Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 13-07-2008, 15:25
Grafika e valeriana89
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 14-06-2006
Lokacioni: Kaēanik
Postimet: 675
All-llahu tė shpėrbleftė: 592
Falėnderuar 558 herė nė 284 Postime
Rep Fuqia: 359
valeriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond repute
Post Tė folurit gjatė namazit

Tė folurit gjatė namazit



Nė fillim, kur u obligua namazi, nuk ishin tė ndaluara bisedat tė cilat nuk kishin tė bėnin me namazin sikurse pėrshėndetja me selam, kthimi i saj, etj. Por mė vonė, pasi kaloi njė kohė nga obligimi i namazit, u ndaluan tė gjitha bisedat qė nuk kishin tė bėnin me tė. Prandaj, juristėt islamė, kur e shtjellojnė kėtė problematikė, theksojnė se ekziston konsensus (ixhma), qė nėse flasim nė namaz qėllimisht, atėherė namazi prishet dhe nuk pranohet .

Por, nėse ndodh tė flasim nė namaz nga harresa ose nėse dalim nga namazi duke menduar se e kemi pėrfunduar atė dhe flasim, atėherė a konsiderohet namazi i prishur apo jo? Fukahatė nė kėtė ēėshtje kanė dy mendime.

Mendimet e fukahave nė kėtė:

1. Shumica e dijetarėve (medhhebi Maliki, Shafi dhe Hanbeli) janė tė mendimit se, nėse flasim nė namaz nga harresa, ose nėse flasim duke menduar se e kemi pėrfunduar atė dhe japim selam para kohe, namazi nuk prishet .

2. Fukahatė e medhhebit Hanefi janė tė mendimit se, namazi konsiderohet i prishur, pa marrė parasysh a kemi folur nė namaz qėllimisht ose nga harresa dhe ne duhet ta pėrsėrisim atė nga fillimi .

Argumentet e tė dy palėve:

Argument bazė i mendimit tė parė ėshtė hadithi qė ėshtė i njohur te juristėt islamė si “Hadithi i Dhuljedejnit (Dorėgjatit)”.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, me njė rast, fali njėrin nga dy namazet e pasditės (drekėn ose ikindinė) dhe pas dy rekateve dha selam (derisa namazi ishte katėr rekatėsh), pastaj u ul nė xhami para njerėzve, ku ndėr ata qė u falėn, ishte Ebu Bekri dhe Omeri, por ngurruan tė flasin dhe pyesin. Njerėzit filluan tė dalin nga xhamia, duke u pyetur: a u shkurtua namazi? Njė njeri, qė i Dėrguari i Allahut e quante Dhuljedejn, pyeti: “O i Dėrguar i Allahut, a u shkurtua namazi apo harrove?” Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, u pėrgjigj: “As nuk u shkurtua as nuk kam harruar.” Ai tha: “Jo, ke harruar.” I Dėrguari pyeti se a ėshtė duke e thėnė tė vėrteten Dhuljedjeni. Ata qė ishin tė pranishėm iu pėrgjigjėn se po. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, i plotėsoi dy rekatet tė cilat nuk i kishte falur, dha selam, pastaj i bėri dy sexhde si ato tė mėparshmet dhe prapė dha selam. (Shėnon: Buhariu dhe Muslimi)

Argumentimi me kėtė hadith ėshtė mjaft i qartė, Muhamedi, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, e plotėsoi namazin me dy rekate tė tjera, pasi kishte dhėnė selam para se ta pėrfundonte atė nga harresa dhe ai kishte folur ndėrmjet kėsaj. Ekzistojnė edhe disa hadithe tjera qė e vėrtetojnė se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem ka dhėnė selam nga harresa para kohe dhe ka folur pastaj e ka vazhduar namazin aty ku e ka ndėrprerė, pasi i ėshtė tėrhequr vėrejta.

Pastaj ata argumentojnė edhe me hadithin e Muavije b. Hakemit. Ku thotė: “Derisa falesha me tė Dėrguarin e Allahut, njėri nga tė pranishmit (nė namaz) teshtiu dhe unė i thashė: “Jerhamukellah (Allahu tė mėshiroftė)”. Njerėzit filluan tė mė shikojnė duke zgurdulluar sytė (nė shenjė qortimi pėr kėtė vepėr). Unė u thashė: “اfarė keni qė mė shikoni?” Ata filluan t`i mėshojnė me duar kofshėve dhe kur vėrejta se mė qortojnė pse kam folur, heshta. Pasi pėrfundoi Profeti, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, namazin, vallahi nuk kam parė mėsues mė tė mirė se ai, as mė para as mė pas. Ai as nuk mė qortoi, as nuk mė rrahu, as nuk mė fyeu, por mė tha: “Ky ėshtė namaz dhe nuk lejohet nė tė diē nga bisedat e njerėzve, namazi ėshtė pėr tesbih (lavdėrim pėr Allahun), pėr tekbir (madhėrim i Allahut) dhe lexim i Kur’anit.” (Shėnon Muslimi, Ahmedi, Nesaiu, Ebu Davudi).

