Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 09-07-2008, 23:39
Grafika e Summejja
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 31-07-2006
Lokacioni: Brussels, Belgium
Postimet: 15
All-llahu tė shpėrbleftė: 63
Falėnderuar 41 herė nė 12 Postime
Rep Fuqia: 68
Summejja do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Post Biografia e Muhammedit a.s. / Pyetje - Pėrgjigje

Pyetje - Pėrgjigje
BIOGRAFIA E MUHAMMEDIT S.A.V.S.
Shkruan: Avni TAFILI

( Burimi: alb-drejtesia.com )


Kur u lind dhe ku?
U lind ditėn e hėnė, 12 Rebiu-l-Evvel, Viti i Elefantėve[1] , nė Mekke.

Cila ėshtė prejardhja e tij?

Rrjedh prej njė familje fisnike dhe tė ndershme[2]. Degėzimi i familjes sė tij shkon deri te Ismaili a.s., djali i Ibrahimit a.s., baba i pejgamberėve.
Muhammed ibėn Abdullah ibėn Abdu el-Mutalib ibėn Hashim ibėn Abdu Menaf ibėn Kusa ibėn Kilab ibėn Merreh.

Urtėsia e prejardhjes sė tij fisnike?
Tė mos kenė arsye armiqtė e Islamit nė pastėrtinė e prejardhjes sė tij, tė cilėt mund ta pėrdornin kundėr rrugės sė Allahut; dhe as tė mos dyshohet se ai po pėrdorė thirrjen e tij vetėm pėr ta ngritur pozitėn e tij nė shoqėri.

Si quhej babai i tij dhe kur vdiq?
Quhej Abdullah ibėn Abdu el-Mutalib. Vdiq ndėrsa Muhammedi a.s. ende nuk kishte lindur. Ka vdekur nė Medine te Dajt e tij Beni Adi ibėn en-Nexhar, derisa po kthehej nga njė shtegtim tregtie, dhe u varros po nė atė vend.

A ka emra tė tjerė i Dėrguari i Allahut dhe cilėt janė mė tė njohur?
Muhammed, Ahmed, Mahi[3], Hashir[4], Akib[5]. Mė tė njohur janė Ahmed dhe Muhammed.

Sa herė ėshtė pėrmendur emri Muhammed nė Kur’an dhe ku?
Ėshtė pėrmendur katėr herė:
“Muhammedi nuk ėshtė tjetėr vetėm se i dėrguar.” - 3:144; “Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve.” - 33:40; “Ndėrsa atyre qė besuan, bėnė vepra tė mira dhe atė qė iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo ėshtė e vėrtetė prej Zotit tė tyre.” - 47:2; “Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut.” - 48:29.

Emri Ahmed - ėshtė pėrmendur njėherė nė lajmėrimin e Isait a.s. pėr ardhjen e tė Dėrguarit tė fundit: “Dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed!” – Kur’an, 61:6.

Cilat ishin urdhrat e parė, dhe shenjat e para tė pejgamberllėkut tė tij?
Thirrja e Ibrahimit a.s., pėrgėzimi i Isait a.s., dhe drita qė shkėlqeu Pallatet e Shamit tė cilat i pa Eminja, nėna e Muhammedit a.s..

Cilėt prej xhaxhallarėve tė Muhammedit a.s. qenė gjallė dhe kush prej tyre pranoi Islamin?
Katėr xhaxhallarė, dy prej tyre u bėnė muslimanė, e dy tė tjerė nuk e pranuan Islamin. E pranuan Islamin: Hamza dhe Abbas. Nuk e pranuan Islamin: Ebu Talib[6] dhe Ebu Leheb[7].

Cilat i dhanė gji Muhammedit a.s.?
Thujbeh[8] dhe Halimeh es-Seėdijeh[9].

Nė ē’vend ishte Muhammedi a.s. sa ishte foshnje?
Nė periferi tė Mekkes, nė fshatin e fisit Beni Seėd, vendbanimi i Halimeh es-Seėdijeh.

Pse arabėt e kishin zakon qė foshnjat pėr gjimarrje t’i ēonin nė periferi?
Tė bėheshin mė tė fuqishėm, e tė mundnin tė pavarėsoheshin qė nga vegjėlia dhe, pastėrtia e tė folurit.

Ēfarė ndodhi nė fshatin e Beni Seėd sa ishte aty Muhammedi a.s.?
Xhibrili a.s. ia hap kraharorin dhe ia nxjerrė zemrėn, ia merr njė copė, tė cilėn do ta pėrdorte shejtani i mallkuar, pastaj ia pastron nė njė enė prej floriri me ujė zemzem, e pastaj e rikthen nė vendin e vet.

Ē’urtėsish ka nxjerrja e zemrės dhe pastrimi i saj?
Parapėrgatitjen e Muhammedit a.s. pėr shpalljen e Kur’anit Famėlartė. Dhe, premtimi i Allahut se do ta ruajė Muhammedin a.s. nga ligėshtia e natyrės njerėzore dhe cytjet e shejtanit tė mallkuar.

Si quhej nėna e Muhammedit a.s. dhe kur vdiq?
Quhej Emine Bint Vehb. Vdiq kur Muhammedi a.s. ishte gjashtė vjeēėsh. Vendi ku vdiq ishte mes Mekkes dhe Medines.

Ē’urtėsi ka mbetja bonjak e tė Dėrguarit tė Allahut?
Vullnet i Allahut qė Muhammedi a.s. tė mbeste jetim, mbase pėr kėto dy arsye: qė njerėzit tė mos dyshonin se ēuarja e Muhammedit a.s. nė fshat ishte nga Babai apo Gjyshi sa pėr tė shpikur idenė e pejgamberllėkut tė birit tė tyre, ose; qė tė bėhej shembull pėr bonjakėt tjerė nė ēdo vend dhe kohė, se tė jesh bonjak nuk tė pengon tė bėhesh i dalluar me vlera.

Kush u pėrkujdes pėr Muhammedin a.s. pas vdekjes sė ėmės sė tij?
Gjyshi i tij, Abdu el-Mutalib.

Sa vjeē ishte Muhammedi a.s. kur vdiq gjyshi i tij, Abdu-l-Mutalib?
Ishte tetė vjeē, pastaj u mor nėn kujdesin e xhaxhait tė tij, Ebu Talib.

Ēfarė ndodhi kur Muhammedi a.s. mbushi 12 vjet?
Derisa po udhėtonte me xhaxhin e tij Ebu Talibin pėr nė Sham takuan njė murg, i cili quhej Buhejra, ia kap dorėn Muhammedit a.s., dhe thotė: “Ky ėshtė mė i ndershmi i njerėzimit, e ka dėrguar Allahu mėshirė pėr krijesat.” Kur e pyesin se ē’e mėsoi pėr kėtė, ai (murgu) pėrgjigjet: “Ju derisa po vinit, nuk ka mbetur gjeth e as gurė pa iu pėrkulur, e ato nuk i pėrkulen vetėm se ndonjė pejgamberi.”

