Shkruan: Xhelal ef.XHEMAILI
DREJTĖSIA ISLAME (...Allahu i do ata qė e mbajnė drejtėsinė... (60-8)
Falenderimi i takon Allahut,Krijuesit tė botėrave,mėshiruesit tė pėrgjithshėm. E falėnderoj pėr niemetet dhe begatitė e dukshme dhe tė padukshme qė na i ka fal nė ket jet,si dhe dėshmoj qė vetėm Allahu e meriton tė adhurohet, i Vetėm i Pa shok, Zoti i qiejve dhe i tokės. Dėshmoj po ashtu se Muhamedi s.a.v.s.ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij. Paqja, mėshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen dhe shokėt e tij!
Vėllezėr tė nderuar!
Ajetin qė e permendem Allahu xh.sh na e bėn me dije dhe thotė:
"Dhe kur i thėrrisni pėr t'u falur, ata e marrin pėr tallje e lojė. Kėtė e bėjnė pėr arsye se janė njerėz qė nuk kuptojnė." (Maide, 58)
Fatkeqėsisht, kohėve tė fundit po hasim nė besimtarė, tė cilėt nuk falen, madje ka prej tyre qė as nuk e dinė se falja (namazi) ėshtė kushti i dytė pėr tė qenė musliman, pas shehadetit- dėshmisė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s.ėshtė i dėrguari i Tij. Pėr kėtė, gjithsesi kanė ndikuar shumė edhe rrethanat shoqėrore, por tani, kur ekziston njė literaturė mjaft e pasur ( libra shqip-ilmihala), qė i sqaron kushtet pėr tė qenė besimtar, ėshtė e palogjikshme qė nė Ditėn e Gjykimit tė dilet me arsyen se nuk e kam ditur se duhej tė falesha. Por a thua mund t'i fshehim gjė Allahut xh.sh., qė e di tė dukshmen dhe tė fshehtėn?!
Pra, kushdo qė e mohon, e nėnēmon dhe nuk e pranon urdhėrin e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, konsiderohet jobesimtar, nė zemrėn e tij nuk ka besim as sa kokrra e grurit. Pėr kėta njerėz Allahu xh.sh. thotė:"... Atij, qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet pėrgjithmonė." (Xhinn, 23)
Vėllezėr besimtarė!
Ajeti i parė dhe ky tash qė e pėrmendėm e pėrshkruajnė mjaft mirė pozitėn e atyre, qė namazin dhe adhurimet (ibadetet) e tjera i konsiderojnė si shenjė prapambeturie,dhe i pėrqeshin apo po tallen me ata qė falen,njerėzit e kėtillė imanin e kanė shumė tė dobėt.
Kėta njerėz janė munafik-dyftyrsha tė vėrtet,kėta nuk e kryejnė faljen e namazit nga mėrzia apo pėrtacia, sepse janė dhėnė vetėm pas kėsaj bote, shkojnė pas epsheve tė veta dhe mashtrimeve tė ndryshme tė shejtanit tė mallkuar.Kurse ne mirė e dijmė se shejtani ėshtė dushmani i njeriut,por pėrsėri e ndjekin rrugėn e tijė.
Pejgamberi s.a.v.s.thotė: " Shejtani qarkullon nėpėr trupin e njeriut ashtu sikur qė gjaku qarkullon nėpėr damarėt,prandaj ju mbyllnja shejtanit hyrjen me agjėrim dhe me sabėr."
Nė Kur'an theksohet edhe se si do tė ndihet jobesimtari nė Ditėn e Gjykimit:
"Atė Ditė, mjerė pėrgėnjeshtruesit! Se, kur u thuhej "pėruluni", nuk pėruleshin. Atė Ditė, mjerė pėrgėnjeshtruesit!" (Murselat, 47-48)
Gjithashtu i Plotfuqishmi Allah xh.sh. thotė: "Atė Ditė, kur tė zbulohet gjithēka dhe tė thėrriten pėr tė bėrė sexhde, ata nuk do tė munden. Ata do tė jenė me sy ulur, poshtėrimi do t'i kaplojė, sepse e dinė qė kanė qenė tė ftuar tė bėnin sexhde, kur kanė pasur forcėn e arsyetimit (por ata kanė refuzuar)."(Kalem, 42-43)
Vllezėr besimtarė!
