|
Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjiptit
Ekzistojnė disa personalitete historike gjatė jetės sė kėtij ummeti qė kanė patur rol dhe merita tė veēanta nė librat e hitorisė, emri i tyre arriti deri te gjithė ata qė ishin bashkohės tė tyre, ashtu qė nuk dėgjuam pėr ta pos lėvdatave. Nga ana tjetėr, ka pasur personalitete tjera qė kanė jetuar nė tė njėjtėn kohė, ndoshta rendėsia dhe ndikimi i tyre i ka tejkaluar disa personalitete tė njohura dhe tė pėrmendura, mirėpo janė harruar veprat dhe qėndrimet e tyre nga lavdatat e mėdha qė u janė bėrė personaliteteve tjera tė shquara.
Njė prej kėtyre personaliteteve, vepra e tė cilit ka lėnė gjurmė nė historinė islame, ėshtė edhe xhaxhai i Salahudin Ejubit, i njohur si Esedudin Sherikoh, njėkohėsisht profesori, mėsuesi, udhėzuesi dhe edukatori i vėrtetė i Salahudinit.
Tė gjithė njerėzit e njohin Salahudinin, mirėpo pak nga ata e njohin Esedudinin, xhaxhain e tij!
Luani i Kodrės
Ėshtė trimi i vetėm i pashoq, kalorėsi luan, Esedudin Shirikoh, i biri i Shadit, biri i Mervanit, e ai i biri Jakubit Kurd, i lindur nė qytezėn Devin nė kufijt e Azerbejxhanit me Xhorxhinė, nė vitin 500 Hixhri.
Fjala Shirikoh don tė thotė Luani i Kodrės, ai dhe vėllai i tij, Nexhmudin Ejubi, janė rritur nė Tekrit nė kohėn kur prindi i tyre Shadi ishte nėnpunės nė kėshtjellėn e Tekritit.
Nexhmudini ishte mė i vjetėr se Esedudini, atė e karakterizonte butėsia, urtėsia dhe menēuria, kurse Esedudini ishte si shigjetė djegėse, nuk pranote ti bėhej ndonjė e keqe apo ti nėpėrkėmbej nderi, dhe kjo e bėri qė tė shpėrngulen nga njė vend nė tjetrin.
Nga Tekriti nė Mosull
Esedudini dhe Nexhmudini i shėrbenin emirit Behruz, komandant i policisė sė Bagdatit, qė ishte kryeqyteti i shtetit tė hilafetit Abasit. Ai ua la nėn mbrojtje kėshtjellėn e Tekritit, ku edhe morrėn lėvdata tė mėdha tek njerėzit. Mirėpo nė vitin 526 hixhri ndodhi njė ndodhi, ata ndihmuan komandantin e shquar Imadudin Zenkin, i cili kishte pėsuar njė disfatė nga disa armiq tė tij, duke ia lėnė nė shėrbim anijet pėr tė kaluar lumin Dixhle pėr nė Mosull, ai me ushtarėt e tij. Kjo vepėr e tyre nuk i pėlqeu Behruzit pasi ishte nė mosmarrėveshje me Imadudin Zenkin, ashtu qė priti ndonjė rast tė pėrshtatshėm me tė cilin do ti dėnonte kėta dy vėllezėr.
Ndodhėn shumė padrejtėsi ndaj Nexhmudinit dhe Esedudinit dhe familjeve tė tyre nė kėshtjellėn e Tekritit nga ana e ushtarėve tė Behruzit derisa erdhi rasti qė e kėrkonte Behruzi. Njėri nga ushtarėt e Behruzit kishte ngacmuar nė rrugė njė vajzė nga familja e Esedudinit, e ajo u ankua te xhaxhai i saj, Esedudini. Ai doli dhe iu drejtua me fjalė tė ashpra ushtarit tė pamoralshėm, ndėrsa ai ia ktheu me nxjerrje tė shpatės, ashtu qė ndodhi njė pėrleshje, e cila pėrfundoi me vdekjen e ushtarit tė pamoralshėm. Pėr kėtė ndodhi Emiri Behruz u hidhėrua dhe urdhėroi qė tė dėbohen, Nexhmudini dhe Esedudini, me familjet e tyre nga kėshtjella e Tekritit. Kjo ndodhi nė vitin 532 hixhri, po nė tė njėjtėn natė qė lindi Salahudin Jusuf ibėn Ejubi.