Me kėtė argumentohet se Muavije b. Hakemi ka folur nė namaz nga mosdija pėr ndalimin e saj. Kurse Resulullahu nuk e urdhėroi ta pėrsėrisė namazin pėr kėtė. E njėjta vlen edhe nėse njeriu flet nga harresa ose nga mendimi se ai ka pėrfunduar namazin, ndėrkohė qė, nė realitet, nuk e ka pėrfunduar. Pra, dijetarėt argumentojnė mė kėtė hadith duke bėrė analogji (kijas) mos njohjen e dispozitės me harresėn .

Kurse argument i mendimit tė dytė, i atyre qė thonė se namazi prishet nėse flasim nga harresa, ėshtė hadithi i Abdullah b. Mesudit i cili thotė: “Nė fillim e pėrshėndetnim (i jepnim selam) Resulullahun, salallahu alejhi ve selem, duke qenė nė namaz dhe ai na e kthente atė. Pasi u kthyem nga Nexhashiu (nga Etiopia), (me njė rast) i dhashė selam (duke qenė ai nė namaz), e ai nuk ma ktheu, pastaj unė i thashė: “O i Dėrguar i Allahut (mė herėt) tė jepnim selamin dhe ti na e ktheje atė duke qenė nė namaz”. Ai tha: “Me tė vėrtetė nė namaz ka preokupime tjera” (Shėnon Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt).

Dhe, argument tjetėr gjithashtu, ėshtė hadithi i Zejd b. Erkam ku thotė: “Nė fillim gjatė namazit ne flisnim, njėri nga ne i fliste shokut tė tij qė e kishte afėr nė namaz. Kur zbriti ajeti “…dhe ndaj Allahut tė jeni respektues (nė namaze)” (Bekare 237). U urdhėruam tė heshtim dhe u ndaluam nga biseda.” (Shėnon Muslimi).

Kėto dy hadithe janė argument se biseda e prish namazin dhe juristėt islamė, tė cilėt i pėrmendin kėto hadithe si argument, sqarojnė se dispozita qė nxirret nga kėto ėshtė e pėrgjithshme qoftė qėllimisht apo nga harresa dhe ata nuk bėjnė dallim ndėrmjet kėtyre rasteve.


Sqarim rreth argumenteve tė dy palėve

Fukahatė, tė cilėt kanė thėnė se namazi prishet nė pėrgjithėsi qoftė nėse flasim qėllimisht ose nga harresa, u janė pėrgjigjur argumenteve tė mendimit tjetėr se ato hadithe me tė cilat kanė argumentuar ata janė tė hershme dhe janė tė anuluara (mensuh), me hadithet tjera (qė kėta argumentojnė me to), pasi nė fillim ishte e lejuar biseda nė namaz pastaj u ndalua. Prandaj, ata thonė se hadithi i Dhuljedejnit dhe ai i Muavijes (tė cilat u pėrmendėn mė lart) kanė ndodhur para se tė ndalohet biseda nė namaz, pastaj kjo u ndalua mė vonė dhe ato konsiderohen tė anuluara (deroguara).

Mirėpo, ajo qė llogaritet e saktė kėtu ėshtė se kėto hadithe, hadithi i Dhuljedejnit dhe Muavije Ibėn Hakemit, janė mė tė vonshme se hadithi i Abdullah b. Mesudit dhe Zejd b. Erkamit (me tė cilat kanė argumentuar ata qė thonė se namazi prishet nėse flasim nė tė, qoftė qėllimisht ose nga harresa). Hadithi i Dhuljedejnit dhe i Muavijes janė pas hixhretit, kurse hadithi i Abdullah b. Mesudit padyshim ka qenė para hixhretit pasi tė gjithė pajtohen nė mendimin se Ibėn Mesudi ėshtė kthyer nga Abesinia (Etiopia) para hixhretit. Gjithashtu edhe hadithi i Zejd b. Erkamit ėshtė i hershėm. Kėto dy hadithe (i Abdullah b. Mesudit dhe ai i Zejd b. Erkamit) tregojnė se nė fillim kur ėshtė obliguar namazi, nuk ishte e ndaluar biseda, qė duke u falur tė flasėsh me atė qė e ke afėr, kthimi i selamit, etj., e mė pas kėto ndalohen. Por kjo ndalesė ka ndodhur pa dyshim para hixhretit, ashtu si aludohet qartė kjo nga hadithi i Ibėn Mesudit. Pėr kėtė ėshtė i paqėndrueshėm pretendimi se ky hadith (i Ibėn Mesudit) tė jetė anulues (nasih) i hadithit tė Dhuljedejnit, pasi ngjarja qė tregohet nė kėtė hadith (tė Dhuljedejnit) ka ndodhur nė Medinė pas hixhretit. Pėr tė qenė e mundur anulimi i njė hadithi ėshtė e detyrueshme qė ky anulim tė bėhet me njė citat qė ėshtė mė i vonshėm se i pari.

Prandaj edhe njė herė e theksojmė se hadithi i Ibėn Mesudit dhe Zejd b. Erkamit kanė tė bėjnė nėse flasim qėllimisht nė namaz, e jo nga harresa. Kurse hadithi i Dhuljedejnit dhe i Muavijės janė mė tė vonshėm dhe kanė tė bėjnė nėse flasim nga pavetėdija, ose nga harresa. Me kėtė formė tė shpjegimit tė haditheve vihet nė dispozicion tė punuarit me tė gjitha hadithet pa e anuluar asnjėrin nga ato dhe kjo nė shkencėn e Usuli Fikhut, pra, tė punuarit me tė gjitha hadithet qė kanė tė bėjnė me njė ēėshtje duke mos lwnw anash ndonjėrin prej tyre, ėshtė mė primare, sesa tė anulohet ndonjėra nga ato.


اfarė duhet tė veprojmė nėse flasim nė namaz nga harresa

Pasi kuptuam qėndrimet e fukahave ne kėtė dhe vlerėsuam se qėndrimi mė i avancuar dhe i qėndrueshėm nė kėtė ėshtė se nėse flasim me harresa, namazi nuk prishet dhe nuk ėshtė e nevojshme tė pėrsėritet ai nga fillimi, atėherė na mbetet tė sqarojmė se ēfarė duhet tė veprohet nė atė rast.

Pėr tė qenė mė i lehtė kuptimi i kėsaj problematike do tė bėjmė ndarjen e ēėshtjes nė dy raste tė mundshme, ku myslimani mund tė flasė nė namaz nga harresa:

a) Nėse duke u falur, nga harresa e shqipton ndonjė fjalė qė nuk ėshtė pjesė e namazit ose edhe i flet dikujt pa qenė i vetėdijshėm se ėshtė nė namaz.

b) Tė japė selam ai qė ėshtė duke u falur, para pėrfundimit tė namazit, nga harresa (qoftė edhe para pėrfundimit tė tė gjitha rekateve) dhe tė mendojė se e ka kompletuar namazin tė tėrin ashtu si ėshtė e kėrkuar dhe fillon tė flasė, t`i thotė lutjet, ta bėjė dhikrin, ose tė bisedojė me dikė qė e ka.

Pėr rastin e parė, themi: nėse kjo bėhet me qėllim, namazi prishet dhe ėshtė i papranuar, ashtu siē vėrtetohet nė hadithin e Zejd b. Erkamit qė e transmeton Muslimi .

Por, nėse flasim nga harresa se jemi nė namaz, ose na shpėton nga goja ndonjė fjalė pa qėllim, atėherė mendimi mė i saktė ėshtė se namazi nuk prishet, por ėshtė i obliguar tė bėjė sehvi sexhde pasi kėto fjalė nuk kanė tė bėjnė me namazin .

Pėr rastin e dytė (nėse jep selam para pėrfundimit tė namazit dhe flet), themi gjithashtu se, nėse kjo bėhet me qėllim, atėherė namazi ėshtė i papranuar dhe duhet tė pėrsėritet nga fillimi.

Kurse, nėse kjo ndodh nga harresa, p.sh. nėse jep selam nė rekatin e dytė duke menduar se e ka pėrfunduar namazin, por realisht atij i kanė ngelur edhe njė ose dy rekate pėr t`i falur (nėse ėshtė nė namazin e drekės ose te akshamit). Atėherė shikojmė, nėse koha prej daljes nga namazi deri kur i kujtohet ėshtė e gjatė, ose ka dal nga xhamia dhe ka kaluar njė kohė, ose e ka prishur abdesin, ai namaz ėshtė i papranuar dhe duhet ta pėrsėrisė nga fillimi, pasi qė nuk ėshtė e mundur ta plotėsojė namazin tė cilin e ka lėnė tė mangėt dhe ka kaluar kohė shumė.

Nėse koha nuk ėshtė e gjatė, atėherė ai e plotėson namazin (edhe pse ai ka dhėnė selam ose ka folur, qoftė edhe ka biseduar rreth ndonjė gjėje qė nuk ka tė bėjė me namazin), pastaj pasi e plotėson atė nė fund tė namazit bėn sehvi sexhde dhe jep selam edhe njėherė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i lartpėrmendur i Dhuljedejnit tė cilin e shėnon Buhariu. Nė kėtė hadith kuptohet mjaft qartė se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka dhėnė selam nga harresa pasi ka falur vetėm dy rekate, pastaj e ka plotėsuar atė edhe me dy rekate tjera pėr t'i bėrė katėr rekate pasi ishte namazi i drekės apo ikindisė. Muhamedi, sallallahu alejhi ve selem, ndėrmjet kėtyre rekateve ka folur, megjithatė ai nuk e filloi namazin nga fillimi, por rekateve tė mėparshme ia bashkėngjiti tė tjerat pėr ta plotėsuar tėrė namazin.


Alaudin Abazi,
23.4.2008
__________________


Allahu Teālā şöyle buyuruyor:

“Biz, Rasullerimizden hiē birini, ancak Allah’ın izniyle kendisine itaat edilmesinden başka bir şeyle göndermedik.” Nisa 64
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (13-07-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Salati - Namazi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Vertet un jam terorist ! Besim2005 Lajme nga Bota Islame 6 11-11-2007 21:37
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:22.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.