Ēka ka punuar Muhammedi r para pejgamberllėkut tė tij?
Ka punuar si bari delesh.

Pse tė gjithė pejgamberėt nė fillim ishin bari delesh?
Urtėsia e inspirimit tė pejgamberėve para shpalljes pėr tė punuar si barinj, qė tė ushtrohen tė jenė pėrgjegjės duke u pėrkujdesur pėr tufė delesh para se tė pėrkujdesen pėr ēėshtjet e popujve tė tyre. Pastaj, edhe inspirimi pėr tė fituar kafshatėn e gojės nga duart e tyre.

Cila ėshtė gruaja e parė e Muhammedit a.s.?
Hadixhe bint Huvejlid.

Sa vjeē ishte Muhammedi a.s. kur u martua?
Ishte 25 vjeē, ndėrsa gruaja e tij, Hadixhja, 40 vjeēe.

Cilat ishin pėrparėsitė e Hadixhes nga gratė tjera tė Muhammedit a.s.?
Ėshtė njohur si modeste; nuk ka kurorėzuar grua tjetėr sa ishte gjallė ajo; bekimet i kanė ardhur prej Allahut nėpėrmjet Muhammedit a.s.; gruaja e parė qė e pranoi Islamin; tė gjithė fėmijėt e Muhammedit a.s. qenė prej saj pėrpos Ibrahimit, qė ishte prej Marije el-Kibtije.

Cilėt janė fėmijėt e Muhammedit r?
Kishte tre djem dhe katėr vajza. Djemtė ishin: Kasim, Abdullah dhe Ibrahim. Djemtė i vdiqėn sa ishin tė vegjėl. Vajzat ishin: Zejnebe, Rukije, Ummu Kulthum dhe Fatime. Vajzat e pėrjetuan shpalljen, e pranuan Islamin dhe bashkė me tė emigruan nė Medine.

Ēka bėri Muhammedi r diēka tė pėrbashkėt me Kurejshitėt?
Meremetimin e Kaėbes dhe vėnien e Gurit tė Zi. Mekkasit pėrēahen se kush do ta ketė nderin tė vendoste gurin e zi nė Qabe; kėshtu qė, merren vesh se kush hy i pari nė oborrin e Qabes do t’ia lejnė gjykimin se cili fis do ta vendoste, e ai qė hyn, rastisė tė ishte Muhammedi a.s., e tė gjithė thanė: “Besniku!” Muhammedi a.s. mori njė pėlhurė e vendosi gurin nė tė, i ftoi ta kapnin bashkėrisht dhe gurin e vendosi nė vendin e vet. Mosha e Muhammedit a.s. ishte 35 vjeēėsh.

Shenjat paralajmėruese tė pejgamberllėkut tė tij?
Pėrshėndetje e gurit[10] Muhammedin a.s.; ėndrrat e vėrteta; distancimi dhe meditimi[11]; dhe vetmia[12].

Kur ka filluar t’i shpallet Muhammedit r?
Ditėn e hėnė[13].

Si ka qenė fillimi i shpalljes?
Nė fillim shihte ėndrra tė vėrteta, e nuk shihte ndonjė ėndėrr e tė mos i ndodhte ditėn, pastaj u distancua nga njerėzit, e vetmohej nė shpellėn Hiraė, e njė ditė i erdhi engjėlli e i tha: “Lexo!”[14], e Muhammedi r i pėrgjigjet: “Nuk di tė lexojė.” E kėshtu tre herė me radhė, derisa Engjėlli i tha: “Lexo me emrin e Zotin tėnd i cili krijoi! Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari!”

Ēfarė bėri Muhammedi a.s. pas kėsaj ndodhie?
Shkoi nė shtėpi dhe i rrėfeu gruas sė tij, Hadixhes, ngjarjen.

Si reagoi Hadixhja?
I tha: Kurrsesi, pasha Allahun, Allahu nuk tė vė nė siklet, ti i mban lidhjet farefisnore, flet vetėm tė vėrtetėn, je durimtar dhe u ndihmon tė gjithėve.

Ēfarė ndėrmori Hadixhja?
Shkoi tek djali i xhaxhait tė saj, Veraka ibėn Neufel, dhe ia rrėfeu ngjarjen. Veraka ibėn Neufel ishte i informuar edhe mė herėt rreth parashenjave tė pejgamberllėkut tė Muhammedit a.s., e pat thėnė: Sa do tė dėshiroja qė tė isha gjallė dhe i fuqishėm kur populli yt tė tė pėrjashtojė nga shoqėria. Muhammedi a.s. e pat pyetur: A do tė mė pėrjashtojnė?[15] I pėrgjigjet Veraka: Po, asnjėrit nuk i ka ardhur ajo qė ty tė ka ardhur e tė mos e largojnė. Nėse e pres ditėn, do tė tė ndihmojė me pėrkushtim tė madh. Por Veraka pas njė kohe tė shkurtėr vdes.

Ēka iu shpallė nė fillim?
Fjalėt: Lexo me emrin e Zotin tėnd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur.

Ēfarė ndodhi pas kėsaj relevate?
U ndėrprit shpallja. Thuhet pėr gjashtė muaj, e disa transmetojnė se pėr dyzet ditė.

Pse u ndėrprit pėrkohėsisht shpallja?
Shtimi i kureshtjes sė Muhammedit a.s., forcimi i bindjes se procesi i shpalljes nuk ėshtė nė kompetencat e tij, dhe, pafuqia e Muhammedit a.s. pėr ta vazhduar ritmin e saj.

Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrprerje tė pėrkohshme tė shpalljes?
Derisa ishte duke ecur, e dėgjon njė zė, e kur ngreh shikimin lartė, sheh engjėllin qė e kish pas parė nė shpellėn Hiraė, i pėrshkuar mes qiellit dhe tokės, nga madhėshtia frikėsohet, e kėshtu kthehet nė shtėpi dhe kėrkon prej familjes ta mbulojnė, dhe Allahu xh.sh. i shpallė kėto fjalė: “O ti i mbuluar![16] Ngrihu dhe tėrhiq vėrejtjen...” deri nė fjalėt: “Dhe tė keqes sė ndyrė largohu!”

Cilat ishin mėnyrat e zbritjes sė shpalljes?
Gjatė gjumit – ėndėrr tė vėrtetė[17]; citimi nė zemrėn e tij pa dukjen e engjėllit[18]; personifikimi i engjėllit[19]; zbritja e shpalljes nė formė tė ziles[20], dhe drejtpėrdrejt prej Allahut, pa ndėrmjetėsim[21].

Cilat qenė format e thirrjes sė tij?
Thirrja fshehtas; zgjati tre vite me radhė, dhe; thirrja haptas; kėshtu ftoi gjatė tėrė jetės.

Kush qenė tė parėt qė pranuan Islamin?
Prej grave, Hadixhe bint Huvejlid, e prej burrave, Ebu Bekėr es-Sidik[22], prej tė rinjve, Ali ibėn Ebi Talib[23], prej shėrbėtorėve, Zejd ibėn Harith.

