Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 24-06-2008, 15:13
Grafika e Ervala
Moderatore
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Lokacioni: Neuchatel-Zvicer
Postimet: 1,521
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,411
Falėnderuar 2,388 herė nė 1,160 Postime
Rep Fuqia: 800
Ervala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond repute
Sexhdeja – kulmi i lirisė njerėzore

Nėpėrmjet sexhdes rrymon e vėrteta, me tė kalohet pas kohės dhe hapėsirės, pas kalueshmėrisė dhe shkatėrrimit, me tė hyhet nė ritmin paraqitjeve mė tė larta tė sė Vėrtetės dhe hyn nė rrjedhėn e krijesave qė i janė drejtuar Krijuesit.
E shtunė, 21 Qershor 2008 15:40
Nga: Dr. Enes Kariq

Hyrje

Ibn Xherir Et-Taberiu nė veprėn e tij Tarih'ul-umemi we'l-muluki pohon se krijimi i njeriut dhe rėnia nė sexhde (pėrulje) tė krijesave tė tjera para njeriut, u prit nga melekėt / engjėjt si lajm habitės e befasues. Kjo, si duket ndodhi pėr dy arsye:
1. Sexhde i bėhet vetėm Zotit krijues dhe;
2. A nuk mjaftonte ibadeti i melekėve ndaj Zotit.
Pa synim qė tė pėrgjigjemi nė tė gjitha kuptimet e mundshme tė kėtij akti tė paparė, megjithatė duhet pranuar se sexhdeja para Ademit bėri lėvizje tė mėdha nė sferat shpirtėrore. Vetė Kur'ani jep tė kuptojmė se rėnia nė sexhde e melekėve para Ademit bėri dallimin fundamental ndėrmjet melekėve tė cilėt amshueshėm bijnė nė sexhde dhe njeriut, i cili nė sexhde bjen herė pas here. Me formulimin herė pas here nėnkuptojmė dimensionin fizikė tė tij, sepse tėrėsia e njeriut ėshtė nė sexhde permanente, jashtė dėshirės sė tij tė pėrfshirė nė sexhden universale, permanente, kozmike ndaj Zotit.

Sexhdeja e pėrkohshme dhe e pėrhershme

Ka mendime se njeriu e mori pėr obligim sexhden e pėrkohshme pikėrisht sepse ai ėshtė halif nė tokė, zėvendės i Zotit, sepse ėshtė bartės i emanetit tė ofruar nga Zoti, e tė cilin e patėn refuzuar toka, qiejt dhe malet. Por, kjo sexhde pėr Ademin ishte shenja dhe vėrejtja se njeriu po hyn nė botėn e sprovės, vuajtjes, dijes, fuqisė, lirisė, punės, sėmundjes, vdekjes, dėshirave, urisė etj. Kjo ėshtė sexhdeja e pėrhershme e Ademit, sikur edhe i tėrė kozmosi. Kemi njė numėr tė madh ajetesh qė e pėrshkruajnė kėtė gjendje, tė sexhdes sė tė gjitha krijesave, edhe Dielli, edhe Hėna, edhe yjėt, edhe malet, edhe drunjtė, me dėshirė apo detyrimisht, nė qiej dhe tokė, nė mėngjes apo nė mbrėmje, edhe kafshėt dhe shumė njerėz. Por, shumė njerėz do te rebelohen dhe pėr kėtė arsye do tė ndėshkohen.



Baraspesha e katėr elementeve

Imam El-Gazaliu domethėnien e ajeteve qė flasin pėr njeriun dhe sexhden qė iu bė atij nga krijesat e tjera e formulon duke thėnė: Ēdo njeri ka katėr elemente: 1. Hyjnor (engjėlli - NI), 2. Djallėzor (shejtani), 3. Shtazarak (derri) dhe 4. Animal (qeni). Nėse nuk ka baraspeshė ndėrmjet kėtyre katėr elementeve, njeriu do tė bjen nė varėsi tė elementit djallėzor dhe shtazarak dhe gjithnjė nė detyrim ta ngopė njėrin dhe tjetrin element dhe kėshtu t'i robėrojė gjithnjė edhe elementit tė djallėzisė dhe tė atij shtazarak mizorist. Sikur njeriut nė kėtė gjendje t'i hiqej perdja e varėsisė, ai do ta shihte gjendjen e vėrtetė tė tij nė format mė tė kėqija, tė idhujtarit, se si i robėrohet elementit tė tij tė djallėzisė dhe shtazarakėsisė dhe se si pretė urdhra tė rinjė nga urdhėrdhėnėsi (djalli, derri apo qeni).



