Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Rruga e qumështit ( kashta e kumtrit ) dhe bubullima

  1. #1
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    313

    Rruga e qumështit ( kashta e kumtrit ) dhe bubullima

    Ebul Kasim et –Taberani transmeton nga Ibn Abbasi ( radijAllahu `anhu ), që Herakliu i shkroi Mu`aviut ( radijAllahu `anhu ), duke i thënë: „Nëse te ata ka mbetur bile diç nga dërgimi ( sh.p. pejgamberllëku ), do të më informojnë mbi atë që do t’i pyes:“Thotë: „ Dhe e pyeti atë mbi rrugën e Qumështit, mbi bubullimën dhe mbi vendin, të cilin vetëm një herë e ka ndriçuar Dielli“. Pastaj vazhdon dhe thotë: „ Kur Mu’aviut i erdhi letra dhe përfaqësuesi , ai tha:“ Kjo është diçka për çka askush kurrë nuk më ka pyetur. Kush e din këtë?!“ Është thënë : Ibn Abassi. Mu’aviu ( radijAllahu `anhu ) letrën e Herakliut ia dërgoi Ibn Abassit ( radijAllahu `anhu ) dhe Ibn Abassi ( radijAllahu `anhu ), shkroi:

    - Bubullima është garanci për banorët e Tokës, që nuk do të jenë të përmbytur.
    - Rruga e Qumështit është porta qiellore, e cila e ndanë nga Toka
    - Kurse sa i përket vendit të cilin Dielli e ka ndriçuar vetëm në një ditë, ky është fundi i detit, i cili i ka ndarë Benu - Isra’ilët.

    Kjo është transmetuar besueshën nga Ibn Abassi ( radijAllahu `anhu ).

    I Lartësuari ka thënë:
    Është Ai i Cili jua shfaq juve shkreptimën si frikë ( për udhëtarët ) dhe si shpresë ( për ata që presin shi ). Është Ai i Cili ngre dhe sjell re të rënduara ( me shi ). “ “ Dhe Er- Raadi ( shkrepëtima ) madhëron e lavdëron Allahun; kështu bëjnë edhe melekët për shkak të frikës ndaj Tij. Dhe Ai dërgon rrufetë dhe me to godet kë do Ai, megjithatë ata ( mosbesimtarët ) kundërshtojnë e vënë dyshime për Allahun, ndërsa Ai është me të gjitha Fuqitë I Mundshëm dhe I Ashpër në ndëshkim “ Er – Ra’d: 12 -13.

    Padyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin me radhë të ditës dhe të natës, në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin, në ujin që Allahu derdh nga qielli duke e bërë tokën pas tij të gjallë, pas vdekjes së saj, në lëvizjen e të gjitha krijesave të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej, në ndryshimin e drejtimit të erërave dhe të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës: të gjitha këto janë me të vërtetë Ajete ( prova, dëshmi, tregues ) për popullin që ka mend.” El Bekare : 164.

    Imam Ahmedi transmeton nga një njeri prej fisit Gafar i cili ka thënë¨:
    E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ( sal- Allahu alejhi ve sel-lem )se si thotë: Allahu e ka krijuar renë, dhe ajo foli me fjalët më të bukura dhe qeshi me buzëqeshjen më të bukur.”

    Ka thënë: “ Të folurit e saj është bubullima, e qeshja e saj është vetëtima”.

    Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Buhari në librin El –Edeb dhe Hakimi në Mustedrek shënon se i Dërguari i Allahut ( sal-Allahu alejhi ve sel-lem ), një herë kur e ka dëgjuar bubullimën dhe e ka parë vetëtimën ka thënë :
    Zoti ynë, mos na mbyt me hidhërimin Tënd, mos na shkatërro me dënimin Tënd dhe para kësaj na fal.”

    Ibn Xheriri transmeton se një njeri e ka dëgjuar Ebu Hurejren ( radijAllahu `anhu ), i cili kur e ka dëgjuar bubullimën ka thënë:

    I lavdëruar qoftë Ai të Cilin e falënderojnë vetëtimat!”, Aliu ( radijAllahu `anhu ), ka thënë :” I lavdëruar qoftë Ai të Cilin ju e Lartësoni !”, e mu ashtu edhe Ibn Abbasi, Esved ibn Jezidi, Tavusi dhe të tjerët.

    Maliku transmeton se kur Abdullah ibn Umeri ( radijAllahu `anhu ), ka dëgjuar bubullimën, ka thënë:

    “ Dhe Er- Raadi ( shkrepëtima ) madhëron e lavdëron Allahun; kështu bëjnë edhe melekët për shkak të frikës ndaj Tij. Dhe Ai dërgon rrufetë dhe me to godet kë do Ai, megjithatë ata ( mosbesimtarët ) kundërshtojnë e vënë dyshime për Allahun, ndërsa Ai është me të gjitha Fuqitë I Mundshëm dhe I Ashpër në ndëshkim “ Er – Ra’d: 13.

    Thoshte gjithashtu: “ Me të vërtetë kjo është vërejtje e hatashme për banorët e Tokës.”

    Imam Ahmedi shënon transmetimin nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ( sal-Allahu alejhi ve sel-lem ) ka thënë:

    Zoti juaj ka thënë: “Sikur të Më nënshtroheshin robërit e Mi, Unë do t’ju jepja shi natën dhe diell ditë. Kur e dëgjoni zërin e rrufesë, përmendeni Allahun, sepse ajo ( rrufeja ) me të vërtetë nuk e qëllon atë i cili e përmend Allahun.”

    Të gjitha këto janë të të cekur në Tefsir, falënderimi i qoftë Allahut azze we xhel..


    Një pjesë e shkurtë nga libri " Krijimi i botës" nga Hafidh Ibn Kethiri i përkthyer në shqip botim 2009 Shkup.


  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 12:23
  2. Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 18:19
  3. Rruga e Qumeshtit, zbulohen yjet anormale
    By Kalimtari in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2009, 14:15
  4. Produkte të qumështit për humbje në peshë
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2009, 22:47
  5. Zbulohet vrime e zeze ne Rrugen e Qumeshtit
    By Muhlis in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 22:12

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •