Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 26-07-2008, 22:19
Grafika e Shkupjani_ger
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 11-05-2006
Postimet: 215
All-llahu tė shpėrbleftė: 610
Falėnderuar 233 herė nė 104 Postime
Rep Fuqia: 203
Shkupjani_ger has a reputation beyond reputeShkupjani_ger has a reputation beyond reputeShkupjani_ger has a reputation beyond reputeShkupjani_ger has a reputation beyond reputeShkupjani_ger has a reputation beyond reputeShkupjani_ger has a reputation beyond repute
Esmaja, bija e Ebu Bekrit



Esmaja, bija e Ebu Bekrit



Fletė tė ndritshme nga historia

Esmaja, bija e Ebu Bekrit


Ajo, djali i saj, babai, gjyshi dhe burri, qė tė pestėt ishin sahabij tė nderuar... Baba kishte Ebu Bekrin, motėr kishte Ajshen, e cila ishte dhjetė vite mė e vogėl, burrė kishte Zubejrin – ndihmėtarin dhe kalorėsin e Resulullahit, salAllahu alejhi ue selem, dhe ishte nėna e fėmijės sė parė qė lindi nė Islam, tė cilin, gjatė shpėrnguljes (hixhretit), e kishte ende nė barrė.

Kjo ėshtė njė sahabije e dalluar, dijetare, oratore, e devotshme dhe e menēur. Thurte edhe poezinė. Nga tė mirat e saj, pėrmenden vendosmėria nė tė vėrtetė, trimėria, guximi dhe zemra e palėkundur. Ishte e pranishme nė betejėn e Jermukut me djalin e saj Abdullahin dhe me bashkėshortin. Ajo ėshtė gruaja e fundit qė vdiq nga muhaxhirėt, pasi jetoi 100 vjet, me vetėdije tė plotė dhe e padobėsuar nė mendje. Nė atė moshė nuk i kishte rėnė ende asnjė dhėmb, ajo humbi shikimin por jo tė parit.


Prejardhja dhe emri i saj


Ajo ėshtė nėna e Abdullahit, gjegjėsisht Esma, e bija e Ebu Bekrit, e ky biri i Othman b. Amir. Ishte nga Kurejshėt, mė saktėsisht nga fisi Tejm. Jetoi nė Mekė, pastaj nė Medinė dhe u bė e njohur me llagapin: gruaja me dy breza (dhatu nitakajn). Ndėrsa nėna e saj quhej Katile, bija e Abduluzza, qė po ashtu ishte nga Kurejshėt, nga fisi Amir.


Si e pranoi Islamin


Ishte nga tė parat qė pranoi Islamin, atėherė kur nė fillim tė thirrjes Islamin e kishin pranuar vetėm 17 persona. Ajo ka pėrjetuar mundimet e Resulullahit, salAllahu alejhi ue selem, kur zullumqarėt e Mekės e keqtrajtonin, pėrgėnjeshtronin dhe e dėmtonin, sepse ata njerėz mendonin se janė tė zgjedhurit e Allahut dhe meritorėt pėr tė jetuar nė Mekė. Keqtrajtimi nuk ishte vetėm tallje, shpifje dhe sharje, por arriti edhe nė rrahje, saqė tentuan edhe vrasjen e tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė.