Sexhdeja me fytyrė ėshtė e kushtėzuar me sexhden e zemrės

"Njeriu me anė tė sexhdes i afrohet Allahut", si mėsojmė nga fundi i sures Ikre. Sa do tė depėrtojė nė fshehtėsi njeriu nė namaz dhe nė sexhde varet nga pastėrtia e tij personale. Ky depėrtim nė fshehtėsi dallon nga njeriu te njeriu si nga fuqia ashtu edhe nga intenziteti. O njeri, kur thua "Kėrkoj strehim te Zoti!", dije se shejtani ėshtė armiku yt i cili ėshtė nė pritė tė vazhdueshme, me synim qė zemrėn tėnde ta kthejė nga Zoti te smira qė do tė fletė me Tė dhe do t'i biesh nė sexhde. Sepse, shejtani ėshtė i mallkuar, sepse e ka lėnė sexhden tė cilėn ėshtė dashur t'ia bėjė Ademit. Te sexhdeja njeriu duhet ta ripėrtėrijė kujtesėn e vet pėr madhėshtinė e Allahut ...
"Sexhdeja ėshtė shkalla mė e lartė e pėrunjtėsisė dhe nėnshtrimit. Lėshoje o njeri fytyrėn tėnde, pjesėn tėnde mė madhėshtore nė shkallėn mė tė ultė tė gjerave, nė pluhur. Nėse gjen qė ndėrmjet fytyrės tėnde dhe tokės nuk ka asgjė bėre sexhden nė tokė sepse kjo ėshtė pikėpajmja mė e mirė e pėrunjtėsisė dhe dėshmia mė e mirė e nėnshtrimit. Nėse ke sukses qė epshtin tėnd ta vendos nė nėnēmimin e tillė dije se e ke vendosur nė vendin e vėrtetė dhe se njė pjesė ia ke kthyer tėrėsisė sė tij, sepse ti je krijuar nga toka dhe nė tė do tė kthehesh. Atėherė nė zemrėn tėnde rimėkėmbe madhėrinė e Zotit me fjalėt: "I lavdėruar qofsh o Krijuesi im i Lartėsuar", dhe kėtė konfirmoje me pėrsėritje sepse njė pėrsėritje ėshtė me efekt tė dobėt. Dhe kur zemra jote tė bėhet e fortė dhe kur kjo tė manifestohet, bėhu i sigurt nė mėshirėn e Zotit, sepse mėshira e Tij nxiton drejt dobėsisė dhe pėrmimit, e jo mendjemadhėsisė dhe zemėrimit...".
Fytyra ėshtė ajo pjesa mė e lartėsuar e njeriut. Nė tė vėrtetė nė fytyrė (kurse fytyra e njeriut ėshtė e lartėsuar mbi tė gjitha fytyrat e krijesave tė tjera) njeriu e njeh dhembjen, gėzimin, dėshpėrimin, zemėrimin, poltronerinė, smirėn. Ajo ėshtė ai gadishulli pėr shkak tė tė cilit fshehen gjendjet e brendshme tė zemrės. Pėr kėtė arsye sexhdeja me fytyrė ėshtė kushtėzuar me sexhden e zemrės. Kafshėt nuk bijnė me fytyrė nė tokė, sepse ato nuk xhelozojnė, nuk urrejnė, nuk janė tė poshtra etj. (ose, njeriut nuk i ėshtė mundėsuar tė dijė gjendjet e tyre shtazore).
El-Gazaliu, meqenėse ka depėrtuar nė fshehtėsitė e zemrės, thotė: "Zemra ka ushtrinė e saj tė dukshme, tė dukshme me sy. Kėto janė duart, kėmbėt, sytė, veshėt, gjuha dhe gjymtyrėt e tjera tė dukshme dhe tė padukshme. Tė gjitha janė nė shėrbim tė zemrės dhe i binden zemrės. Zemra disponom me to dhe iu urdhėron atyre. Organet janė krijuar t'i nėnshtohen zemrės, nuk mund t'i kundėrvihen as t'i rebelohen asaj. Kur zemra i urdhėron syrit tė shikojė - ai shikon, duart tė kapin – ato kapin. Bindshmėria e organeve ndaj zemrės ėshtė sikurse bindshmėria e melekėve ndaj Zotit – nuk mund t'i kundėrvihen as tė gabojnė dhe vetėm bėjnė atė qė kėrkohet prej tyre. Megjithatė dallojnė nė diēka. Melekėt janė tė vetėdijshėm pėr sexhden dhe nėnshtrimin e tyre, pėr pėrkorėsinė dhe pėrunjtėsinė e tyre, kurse organet janė tė pavetėdijshme pėr bindjen e tyre zemrės. Zemrės i nevojitet kjo ushtri sepse i nevojitet kafsha transportuese dhe furnizimi pėr rrugė pėr tė cilėn zemra ėshtė krijuar, kurse kjo ėshtė rruga drejt Zotit dhe kalimi i horizonteve dhe sferave pėr arritje atje. Kafsha transportuese e zemrės ėshtė trupi, kurse furnizimi ėshtė dija. Ajo qė zemrėn e ēon deri te furnizimi ėshtė puna e mirė. Njeriu nuk mund tė vijė te Allahu deri sa nuk ėshtė nė trup dhe deri sa nuk e lė kėtė botė. Shkallėn mė tė ultė duhet ta lėsh pėr tė arritur deri te mė e larta...".



