|
Objektivi kryesor i Namazit
Shkruan: Vehap KOLA
Nė njė krahinė tė kalifatit, kadiut iu desh tė ngatėrrohej mė njė ēėshtje shumė tė koklavitur. Babai kishte paditur tė birin pėr mosbindje dhe mungesė tė thellė respekti: e kishte urdhėruar tė birin disa herė rresht qė tė shkonte tė merrte bukė nė Ahur. Pas disa provash tė dėshtuara, djaloshi mendjehapur kishte sosur tė mos i bindej tė atit.Aq i ngatėrruar u bė debati mes tyre, sa i ati e zuri pėr krahu dhe e ēoi e e paditi tė birin te kadiu.
Im bir nuk mė respekton iu qa kadiut nuk mė bindet.
Po si nuk tė bindet more zotėri iu kthye kadiu qė donte tė dinte mė shumė hollėsi - ēfarė ka bėrė a, ētė ka thėnė a?
E urdhėroj tė shkojė tė marrė bukė dhe i ka ngulur kėmbėt si gomari nė baltė e nuk lėviz vendit. Mė thuaj, a nuk meriton njė dru tė mirė ky pizeveng, kadi i nderuar?
Kadiu u mendua pėr bukur dokohė, sepse ēėshtja qe vėrtet e vėshtirė dhe ai nuk e kishte zakon tė nxirrte fjalė dhe ti tėrhiqte mė pas. Mosbindja ndaj prindit ishte njė vepėr qė duhej korrigjuar me rreptėsi, po edhe angaria e djalit i dukej fort e padrejtė. A kishte tė drejtė i ati qė ta sorollaste tė birin apo kishte tė drejtė i biri tė mos humbte kohė me urdhėresėn boshe tė tė atit? E vendosi. I biri kishte tė drejtė.
* * *
Nuk do tė mund tė rri pa shprehur, as kėsaj here, protestėn time tė fuqishme ndaj sipėrfaqėsisė sė mendimit, trajtimit dhe mesazhit tė hoxhallarėve modernė, veēanėrisht shqiptarė, por edhe mė gjerė. Nuk mė hiqen mendsh torturat qė mė kanė shkaktuar mua dhe vėrsnikėve tė mi sugjerimet pėr tu pėrqėndruar nė namaz, saherė qė u drejtoheshim pėr tė na dhėnė zgjidhje pėr dilemat tona lidhur me vlefshmėrinė e adhurimit. Madje dikush kishte lėnė fare namazin pasi nuk po e ndjente. Propozimi sėrish kishte ardhur nė linjėn e bėrė traditė: tė vazhdosh tė tentosh ta ndjesh, sepse edhe nėse nuk e ndjen tė paktėn garon pėr tė arritur atė gjendje, objektiv qė nuk mund tė pėrmbushet nėse tėrhiqesh nga kjo garė.
Thėnė ndryshe, ai do tė duhej tė mos e ndėrpriste orvatjen e tij pėr tė ndjerė namazin, duke vrarė pėrditė, 5 herė nė ditė shansin qė tė realizonte objektivat e vėrtetė tė namazit. Objektivi i sugjeruar, tė ndjerit e namazit, pėr shkak se ishte i gabuar apo i paqartė, nuk mund tė arrihej asnjėherė, duke e ngarkuar lutėsin me njė krizė tė thellė dyshimi mbi vetė ritualin e lutjes sė pėrditshme.
Unė nuk dua tė them se ai qė kishte braktisur tė falurit, qė ėshtė detyra mė e rėndėsishme e besimtarit musliman, kishte tė drejtė, por se gjendja e tij ishte frut i udhėrrėfimit tė pasaktė nga mėsuesit tanė fetarė. Kjo sipėrfaqėsi, qė sresht se rrahuri gjoks se ėshtė e vėrteta, ėshtė pėrgjegjėse pėr njė rrjedhje tė frikshme tė enės sė xhematit, njė valė apostazie qė nuk i shkon fesė sė vėrtetė. Po ta mbajmė mend, Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin nėse largohen shumė njerėz nga feja e re dhe pėrgjigjia e tij vetėm e konfirmoi pritshmėrinė e kėtij tė krishteri tė devotshėm, se njė fe e vėrtetė e ka shumė pak tė pėrhapur fenomenin e apostazisė mes ndjekėsve tė saj.
