|
Haku i Nenes
Pejgamberi a.s i tha Selman Farisiut: O Selman eja tu bėjmė njė vizitė tė vetmuarve.
Kush janė tė vetmuarit o i Dėrguar i All-llahut xh.sh?
Tė vetmuar janė ata tė cilėt janė shpėrngulur nga kjo botė nė botėn tjetėr, pra tė vdekurit qė nuk u ka mbetur kush mbrapa pėr ti kujtuar. Pastaj shkuan bashkė tek varrezat. Kur mbėrritėn tek koka e njė varri Pejgamberi a.s qau aq shumė sa iu lagėn rrobat. Selmani r.a duke mos e kuptuar arsyen e qarjes e pyet tė Dėrguarin. O i Dėrguar i All-llahut xh.sh pėrse po qani kaq shumė? O Selman nė kėtė varr ėshtė njė djalė i ri qė po vuan njė dėnim shumė tė rėndė. Dėnimi i rėndė kėtij djali mė bėri tė qaj kaq shumė.
Pas kėsaj vazhdoi Pejgamberi a.s: mė erdhi Xhebraili a.s dhe e pyta pėrse po i bėhet ky dėnim kaq i rėndė kėtij djali?
Xhebraili a.s pėrgjigjet: Ky djali i ri kur ka qenė nė kėtė botė ka kundėrshtuar nėnėn e tij dhe nė momentin e vdekjes nuk i ka kėrkuar hallallek nėnės sė vet, pėr kėtė arsye ky djalė do ta vuaj kėtė dėnim tė rėndė deri nė ditėn e gjykimit.
Pas kėsaj Pejgamberi a.s i thotė Selmanit r.a: O Selman tani shko nė Medine thuaj Bilalit ta thėrrasė tė gjithė popullin e Medines tė vijnė nė varreza. Selmani r.a shkon menjėherė dhe ia bėn tė ditur Bilalit r.a urdhrin e Pejgamberit a.s. Bilali hip nė njė vend tė lartė dhe thėrret tė gjithė popullin pėr nė varreza. Kur vijnė tė gjithė nė varreza Pejgamberi a.s u thotė: Shkoni tė gjithė nė krye tė varrezave tė njerėzve tė vet. Ndėrsa vetė priste tek koka e tė riut. Tė gjithė shkuan tek varrezat e njerėzve tė vet por tek varri qė po qėndronte Pejgamberi a.s nuk po vinte njeri. Pas njė kohe tė shkurtėr erdhi njė grua plakė me shkop nė dorė dhe qėndroi pranė varrit tė djalit tė ri.
Pejgamberi a.s i tha plakės: Nėnė ēfarė e ke kėtė qė ėshtė nė varr?
Ёshtė biri im o i Dėrguar.
A ke qenė e zemėruar me tė kur ka qenė gjallė?
Po kam qenė e zemėruar dhe vazhdon ti tregojė Pejgamberit a.s: Njė ditė erdhi vonė nė shtėpi dhe i kishte rėnė derės disa herė por nga qė nuk e kisha dėgjuar e hapa pak me vonesė. Pėr kėtė arsye ai mė shtyu me duart e tij dhe mė lėndoi shumė. Pas kėsaj nuk kaloi shumė dhe vdiq. Pėr kėtė arsye nuk ia bėra hallall hakun tim biri.
Pejgamberi a.s i tha: nėnė bėja hallall hakun djalit tėnd sepse ai po vuan nė varr. Plaka nga qė ishte me zemėr tė thyer nuk pranoi. Pas kėsaj Pejgamberi a.s i tha: nėse ti nuk do ia bėsh hallall hakun djalit tėnd ai do e vuaj kėtė dėnim deri nė ditėn e gjykimit pastaj do ta vuaj edhe nė xhehenem hapi syrin e zemrės dhe i tregoi dėnimin qė po vuante i biri i sajė. Nėna filloi tė shohė dėnimin e tė birit. I biri ishte rrethuar nė tė katėr krahėt nga zjarri qė donte ta digjte. I biri thėrriste me zė tė lartė o nėna ime e dashur ku je eja mė shpėto. Pasi plaka e pa tė birin nė kėtė gjendje iu lut All-llahut xh.sh: O Zot fale birin tim nga ata qė ka bėrė unė ja bėj hallall hakun tim si nėnė qė jam. Pas kėsaj All-llahu xh.sh ia bėn varrin djalit tė ri njė bahēe nga bahēet e xhenetit. Pas kėsaj Pejgamberi a.s u drejtua nga populli dhe u tha: ēfarė kujtoni ju se ėshtė varri, varri ėshtė o njė gropė nga gropat e xhehenemit ose njė bahēe nga bahēet e xhenetit.
"
|