Hyrja e njeriut nė sexhden kozmike

Dijetarėt klasikė muslimanė frymėn, shpirtin njerėzor, nė tė vėrtetė shpirtin e saj e kanė venosur nė pjesėn e sipėrme tė trupit, zemrės dhe kokės.
Pjesa e poshtme e trupit ėshtė epsh dhe hapėsirė e epshit, karakterit.
Nė kėtė mėnyrė sexhden e kupton edhe Ibn Arabiu. Nėse sexhdeja e njeriut shikohet nė hapėsirė, nė pllakėn e rrafshėt, vėrehet se kėto dy vende ku gjendet fryma njerėzore, janė tė vendosura nė rrafshin mė tė ulėt tė mundshėm. Ibn Arebiu shkon mė tej dhe thotė: "Me sheriat nazmazliut i ėshtė caktuar qė nė sexhde tė thotė: Subhane rabbije'l-a'la tri herė. Herėn e parė pėr senzibilitetin dhe shqisat e tij, herėn e dytė pėr intuitivitetin dhe imagjinatėn e tij dhe pėr herėn e tretė pėr mendjen e tij. Kjo punė dhe ky veprim domethėnė se E Vėrteta (Zoti) e pastron (robin, njeriun e vet) nė vendin ku atė e ka mė sė afėrmi, dhe dėshiron qė robi / njeriu tė bėhet i njohur edhe nėpėrmjet ndjenjave edhe nėpėrmjet intuitės edhe nėpėrmjet mendjes dhe me kėtė t'i kundėrvihet shejtanit.
Nuk ėshtė vėshtirė tė pėrfundohet se Ibn Arebiu nė aktin e sexhdes sheh hyrjen e plotė tė njeriut nė sexhden kozmike, njė transformim, kthesė qė ndodh befasisht, qė pėr njė ēast e sjellė nė harmoni kohėn dhe amshueshmėrinė.
Nė bazė tė tregimeve kur'anore e dimė se qiejt dhe toka janė tė ndėrtuara nė shtatė kate (shtresa), tė cilėt janė tė fortė dhe tė qėndrueshėm. Nė trupin e njeriut pjesa mė e fortė janė eshtrat. Pėr kėtė Ibn Arebiu thotė: "Juristėt islamė pajtohen se sexhden duhet bėrė me ballė, por janė ndarė rreth asaj rreth asaj se a duhet prekur edhe hunda me tokėn, sepse hunda nuk ėshtė asht, nuk ėshtė ashtu i pastėr dhe sipas pėrbėrjes sė tij mė tepėr ėshtė muskul se sa asht. Hunda dallohet nga balli. Nė hadith ėshtė udhėzim madhėshtor qė sexhdeja tė bėhet me ballė, domethėnė qė tė bėhet me shtatė eshtra, duke filluar nga balli, "ndaj, mendo mirė pėr kėtė, o njeri."
Por, fjalėt mė madhėshtore pėr namazin, qė Ibn Arebiu i ka thėnė, janė: Zoti i ka urdhpėruar krijesat tė bėjnė sexhde kurse sexhden e ka bėrė vendin dhe shkallėn mė tė afėrm tė krijesave te Zoti me fjalėt e veta : "Bėn sexhde dhe afroju Krijuesit tėnd!" Edhe sipas hadithit njeriu ėshtė mė i afėrm me Zotin kur ėshtė nė sexhde. Ne e dimė se relacioni hapėsinor "mbi" ėshtė i njpėjtė sikur edhe relacioni "nėn" nė raport me Ate. Sepse, robi i cili ėshtė nės exhde para Allahut e kėrkon me fytyrėn e tij "poshtė" sikurse qė robi me qėndrimin nė kėmbė kėrkon "lartė". Meqenėse robi nė dua ngre fytyrėn dhe duart e tij duke e kėrkuar Krijuesin, edhe pse Ai ka bėrė qė sexhdeja tė jetė mė afėr Allahut, atėherė e dimė se kjo ka tė bėjė vetėm me njeriun. Zotin e madhėrishėm nuk e ka kufizuar ajo "mbi" nga ajo "nėn", as ajo "nėn" nga ajo "mbi", sepse Zoti ėshtė krijues edhe i asaj mbi edhe i asaj nėn.