A ishte prej tė parėve Veraka ibėn Neufel me Islam?
Po, e pranoi dhe i besoi pejgamberllėkut tė Muhammedit a.s., saqė tha: “Sa do tė dėshiroja tė isha gjallė...”, e Muhammedi a.s. e konfirmon Islamin e tij[24].

Kush ishte thirrėsi i parė nė Islam pas Muhammedit r?
Ebu Bekėr - Allahu qoftė i kėnaqur me tė.

Kush qenė tė parėt qė e pranuan Islamin prej Ebu Bekrit t?
Uthman ibėn Affan, Zubejr ibėn el-Avvam, Abdurrahman ibėn Auf, Seėd ibėn Ebi Vekkas, Talha ibėn Ubejdullah.

Cila qe gjenerata (grupi) e parė e muslimanėve?
Seėd ibėn Vekkas, Zubejr ibėn el-Avvam, Abdullah ibėn Mes’ud, Ammar ibėn Jasir, Bilal ibėn Rabbah, Amėr ibėn Anbese. Pas njė kohe tė shkurtėr, gjenerata e parė e muslimanėve arrin nė 40 veta.

Kush qenė tė parėt qė shfaqėn Islamin haptas?
Muhammedi a.s., Ebu Bekėr, Ammar, Sumeje, Suhejb, Bilal dhe Mikdad.

Pse ftoi Muhammedi a.s. tre vite me radhė fshehurazi?
Pėr t’i edukuar gradualisht ata qė e dėgjojnė; pėrforcimin e tyre nė atė qė pranojnė dhe binden, pasi me atė qė u erdhi i Dėrguari i Allahut pėr ta ishte e panjohur dhe e ēuditshme, kėshtu qė, t’i pėrgatiste pėr sfidat qė do tė pėrballeshin me to.

Cila shtresė e njerėzve mė sė fuqishmi iu pėrgjigj thirrjes sė Muhammedit r?
Shtresa e thjeshtė dhe shėrbėtorėt, kėto dy kategori njerėzish pėrgjatė historisė sė popujve me pejgamberė gjithnjė qenė tė parėt qė iu pėrgjigjėn thirrjes sė tyre; pasi mendjemėdhenjtė e pushtetarėt, i pengonte krenaria dhe dėshira pėr pushtet[25].

Si filloi thirrja haptazi?

Kur Allahu i Lartmadhėrishėm shpalli fjalėn e Tij: “Tėrhiq vėrejtjen farefisit tėnd tė afėrm!” Pas kėtij urdhri hyjnor, Muhammedi a.s. ftoi fisin e vet tė cilėt numėronin 30 veta, pas kanė ngrėnė dhe pirė, u tha atyre: “Kush mė pėrkrah (thirrjen) nė fenė time, e premtimin e tė qenit me mua nė Xhennet?” Pasi i ftoi pėr sė dyti, Ebu Talib, xhaxhai i tij i thotė: Pasha Allahun do tė tė mbrojė e nuk do tė pengojė, por ndėrgjegjja ime nuk mė lejon tė flakė fenė e Abdu el-Mutalibit.

Pse filloi thirrja e tij a.s. me tė afėrmit e tij?
Pėr ta hequr pėrgjegjėsinė e thirrjes ndaj tyre; sepse nėse ata kundėrshtojnė, thirrja vazhdon tek tė tjerėt, pasi thirrja e tij a.s., ishte pėr tė gjithė njerėzit, po ashtu qė ta kuptojė edhe Muhammedi a.s. se njerėz tė tij janė vetėm kush i pėrgjigjet thirrjes, qė tė mos bėheshin pengesė e thirrjes sė tij ndjenja e afėrsisė farefisnore dhe respekti ndaj tyre.

Ēfarė bėri Muhammedi a.s. pas dy takimeve me farefisin e vet?
Pasi mori besėn e xhaxhait tė tij, Ebu Talib, pėr mbrojtjen e tij, hypi nė kodrėn Saffa dhe zėshėm kumtoi thirrjen e tij. Iu drejtua njerėzve me fjalėt: “O ju njerėz!” A mė besoni nėse ju them se pas kėsaj kodre po del njė kalė?” Thanė tė pranishmit: Nuk na ke gėnjyer ndonjėherė! “E unė jam i Dėrguar tek ju pėr t’jua tėrhequr vėrejtjen nga njė dėnim i madh!” Pastaj Ebu Leheb ndėrhyn e thotė: Shkatėrruar qofsh! A pėr kėtė na ke mbledhur? Pastaj iu shpallė Muhammedit a.s. kaptina el-Mesed[26].

A e ka dėnuar Allahu Fuqiplotė Ebu Lehebin?
Po, ėshtė shėnuar si i shkatėrruar nė Librin e Allahut, e do tė lexohet mallkimi ndaj tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Gruaja e tij ishte Erva bint Harb, pėrkrahėse e zjarrtė e burrit tė saj nė pabesim dhe armiqėsi ndaj Muhammedit a.s. dhe thirrjes sė tij.

Si e luftuan mosbesimtarėt thirrjen Islame?
Nėpėrmjet presionit pėr konfrontim fizik me tė Dėrguarin e Allahut dhe xhaxhin e tij, Ebu Talib[27]; duke akuzuar dhe shpifur pėr tė futur dyshim nė zemrat e njerėzve[28]; duke pretenduar se ėshtė magjistar[29]; gėnjeshtar[30]; thurrės legjendash[31]; nėpėrmjet talljes, poshtėrimit dhe pėrqeshjes[32].

Njė grua pėrderisa tallej e i thoshte Mėsuesit tė Njerėzimit, tė mėshirshmit, Muhammedit a.s.: Sa dėshirė kam qė shejtani yt tė tė ketė braktisė, sepse nuk e kam parė tė tė jetė afruar qe dy net a tri. Pastaj Allahu i Lartmadhėrishėm i shpalli Muhammedit a.s. kaptinėn ed-Duha, e cila fillon kėshtu: “Pasha paraditen! Pasha natėn kur shtrinė errėsirėn! Zoti yt nuk tė ka lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur.” – Kur’an, 93:1,2,3.

Tallja e pėrbuzja a ndodhi edhe me pejgamberė tė mėhershėm?
Po. Prandaj Allahu i Urtė i thotė Muhammedit a.s. se nuk ėshtė i vetmi qė pėrqeshet dhe tallet, sepse kėshtu u sollėn edhe me pejgamberė tė mėhershėm: “Edhe tė dėrguarit e tjerė para teje janė pėrqeshur, e ata qė u tallėn pėsuan (dėnim) pėr shkak se talleshin.” – Kur’an, 6:10.