Roli i Esmasė gjatė hixhretit


Kurejshitėve iu ngushtua shpirti nga Muhamedi, pasi kishin arritur nė pėrfundimin se takimi i Muhamedit me shokėt e tij ėshtė rrezik pėr Mekėn. Pėr kėtė arsye, u mblodhėn nė kuvendin mė tė rrezikshėm deri tani, pėr tė projektuar njė plan qė do tė siguronte dėshtimin e Muhamedit dhe thirrjes sė tij. Arritėn me konsensus nė njė pėrfundim tė padrejtė dhe tė keq: ta vrasin tė Dėrguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem dhe shumė shpejt planifikuan edhe detajet e kėtij plani, duke e mbajtur nė fshehtėsi tė pazakontė. Mirėpo Allahu ua dėshtoi planin nga nuk e prisnin; dėrgoi Xhibrilin, alejhi selam, tek i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem pėr ta lajmėruar pėr kėtė fushatė dhe se Allahu i ka dhėnė leje tė shpėrngulet, duke i thėnė: Sonte mos fli nė shtratin nė tė cilin ke fjetur mė parė! Atėherė, nė nxehtėsinė e drekės, i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem, shkoi tek Ebu Bekri, pėr tė bėrė planin e hixhretit. Ajsheja, tregon: Sikur ishim duke ndenjur nė shtėpi, nė nxehtėsinė mė tė madhe, njė njeri i tha Ebu Bekrit: Po vjen i Dėrguari, me fytyrė tė mbėshtjellė (nga nxehtėsia apo pėr t’u fshehur), por kjo ishte njė kohė qė zakonisht nuk vinte atėherė i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem te ne. Ebu Bekri tha: Flijofsha pėr tė babanė dhe nėnėn, vAllahi, nė kėtė kohė nuk ka ardhur pėrveē pėr diē tė madhe. Erdhi i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, kėrkoi tė hyjė, iu lejua dhe hyri. Atėherė, i tha Ebu Bekrit, "nxirri jashtė tė tjerėt"! Ebu Bekri tha: Janė vetėm dy bijat e mia, por ēka ėshtė puna, flijofsha babanė pėr ty? "M’u lejua tė shpėrngulem" – u pėrgjigj. Ebu Bekri tha: Dua tė tė shoqėroj i Dėrguar i Allahut? Po, u pėrgjigj i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem. Pastaj filluan tė bėnin planin e udhėtimit, ndėrsa Esmaja kishte rolin dhe rėndėsinė e saj, tė cilėn e ka mbajtur mend historia, madje, ia ka bashkėngjitur emrit tė saj edhe njė llagap, qė e dallon nga gratė tjera. Ajo mori llagapin: gruaja me dy breza.


Tregimi i dy brezave


Esmaja mori kėtė llagap, por pse? Nė ditėt e shpėrnguljes, gjithė familja e Ebu Bekrit i dolėn nė ndihmė tė Dėrguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, pėr tė bėrė hixhret. Shtėpia e Ebu Bekrit ishte vendi ku u hartua plani i kėtij udhėtimi tė bekuar, aty bėnė llogarinė pėr ēdo gjė qė mund tė paraqiste rrezik, kėshtu qė, gjithė anėtarėt e familjes morėn nga njė detyrė. Por, cila ishte detyra e Esmasė? Ajo vetė na tregon ngjarjen e hixhretit, duke thėnė: Bėra gati ushqimin pėr tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, kur deshi tė bėjė hixhret. Mirėpo nuk kishim me ēka tė lidhim (pėr t'i bartė) ushqimin e as pijen, dhe i thash Ebu Bekrit: VAllahi, nuk kam me ēfarė t'i lidh pėrveē brezit tim. Ai mė tha: Shqyeje atė nė dy pjesė dhe me njėrėn lidh ushqimin, ndėrsa tjetrėn mbaje pėr vete. Ashtu veprova. Pėr kėtė shkak, pra, mori llagapin gruaja me dy breza.


Tregimi i saj me Ebu Xhehlin


Pasi i Dėrguari salAllahu alejhi ue selem, me shokun e tij u nis, erdhėn disa persona prej mushrikėve qė ishin dalluar pėr urrejtjen dhe mllefin e tyre, nė mesin e tyre ishte edhe Ebu Xhehli. Kėta erdhėn te dera e shtėpisė sė Ebu Bekrit, ndėrsa para tyre doli Esmaja. Ku ėshtė babai yt, oj bija e Ebu Bekrit – e pyetėn. Pasha Allahun, nuk e di – u pėrgjigj ajo. Atėherė, Ebu Xhehli i fėlliqur dhe i paskrupullt, ngriti dorėn dhe i ra Esmasė njė shuplakė, nga e cila i ranė vathėt. Kjo i shkruhet asaj nga veprat qė i ka bėrė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin.


Tregimi me gjyshin e saj tė verbėr


Ebu Bekri, radijAllahu anhu, kur doli me tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, mori me vete tėrė pasurinė, 5000 apo 6000 dėrhemė, dhe me to u nis. Esmaja rrėfen: Na erdhi njė ditė gjyshi Ebu Kuhafe, i cili ishte i verbėr dhe tha: Pasha Allahun, unė mendoj se ju ka bėrė keq pse e mori pasurinė me vete, por unė i thashė: Assesi o gjysh, ai na ka lėnė nė shtėpi shumė tė mira, dhe mora do guralecė i vendosa te arka e shtėpisė, ku dhe babai vendoste tė hollat dhe pastaj i mbulova. Pastaj e mora pėr dore dhe i thashė: Vėre dorėn kėtu, te ky mall. Ai e vendoi dorėn dhe tha: Po mirė, pasi u paska lėnė kėto tė holla, paska bėrė shumė mirė, sepse kjo ju mjafton. Ndėrsa, nė realitet, babai nuk na kishte lėnė asgjė, por unė dėshiroja ta qetėsoja plakun! Kjo ishte nga gjindshmėria, mirėsia dhe menēuria e Esmasė.


Fėmija i parė qė u lind nė Islam


Hixhreti ishte pėrplot sakrificė, duke filluar nga atdheu, familja e deri te pasuria, mirėpo muhaxhirėt nuk kishin ambicie mė tė rėndėsishme sesa tė shpėtonin sė bashku me fenė e tyre. Rruga e shpėrnguljes ishte plot vėshtirėsi, e shtruar me thera dhe plot rreziqe. Kishte mundėsi qė muhaxhiri tė vdiste gjatė udhės, ndėrsa tė tjerėt, edhe pse shpėtonin nė atė rrugė, ishin nisur drejt njė vendi me tė ardhme tė panjohur, madje, me shenja rreziqesh dhe sprovash, nuk dinin ēfarė brengash dhe problemesh do tė hasin atje.

Pas 17 muajve nga hixhreti i tė Dėrguarit salAllahu alejhi ue selem, dhe Ebu Bekrit, u nis edhe familja e Resulullahit, salAllahu alejhi ue selem, dhe familja e Ebu Bekrit. Sė bashku me ta u nis edhe Esmaja drejt Medinės, por ishte shtatzėnė me Abdullah b. Zubejrin dhe atė nė fund tė shtatzėnisė. E sikur tė ishte sot, nuk do ta lejonin tė udhėtonte as njė orė apo dy me avion, nga frika pėr tė dhe pėr foshnjėn, e tė mos flasim pėr udhėtimin 500 kilometrash nėpėr male e lugina tė rrezikshme, tė cilat i kaloi Esmaja me deve. Paramendo se ēfarė vėshtirėsish dhe mundimesh pati gjatė kėsaj rruge qė bėri, mirėpo ajo nuk mėrzitej nga asnjė sprovė qė e godiste nė rrugė tė Allahut.

Esmaja arriti, u ndalėn nė lagjen e sotme Kuba, aty e lindi fėmijėn, i cili po ashtu bėri hixhretin duke qenė nė barkun e nėnės sė tij. Me kėtė lindje, muslimanėt u gėzuan sė tepėrmi, sepse paraprakisht u ishte thėnė atyre: اifutėt ju kanė bėrė magji, dhe nuk do t’u linden juve fėmijė, kėtu! Kjo fjalė ėshtė vetėm njė nga format e luftės psikologjike qė pėrjetuan.

Esmaja mori fėmijėn dhe e solli nė prehrin e tė Dėrguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, e ai kėrkoi njė hurmė, e pėrtypi dhe njė pjesė prej lėngut tė hurmės e vendosi nė gojėn e fėmijės. Gjėja e parė qė ky fėmijė futi nė gojė ishte pjesė nga pėshtyma e tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem, ia bėri buzėt me hurmė, e fshiu dhe bėri lutje tė ketė begati fėmija. E emėrtoi me emrin Abdullah, i cili kur bėri shtatė ose tetė vjet, erdhi tek i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, qė t'i japė besėn, sepse kėshtu e kishte mėsuar babai i tij, Zubejri. Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, buzėqeshi kur e pa Abdullahin duke ardhur dhe pastaj bėri besėlidhjen.