Kėta dy vėllezėr vendosėn qė tė nisen drejt Emirit tė Mosullit, Imadudin Zenki, dhe tė hyjnė nė shėrbim tė tij. Ai i mikpriti dhe iu falėnderua atyre pėr ndihmėn qė ia kishin ofruar mė herėt, pastaj i bashkoi me komandantėt e tij dhe u dha pozita tė mira. Nexhmudinin e bėri vali tė Balebekut, kurse Esedudinin e bėri nga udhėheqėsit e ushtrisė sė tij.
Emiri i Mosullit, Imadudin Zenki, ishte ekspert pėr vlerėsimin e njerėzve, kishte mundėsi tė punėsimit tė njerėzve nė atė qė e zotėronin. Ai, Nexhmudinin e shihte si njeri tė meēur e tė urtė i cili ka mundėsi tė udhėheqte si njė politikan i mirė, kurse vėllain e tij, Esedudinin, e shihte si komandant ushtarak qė ka potencial tė komandojė me trimėrinė e tij nė luftra.
Nga Imadudini deri te Nurudini
Vazhdoi Esedudin Shirikoh nė shėrbimin e Imadudinit, duke e shoqėruar atė nė tė gjitha luftrat kundėr tė krishterėve. Mori pjesė edhe nė ēlirimin e Rehas. Imadudini e donte shumė pėr trimėrinė qė kishte, ngase edhe ai ishte trim qė nuk i frikėsohej vdekjes. Kėshtu vazhdoi deri nė natėn e vrasjes sė Imadudinit nė vitin 541 Hixhri.
Nė kėtė ndodhi Esedudini luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm, pasi i mbrojti ushtarėt qė mos tė ndodhė nė mes tyre ndonjė pėrplasje dhe vrasje qė zakonisht ndodhte kur vritet komandanti.
Mandej mori vulėn e Emirit Imadudinit dhe ia dha tė birit tė tij, Nurudin Mahmudit, si simbol i zėvendėsimit tė tė atit, dėshmor.
Pastaj mori pėrsipėr sigurimin e Nurudin Mahmudit derisa arriti i sigurtė shėndoshė nė qytetin Haleb. Nurudini nuk ia harroj kėtė tė mirė Esedudinit, ashtu qė u bė njeriu mė i afėrt i tij.
Prej asaj dite Esedudini u bė gjenerali i ushtrisė sė Emirit tė ri, Nurudin Mahmudit, i cili ishte emir i Shamit, dhe u bė komandanti mė i fuqishėm dhe mė i sinqerti nė ushtrinė e Shamit. U bė njeriu qė mbėshtetej tek ai (Nurudini) nė ēėshtjet tejet tė vėshtira, kėshtu qė kishte qėndrime dhe fitore tė njohura.
Luani mėsues
Esedudin Shirikoh ishte profesori, mėsuesi i vėrtetė, zbuluesi i mprehtė i mundėsive dhe dhuntive qė kishte djali i vėllait tė tij, Salahudin Jusuf ibėn Ejubi. Kėtė e kuptoi nga fėmijėria e Salahudinit, se ky djalė mbledh mes urtėsisė dhe menēurisė sė babait Nexhmudinit, trimėrisė sė xhaxhait, Esedudinit, dhe devotshmėrisė sė emirit, Nexhmudin Mahmudit, kėto tri cilėsi ishin tė mjaftushme pėr ta pėrgatitur qė tė udhėheq ummetin mė vonė.
Pasi kuptoi kėtė Esedudini, ai e mori Salahudinin nėn kujdesin e tij, ia mėsoi atij luftimin, komandimin e ushtrisė, mėnyrėn e udhėheqjes sė luftės nė sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu ia mėsoi politikėn dhe negociatat derisa djaloshi arriti pjekurinė, dhe u bė djalė i fuqishėm qė e shoqėronte Esedudinin nė ēdo vend. Ishte krahu i tij i djathtė. Ai qė nuk i njihte mendonte se Salahudini ėshtė i biri i vetėm i afėrt me Esedudinin. Ndoshta prej veprave mė tė mira qė ka lėnė Esedudini ishte pėrkujdesi i tij pėr Salahudinin dhe edukimin qė ia bėri.