Disa shembuj se ēfarė u thanė popujt mosbesimtarė pejgamberėve tė tyre?
Hudit a.s. i thanė: “Ne nuk themi tjetėr vetėm se dikush prej zotave tanė tė ka goditur me ēmendje!” – Kur’an, 11:54.
Salihut a.s. i thanė: “Thanė: O Salih, sillna atė me ēka na u kėrcėnove, nėse je prej tė dėrguarve”. – Kur’an, 7:77.
Lutit a.s. i thanė: “Ata i thanė: O Lut, nėse nuk pushon (nga kjo qė na thua), me siguri do tė jesh i dėbuar prej nesh!” – Kur’an, 26:167.
Shuajbit a.s. i thanė: “Ata thanė: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmė shumicėn nga ajo qė thua dhe ne tė konsiderojmė ty tė dobėt nė mesin tonė, dhe sikur tė mos ishte ai grup yti, ne do tė gurėzonim ty, ngase ti nuk je i ēmuar ndėr ne”. – Kur’an, 11:91.

Ēfarė ndėrmorėn Kurejshitėt kur panė se metodat e tyre pėr pengimin e Thirrjes Islame nuk dhanė sukses?
Filluan tė pėrdorin dhunėn fizike kundėr Muhammedit a.s. dhe muslimanėve. Po pėrmendim disa raste shkurtimisht:
Tregohet se Ukbe ibėn Ebi Muit se si i ka ardhur Muhammedit a.s. derisa po bėnte namaz, dhe ia ka vėnė rrobėn e vet nė qafėn e tė Dėrguarit tė Allahut dhe ka tentuar ta forras, ndėrkohė arrin Ebu Bekėr dhe e shtyu atė dhe i tha: Apo tentoni ta vrisni njė njeri qė thotė: Zoti im ėshtė Allahu, dhe ai madje ju erdhi me tė vėrtetėn prej Zotit tuaj!
Gjithashtu tregohet se njė herė i kanė mėshuar tė Dėrguarit tė Allahut, sa qė i ka rėnė tė fikėt. Edhe Ebu Xhehli ka tentuar mė shumė se njėherė ta torturojė, e njėherė pasi ngrit duart ta godasė derisa Muhammedi a.s. qe duke bėrė namaz, mbet i shtangur, e transmetohet se Muhammedi a.s. pėr kėtė rast ka thėnė: “Sikur tė afrohej edhe pak, engjėjt kanė pasur pėr ta copėtuar pjesė – pjesė.” – Hadith : Muslimi.
Dhunė fizike kanė provuar e pėrdorur edhe kundėr muslimanėve, pasuesve tė Muhammedit a.s.. Prej tyre pėrmendim njė rast: masakrimin e familjes ali Jasir, pėr tė cilėt Muhammedi a.s. ka thėnė kur ka kaluar pranė tyre: “Pėrgėzohuni oj Familje ali Jasir, juve ju ėshtė premtuar Xhenneti!” [33] – Hadith : Ahmed.

Ēfarė urtėsie fshihet pas kėtyre sprovave?
Nė radhė tė parė ėshtė vėrtetim i Fjalės sė Allahut, e pastaj, dėshmi e bindjes dhe shembuj tė sakrificės pėr fenė e Allahut.
Allahu i Lartmadhėruar thotė: A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?” – Kur’an, 29:2; po edhe dėshmi e bindjes, besimit dhe shembuj tė sakrificės pėr tė tjerėt: “Po ju menduat se do tė hyni nė xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt i patėn goditur skamjet e vuajtjet dhe qenė tronditur, saqė i dėrguari thoshte, e me te edhe ata qė kishin besuar: “Kur do tė jetė ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vėrtet ndihma e All-llahut ėshtė afėr”! – Kur’an, 2:214
Muhammedi a.s. ėshtė pyetur se cilėt njerėz mė sė tepėrmi sprovohen:
Ka thėnė: “Pejgamberėt, pastaj njerėzit mė tė mirė. Sprovohet njeriu sipas bindjes qė ka nė fe, nėse bindjen e ka tė fortė, sprova rritet, e nėse bindjen e ka tė dobėt, sprovohet sipas (bindjes) fesė sė tij. Sprova nuk hiqet prej njeriut besimtar derisa tė ecė nėpėr tokė e tė mos ketė asnjė gabim.” – Hadith : Tirmidhiu

Ku takohej Muhammedi a.s. me shokėt e tij nė fillim tė thirrjes?

Nė shtėpinė e Erkam ibėn Ebi el-Erkam.

Pse Muhammedi a.s. zgjodhi kėtė shtėpi?
Sepse Erkam nuk njihej si musliman; ndoshta mbase ishte prej fisit Beni Mehzum, tė cilėt ishin kundėr fisit Beni Hashim, e nuk mund tė mendohej se i Dėrguari i Allahut mund tė ndodhej nė zemėr tė armikut tė fisit tė tij. Mbase Erkam ishte i ri kur e pranoi Islamin, 16 vjeē, e vendet ku kėrkohej Muhammedi a.s. bashkė me shokėt e tij, ishin tek tė mėdhenjtė. Allahu e di mė sė miri!

Kur ndodhi Hixhreti[34] (shpėrngulja) i Parė nė Habeshe (Abisini)?
Nė vitin e pestė tė Shpalljes.

Cilat ishin shkaqet e kėtij hixhreti?
Ikje pėr hir tė fesė nga vendet e trysnisė nė vende tė sigurta.

Kur u rrit trysnia kundėr muslimanėve dhe u pėrkeqėsua gjendja e shokėve tė Muhammedit a.s. dhe panė se mund t’ua cenonte edhe fenė, edhe se Muhammedi a.s. nuk ishte nė gjendje qė tė pengonte trysninė e kurejshitėve, i porositė njerėzit e tij: “Nė tokėn e Habeshive ėshtė njė mbret i madhėrishėm, kush ėshtė nė vendin e tij nuk i bėn padrejtėsi, shkoni atje derisa Allahu t’ju gjej rrugėzgjidhje prej asaj qė jeni.” – rrėfen Ummu Selma.

Sa vetė e bėn kėtė hixhret?
Njėmbėdhjetė burra dhe katėr gra.

Pėrmend disa prej tyre?
Uthman ibėn Affan, gruaja e tij, Rukije – vajza e Muhammedit a.s., Ebu Selma dhe gruaja e tij, Ummu Selma, Uthman ibėn Medhėun, Musėab ibėn Umejr.

Sa qėndruan nė Abisini?
Qėndruan dy muaj, muajin Shaėban dhe Ramadan dhe u kthyen nė Mekke nė muajin Shevval nė tė njėjtin vit, vitin e pestė tė shpalljes.

Ēfarė mėsojmė prej porosisė sė Muhammedit a.s. ndaj njerėzve tė tij pėr kėtė hixhret?
Lejimi i shpėrnguljes prej njė vendi nė tjetrin pėr tė ruajtur fenė. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Nuk ndalet shpėrngulja pėrderisa tė mbyllet dera e pendimit, e dera e pendimit nuk mbyllet derisa tė lind dielli prej perėndimit.” – Hadith : Ebu Davud.

Ēfarė i shtyri tė riktheheshin pas dy muajsh nė Mekke?
U erdhi lajmi se kurejshitėt e kishin pranuar Islamin, kur iu afruan Mekkės, kuptuan se paskėsh qenė lajm i rremė, madje morėn vesh se dhuna e trysnia vetėm se ishin shtuar edhe mė shumė, e disa prej tyre bashkė me njė grup tjetėr tė muslimanėve shkojnė nė Abisini, e disa prej tyre mbesin nė Mekke.

Ēfarė ndodhi kur kuptuan se lajmi ishte i rremė dhe se dhuna e trysnia vetėm se ishin shtuar?
I porositi Muhammedi a.s. tė bėnin hixhretin e dytė prapė nė Abisini.

Sa vetė ishin nė hixhretin e dytė?
83 burra dhe 8 gra, ose 9 gra.

Ēfarė ndėrmorėn paria e kurejshitėve pas hixhretit tė dytė?
Dėrguan njė delegacion tek mbreti i Abisinisė, Nexhashi, qė tė mos i pranonte dhe t’ua dorėzonte kurejshitėve.

Kush e pėrbėnte kėtė delegacion?
Amėr ibėn As dhe Abdullah ibėn Ebi Umeje.

Ēfarė bėnė para se tė hynin nė pallatin e Nexhashiut?

I afruan dhurata elitės sė Nexhashiut dhe oborrtarėve tė tij, qė tė merrnin pėrkrahjen e tyre nė kėrkesėn qė do t’ia shtronin atij pėr dorėzimin e emigrantėve muslimanė.

Ēfarė i tha delegacioni kurejshit Nexhashiut?
O Mbret! Nė vendin tuaj kanė hyrė ca tė rinj mendjelehtė, lanė fenė e popullit tė tyre dhe nuk janė as nė fenė tėnde, erdhėn me njė fe qė e shpikėn, pėr ne ėshtė e panjohur dhe pėr ty, e neve na deleguan fisnikėt e popullit tė tyre, baballarėt, xhaxhallarėt dhe familjarėt qė t’i rikthejmė nė vendlindjen e tyre.

Priftėrinjtė thanė: O Mbret, tė vėrtetėn e thanė! Dorėzojė tek kėta qė t’i kthejnė te njerėzit dhe vendlindja e tyre.

Ēfarė bėri Nexhashiu pas dėgjoi gjithėkėtė?
I ftoi muslimanėt dhe i pyeti: ē’ėshtė kjo fe, nė tė cilėn u dalluat nga populli juve, e as nuk ėshtė fe e imja dhe as e njerėzve tė tjerė?

Kush foli nė emėr tė muslimanėve dhe si i pėrgjigjet Nexhashiut?
Foli Xhaėfer ibėn Ebi Talib:
“O Mbret! Ishim njerėz tė njė populli injorantė, adhuronim idhuj, ushqeheshim me cofėtina, bėnim punė tė pėshtira, nuk mbanim lidhjet farefisnore, derisa Allahu dėrgoi tek ne njė pejgamber, i dimė rrėnjėt e tij fisnore, besnikėrinė, sinqeritetin dhe zemėrgjerėsinė e tij, na ftoi qė tė adhurojmė vetėm Allahun, e tė lėmė ēfarė adhuronim pėrveē Tij, ne dhe baballarėt tanė idhuj prej guri...” Kėshtu qė, ia sqaroi atij fenė nė tė cilėn fton Muhammedi a.s. dhe qėndrimi i popullit tė tyre ndaj saj.

Si reagoi Nexhashiu pasi dėgjoi fjalėt e Xhaėfer ibėn Ebi Talib?
Tha: Kjo qė the dhe ajo me tė cilėn erdhi Isa, buron prej njė drite. Ju tė dy ikni prej kėtu, pasha Allahun kurrė nuk do t’jua dorėzojė kėta!

Ēfarė bėri delegacioni kurejshit pas refuzimit tė Nexhashiut?
Tė nesėrmen Amėr ibėn As pėrpiqet ta bind Nexhashiun kundėr tyre, duke i thėnė se ata, muslimanėt, thonė fjalė tė rėnda ndaj Isės.
Pastaj, sėrish i fton dhe i pyet se ēfarė thonė ndaj Isės.
Xhaėferi i pėrgjigjet: Themi pėr tė atė qė i ėshtė shpallė pejgamberit tonė, se, ai ėshtė rob i Allahut, i Dėrguar i Tij dhe frymė - nėpėrmjet fjalės sė Tij tė cilėn ia drejton Merjemes virgjėreshė. Pasi dėgjoi kėtė Nexhashiu, mori njė kleēkė prej toke dhe i tha Xhaėferit:
Dallimi mes asaj qė erdhi Isa dhe ēka thatė ėshtė sa kjo kleēkė. U afroi siguri muslimanėve ndėrsa delegacionin e ktheu mbrapshtė bashkė me dhuratat e kurejshitėve.

Ēfarė nxirret prej kėsaj ngjarje?
Premtimin e Allahut[35], se kush i pėrmbahet rrugės sė Tij, i hapen rrugėt, janė nėn mbrojtjen e Tij, edhe pėrkundėr mjeteve qė shfrytėzojnė pabesimtarėt pėr tė penguar rrugėn e Allahut, Allahu do t’i dėshtojė ato dhe se ngadhėnjimtare ėshtė rruga e Tij.

Nexhashiu a i besoi pejgamberllėkut tė Muhammedit a.s.?
Po[36]. Kur vdiq Nexhashiu[37], Muhammedi a.s. ia fali namazin e xhenazes me rregullat e njė tė vdekuri musliman joprezent. Po ashtu transmetohet se Muhammedi a.s. kur ka vdekur ka thėnė: Vdiq sot Abdullah Salih; edhe ėshtė lutur pėr tė dhe ka kėrkuar prej tjerėve tė luten pėr tė.

Si e pranoi Islamin Hamza?
Nė fillim arsye ishte tallja dhe pėrqeshja e kurejshitėve kundėr Muhammedit a.s. ajo qė e shtyri t’i dilte krah, e kėshtu pranon dhe fenė e nipit tė tij; tregohet se njė shėrbėtore e Abdullah ibėn Xhedėan i tregon Hamzasė se Ebu Xhehli e kishte fyer rėndė Muhammedin, e Hamza shkon tek Ebu Xhehli dhe i thotė, tė mos e fyejė mė, sepse edhe ai kishte kaluar nė fenė e tij; por mė vonė zemra e Hamzasė hapet sinqerisht pėr Islamin dhe bėhet prej muslimanėve mė tė mirė. Kjo ndodhi nė vitin e VI-tė tė Shpalljes.

Pėr kė ėshtė lutur Muhammedi r qė ta udhėzojė mė Islam pėr t’u forcuar ēėshtja islame?
Ėshtė lutur pėr dy vetė; pėr Omer ibėn el-Hattab dhe Ebu Xhehlin, e ka thėnė: O Allah! Ndero Islamin me njėrin prej kėtyre dyve qė Ti do: me Ebu Xhehlin ose me Omer ibėn el-Hattab. – Hadith : Tirmidhiu

Ē’solli Islami i Omerit t ?
Me Islamin e Omerit u bėmė mė tė fortė, - tregon Ibėn Mesėud, Islami i tij ishte ngritje, e hixhreti i tij ndihmė, e udhėheqja e tij mėshirė.

Ēfarė bėri Omeri r.a. kur pranoi Islamin?
Pyeti se kush prej kurejshitėve ėshtė mė pėrgojuesi, i thanė se ishte Xhemil ibėn Muammer, e takon Omeri r.a. atė edhe i tregon se e ka pranuar Islamin, pastaj me nxitim shkon tek Qabja dhe klith: Omeri ka devijuar! Ndėrsa Omeri ishte pas tij duke thėnė: Gėnjeu, Omeri ėshtė bėrė musliman!!

Ēfarė strategjie pėrdorėn kurejshitėt pas shtimit tė numrit tė muslimanėve?
Bėnė aleancė kundėr Beni Hashim dhe Beni Abdu-l-Mutalib dhe vendosėn: prej tyre tė mos martohen; e as tė mos i pėrkrahin; e as tė mos rrinė me ta; e as tė mos hynė nė shtėpitė e tyre; e as tė mos u flasin, derisa tė mos e dorėzojnė tė Dėrguarin e Allahut, e kėtė vendim e bėnė publik dhe e vendosėn nė Qabe. Tė afėrmit e Muhammedit a.s. hezituan, pėrveē Ebu Xhehlit. Kėtė letėr e shkroi dora e Begid ibėn Amir ibėn Hashim, kundėr tė cilit ėshtė lutur Muhammedi a.s., dhe i ėshtė shtangur dora pėrjetė.

Si rrjedhojė e kėtij vendimi ē’u ndodhi muslimanėve?
I izoluan muslimanėt nė vendin sheėb Ebi Talib pėr tre vite me radhė.

Cili Sahabij lindi nė kėtė vend?
Nė sheėb Ebi Talib lindi sahabiu i nderuar, Abdullah ibėn Abbas.

Kush tentoi qė ta griste letrėn e vendosur nė Qabe?
Hisham ibėn Amėr ibėn Amir ibėn Luė bashkė me Zuhejr ibėn Ebu Umeje, Mutėam ibėn Adi, Zemėatu ibėn el-Esved dhe Ebu el-Buhteri.

Ēfarė mėsime nxirren prej ngjarjes sė izolimit?
Sakrifica dhe qėndresa e Muhammedit a.s. dhe muslimanėve tė parė ndaj vuajtjeve dhe dhunės qė i shkaktuan pabesimtarėt. Po ashtu tė kuptojė ēdo musliman, se, kur me diēka tė kėtillė ėshtė sprovuar i Dėrguari i Allahut, nėse sprovohen edhe muslimanėt e tjerė, tė durojnė. Gjithashtu nga kjo ngjarje merret modeli i qėndrueshmėrisė nė besim; vetėm besimi i fortė nė Allahun i bėri tė durojnė e tė mos lėkunden.

Kur ėshtė pyetur Ebu Sufjan nga perandori romak, Herakėl, rreth sahabėve tė Muhammedit a.s., se a e ka braktisė ndokush fenė e tij pasi e pranuar atė? Ebu Sufjan i pėrgjigjet, jo! Herkul i thotė: E pra ai ėshtė besimi i fortė, kur bėn vendin e vet nė lule tė zemrės!

Kur vdiq Ebu Talib?

Nė vitin e 10-tė, tė Shpalljes, pasi dolėn nga izolimi nė sheėb Ebi Talib.

Ebu Talib a vdiq si besimtar apo mosbesimtarė?
Vdiq si pabesimtarė, megjithė qė ishte mbrojtės i tė Dėrguarit tė Allahut[38].

Pse u pikėllua Muhammedi a.s. pasi ndėrroi jetė xhaxhai i tij, Ebu Talib[39]?
Sepse ai e ndihmonte vazhdimisht, e ruante dhe pėr tė hidhėrohej[40].

Pse Ebu Talib qėndroi nė fenė e tė parėve tė tij?
Ishte urtėsi e Allahut, sepse ishte mbrojtės i tė Dėrguarit tė Allahut, sepse po tė bėhej musliman, paria e kurejshitėve nuk do e respektonin si prijės dhe njeri qė duhej dėgjuar, e do tė shtrinin dorėn e dhunės ndaj Muhammedit a.s. – mendon Ibėn Kajim.

Kur ndėrroi jetė gruaja e tij, Hadixhja r.a.?
Nė vitin e 10-tė, tė Shpalljes, tri vjet para Hixhretit.

Ēfarė bėnė kurejshitėt kur vdiq Ebu Talib dhe Hadixhja?
Shtuan masėn e dhunės, shfaqėn tėrė mllefin kundėr Muhammedit a.s..

Ēfarė ndėrmori Muhammedi a.s. pas vdekjes sė tė dyve?
Shkoi nė Taif.

Kush qe me tė kur shkoi nė Taif?
Shėrbėtori i tij, Zejd ibėn Harithe.

Ēfarė bėnė populli i Taifit ndaj Muhammedit a.s.?

Nuk iu pėrgjigjėn, kundėrshtuan Islamin, dhe e nxorėn prej vendit tė tyre, duke e gjuajtur me gurė, derisa i doli gjaku nga kėmbėt e tė Dėrguarit tė Allahut.

Sa qėndroi nė Taif?
Njė muaj, ose 10 ditė.

Kė takoi Muhammedi a.s. derisa kthehej prej Taifit?
Takoi Adas en-Nasranij (i krishterė), i besoi dhe e pranoi vėrtetėsinė e tij, dhe u konvertua nė musliman.

Si u kthye Muhammedi a.s. prej Taifit?
Gjendja e tij ishte e rėnduar dhe i shqetėsuar. Allahu i dėrgoi Melekun e Kodrave, shenjė tė ndihmės sė Allahut, nėse dėshiron t’i pėrmbyste nėn gėrmadhat e asaj kodre[41][42].

Ēfarė urtėsish mund tė nxirren prej ndodhive tė Muhammedit a.s. nė Taif?
Qėndrueshmėria e Muhammedit a.s., nuk u dėshpėrua pėrballė sfidės. Po ashtu, pėrkundėr sjelljeve tė ē’njerėzishme tė Taifit, nuk u lut kundėr tyre. Shpresa nė Allahun pėr udhėzimin e popullit tė tij dhe mėshira ndaj njerėzimit. “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė.” – Kur’an, 3:159; “E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat.” – Kur’an, 21:107

Kur ndodhi el-Israė dhe el-Miėraxh?
Para Hixhretit e pas shpalljes nė Mekke. Para hixhretit: njė vit, ose tre vjet, ose pesė vjet.
El-Israė: udhėtimi i Muhammedit a.s. me Xhibrilin prej Mekkės nė Mesxhid Aksa[43]. El-Miėraxh: mėnyra me tė cilėn depėrtoi Muhammedi a.s. prej tokės nė qiej.
Cilat janė argumentet se Muhammedi a.s. bėri Isranė dhe Miėraxhin me shpirt dhe trup, dhe ishte i vetėdijshėm?
Allahu thotė: “Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejt el-Mukaddes)” – Kur’an, 17:1
Fjala Abd jep tė kuptohet se udhėtoi tėrėsisht me qenien e tij, trup e shpirt.
Kurejshitėt pabesimtarė e pėrgėnjeshtruan kėtė ngjarje. Po tė ishte kjo ngjarje thjesht njė ėndėrr, pabesimtarėt nuk kishin ē’tė pėrgėnjeshtronin, pasi do tė mbetej thjesht njė ėndėrr gjatė gjumit.
Muhammedi a.s. udhėtoi gjer nė Mesxhid el-Aksa, pastaj depėrtoi nė qiej me trup dhe shpirt tek Allahu, e kjo ndodhi vetėm njėherė, - shėnon Ibėn Kajim.