Prandaj, e pėrsėris, kėta hoxhallarė qė janė dėshmitarė tė ikjeve masive nga radhėt e xhematit, pa i shtuar qėndrestarėt pa themel, duhet ti vėnė gishtin kokės dhe tė kuptojnė pėrgjegjėsinė e tyre nė kėtė pėrhapje tė frikshme tė fenomenit tė lėvozhgės, kores.
Ēėshtė e vėrteta ajo qė ne ndjejmė nė namaz ėshtė rrallėherė njė kuptim i pranisė sė Zotit dhe nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė njė ngushtllėk nė shpirt pėr dėshtimet apo peripecitė, njė ankesė qė sdi ku ta nisėsh. Edhe kėto ndjesi mund tė pėrfshihen nė njė namaz, si objektiva tė tij, por nuk duhet tė mbysim atė qė ėshtė mė parėsori, qė zė kryet e vendit; tė kuptuarit e pranisė sė Zotit.
Po tė pyes, nėse dikush nuk e ka asfare ndėrmend kėtė synim, a mund ta arrijė atė, jam i bindur se pėrgjigjia do tė ishte: nė pėrgjithėsi jo. Atėbotė do tė shpėrfaqej rėndėsia e njohjes sė kėtij objektivi. Ėshtė po aq e rėndėsishme saē ėshtė e rėndėsishme qė fėmija tė shkojė nė pėr tė ngrėnė bukė nė kuzhinė dhe jo nė ahur. Nėse do ta nisje tė merrte bukė nė ahur, pasi nuk do tė kishte sukses disapak herė, ai do tė kishte tė drejtė tė hezitonte apo tė mosbindej pėr tė shkuar pėrsėri. Kush ka dėshirė qė tė endet kot nėpėr sokaqet e tokės apo tė ndėrgjegjes sė tij dhe tė mos gjejė asgjė nga ajo qė i kanė premtuar?
* * *
Tė gjitha veprimet qė kryen besimtari gjatė namazi: qėndrimi nė kėmbė, pėrkulja, pėrmbysja me ballė nė tokė dhe qėndrimi ulur, formulat qė ai shqipton, tė gjitha kanė pėr qėllim qė ta forcojnė ndjenjėn e pranisė sė Zotit. Kjo ndjejnjė korrigjon dhe pastron shumė mangėsi dhe tė mbetura ligėsishė nė shpirtin e njeriut, prandaj dita e besimtarit nis me njė namaz , qė e rikthen intelektin e tulatur nga gjumi nė Udhėn e Drejtė, dhe mbyllet po me njė namaz qė njeriu ti kthehet vdekjes sė vogėl me pastėrtinė shpirtėrore tė nevojshme pėr tė pėrfunduar me sukses misionin e tij, sipas porosisė hyjnore:
{Prandaj duroje (o Muhamed) atė qė thonė ata dhe lavdėroje me falėnderim Zotin tėnd para lindjes sė Diellit dhe para perėndimit tė tij! Lavdėroje Atė edhe nė orėt e natės, edhe nė skajet e ditės, qė tė mund tė kėnaqesh.}[Kurani, 20:130]<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->
Pra, midis tyre, nė kohė pushimi apo pune, besimtari nuk duhet ta harrojė Zotin e as ta humbasė ndjenjėn e Pranisė Hyjnore. Ja pėrse, atij i kėrkohet tė pėrmendet duke falur edhe tre namaze tė tjera.
Tė ndjesh praninė e Zotit, ėshtė objektiv i shprehur nė mėnyrė flagrante nga Vetė i Shumėlarti. Ky pėrjetim ėshtė konfirmimi mė i fortė i Njėshmėrisė (teuhid) qė ėshtė boshti i mesazhit hyjnor dhe thelbi i asaj qė Zoti ka thėnė dhe nėnkuptuar gjatė gjithė komunikimit tė tij tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė me njerėzimin. Nė po tė njėjtėn sure, madje mė parė se tė pėrmendė kalendarin e lutjes, Ai pėrmend pėrsenė e saj:
{Me tė vėrtetė, Unė jam Allahu, ska zot tjetėr pėrveē Meje, prandaj, vetėm Mua mė adhuro dhe kryej faljen pėr tė mė kujtuar Mua!} [Kurani, 20:14]
Kėshtu mund tė kuptohet jo vetėm objektivi i namazit por edhe rėndėsia qė ka nė jetėn e besimtarit ajo qė shqetėson shumė jomuslimanėt me shpeshtėsinė e saj.