Luani, ēlirues i Egjiptit
Esedudin Shirikoh nga pėrvoja e tij e gjatė ushtarake dhe mprehtėsia e tij nė tė kupturit e situatės sė atėhershme tė botės islame e shihte domosdoshmėrinė pėr ēlirimin e Egjiptit nga sundimi i Fatimijėve qė ishin faktor pėr humbjen e Mesxhidul Aksasė nė v. 492 Hixhri. Ai ishte i ndikuar nga ideja e bashkimit tė botės islame kundėr luftės sė kryqėzatave dhe se nuk mund tė ketė ngadhėnjim vetėm se pas bashkimit tė Egjiptit dhe Shamit. Ai vazhdimisht i fliste Nurudinit qė tia lejojė ēlirimin e Egjiptit, mirėpo ai nuk e lejonte, ngase ushtria ishte e angazhuar ende nė luftė kundėr ushtrive krishtere evropiane nė Sham, edhepse Nurudini mendonte pėr ēlirimin e Egjiptit, por nė njė kohė tjetėr kur do ti vie mundėsia e pėrshtatshme dhe kushtet e mundshme pėr ta ēliruar.
Situata nė Egjipt ishte e mjerueshme, mospajtimet mes Shavirit dhe Dargamit kishin arritur kulminacionin, ēėshtja lidhej pėr pozitėn e ministrisė, kurse halifeja i egjiptit, Adudi, nga Fatmijtė, skishte asgjė nė dorė. Mospajtimet pėrfunduan me fitoren e Dargamit, i cili e nxorri Shavirin nga Egjipti, e ai shkoi te mbreti i drejtė, Nexhmudini, dhe kėrkoi nga ai ta ndihmojė pėr ta kthyer ministrinė dhe i premtoi se njė e treta e tė ardhurave tė shtetit do tia sigurojė nėse ai e kthen ministrinė. Nė kėtė rast Nexhmudini shihte njė shansė pėr tė ēliruar dhe bashkuar Egjiptin me Shamin, andaj e urdhėroi Esedudinin qė tė niset pėr nė Egjipt pėr atė qėllim. U gėzua pa masė Esedudini pėr kėtė mision, u nis drejt Egjiptit me djalin e vėllait tė tij, Salahudin Ejubin, vetėm me njėmijė ushtarė, nė vitin 559 Hixhri.
Luani trishtues
Esedudini me ushtrinė e tij njėmijėshe arriti nė qytetin Belbis dhe u pėrlesh me ushtrinė e Dargamit dhe triumfoi. Pastaj vazhdoi rrugėn e tij deri nė Kairo, asgjėsoi Dargamin dhe e ktheu Shaviri nė pozitėn e ministrisė. Qėndroi jashtė Kairos pėr ti pėrmbushur Shaviri premtimet e tij, mirėpo Shaviri tradhtoi marrėveshjen e tij dhe e urdhėroi Esedudinin nėn kėrcnim qė tė kthehet pėr nė Sham.
Nuk i mbet Esedudinit vetėm se tė hyjė me ushtrinė e tij nė qytetin e Balbisė e tė informojė Shavirin se nuk do tė largohet nga Egjipti pėrveē me urdhėrin e mbretit tė tij, Nurudin Mahmudit. Pasi qė Shaviri ishte njeri qė nuk i interesonte asgjė pėrveē interesave tė tij individuale dhe pozitės, kėrkoi ndihmė nga tė krishterėt nė Sham kundėr Esedudinit. Tė krishterėt ishin tė bindur se nėse banorėt e Shamit e ēlirojnė Egjiptin kjo do tė ishte pėrfundim pėr luftėn e kryqėzatave qė e kishin filluar tė krishterėt evropianė. Andaj kur u erdhi lutja e Shavirit i gėzoi pamasė, dhe menjėherė dėrguan ushtritė e tyre. Shaviri u kishte dhėnė tė krishterėve pasuri tė madhe pėr tė fituar Esedudinin. Kėshtu shohim ithtarėt e kėsaj bote se nuk mėrziten vetėm se pėr jetėn e tyre, dhe asgjė nuk mund ti pengon nga dėshirat e tyre ndaj kėsaj bote.
U mblodhėn ushtritė krishtere me ushtrinė e tradhtarit Shavir dhe rrethuan Esedudinin me ushtrinė e tij nė qytetin Balbis nė njė periudhė tre muajshe. Qyteti kishte murre tė ulta qė mundnin ti kėrcenin kalorėsit me kuajt e tyre, siē nuk kishte as hendeqe pėr mbrojte, mirėpo frika e tyre nga Esedudini i bėri qė mos tė kenė guxim tė futen nė qytet, i cili vazhdoi ti luftojė me njėmijė ushtarėt e tij tre muaj rradhazi ushtritė qė numėronin me dhjetėra mijėra ushtarė.