Fundi i pjesės sė parė i librit:
Pyetje – Pėrgjigje
BIOGRAFIA E MUHAMMEDIT S.A.V.S.
Avni Tafili




---------------------------------------------------------
[1] Ėshtė quajtur Viti e Elefantėve, pėr arsye se, sundimtari i atėhershėm i Jemenit Ebraha el-Kalisi ka tentuar ta rrėnojė Kaėben e Nderuar, me qėllim qė, njerėzit ta nderojnė Kishėn el-Kalis, e cila ndodhej nė Jemen.
[2] Pėrkundėr armiqėsisė sė Ebu Sufjanit (paraislamit) ndaj Muhammedit a.s., nuk ka mundur t’ia pėrēmojė familjen: “Ai ėshtė me paraardhės fisnik.”
[3] Pastrues i njerėzve nga idhujtaria dhe pabesimi.
[4] Grumbullues; njerėzit mblidhen rreth tij.
[5] Vula e Pejgamberėve.
[6] Emri i tij ėshtė Abdu Menaf.
[7] Emri i tij ėshtė Abdul Uza
[8] Shėrbėtorja e Ebu Lehebit.
[9] Ishte prej fisit Beni Seėd, ka qėndruar me tė katėr vjet, pastaj ia ka kthyer tė ėmės, Emines.
[10] “Njoh njė guri nė Mekke, mė pėrshėndeste para se tė mė vinte pejgamberllėku, atė guri e njoh edhe tani.” - Hadith
[11] U distancua nga njerėzit, rrinte nė shpellėn Hiraė, ku meditonte dhe adhuronte Allahun. Por distancim i pėrkohshėm, sa tė pėrqendrohej nė meditim dhe problemet qė prekin shoqėrinė. Sepse distancimi i pėrhershėm nga shoqėria nuk ėshtė gjė e mirė: “Besimtari qė shoqėrohet me njerėzit dhe duron nga tė kėqijat e tyre ėshtė mė i mirė se njė qė nuk i shoqėron e nuk duron prej tė kėqijave tė tyre.” - Hadith
[12] Ky ėshtė virtyt i njerėzve tė zgjedhur,- thotė Neveviu.
[13] “Nė ditėn e hėnė kam lindur po nė kėtė ditė mė ėshtė shpallur.” - Hadith
[14] Kaptina Alak:1,2,3 – Kur’an. Vullnet i Allahut qė i Dėrguari i Tij i fundit tė mos dinte shkrim-lexim, qė tė mos dyshohej nė vėrtetėsinė e Kur’anit pėr Fjalė tė Allahut.
[15] Muhammedi a.s. shpreh habi, sepse populli i tij e njihte pėr njeri tė drejtė, tė sinqertė, e tė mirė, e si ka mundėsi qė t’ia harrojnė virtytet e larta e ta pėrjashtojnė.
[16] Kaptina el-Mudethir: 1,2,3,4,5 – Kur’an. Nė kėtė metodė iu ėshtė shpallur edhe pejgamberėve tė mėhershėm, siē thotė Allahu xh.sh.: “Ne tė frymėzuam ty me shpallje sikurse e patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt pas tij..” – Kur’an, 4:163.
[17] Shpallja filloi nėpėrmjet ėndrrave tė vėrteta – tregon Aishja r.a.
[18] “Mė erdhi Xhibrili dhe me citoi nė qenien time se: nuk vdes asnjė pa iu pėrmbushur furnizimi i vet, jini tė devotshėm ndaj Allahut dhe kėrkoni prej Tij si ėshtė mė sė miri.” – Hadith.
[19] “A e dini se kush ishte pyetėsori?” I pėrgjigjen tė pranishmit: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Muhammedi a.s. u thotė: Ai ėshtė Xhibrili, ju erdhi qė t’jua mėsojė fenė tuaj.” – Hadith.
[20] Ėshtė pyetur Muhammedi a.s. nga Harith ibėn Hisham se si i vjen shpallja, e Muhammedi a.s. i ėshtė pėrgjigjur: “Ndonjėherė mė vjen nė formė tė ziles, e kjo ėshtė mė e vėshtira, nuk hiqet pėrderisa ta kuptojė atė qė mė thuhet.” – Hadith.
[21] Gjatė Israsė dhe Miėraxhit, kur Allahu i Lartmadhėrishėm e urdhėroi Muhammedin a.s. dhe Ummetin Islam pėr faljen e namazit nė pesė kohė.
[22] “Allahu mė dėrgoi tek ju, e thatė: po gėnjen, ndėrsa Ebu Bekri nuk mė pėrgėnjeshtroi.” - Hadith
[23] Ishte dhjetė vjeē kur e pranoi Islamin,- tregon Ibėn Haxher.
[24] “Mos e pėrēmoni Verakan, unė i pashė atij njė a dy xhennete”. - Hadith
[25] Siē i thanė Nuhut a.s. mendjemėdhenjtė dhe pushtetarėt kur i ftoi nė Islam: “Ne nuk tė shohim ndryshe vetėm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se tė pasoi kush, pėrveē atyre qė janė mė tė poshtėritė e mė mendjelehtit nga mesi ynė..” - Kur’an, 11:27
[26] “Qoftė i shkatėrruar Ebi Lehebi, e ai mė ėshtė shkatėrruar! Atij nuk i bėn dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi. Ai do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flakė. E edhe gruaja e tij, ajo qė barti dru (ferra). E nė qafėn e saj ajo ka njė litar tė pėrdredhur.” - Kur'an, 111:1,2,3,4,5.
[27] Kurejshitėt shkojnė tek Ebu Talib dhe pyesin pėr Muhammedin a.s., e i thonė se po i shqetėson nė ndejat dhe faltoren e tyre, ndaloja kėtė gjė. Ebu Talib i kėrkon Akilit ta thėrrasė Muhammedin a.s., pasi vjen, i thotė: O djalė i vėllait tim, djemtė e xhaxhallarėve tu po pretendojnė se ti po i shqetėson nė ndejat dhe faltoren e tyre, e ndalohu nga kjo gjė. Muhammedi a.s. ngreh sytė lart nė qiell e thotė: “Nuk mund t’ju lė tė veproni ashtu, edhe sikur tė mė ndiznit me zjarr prej tij (diellit).” Pastaj Ebu Talib u thotė atyre: Djali i vėllait tim nuk ka po gėnjen, sprapsuni.
[28] Shpifėn se ishte i ēmendur e i marrė: “E (nga inati) thanė: “Ai ėshtė i marrė!” - 68:51; ndėrsa Allahu u pėrgjigjet: “Ti, me dhuratėn (pejgamber) e Zotit tėnd, nuk je i ēmendur!” – 68:2,
