Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Si formohet Krepsi,(Tumori)

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6468

    Si formohet Krepsi,(Tumori)

    Si formohet Krepsi,(Tumori)

    Genet te cilat i kena ne trupin ton,ne gjak,na asht,dhe ne lekur,duhet ti ruajsh shumë!

    Shumë her e pyesim veten se si mundem te ruajm vetveten dhe mendoim se Zoti vendos per këto gjera e jo ne,eshte e vertet se Zoti lun rrol ne ket,por edhe ne duhet te dim se si te sillem me trupin tan dhe te ndalojn qe nje Genë mos te ndryshoi nga Genet e tjera!
    -te kujdes nga rrezet Infra-Rot dhe rreze UV/Ultraviolle.
    -te hajm me shumë perime dhe fruta.
    -te kem mjaft gjakë ne trup (te qarkulloj 5.75l ne ditje gjak)
    -Te ruhemi nga Monunuklerosa (infektimi i gjakut e cila mund te vjen edhe nga infektimi i fytit dhe temperatura)
    -te kem kujdes se sport (sidomos meshkujt )
    Kur ke nje lendim te vogel duhesh te sqarosh te mjeku se qka esht,nese nuk mirret para medizines aj Genë mund te ndryshoi dhe te furmohet si gogel e vogel(Kreps)e cila ndyshon mishin ne trup.
    Nga dy llojet e Tumorit dallojm Tumorin:Feminor dhe Mashkullor
    Tunori Mashkullor: esht nje Tomor qka nuk deporton ne organe te tjera te trupit,rritet shum me ngadal,dhe nuk furmon Metastazen(copa te tumorit),dhe mund te sherohet me nje operation qe e hekin vetem atë Genë i cili ka ndryshua.

    Tumori Femino: esht nje Tumor i cili rritet shum me shpejt dhe verehet shum vonë sepse nuk ka dhimbje dhe mund te bëhet deri me 15cm ne te njejtin vend,ky Tumor formon edhe metastazen ne organe te tjera dhe fillimisht deporton ne Mushkeri.Zemra esht i vetmi organ se nuk e merr nje gje te till!
    Nese nuk zgjat me vite te tera edhe ky lloj Tumori mund te sherohet me Operacion aty ku formohet per te paren her,dhe pas Operacioneve behet Chemoteraphia dhe Rrezatimet nese jan te nevojshme!

    E nderuar Albina me lejo ne kete teme te sjellim sa me teper informacione mbi tumoret e ndryshme.
    Une po filloj tju sjell disa inf.mbi tumorin e trurit:

    Tumori i trurit

    Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.

    Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit

    Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi.

    Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi.

    Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.

    Simptomat

    Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:

    -shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),
    -epilepsi të ndryshme dhe
    -pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.

    Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.

    Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.

    Ndarja sipas indit fillestar

    Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi.

    Diagnoza

    Tumoret e trurit diagnostikohen me se miri me MRT. Mundesi te tjera per diagnoze jane PET, CT dhe EEG.

    Terapia

    Terapia e tumorev te trurit varet prej lokacionit, madhesise, prej prejardhjes se tumorit si dhe nga gjendja e pergjithshme e pacientit. Ne vend te pare qendron operimi i tumorit, e njekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Te tumoret me malinjitet te ulet mund te pritet me terapi.

    Prognoza

    Varësisht nga malinjiteti ndryshon edhe prognoza e pacientëve. Tumoret me Shkallën I sipas WHO-së janë në princip të shërueshëm. Tumoret e Shkallës II e kanë prognozën e mirë. Tumoret e Shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. Por si çdo prognozë edhe këto prognoza duhet sadopak të merren vetëm si orientim e jo si vendimtare.

    Si formohet Krepsi/Tumori
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Tumori ne stomak edhe prej ushqimit te gabuar
    By sunna in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 14:46
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2010, 16:52
  3. Tumori shkakton depresion
    By sunna in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 09:59
  4. A mundet që tumori të paraqitet nga magjia ?
    By vushja in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2008, 08:27

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •