Homoseksualiteti. A lind njeriu i tillë apo shndërrohet?!

Homoseksualiteti dhe lezbianizmi kanë qenë të pagëzuar si "stile alternative të jetë", "preferencë personale", "ndryshim natyror", etj, në Perëndimin e sotëm.
Dikur homoseksualizmi ishte konsideruar si sëmundje nga Shoqata e Psikiatrëve, tani është hequr nga lista dhe është zëvendësuar me fjalën homofobi.
Si pasojë, Islami dhe muslimanët konsiderohen jotolerantë dhe paragjykues për shkak të kundërshtimit të tyre të vazhdueshëm.
Argumentet në favor të tolerancës ndaj homoseksualëve bazohen në pohimin se sjelljet homoseksuale janë të bazuara biologjikisht dhe nuk është e njohur sa duhet në shoqëri.

1. Kundërshtimi i mëhershëm ndaj homoseksualëve bazohej në argumentin se sjellja e tillë është jonatyrore.
Sodomia nuk mund të prodhojë fëmijë gjë që është edhe pasoja kryesore e marrëdhënieve seksuale.
"Nëna natyrë" nuk na ka krijuar në atë mënyrë, bile nuk i kanë gjetur sjelljet e ashtuquajtura homoseksuale as në botën shtazore.
Ata kanë gjetur se disa meshkuj, nga disa lloje të peshqve ekzotikë në bregun japonez, imitojnë sjelljet e femrave të llojit, ashtu që të parandalojnë meshkujt tjerë që të mbarësojnë femrat e tyre, si dhe disa flutura të rralla nga ishujt e bregut afrikan ku meshkujt shfaqin sjellje femërore gjatë sezonit të mbarësimit, etj.
Sidoqoftë, nëse marrim botën shtazore për të arsyetuar sjelljet njerëzore, atëherë mund të themi se ekziston një lloj merimange në Amerikën Jugore, ku femra është shumë më e madhe se mashkulli.
Kur mbarësimi kryhet, femra e hanë mashkullin e vetë mbarësues.

2. Gjatë viteve të 80-ta është pohuar se një gjendër në bazamentin e trurit që është më e vogël te femrat, ndërsa më e madhe te meshkujt, është zbuluar se është më e vogël te homoseksualët.
Sido që të jetë, kjo dëshmi, që shihet e mjaftueshme për një laik, menjëherë është përgënjeshtruar nga shkencëtarët.
E dhëna është marrë nga prerja tërthore e trurit të njerëzve të vdekur ku prirja e tyre seksuale u është identifikuar para se të vdesin.
Si pasojë, madhësia e zvogëluar te homoseksualët mund të jetë rezultuat i praktikës e jo shkak i saj.
Prandaj, ata mund të jenë të lindur me gjëndra normale e pastaj mund t'u është zvogëluar për shkak të natyrës së shmangur të jetesës së tyre.

3. Gjenetika e kohës së fundit është bërë si bazë e zakontë për argumentin prohomoseksual.
Më 1993, Dr.Dean Hamer, hulumtues në Institutin Kombëtar për Kancer, ka pohuar se ka zbuluar "dëshminë e parë konkrete se gjenet homoseksuale vërtetë egzistojnë."
Orientimi homoseksual supozohet se transmetohet te meshkujt nga nëna në kromozomin X.
Zbulimet e Hamerit, të botuara në revistën prestigjioze "Science", transformuan karrierën e tij të zymtë të një shkencëtari qeveritar në një personalitet dinamik të mediave, sa që shkroi edhe memoaret e tij.
Ai dha dëshmi shkencore në Gjykatën Supreme të Kolorados me çka i vuri themelet e vendimit fitues, duke goditur rëndë propozimin anti-homoseksual.
Sido që të jetë, studimi i përsëritur i tij në Universitetin e Ontarios Perëndimore dështoi që të zbulojë çfarëdo lidhje mes kromozomit X dhe orientimit seksual.1
Është zbuluar gjithashtu se në studimet e Hamerit mungonte kontrolli grupor; parim themelor i kërkimit shkencor.
Madje, në qershor të vitit 1994, në "Chicago Tribune", është raportuar se një asistente hulumtuese në laboratorin e Hamerit, që punonte në hartimin e gjeneve në studimet homoseksuale, pretendonte se ai raportonte të dhënat në mënyrë selektive.
Ajo me fjalë të tjera është larguar nga studimet e saj të postdoktoraturës si bursiste në laboratorin e Hamerit.
Por hulumtimet nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi vërtetuan pohimet e saj duke i dhënë pozitë tjetër në një laborator tjetër.
Edhe pse Dr.Hameri ishte i druajtur për seksualitetin e tij në memoaret e tij, më vonë ka pranuar se edhe vetë ishte homoseksual.2

4. Duhet përmendur se Islami, në formën e tij përfundimtare, nuk kishte paraqitur botës ligjvënie antihomoseksuale.
Shkrimet në Tevrat janë të mbushura me dënim të qartë nga praktika të tilla.

