem nė xhami, pėrveē nėse ėshtė namaz farz “.
23.”O ju njerėz, faluni nė shtėpitė tuaja, sepse namazi i njeriut nė shtėpinė e tij ėshtė mė me vlerė, pėrveē nėse ėshtė namaz farz”.
24.”Vlera e namazit tė njeriut nė shtėpinė e tij, nė krahasim me namazin e tij ku e shohin njerėzit (nė xhami) ėshtė sikur vlera e farzit ndaj nafileve”.
25.”Namazi i njeriut nė shtėpinė e tij ėshtė mė i mirė sesa namazi i tij nė xhaminė time (tė Pejgamberit) pėrveē namazeve farz“.
26.”Saffi (rreshti) mė i mirė i burrave ėshtė ai i pari, kurse mė i keqi ėshtė ai i fundit, ndėrsa safi mė i mirė i grave ėshtė ai i fundit, kurse mė i keqi ėshtė ai i pari”.
27.”Drejtoni safat e juaja, bashkoni (dhe drejtoni) supet tuaja, dhe nėse dikush ju thotė qė tė drejtoheni nėnshtrohuni, dhe mbushni zbrazėtirat sepse shejtani futet aty ku ka zbrazėtirė, sikurse qengji (qė futet tek nėna e tij)”.
28.”Me tė vėrtetė Allahu e lavdėron safin e parė dhe safet e tjera tė para, kurse melaiket shprehin salavat mbi safin e parė dhe mbi tė gjitha safet e para”.
29.”Transmetohet nga Bera’ ibn Azib se: Pejgamberi alejhis-selam shkonte nga njėra anė e safit nė tjetrėn, i drejtonte gjoksat e njerzėve dhe supet e tyre dhe thoshte: ”Mos u ndani e qė pastaj Allahu t’jua ndajė zemrat. Me tė vėrtetė Allahu i lavdėron (njerėzit) e safit tė parė, kurse melaiket shprehin salavat mbi ta “.
30.”Drejtoni safat, sepse drejtimi i safave ėshtė pjesė e namazit “.
31.”Drejtoni (bashkohuni, ngjituni: krahėrori me krahėror, nyja e kėmbės me nyjen e kėmbės) safat, dhe afrohuni mes vete, drejtoni supet, se pasha Atė, nė Dorėn e tė cilit ėshtė shpirti im, unė e shoh shejtanin se si hyn nė zbrazėtirat e safit (mes dy personave) sikur njė qengj i vogėl”.
32.”…Dhe kush e arrin (plotėson) safin (kur ka zbrazėtirė) Allahu e arrin atė, e kush e kėputė safin, Allahu e kėputė atė”.
33.”Mė i miri prej jush ėshtė ai i cili (ėshtė i qetė nė namaz, dhe ai i cili kur t’i afrohet dikush pėr ta plotėsuar safin nuk shtyhet me krah, dhe ai i cili kur dikush e kėshillon qė ta plotėsojė safin, ai nuk tregohet mendjemadh), dhe nuk ka hap qė shpėrblehet mė shumė sesa hapi i njeriut qė bėn te ndonjė zbrazėtirė dhe e plotėson atė”.
34.”Kush e plotėson njė zbrazėtirė (tė safit) Allahu e ngritė atė pėr njė shkallė dhe ia ndėrton atij njė shtėpi nė xhennet”.
35.”Nė asgjė nuk jua kanė zili hebrenjtė juve mė shumė sesa qė jua kanė zili nė dhėnien e selamit dhe shqiptimin e aminit (pas imamit)”.
36.”Kur tė thotė Imami: “Gajril-Magdubi alejhim ve lad-Dal-lin”, ju thuani Amin, Allahu u pėrgjigjet (lutjeve tuaja)”.
37.”A nuk ka frikė ndonjėri prej jush kur e ngre kokėn para imamit qė Allahu t’ia shndėrrojė kokėn e tij nė kokė gomari, apo fytyrėn e tij nė fytyrė gomari”.
38.”Le tė mos sigurohet ndonjėri prej jush kur ta ngre kokėn e tij nė namaz para Imamit, se s’do t’i shndėrrohet koka e tij nė kokė qeni”.
39.”Nuk pranohet namazi i njeriut pėrderisa ta drejtojė shpinėn e tij nė ruku’ dhe nė sexhde “.
40.”Vjedhėsi mė i madh ėshtė ai qė vjedh nė namazin e tij “. I thanė: O i dėrguar i Allahut, si e vjedh ai namazin e tij? Ai tha: ”Nuk e plotėson rukunė e tij dhe sexhden e tij, dhe njeriu mė koprrac ėshtė ai i cili nuk jep selam”.
41. “O muslimanė! Nuk ka namaz pėr atė qė nuk e drejton shpinėn e tij nė ruku’ dhe nė sexhde”.
42.”Allahu nuk shikon nė namazin e atij robi qė nuk e drejton shpinėn e tij nė ruku’ dhe nė sexhde”.
43.”Transmetohet nga Ebu Abdullah el-Esha’riu se Pejgamberi alejhis-selam kishte parė njė njeri duke mos e bėrė rukun mirė, dhe duke rėnė nė sexhde ashtu siē e han sorra ushqimin e saj, ndėrsa ai ishte duke u falur (Pejgamberi), kėshtu qė pastaj tha: ”Sikur tė kishte vdekur ky nė kėtė gjendje, do tė kishte vdekur jashtė fesė sė Muhammedit”. E pastaj tha :”Shembulli i atij i cili nuk e plotėson rukunė e tij, dhe i atij qė bie nė sexhde sikur (sorra), ėshtė sikur i urituri i cili i han njė apo dy hurme, dhe nuk ngopet fare me to“.