Nė kėtė periudhė Nexhmudini sulmoi vendet qė ishin nėn okupimin e tė krishterėve nė Sham dhe ēliroi Tel Harimin, dhe kjo i frikėsoi tė krishterėt nga sulmet tjera, ashtu qė i dėrguan letėr Esedudinit pėr njė armėpushim me kusht qė tė dy palėt tė dalin nga Egjipti pėr nė Sham, dhe ai pranoi.
Dėshmia e armiqve
Nė tė kaluarėn thonin Vlera ėshtė nė atė qė dėshmon armiku, dėgjo pra dėshminė e njėrit nga tė krishterėt qė kishte takuar Esedudinin ditėn e rrethimit tė qytetit dhe ditėn e armėpushimit. Thotė:
I nxorri shokėt e tij sė pari duke e mbrojtur fundin e rreshtit me dorėn e tij, kurse egjiptianėt dhe tė krishterėt evropianė qė ishin nė aleancė e shikonin, u afrova dhe i thashė: A nuk ke frikė se mund tė tradhtohesh nga kėta egjiptianėt dhe tė huajt? Mbase je i rrethuar dhe do tju asgjėsojnė tė gjithėve? U pėrgjigj: Ah sikur ta bėnin, qė tė shihje se ēfarė do tė bėja, nuk do tė vdiste njė ushtar nga tanėt, vetėm se do tė vdisnin dhjetė prej tyre, pasha Allahun, sikur tė mė dėgjonte ushtria ime, qė nga dita e parė do tė dilja nga qyteti dhe do tju sulmoja jashtė, mirėpo nuk pranuan
I krishteri u kryqėzua nė gjoksin e tij pastaj tha: Ishim tė habitur nga frika dhe teprimi i evropianėve nė cilėsimin tėnd, mirėpo tani po i arsyetojmė.
Vendim hekuri
Esedudini u kthye nė Sham i mllefosur nga tradhtia e Shavirit dhe nga gjendja e pakėndshme nė Egjipt. Dėshironte qė tė kthehej nė njė takim tjetėr me tė krishterėt dhe tradhtarėt egjiptian, andaj vazhdimisht insistonte te mbreti i drejtė, Nurudin Mahmudi, qė tia lejoj kthimin nė Egjipt. Nė vitin 562 tė Hixhrit, Nurudini dha pėlqimin e tij, dhe Esedudini u nis me ushtrinė e tij qė numėronte dy mijė luftėtarė drejt Egjiptit.
Shaviri, siē e kishte traditė edhe kėsaj radhe kėrkoi ndihmė nga tė krishterėt nė Sham e qė u nisėn me ushtri tė mėdha, mirėpo Esedudini pėr shkak tė numrit tė vogėl tė ushtrisė qė kishte, iu mundėsonte tė lėvizė me shpejtėsi, andaj arriti shpejtė nė Said, e ēliroi, pastaj kampoi me ushtrinė e tij nė Babin afėr vendbanimeve Minja tė sotme. Vėzhguesit e tij e kishin lajmėruar pėr ushtrinė e madhe qė kishin pėrgatitur tė krishterėt me aleatin e tij Shavir. Kjo e shtyri qė tė tubohej me komandantėt e ushtrisė sė tij pėr tu konsultuar. Tė gjithė kishin mendimin qė tė kthehen pėr nė Sham pėr shkak tė numrit tė vogėl qė kishin, armatimit tė lehtė dhe distancės sė madhe nga vendi i tyre. Mirėpo Esedudini qėndroi si bjeshkė e madhe qė tė bėjė luftė, edhe kėrkoi ndihmė nga Allahu. Kėtė qėndrim e mbėshteti edhe djali i vėllait tė tij, Salahudin Ejubi.
Pastaj hartoi strategjinė qė do ta ndjekė nė luftė, me tė cilėn arriti tė fusė ushtrinė e armikut nė rreth, pastaj ta sulmojė fundin e ushtrisė sė tyre me njė ēetė tė zgjedhur nga trimat mė tė mėdhenj ku arriti ti shkaktojė humbje tė mėdha armikut, pėr tė cilat thotė historiani Ibnul Ethiri se nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė nė histori. Pas betejės sė Babilit Esedudini me ushtrinė e tij tė Shamit u nis pėr nė Aleksandri, pasi qė banorėt e saj e kishin thirrur pėr tė ndihmuar ushtrinė e vėllezėrve tė tyre muslimanė tė Shamit. Nė Aleksandri la njė ushtri nėn komandėn e Salahudinit dhe u nis pėr nė Said pėr tė vazhduar ēlirimet, mirėpo tė krishterėt shfrytėzuan rastin pėr ta rrethuar Aleksandrinė nėntė muaj me rradhė. Esedudini u kthye pėr tė ndihmuar djalin e vėllait tė tij, Salahudinin, qė ishte i rrethuar nė Aleksandri. Kur dėgjuan tė krishterėt pėr kėtė, patėn aq frikė tė madhe saqė kėrkuan nga Esedudini armėpushim, nė tė cilin Esedudini i kushtėzoi qė tė largohen nga Egjipti dhe mos tė mbetė asnjė fshat nėn kontrollin e tyre, me tė cilėn u pėlqyen tė krishterėt.
Tradhėtia e verbėr
Esedudini nuk e dinte se tradhėtia e cila qarkullonte nė gjakun e Shavirit do ta shtyjė Shavirin tė bėjė marrėveshje sekrete me tė krishterėt, ku kėrkohej nga ai ti paguaj tė krishterėt 100 dinarė pėr ēdo vit nga tė ardhurat shtetėrore pėr tu forcuar nė luftė kundėr Nexhmudinit nė Sham, madje nuk e la me kaq, por bėri marrėveshje me ata qė tė krishterėt tė kenė njė mbrojte nga kalorėsit e mėdhenj tė tyre qė do tė ruajnė dyert e Kairos. E gjithė kjo ndodhi nė vitin 562 Hixhri.
Qėndrimi i asaj garde nuk ishte mbrojtja dhe sigurimi i Kairos, por ishte pėr tė vėzhguar gjendjen dhe parapėrgatitur kthimin e tė krishterėve pėrsėri nė Kairo, siē edhe ndodhi nė fillim tė vitit 564 Hixhri.
Kjo ndodhi pasi kjo gardė dėrgoi njė shkrim deri tė mbreti Amlerik i Kudsit, ku lajmėrohej se gjendja ėshtė parapėrgatitur pėr tu kthyer tė krishterėt me ushtritė e tyre.
Mblodhi Amleriku ushtrinė e tij dhe u nis me nxitim pėr nė Egjipt dhe stacioni i parė i tij ishte qyteti Balbis ku tė krishterėt kryen njė masakėr barbare siē e kanė zakon ēdoherė, pastaj rrethuan Kairon, pėr ta nėnshtruar.
Kėsaj rradhe Shaviri bėn njė vepėr tė poshtėr, nėnēmuese dhe gabim tė madh politik pasi e djeg Kairon pėr tė kthyer tė krishterėt dhe vazhdon zjarri tė djeg Kairon 54 ditė rresht.
Banorėt e vendit, sė bashku me Adudin Fatmij dėrguan njė shkrim deri te Nexhmudini dhe kėrkuan nga ai ti shpėtojė nga tė krishterėt dhe Shaviri.
Ēlirimi pėrfundimtar
Pėr Esedudinin, ēlirimi i Egjiptit ishte hapi i fundit pėr tė realizuar ėndrrėn e jetės sė tij, pėr tė bashkuar botėn islame, Egjiptin dhe Shamin, e pėr tė larguar armikun krishter qė kishte okupuar tokėn e shenjtė 70 vite me rradhė. Andaj e shohim Esedudinin se prej kur ka dalur pėr nė Egjipt nė vitin 559 Hixhri nuk mendon dhe nuk pėrgatit vetėm se pėr ēlirimin e Egjiptit, ashtu qė herė pas here i kthehet edhe pse ēdoherė ballafaqohej me pengesa dhe vėshtirėsi tė mėdha.
Kur i erdhi letra e Nexhmudinit ku kėrkohej nga ai qė tė niset pėr nė Haleb, pėr tu pėrgatitur pėr tė shpėtuar Egjiptin, Esedudini ishte duke jetuar nė Hums (njė qytet nė Sirinė e sotme afėr kufirit me Libanin) i kishte kaluar tė gjashtėdhjetat, i hypi kalit pas namazit tė sabahut dhe arriti nė Haleb para perėndimit tė diellit. Kjo nuk i kishte ndodhur askujt pėrveē sahabėve qė tė kalojnė njė udhėtim tė tillė pėr njė kohė aq tė shkurtėr.