Kthimi nė Burim dhe nė Fillim

Zoti nuk ėshtė i kufizuar as me Arshin (Fronin Hyjnor), as me kozmosin, tokėn e qiejt. Ai ėshtė mė afėr se damari i qafės sonė. Ai pėrshkon ēdo gjė: Arshin, kozmosin, tė dukshmen e tė padukshmen, fillimin dhe fundin, tė qartėn dhe tė fshehten. Kurse njeriu nė tokė ėshtė nė gjendjen e kthimit nė Burim dhe nė Fillim. Gjatė qėndrimit nė tokė, njeriu, sipas Ibn Arebiut, ėshtė nė gjendjen e te'vilit, kurse me sexhde dhe namaz ai e pėrshpejton te'vilin. Kėtė gjendje bukur e ka pėrshkruar sufiu Abdul Quddusi nga Gangohu:
"Muhammedi pejgamberi arab ėshtė ngjitur nė Qiellin mė tė lartė dhe ėshtė kthyer nė Tokė. Betohem nė Krijuesin tim se sikur unė tė arrija atje, kurrė nuk do tė kthehesha." (M. Ikball, Ripėrtėritja e mendimit fetar nė Islam, Shkup, 2006, fq. 163).
Muhammedi a.s. pėr sexhden ka shprehur shumė hadithe:
"Me asgjė njeriu nuk mund t'i afrohet Zotit mė shumė se sa nėpėrmjet sexhdes sė fshehtė."
"Asnjė musliman nuk do t'i bėjė sexhde Zotit, e qė Ai mos ta ngrejė atė pėr njė shkallė dhe do ta ēlirojė nga mėkatet."
"Njė njeri i tha Pejgamberit a.s.: 'Lute Zotin qė tė mė bėj nga ata qė do ta fitojė ndėrmjetėsimin / shefaatin tėnd', kurse nė kėtė Muhammedi a.s. iu pėrgjigj: "Mė ndihmo me shumėsinė e sexhdeve tuaja."!
"Sexhdeja ėshtė dritė e pėrunjtėsisė e cila ndriēon nga brendėsia nė jashtėsi!"
"Kur njeriu ta lexojė sexhden tilaveh dhe tė bėjė sexhde, shejtani vetmohet i pėrqajtur duke thėnė: 'Vallė pėr mua, njeriut i ėshtė urdhėruar sexhdeja, dhe iu bind dhe do ta fitojė xhenetin, kurse mua mė ėshtė urdhėruar, e kam refuzuar dhe mė pėrket xhehenemi'!"
Nėpėrmjet sexhdes rrymon E Vėrteta. Me atė depėrtohet pas kohės dhe hapėsirės, pas kalueshmėrisė dhe shkatėrrimit, me tė depėrtohet nė ritmin e paraqitjeve mė tė larta tė sė Vėrtetės dhe hyn nė rrjedhėn e krijesave qė i janė drejtuar Krijuesit. Njeriu me sexhde kapėrcen dimensionin hapėsinor dhe pozitėn e caktuar gjeografike dhe me tejkalimin e tyre hyn nė dashurinė dhe fuqinė qė e leviz diellin dhe yjėt. Prekja e ballit me tokėn zgjon horizonte tė panumėruara, e bashkon atė qė njeriu mendon se ėshtė e ndarė dhe pikėrisht nė sexhde njeriu, me shpirt dhe trup, e konfirmon atė detyrė madhėshtore qė ia ka dhuruar Zoti.
Sexhdeja ėshtė miratim se jashtė asaj qė njeriu e ka ndėrtuar apo imagjinuar se ėshtė madhėshtore ka diē edhe mė madhėshtore. Me sexhden pėr njė ēast mėsojmė se tėrė ajo "mė madhėshtorja nga veprat e poezisė, pikturės, muzikės, arkitekturės, nga kontrukcionet mė largpamėse tė religjioneve dhe tė sistemeve filozofike deri te operacionet matematikore ėshtė vetėm njė kujtim i zbehtė pėr jetėn e papėrkryer pas sė cilės nuk vajtohet. ...

Pėrshtati: N. Ibrahimi
__________________
Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Islami nė Udhėkryq Mesudi Literaturė Islame 8 11-03-2006 19:43
Femra nėn mbrojtjen e Islamit Dr Prof Haf Elvira Hoxha Gruaja dhe Familja 6 08-02-2006 14:16


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 14:59.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.