Namazi nis me Fatihanė, e cila nuk ėshtė vetėm dera e Kuranit, por edhe zemra e tij. Kur njeriu thotė Fatihanė, i lutet Zotit nė emėr tė tė gjithė njerėzve, dhe nė fakt, nė emėr tė gjithė Krijimit. Edhe pse ajo ėshtė nė arabisht, besimtari duhet tė ketė parasysh rėndėsinė e saj kozmike. Fakti qė kjo lutje ėshtė shpallur nga Zoti dhe recitimi i saj ėshtė urdhėruar prej Tij, shpėrfaq atė qė i Fortlarti dėshiron qė ne tė dimė dhe tė themi.
Nė lutjet gjatė kohėve pa dritė (shumica e lutjeve i takon kėtyre momenteve nė fakt) imami e nis kėndimin e Fatihasė me vargjet: {Ēdo lavdėrim i pėrket Allahut, Zotit tė botėve, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit, Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit.}[Kurani, 1:1-3] Tė tre kėto ajete i pėrkasin Zotit, i kushtohen Atij. I pari shpall mbizotėrimin e Tij mbi hapėsirėn. I treti thekson faktin se Zoti ėshtė zotėruesi i kohės, caku i fundėm ku ēdo gjė kthehet kur pėrmbyll ciklin e saj tė jetės, duke mos pėrjashtuar asnjė detaj nė ekzistencė. Mes tyre qėndron vargu qė shpall kuptimin e Mėshirės Hyjnore, aspekti i brendshėm i sė cilės ėshtė Rahman qė nismoi krijimin dhe aspekti i jashtėm i sė cilės ėshtė Rahijmė, qė manifestohet nė vetė krijimin.
Nė vargun pasues { Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė.} [Kurani, 1:4] qė u kushtohet edhe Zotit edhe njeriut, pjesa e parė i referohet Zotit si Realitet Transcendental (tė Pėrtejmė), i veshur me madhėshti, pėrpara pushtetit dhe fuqisė sė tė Cilit ne qėndrojmė gjithė druajtje. Pjesa e dytė shpėrfaq Zotin si Realitet Imanent (tė Afėrt) veshur me bukuri, nė dhembshurinė dhe dashurinė tė Cilit ne kėrkojmė strehė dhe mbrojtje. Kur shqiptojmė kėtė varg ne duhet tė mbetemi tė vetėdijshėm si pėr largėsinė edhe pėr afėrinė e Zotit, rreptėsinė dhe mėshirėn e Tij.
Tre frazat e fundit i kushtohen tre zgjedhjeve tė mundshme tė njeriut pėrkarshi tė Gjithėpushtetshmit. I pari { Udhėzona nė rrugėn e drejtė!} [Kurani,1:6] Kjo ėshtė lutja e qėmotshme e njeriut drejtuar Zotit; lutja pėr ti pėrudhur nė tė drejtėn, nė ngjitjen drejt Tij. Ajo ka si kuptim edhe ruajtjen e udhės sė derimėsoēme, qė pėrjashton rreziqet e shmangieve dhe ēdo ngjarjeje qė e hidhėron tė Shumėlartin. Konditė qė tė mund tė ndjekėsh Udhėn e Drejtė, ėshtė vetė udhėrrėfimi prej Zotit dhe Pėlqimit tė Tij. Ja pse vargu pėrndjekės shpall {Nė rrugėn e atyre me tė cilėt je i Kėnaqur...} [Kurani, 1:7] Pėr njerėzit e shpėrudhur ska ndonjė shteg pėr tu kthyer veē Pėlqimit me tė cilin Zoti ka ndriēuar njerėzit e Tij; pėrmes shpalljeve.
Sakohė lutja e njeriut qė qėndron pėrpara Zotit duhet ti kushtohet edhe ruajtjes nga rrėshqitjet jashtė Udhės sė Drejtė, Fatihaja pėrmbyllet me frazėn {...jo nė tė atyre qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!} [Kurani, 1:7] Njeriu mund tė humbė nga Udha e Drejtė duke rėnė ose duke u shmangur, ku e para ėshtė mė e rrezikshme se e dyta. Ata qė kanė tėrhequr zemėratėn e Zotit janė nė njė kyrengritje tė hapur ndaj Tij dhe i kanė kthyer shpinėn Atij. Ėshtė pėr kėtė arsye, qė ne lutemi gjatė Fatihasė qė tė jemi tė ruajtur nga rreziku i rėnies nė njė gjendje kaq tė rrėnuar. Por edhe humbja ėshtė gjithashtu fort e rrezikshme pėr jetėn e njė njeriu tė pėrshpirtshėm. Ajo pėrfaqėson njė ndjesi indiferentizmi ndaj Zotit dhe vakėtirė nė ēėshtjet e fesė. Duke qenė se ky rrezik ėshtė shumė i pėrhapur edhe mes njerėzve qė synojnė tė ndjekin Udhėn e Drejtė, Fatihaja e paralajmėron zėshėm dhe e pėrmend drejtpėrdrejt. Pėrkatėsisht, hebrenjtė dhe tė krishterėt janė pėrfaqėsuesit par excellence tė dy grupeve tė aluduara nė kėtė ajet.
