Kohėt nė tė cilat ėshtė e ndaluar falja e namazeve
Ėshtė e ndaluar falja pas namazit tė sabahut nga koha e lindjes sė diellit deri kur dielli tė jetė ngritur nė horizont sa gjatėsia e njė shtize, kur dielli ėshtė nė pikėn e tij kulmore derisa ai lėviz drejt perėndimit dhe po ashtu edhe pas namazit tė iqindisė, derisa tė perėndojė dielli.
Ebu Seid ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thėnė:
“ Nuk ka namaz pas iqindisė derisa tė perėndojė dielli, nuk ka namaz pas namazit tė sabahut derisa tė lindė dielli”.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Amėr ibn Abese tregon se i ka thėnė tė Dėrguarit tė Allahut:
“ O i Dėrguar i Allahut! Mė trego nė lidhje me namazet!”. Profeti (a.s) i ka thėnė: “Fale namazin e sabahut dhe pastaj mos u fal derisa dielli tė ketė lindur dhe tė ngrihet, sepse ai lind midis brirėve tė shejtanit. Kjo ėshtė koha nė tė cilėn atij i gjunjėzohen jobesimtarėt. Pas kėsaj kohe falu, sepse namazi yt do tė jetė i dėshmuar, derisa hija e njėshtize tė bėhet mė e vogėl se gjatėsia e saj. Pas kėsaj, ndaloje faljen, sepse nė kėtė kohė xhehnemi ushqehet me lėndėn e tij djegėse. Kur vjen hija, ti mund tė falėsh sepse namazi yt do tė jetė i dėshmuar (nga engjėjt), derisa tė falėsh namazin e iqindisė. Pas tij, largohu nga falja derisa tė perėndojė dielli, sepse ai perėndon midis brirėve tė shejtanit dhe ajo ėshtė koha kur jobesimtarėt I gjunjėzohen atij”.[Transmeton Ahmedi dhe Muslimi]
Ukbe ibn Amir ka thėnė:
“ Janė tre kohė gjatė sė cilave Profeti (a.s) na ndaloi nga falja e namazit dhe nga varrosja e tė vdekurve tanė : lindja e diellit derisa dielli tė jetė ngjitur nė horizont ( nė njėfarė lartėsie), kur dielli vshtė nė pikėn kulmore tė tij dhe kur dielli ėshtė duke perėnduar, derisa perėndimi i tij tė jetė kryer plotėsisht”.[Transmeton “Grupi”,pėrveē Buhariut].
Mendimet e dijetarėve nė lidhje me tė falurin pas namazit tė sabahut dhe namazit tė iqindisė
Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se muslimani mund t`i plotėsojė namazet e humbura pas namazit tė sabahut dhe atij tė iqindisė. Kjo bazohet nė fjalėt e Profetit (a.s):
“Nėse dukush e harron namazin, ai duhet ta falė sapo tė kujtohet pėr tė”.
Pėrsa i pėrket namazeve vullnetare, disa sahabė nuk e pėlqenin faljėn e tyre gjatė kohėve nė fjalė.Kėta sahabė ishin Aliu, Ibn Mesudi, Zejd ibn Thabit, Ebu Hurejra dhe ibn Umeri.
Umeri I godiste ata persona qė falnin dy rekate pas namazit tė iqindisė ( nė praninė e sahabėve tė tjerė) dhe nuk qortohej asnjėherė pėr njė veprim tė tillė.Gjithashtu edhe Halid ibn Valid vepronte nė tė njėjtėn mėnyrė. Prej tabi`inėve qė nuk e pėlqenin faljen e namazit nė kohė e ndaluara ishin: El Hasani dhe Sejid Ibn El Musejeb.
Gjithashtu, tė kėtij mendimi ishin edhe Ebu Hanife e Maliku. Shafiu mendonte se falja e namazit gjatė kėtyre kohėve ėshtė e lejuar, vetėm nėse personi e ka njė arsye pėr atė namaz( namazi i pėrshėndetjes sė xhamisė, apo namazi pas marrjes sė abdesit e kėshtu me radhė). Ai pėrdor si argument faktin se Profeti (a.s) ka falur dy rekate namaz sunet tė drakes pas namazit tė iqindisė.
Hambelitė thonė se ėshtė e ndaluar falja e namazit gjatė kėtyre kohėve, edhe nėse dikush ka arsye pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, pėrveēse nė rastin e dy rekateve pėr tavafin rreth Qabės.Kjo bazohet nė hadithin e Xhubejr ibn Mut`im se Profeti (a.s) ka thėnė: “O fisi i Abd Menetit, mos I ndaloni njerėzit nga tavafi reth kėsaj shtėpie (Qabesė) apo nga tė falurit aty, nė ēdo kohė qė duan ata, ditėn apo natėn”.[Hadith Hasen Sahih; Sahih Ebu Daud]
Marre nga:
Kohėt nė tė cilat ėshtė e ndaluar falja e namazeve - teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...