Kjo e gėzoi Esedudinin pa masė dhe pėrgatiti ushtrinė e tij prej 2000 kalorėsve dhe 6000 kalorės tjerė vullnetarė nga Shami pėr tė ēliruar Egjiptin.
Siē pėrmendėm edhe mė herėt, se tė krishterėt ia kishin frikėn Esedudinit vetėm sa tė pėrmendej emri i tij, ishte tmerr, qė nuk i linte tė qetė nė shtratin e tyre. Kur u erdh lajmi se Esedudini dhe ushtria e Shamit janė nisur pėr nė Egjipt, ikėn tė frikėsuar e tė hutuar
Dhe Esedudini hyri nė Kairo, ēlirues, triumfues, kėsaj here pa pėrdorur shpatėn as njė fije. Allahu, subhanehu ve teala, e ndihmoi me frikėn qė e futi nė zemrat e ithtarėve tė kryqit.
Deshi Shaviri ti bėjė njė tradhti Esedudinit, ta ftojė nė gosti qė ta helmojė me ushqim, mirėpo i biri i tij mė i madh i cili ishte njeri i mirė, i devotshėm dhe muxhahid, i tha babait tė tij: Do ta informojė pėr kėtė gjė Esedudinin, ndėrsa ai ia ktheu: Nėse nuk bėjmė kėtė, qė tė gjithė do tė jemi tė vdekur! Nė kė rast djali i tij tha njė fjalė burrėrore: Ashtu ėshtė, tė vritemi si muslimanė dhe vendet tė jenė nė duar tė muslimanėve ėshtė mė e mirė se sa ta mbysim e vendi tė kthehet nėn sundimin e tė krishterėve evropianė. Betohem nė Allahun se nuk qėndron mes teje dhe okupimit krishter vetėm se jeta e Esedudinit.
Vėrtetė Shaviri e gjeti shpėrblimin e tradhėtisė sė tij kur Adudi Fatimi urdhėroi tė ekzekutohet Shaviri dhe ministrinė e morri Esedudini ku filloi tė pėrgatis rėnien e shtetit tė fėlliqur fatimij dhe bashkimin e Shamit dhe Egjiptit nėn sundimin e Nurudinit e nė veēanti pas nxitjes sė Halifes Abasij el-Mustedi Bil-lah nė kėtė vepėr.
Mirėpo vdekja e caktuar e pengoi nga kjo dhe mė 22 Xhemadil Ahir tė vitit 564 Hixhri vdiq, Allahu e mėshiroftė pasi ia arriti qėllimit tė tij nė ēlirimin e Egjiptit.
Lėvadat i takojnė Allahut, ky trim i pashoq bėri mė tepėr se 150 beteja dhe nė ēdo pėrleshje kėrkonte tė bijė dėshmor, mirėpo vdiq nė shtratin e tij, tė vėrtetėn e ka thėnė Sidiku kur tha: Kėrkoje vdekjen, tė jipet jeta.
Jeta e kėtij njeriu ishte shpjegim i jetės sė muxhahidit qė krenohet me fenė e tij dhe qė nuk sheh para vetes sė tij pėrveē ēlirimit tė tokės sė okupuar. Lajmet dhe ndodhitė e tij mbushin gjoksat, pamja e tij mbushte sytė, serioziteti dhe vlera e tij tek armiku ishte sikur frika e tėrmeteve, e fortunave dhe vullkaneve. Zoti e mėshiroftė i cili na la neve kėtė biografi qė e kemi para vetes, dhe nga medreseja e guximit, trimėrisė dhe xhihadit tė tij, doli Salahudini.
Autori:
Sherif Abdul Aziz
Pėrktheu:
Shukri Aliu
08 Shkurt 2007
-----------------------------------------
Literatura e konsultuar:
1. El-kamil fi Tarih
2. Sijer EAlam nubela
3. El-Bidaje ve Nihaje
4. Vefejatul eAjan
5. El-Suluk el-Mukrizij
6. El-Iber fi Haber men Guber
7. Ravdatejni fi Tarihi Devletijeni
8. Shedheratu Dheheb
9. Nuxhum Zahire
10. Muferrixhul kurub
11. Husnul Muhadare
12. Ejamul Islam
|