Nė shqiptimin e Fatihasė besimtarėt duhet tė mbeten tė vetėdijshėm se po qėndrojnė pėrpara Zotit, se ata nuk pėrfaqėsojnė vetėm shpirtin e tyre por edhe gjithė krijimin, sakohė edhe foljet janė nė shumės. Nė duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se, ndėrsa lexojmė kapitullin nismues tė Kuranit nė Arabisht, ne po shprehim lutjen e gjithėsishme tė gjendjes sė njerėzimit dhe fatit tė tij pėrfundimtar dhe se ne lutemi jo vetėm pėr shpirtin tonė por pėr tė gjitha qeniet. Ne i pėrfaqėsojmė kėto qenie ndėrsa qėndrojmė pėrpara Zotit, mėshira e tė Cilit na lejon ti lutemi.
Kur imami e kėndon me zė Fatihanė dhe atė pjesė tė zgjedhur nga Kurani pas saj, komunikimi mes Zotit dhe besimtarėve ėshtė edhe mė i plotė. Pasi dėgjojnė fjalėn e pėrhershme tė Zotit, muslimanėt pėrkulen dhe nisin ti luten nė heshtje Atij, me njė intimitet qė ėshtė karakteristik pėr nje komunikim pėr sė afėrmi dhe xheloz.
Kėshtu veprojnė pas tė gjitha tekbireve (madhėrimeve) tė imamit, por kulmi i kėsaj afėrie ndjehet kur besimtarėt pėrmbysen me ballin nė tokė, mbėshtetur nė duar dhe gjunjė. Nėnshtrimi kėtu ėshtė i plotė, qė do tė thotė edhe distanca e parėndėsishme sepse akti shpreh druajtjen dhe dashurinė njėheri. Prania hyjnore nė sexhde ėshtė e fortė dhe nuk janė tė rralla rastet kur njerėz pa shumė dituri e pėrvojė fetare tė provojnė ndesi tė forta e tronditėse gjatė kėtyre momenteve. Shpesh njerėzit e humbasin sensin e kohės dhe hapėsirės dhe pėrfshihen nga vajtime mallėngjyese dhe gati tė pavullnetshme; tė gjitha kėto janė dėshmi tė rifitimit (edhe pse tė pėrkohshėm) tė shumė tipareve autentike, ku bėn pjesė edhe pėrmallja pėr Vetė Zotin.
Kjo gjendje pėrndiqet nga njė pėrsėritje e veprimeve tė sapopėrmendura dhe nė fund besimtarėt ulėn dhe kujtojnė takimin e mėvetėsishėm tė Profetit (pqmt) me Zotin (lėvduar qoftė). Pėrshėndetjet qė Zoti dhe Profeti kėmbyen nė atė ēast, lutjet e Profetit, dėshmimi i Xhibrilit aty pranė dhe lutjet pėr Profetin janė formulat qė shqiptohen. Nė pėrmbyllje lutjet tipike islamike pėr jetė tė bekuar dhe shpėtim e lumturi nė jetėn e pasosur, pėrgjėrimet pėr falje pėr veten e tij, prindėrit dhe gjithė besimtarėt lajmėrojnė se namazi po mbaron. Mjafton njė pėrshėndetje me paqe nė tė djathtė dhe nė tė majtė, qė njerėzit tė ngrihen e tė vazhdojnė axhendat e tyre.
Ndijimi i pranisė sė Zotit, mė sė miri, do tė duhet tė mos ndėrpritet ose tė rikthehet shpesh nė pėrjetimin e besimtarit, jo vetėm se namazi tjetėr nuk ėshtė fort larg por edhe sepse nė kohėn mes lutjeve klasike nxitet pėrmendja dhe kujtimi i shpeshtė i tė Aqdashurit. Ėshtė ashtu si= tha Profeti (pqmt), kur pėrshkroi ihsanin: tė falesh sikur po e sheh Zotin, dhe meqė ėshtė e sigurt se ne nuk mund ta shohim, tė ndjejmė praninė e Tij.
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
|