[29] “Horrat madje thonė: “Ju vetėm jeni duke e ndjekur njė njeri qė e ka zėnė magjia!” – Kur’an, 25:8
[30] “Ky (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė gėnjeshtėr, qė e trilloi ai (Muhammedi), tė cilit i ndihmuan edhe njerėz tė tjerė”. – Kur’an, 25:4.
[31] “Edhe thanė: “(pėr Kur'anin) Janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muhammedi) kėrkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje.” – Kur’an, 25:5.
[32] “Kėshtu Ne i sprovojmė disa me disa tė tjerė (pasanikun me varfanjakun, atė me autoritet dhe atė pa tė) ashtu qė tė thonė: “A kėta janė mes nesh qė All-llahu i dhuroi?” A nuk ėshtė All-llahu mė i dijshmi pėr ata qė janė mirėnjohės?!” – Kur’an, 6:53.
[33] Dėshmorja e parė e Islamit ėshtė Ummu Ammar – Sumeje bint Hajat, Allahu i kėnaqtė tė gjithė dėshmorėt e Islamit nė Xhennet!
[34] Emigrimi prej njė vendi nė njė vend tjetėr, ikje pėr tė ruajtur fenė Islame. Sipas rregullores Islame, kemi dy lloje tė hixhretit: vaxhib dhe mustehab, vaxhib: kur nuk mund tė ushtrosh fenė islame, nė kėtė rast hixhreti ėshtė i kėrkuar, dhe; mustehab: kur mund ta ushtrosh fenė, por edhe mund tė hixhrosh, e nė kėtė rast i pėlqyeshėm.
[35] “E kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė.” – Kur’an, 65:2, “All-llahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan.” – Kur’an, 22:38, “Ata qė nuk besuan, shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnė atė dhe ajo do tė bėhet dėshpėrim i tyre, madje ata do tė mposhten.” – Kur’an, 8:36
[36] Dėshmoj se ai ėshtė i Dėrguar i Allahut, ai ėshtė pėr tė cilin ka pėrgėzuar ardhjen e tij Isa djali i Merjemes, po tė mos isha nė pozitėn qė jam, do t’i vihesha pranė e t’ia mbaja nallēat. – kėto fjalė tė Nexhashiut, rrėfyer nga Ebu Musa el-Eshėarij.
[37] Nexhashiu vdiq nė vitin e nėntė tė Shpalljes.
[38] Muhammedi a.s. hyn nė dhomėn e Ebu Talib kur i ishte afruar vdekja, pranė tij ishte edhe Ebu Xhehl dhe Abdullah ibėn Ebi Umeje, dhe iu drejtua Muhammedi a.s. me fjalėt: “O Xhaxhai im! Thuaj: s’ka zot tjetėr pos Allahut!, fjalė me tė cilėn do tė tė bėj shefat tek Allahu”. Ebu Xhehli ndėrhyn: O Ebu Talib, a do tė dėshiroje tė braktisje fenė e Abdu-l-Mutalibit?! Ndėrsa Muhammedi a.s. vazhdimisht ia pėrsėrittė fjalėt e mėsipėrme, derisa i pėrgjigjet Ebu Talib: ai (unė) nė fenė e Abdu-l-Mutalibit. Pra kundėrshtoi tė thoshte Dėshminė, ndėrkaq Muhammedi a.s. tha: Pasha Allahun do tė kėrkoj falje pėr ty derisa tė mos mė ndalohet kjo gjė. – Hadith : Muttefikun alejh. Pastaj Allahu xh.sh. shpalli fjalėt: Nuk i takonte pejgamberit e as atyre qė besuan tė kėrkonin falje pėr pabesimtarėt”, dhe fjalėt: Ti (Muhammed) nuk mund tė udhėzosh atė qė do ti.” Muhammedi a.s. ka thėnė pasi ėshtė pyetur pėr ēėshtjen e tij: Ai ėshtė nė ujė tė zjarrit qė i arrin tek zogu i kėmbės, sikur tė mos ishte pėr mua, do tė ishte nė fund tė Zjarrit. – Hadith : Muttefikun alejh.
[39] Pasha Allahun, kurrė nuk do tė arrijnė tek ti sado qofshin, derisa tė mė varrosin do tė qėndrojė si luan! – Ebu Talib.
[40] Ibėn Mesėud tregon se Muhammedi a.s. nė Mekke ishte nėn kujdesin e xhaxhait tė tij, Ebu Talib.
[41] Dy kodra tė Mekkės, ose Kabis, pranė Mekkės.
[42] Aishja e ka pyetur Muhammedin a.s. se cila ditė ka qenė mė e vėshtira se Dita e Uhudit, i pėrgjigjet: Prej popullit tėnd kam pėrjetuar ē’kam pėrjetuar, mė rėndė kam pėrjetuar ēfarė ndjeva nė Ditėn Akebe, kur kėrkova pėrkrahje tek Ibėn Abdu Jalejl ibėn abd Kelal, dhe nuk mė ėshtė pėrgjigjur atė qė doja, pastaj u largova i rėnduar shpirtėrisht mė ra tė fikėt, mė erdhi vetėdija pranė dhelprave, kur ngrita kokėn pashė se isha nėn errėsirėn e mjegullave, e pashė Xhibrilin, me thirri e mė tha: Allahu dėgjoi fjalėt e popullit tėnd ndaj teje, e qė nuk tė dėgjuan, e Allahu dėrgoi Melekun e Kodrave, e ti ta urdhėrosh ēdo gjė kundėr tyre, e pastaj mė foli Meleku i Kodrave, pasi mė dha selam, tha: O Muhammed, nėse dėshiron ti, ata i pėrmbysi mes dy kodrave. Ndėrsa Muhammedi a.s. iu pėrgjigj: Por shpresoj qė Allahu prej pasardhėsve tė tyre tė nxjerr besimtarė, qė adhurojnė vetėm Allahun Njė, e nuk i shoqėrojnė Atij asnjė shok. – Hadith : Muttefikun alejh.
[43] Ėshtė quajtur Bejtu el-Mukaddes, apo Shtėpia e Bekuar, nė Jerusalem, Palestinė

Sė fundi pėrpunuar nga Summejja : mė 09-07-2008 23:49.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Ervala (10-07-2008), rubina (10-07-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem valeriana89 Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 02-09-2006 07:38
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Muhammed AbdulMalik Agjėrimi 0 06-10-2005 04:54


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 16:25.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.