Esmaja ishte shembulli i gruas sė mirė


Esmaja ishte shembulli i gruas sė mirė, gruas sė devotshme dhe durimtare. Sikur myslimanet e sotshme tė kenė atė shėmbėlltyrė dhe tė zbukuroheshin me moralin e saj, do tė arrinin lumturinė, jo vetėm pėr to, por edhe pėr burrat e tyre, do tė mbushnin shtėpitė me qetėsi, rehati, bereqet dhe mėshirė.

Ejani, o gra tė dėshpėruara, tė mahnitura me thirrjet e emancipimit tė femrės, tė mashtruara me atė qė sot e quajnė liria e gruas, gjėra qė i kanė shtyrė tė braktisin shėrbimin ndaj burrit dhe rebelimin kundėr tij. Refuzojnė burrėrinė dhe tė drejtėn pėr udhėheqje, qė Allahu ua ka dhuruar burrave. Kėshtu qė, jeta bashkėshortore e kėtyre grave ėshtė bėrė vetėm konflikt, urrejtje dhe tradhti, ndėrsa Allahu kėtė jetė e ka bėrė dashuri dhe mėshirė. Ejani pra, dhe dėgjojeni Esmanė, se si e pėrshkruan jetėn me burrin e saj Zubejrin, i cili ishte njė nga ndihmėtarėt e tė Dėrguarit, salAllahu alejhi ue selem. Ajo ka thėnė: Zubejri mė martoi, ndėrsa nuk kishte ndonjė pasuri, rob apo diē tjetėr pėrveē njė kalė dhe deve. Unė kujdesesha pėr kalin, mbushja ujė, shtypja grurin ndėrsa nuk dija tė gatuaj mirė, gatuanin nė vend meje disa shoqe tė Medinės, tė cilat ishin gra tė mira, mbi kokė bartja fara (ushqim) nga toka e Zubejrit, tė cilėn ia kishte dhuruar i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem. Madje, njė ditė ashtu isha duke bartur mbi kokė, dhe mė takoi i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, dhe disa shokė tė tij. Mė thirri mua dhe devesė i tha: Ih, ih, (qė tė ulet) dhe unė tė hipja, mirėpo u turpėrova qė po ecja me burra dhe po ashtu m’u kujtua edhe xhelozia e Zubejrit, ai ishte nga mė xhelozėt. I Dėrguri, salAllahu alejhi ue selem, vėrejti se mė vinte turp dhe vazhdoi rrugėn. Kur erdha nė shtėpi, Zubejrit i thash: Mė takoi Resulullahi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė dhe disa shokė tė tij, duke bartė fara mbi kokė dhe ai tentoi ta ulė devenė qė unė tė hip, mirėpo mė erdhi turp dhe mu kujtua xhelozia jote. Zubejri u pėrgjigj: VAllahi, tė udhėtoje me tė, nuk do mė vinte aq keq, sa mė vjen keq pėr lodhjen tėnde duke bartė ushqim. Esmaja vazhdon rrėfimin: Kėshtu mbeti gjendja derisa Ebu Bekri pagoi njė shėrbėtor pėr mua, i cili do tė kujdesej pėr kėto punė. Kjo dhuratė ishte sikur liria pas robėrisė.

Sa e madhe ishte Esmaja dhe sa e mirė, e cila kujdesej pėr mirėmbajtjen e shtėpisė, shėrbimin ndaj burrit, mbushte ujė, kujdesej pėr kalin, bluante grurin dhe barte gjėra mbi kokė!! Edhe mė madhėshtore se kjo ishte turpi i saj dhe kujdesi pėr ndjenjat e burrit tė saj. Ajo po ashtu kujdesej edhe pėr pasurinė e burrit. Ajo pyeti tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem: Unė nuk kam nė dorė asgjė pėrveē asaj qė Zubejri sjell nė shtėpi, a kam tė drejtė tė jap nga pasuria e tij? Tha: Jep dhe mos e shtrėngo dorėn qė pastaj tė tė pakėsohet rizku.