44.”Me tė vėrtetė ka mundėsi qė njeriu tė falet gjashtėdhjetė vite e tė mos i pranohet namazi. Ndoshta rukunė e bėn mirė por sexhden nuk e bėn si duhet, apo sexhden e bėn mirė por rukunė nuk e bėn si duhet“.
45.”Transmetohet nga Aliu radijall-llahu anhu se ka thenė: “Mė ka ndaluar Pejgamberi alejhis-selam qė tė lexoj (Kur’an) duke qenė nė ruku’ “.
46.”Me tė vėrtetė njeriu largohet (nga namazi) i tij e nuk i shkruhet mė shumė se njė e dhjeta e (shpėrblimit) tė namazit tė tij, apo njė e nėnta, apo njė e teta, apo njė e shtata, apo njė e gjashta, apo njė e pesta, apo njė e katėrta, apo njė e treta, apo gjysma e saj“.
47.”Ndokush prej juve e fal namazin (me shpėrblim) tė plotė, e ndokush prej juve e fal (me gjysmėn e shpėrblimeve), ndokush njė tė treten, njė tė katėrtėn, njė tė pestėn, derisa arrin te njė e dhjeta”.
48.”Namazi ėshtė tre pjesėsh - abdesi ėshtė njė e treta e saj, rukuja ėshtė njė e treta tjetėr, kurse sexhdeja ėshtė njė e treta tjetėr. Kush e kryen atė (namazin) ashtu si duhet (me kėto tre pjesė) ai do t’i pranohet atij dhe veprat tjera pranohen prej tij, e kujt nuk i pranohet namazi, atėherė nuk i pranohen as veprat tjera“.
49.”Gjėja e parė qė do tė ngrihet prej kėtij ymmeti ėshtė pėrkushtimi (nė namaz), derisa tė mos shohėsh asnjė tė pėrkushtuar (nė ymmet)“.
50.”Transmetohet nga njė sahabij i cili thotė:”E pashė Pejgamberin alejhis-selam duke u falur ndėrsa nė gjoksin e tij (dėgjohej) njė e dridhur sikur tė dridhurit e dhėmbėve tė mėdhenj prej tė qajturit “.
51.”Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se ka thėnė: ”Nė ditėn e Bedrit nuk ka pasur nė mesin tonė asnjė persian pėrveē Mikdadit. Shikova (natėn) dhe tė gjithė ishin duke fjetur pėrveē Pejgamberit alejhis-selam i cili ishte nėn njė dru, falej dhe qante derisa gdhiu“.
52.”Ēka ėshtė halli i disave tė cilėt shiqojnė lart nė qiell nė namazin e tyre?! (e qortoi kėtė vepėr aq shumė, saqė tha

ose do tė ndaleni nga kjo (vepėr), ose Allahu do t’jua humb juve shiqimin “.
53.”Ose do tė ndalen disa njerėz nga tė shiquarit lart nė qiell gjatė lutjes se tyre nė namaz, ose do t’u verbohen sytė atyre“.
54.”Transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se e ka pyetur Pejgamberin alejhis-selam pėr shikimin rreth e rrotull nė namaz (dhe kthimin e kokės anash), Ai tha: ”Kjo ėshtė vjedhje qė shejtani e vjedh prej namazit tė robit”.
55.”Allahu vazhdon tė jetė para robit nė namazin e tij pėrderisa ai tė mos kthehet (ta kthejė kokėn), e nėse ky e lėviz fytyrėn (anash), atėherė Ai largohet prej tij”.
56.Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu se ka thėnė: ”Mė porositi i Dashuri im (Pejgamberi) alejhis-selam nė tre gjėra dhe mė ndaloi nga tre gjėra: mė ndaloi qė tė bie nė sexhde (shpejt) ashtu siē e han xheli ushqimin e tij, dhe mė ndaloi qė tė ulem mes dy sexhdeve ashtu siē ulet qeni, dhe mė ndaloi qė tė kthehem (tė shikoj rreth e rrotull) ashtu siē kthehet dhelpra”.
56.Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu thotė:” E pyeta Pejgamberin alejhis-selam pėr largimin e gurėve nė namaz (prej vendit tė sexhdes)? E ai mė tha:”(kape) Njė (guri vetėm), e nėse nuk e bėn kėtė, kjo ėshtė mė mirė pėr ty sesa (tė kesh) njėqind deve, tė gjitha kėto me sy tė zi“.
57.”Mos i heq (mos i largo guralecat) duke qenė nė namaz, e nėse patjetėr duhet tė veprosh kėshtu, atėherė vetėm njė (guralec) sa pėr ta drejtuar atė”.
58.”Nėse dikush prej juve ėshtė duke u falur, mos ta lė dikė qė t’i kalojė pėrpara, dhe le ta shtyjė me dorė sa tė mundet, e nėse ai refuzon, atėherė le ta godasė sepse ai ėshtė shejtan”.
59.”Ai (sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ) qėndronte afėr sutres, ashtu qė ndėrmjet tij dhe murit kishte (distancė) tre kutė dhe ndėrmjet vendit tė sexhdes dhe murit (kishte) hapėsirė aq sa pėr tė kaluar njė dele”.
60.”Kur tė falet ndokush drejt sutres, le t’i afrohet asaj qė tė mos e prish shejtani namazin e tij “.
Shėnim: tė gjitha kėto hadithe janė marrur nga libri “Et-Tergibu uet-Terhibu” tė Mundhiriut – Allahu e mėshiroftė - verifikues i sė cilės ėshtė Sheikh Albani – Allahu e mėshiroftė.