Ne e kemi pėr borxh qė tė mbrohemi nga kėta njerėz tepėr tė rrezikshėm pėr muslimanėt dhe pėr islamin poashtu edhe pėr kombin,sepse kėta munafikė tė vėrtetė punojnė me tė madhe qė tė pengojnė forcimin,zhvillimin dhe pėrparimin e islamit.
Vėllezėr besimtarė!
I qofshim falė Allahut fuqiplot dha Atij i falemenderohemi qė kohėve tė fundit nė vendet tona edhe pėr kundėr pėrpjekjeve tė mėdha tė munafikėve pėr ta e ēregullu dhe pėr ta e drejtu rrinin tonė nė rrugė tė shumtuar.Kėta tė rrinjtė tanė pėrsėri kanė mbledhur forcė dhe kanė filluar ti aplikojnė urdhėrat e Allahut xh.sh. sidomos tė falin pes kohė tė namazit e sidomos namazin e xhumas e falin rregullisht,kjo mund lirisht tė themi se ėshtė njė punė me vlerė shumė tė madhe e cila mesiguri do tė ēmohet te Allahu xh.sh.,por duhet tė rruhemi nga munafikėt tė cilėt lije se vet nuk i aplikojnė urdhėrat e Zotit,por ata mundohen sė bashku me shejtanėt e tyre tė na pengojnė neve e nė veēanti mundohen rrinin tonė ta e largojnė nga xhamia dhe nga rruga e vėrtet e islamit.Ata dėshirojnė ti bėjnė mu si ata,tju bashkangjiten atyre nė punėt e ēoroditura dhe tė pa hijshme,tė enden nat e ditė nė vende jo tė hijshme-nėpėr bare tė natės,ku pėr fat tė keqė pihet droga,pihet alkoooli dhe bėhet zina etj.
Vllezėr besimtarė!
Duhet ti rruhemi dėnimit tė rreptė nė ketė bot,nga i cili dėnim nuk pėrjashtohen edhe njerzit e mirė,nga se nuk kemi punuar aq sa duhet kah e mira,nuk kemi udhėzuar dhe nuk kemi kėshilluar nė tė mirė dhe nuk kemi larguar nga e keqja.
Allahu xh.sh. pėr ketė nė Kur-an thotė:
"Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk i godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt), dhe ta dini se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė". (El-enfal: 25).
Dhe mė nė fundė vėllezėr besimtarė ket hutben e sodit do tė e pėr fundojmė me nji hadith tė Pejgamberit Muhammedit s.a.v.s.tė cilin hadith e transmeton Xheriri r.anhu dhe thotė: kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
"Secili njeri qė gjindet nė mesin e njė populli qė bėjnė mėkate, e kanė mundėsi qė ti ndryshojnė, e nuk i ndryshojnė, atėherė All-llahu i godet me denim para se tė vdesin". (hasen, Ebu Davudi e tė tjerėt).
Andaj edhe ne vėllezėr nėse dėshirojmė ti rruhemi apo ti shpėtojmė dėnimit tė Allahut nė ket botė kalimtare dhe nė botėn tjetėr tė Ahiretit atėher duhet ta e shfrytėzojmė kohėn duke punuar punė tė hajrit-dobishme,qė don tė thotė tė udhėzojmė nė punė tė mira dhe tė largojmė nga punėt e kėqija,gjithashtu duke i kushtu kujdes tė veēantė faljes pes kohė namaz, duke pėrmend-dhikėr Allahun xh.sh.dhe duke e ndihmuar rrinin tonė qė ta gjeje rrugėn e drejtė,rrugėn e islamit.
O Allahu ynė i dashur! Ne robėt Tu tė drejtohemi Ti me lutjet tona,qė Ti zemrat tona ti pastron dhe ti ndriēon me dritėn e vėrtet tė imanit.Na fal neve fali prindėrit tanė dhe gjithė muslimanėt e sinqert.Na bėn prej atyre besimtarėve tė vėrtet qė namazin ta e falim rregullisht dhe pa mendjemadhėsi.Amin