Ajo ishte dijetare dhe nga Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka bėrė 85 transmetime, 16 prej atyre transmetimeve gjenden nė Sahihul Buhari. Ishte pra njė dijetare dhe e devotshme qė kujdesej pėr fenė dhe imanin e saj, qė tė mos i pakėsohet nė asnjė mėnyrė. Ajo nuk vepronte apo braktiste asgjė, pėrderisa tė pyeste dhe tė sigurohej. Kur e kapnin dhembjet e kokės, ajo – pėr shkak tė kuptimit qė kishte nė fe – e kapte kokėn dhe thoshte: Kjo ėshtė nga mėkatet, ndėrsa ato qė i falė Allahu janė edhe mė shumė! I lumtė.


Islami pėr tė ishte mė i shtrenjtė dhe mė me nder sesa nėna e saj


Sikur vėrejtėm, Esmaja ishte njė grua e mirė, e devotshme dhe e pėrpiktė nė fe. Si tė mos jetė ashtu, kur e dimė se ajo ėshtė bija e tė Sinqertit dhe bashkėshortja e Zubejrit, radijAllahu anhuma. Ndėrsa nėna e saj, Katileja, (tė cilėn e kishte shkurorėzuar Ebu Bekri qysh para Islamit dhe nuk ishte edhe nėna e Ajshes, sepse nėna e Ajshes ishte myslimane dhe njihej si Umu Ruman), pas armėpushimit qė doli nga marrėveshja e Hudejbijes, erdhi nė Medinė por ende ishte mushrike, dhe solli disa dhurata pėr bijėn e saj, Esmanė. Mirėpo Esmaja ia ktheu: Nuk dua asnjė dhuratė nga ti dhe mos hy brenda pėrderisa nuk lejon i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem! Menjėherė shkoi dhe e pyeti tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem: Mė ka ardhur nėna, e cila mė do shumė, a t'i mbaj lidhjet me tė? Po, mbaji lidhjet – u pėrgjigj i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem. Pėr kėtė rast, Allahu subhanehu ue teala, po ashtu zbriti ajetin: "Allahu nuk ju ndalon tė silleni mirė dhe tė jeni tė drejtė ndaj atyre qė nuk luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė dhe qė nuk ju dėbojnė prej shtėpive tuaja. Me tė vėrtetė, Allahu i do tė drejtėt". (Mumtehane, 8). Kjo ėshtė feja jonė, bamirėsi, paqe, mbajtje lidhjesh dhe falje, madje, edhe me jobesimtarėt, nėse nuk i kanė kaluar kufijtė dhe nuk kanė bėrė zullum, sidomos prindėrit.

Me kėto fjalė mos u ēudit, por ēuditu me disa shpifės qė thonė se Islami ėshtė fe e dhunės dhe krimit.


Guxim dhe trimėri e rrallė para njė zullumqari tė pamėshirshėm


Esmaja ishte trime dhe guxonte tė thotė tė vėrtetėn para zullumqarėve, ajo nuk e fshihte dijen dhe pėrveē Allahut nuk kishte frikė nga askush. Prej rasteve mė tė mahnitshme ėshtė ndodhia e saj me zullumqarin Haxhaxh b. Jusuf eth-Thekafij. Ibėn Zubejri, 10 ditė para se tė vritej, ishte te nėna e tij, Esmaja, e cila ishte e sėmurė dhe i tha: Si tė kam oj nėnė? Jam e lodhur bir – u pėrgjigj ajo. Tė mendosh pėr vdekjen ėshtė e lehtė sot – i tha Abdullahi. Ajo shtoi: Ti ndoshta shpreson qė unė tė vdes, por nuk dua tė vdes, pėrderisa tė shoh njėrėn prej dy gjėrave, ose tė vritesh dhe unė tė duroj dhe fitoj shpėrblim, ose tė triumfosh dhe mua tė mė kėnaqet syri! Abdullahi buzėqeshi nga kėto fjalė.