5. Pasojat nga AIDS-i janë dëshmi e mjaftueshme se homoseksualiteti është gjë e ligë dhe e rrezikshme për shoqërinë.
Përhapja e heshme e AIDS-it ishte përqëndruar në bashkësinë homoseksuale.
Më vonë është përhapur edhe në bashkësinë heteroseksuale, përmes transfuzioneve të gjakut dhe përdorimit të drogave intravenoze dhe te të ashtuquajturit biseksualë.
Dhe vazhdon me të madhe në mesin e heteroseksualëve të shthurur.

6. Islami konsideron homoseksualizmin si rezultat i zgjedhjes.
Është e pabesueshme që Zoti t'i ketë krijuar njerëzit homoseksualë e pastaj të deklarojë se kjo gjë është krim si dhe të përshkruajë dënimet si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.
Pranimi i mendimit të tillë, do të thotë se Zoti është i padrejtë.
Prirjet mund të jenë te njerëzit për akte të ndryshme natyrore dhe jonatyrore, nga kurvëria e deri te dhunimi si dhe nga nekrofilia e deri në shtazëri.
Këto prirje mund të vijnë nga pëshpëritjet e xhinëve, ndikimi i mediave, apo nga pëshpëritjet e njerëzve apo kontakti direkt.
Njerëzit nuk janë si robotët që punojnë vetëm për atë për të cilën janë programuar.
Njerëzit zgjedhin dhe Zoti i mban përgjegjës për zgjedhjen e tyre.
Po të ishte homoseksualizmi prodhim i fatit gjenetik, do të ishte jo e drejtë nga Zoti që t'i penalizojë dhe t'i dënojë ata që e praktikojnë.
Aktualisht, bile, disa shkencëtarë pohojnë se vrasja ka origjinë gjenetike.
Pranimi i kësaj do të thoshte që të falen vrasësit dhe të tolerohet vrasja.

7. Islami udhëzon prindërit që t'i ndajnë fëmijët në shtrat pasi t'i mbushin dhjetë vjetë, ashtu që të parandalohet përvoja seksuale që mund të rrjedhë nga eksperimentimi në fëmijëri.
Përvojat e tilla mund të përforcohen gjatë kontakteve në shkollë si dhe nga abuzimi nga të rriturit.
Gjithashtu edhe dallimet mes meshkujve dhe femrave janë theksuar me të madhe në mësimet islamike. I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), ka mallkuar meshkujt që imitojnë femrat dhe femrat që imitiojnë meshkujt.
Industria e modës në Perëndim kontrollohet nga homoseksualët që mundohen të mjegullojnë dallimin mes meshkujve dhe femrave, ashtu që sjellja e tyre të jetë sa më e pranueshme.
Si pasojë, moda e meshkujve është bërë më femërore me stil dhe ngjyrë, ndërsa femrat tani veshin komplete trepjesëshe meshkujsh, kravata dhe kapela, si dhe këpuca tradicionale mashkullore.
Këto dallime mund të jenë relative dhe ndryshon nga shoqëria në shoqëri. Për shembull, në Skoci, meshkujt tradicionalisht veshin fustana të shkurtë të quajtur ''kilte''.
Në Skoci kjo nuk do të konsiderohej imitim i femrave, por në shoqëritë ku vetëm femrat veshin fustane, kjo do të konsiderohej imitim.

Autor: Shejh Ebu Amina Bilal Filips
Shkëputur nga libri: ''The contemporary issues.''
Përgaditi: Katade
www.kurandhesunet.net

1. Studimi hulumtoi 40 çifte vëllezër, që nga secili kishte homoseksual. Ai hulumtoi ata në lidhje me seksualitetin në mesin e farefisit të tyre dhe ka gjetur epërsi të anëtarëve seksualë të familjës nga ana e nënës.
Kur ka shikuar në kromozomet e tyre X, ai gjeti se 33 nga 40 vëllezërit homoseksual ndanin një zonë tek një pikë afër kromozomit.
Sido që të jetë, shtatë nga çiftet nuk kishin ''gjene homoseksuale''.
Hulumtimet as që kanë treguar se përpjesëtimi heteroseksual ose hetero-homo i çifteve të vëllezërve se ndajnë të njejtin material gjenetik në zonën e ''gjeneve homoseksuale''.
Epërsia e farefisit homoseksual nga ana e nënës mund të jetë edhe për shkak të faktit të vërtetuar mes sociologëvve se femrat dijnë më shumë për farefisin e tyre se sa meshkujt.
2. ''The Guide'', October 1995.