Mė vonė, gjegjėsisht nė ditėn kur u vra, hyri te ajo nė xhami pėr tu konsultuar, sepse tė gjithė shokėt e kishin braktisur, madje edhe djemtė e tij, e ajo i tha: Kujdes, tė mos nėnēmohesh me frikėn nga vdekja, se vAllahi pėrjetimi (nė kokė) i shpatės nė krenari ėshtė mė i mirė se pėrjetimi i njė kamxhiku nė nėnēmim. Pas kėtyre fjalėve, Abdullahi doli dhe vazhdoi tė luftojė derisa e vranė dhe pastaj e varėn nė njė dru, qė tė gjithė njerėzit tė kalonin pranė kufomės. Aty kaloi edhe Abdullah b. Omeri dhe tha: Esselamu alejke Eba Hubejb (tri herė), vAllahi tė kam kėshilluar qė mos tė ballafaqohesh, vAllahi tė njohim si tė mirė, agjėrues, me shumė namaz dhe mbajtės i lidhjeve farefisnore. VAllahi, nėse ti je mė i keqi i umetit, (siē thotė Haxhaxhi) atėherė s'ka umet mė tė mirė. Kur Haxhaxhi dėgjoi kėtė, urdhėroi tė zbritej nga druri dhe ta varrosnin. Pastaj kėrkoi qė nėna e tij, Esmaja tė vinte te Haxhaxhi, por ajo refuzoi. Pėrsėri dėrgoi njeri pėr ta thirrur, qė t’i thonė Esmasė: Ja do tė vish ja do tė dėrgoj njerėz qė do tė tė sjellin zvarrė pėr gėrsheta! Por ajo sėrish refuzoi, madje, tha: Pasha Allahun nuk do tė vi, derisa tė dėrgosh kush do mė tėrheq zvarrė pėr gėrsheta. Veshi kėpucėt zullumqari dhe u nis me plot mllef drejt saj dhe i tha: اfarė mendimi ke pėr atė qė ia bėra armikut tė Allahut (Zubejrit, sipas tij)? Ajo tha: Mendoj se ia ke prishė dynjanė, ndėrsa ai tė ka prishė ty ahiretin. Mė kanė treguar se edhe e ke nėnēmuar me fjalėt: o biri i gruas me dy breza, por dije se vėrtetė jam gruaja me dy breza, me njėrin brez kam lidhur ushqimin e Resulullahit, salAllahu alejhi ue selem, dhe tė Ebu Bekrit, ndėrsa brezin tjetėr e kam mbajtur ashtu si e mban ēdo grua. Po ashtu dije se i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem, na ka treguar se nga fisi yt do tė del njė njeri gėnjeshtar dhe shumė zullumqar, gėnjeshtarin e kemi parė tė gjithė, ndėrsa zullumqari i madh, pa asnjė dyshim, mendoj se je ti. Doli Haxhaxhi dhe mė nuk foli me tė.


Vdekja e saj


Pasi e zbritėn Abdullahin nga druri dhe e varrosėn, nuk kaluan shumė net ndėrsa Esmanė e goditi vdekja. Ajo ndėrroi jetė nė Mekė, nė muajin Xhumadel Ula, nė vitin 73 nga hixhreti.

Allahu e mėshiroftė dhe i udhėzoftė gratė myslimane qė tė shkojnė pas hapave tė kėsaj gruaje tė madhe.


Autori: Muhamed Ali el-Hatib

Pėrshtati: Omer BERISHA


Muhamed Ali el-Hatib,
19.7.2008

Burimi (Albislam)
__________________
Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen,ve bi Muhammedin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nebijjen.
(Jam i Kenaqur qe Zoti im eshte All-llahu,Feja ime eshte Islami,dhe Pejgamberi im Muhammedi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (26-07-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Shiitėt dhe Rafidit nė peshoren e drejtė tė Ehli Sunnetit Hattabi Rafiditė (shiat) 1 07-05-2008 19:59
Pėrgjigje nga hoxha: Shukri Aliu - Shiitėt dhe Rafidit nė peshoren e drejtė tė Ehli.. Muhammed AbdulMalik Feja dhe Shoqėria 0 19-04-2007 03:58
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Dallimi mes Shiitėve dhe EHLI SUNNET kujto vdekjen Rafiditė (shiat) 26 12-09-2004 03:58


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 14:27.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.